Përgjimet e SHISH-it do bëhen me paratë e kompanive private

30 Tetor 2012, 10:56Politika TEMA

Të gjithë operatorët e telefonisë mobile apo fikse duhet të paguajnë për blerjen e aparaturave të interceptimit si investim  për llogari të Shërbimit Informativ apo dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo gjë është përcaktuar në draftin “Për përgjimin e telekomunikimeve”, i cili po shqyrtohet në Kuvend nëpërmjet komisioneve parlamentare.

“Sipërmarrësit e komunikimeve elektronike realizojnë me shpenzimet e tyre infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre të komunikimeve elektronike për të siguruar brenda 180 ditëve nga marrja e kërkesës nga institucionet që administrojnë sisteme përgjimi sipas këtij ligji, aftësinë ndaj përdoruesve që shfrytëzojnë shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara prej tyre”, thuhet ne nenin 7 të draftit të cituar nga gazeta “Shqip”.

Mësohet se jashtë këtyre investimeve nuk do të mbesin as kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimet e internetit në vend. Drafti parashikon edhe përgjimet e e-mail-eve apo edhe rrjetet sociale.

Ndërkohë që eksperti i Institutit për Demokracinë , Arjan Dyrmishi kërkon që Kuvendi të mos ngutet me miratimin e ligjit të ri “Për përgjimet e telekomunikimeve”, pasi në draft nuk përcaktohen se cilat janë përgjime të ligjshme dhe cilat të paligjshme.

8 komente në “Përgjimet e SHISH-it do bëhen me paratë e kompanive private”

  1. Keta te PD-se jane te marre. Po pergatisin nje 97 te dyte. Nuk e leshojne pa rrumuja. Ketu do te jemi. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/sali-berisha-eshte-ne-sherbim-te.html

    1. F says:

      Pisllek berishian. Qelbesirllek gjithandej.
      A nuk eshte shkelje me duar e kembe kjo?????

  2. ardian says:

    filloi kryespiuni BONDI VISHO AJAZI detyren qe la pergjysem ne 97 tani do kete cimka dhe neper uturaket tani u kthye tamon republike spiunash …

  3. fule says:

    Po te rrjetet sociale ca do pergjoni o plehrat e Vicidolit, armiqte e udheheqsit te Partise?

  4. Ermal says:

    Di kush te me thote si do e kryejne pergjimin e Internet? Flas nga ana teknike. Po e-mailin/rrjetet sociale si do i pergjojne kur perdoret SSL/HTTPS?

  5. Antidemokracia says:

    Kjo eshte e paligjshme dhe kunde dremokracise. Nuk ka te drejte ta beje kete. Nixon pikerisht per kete dha doreheqjen. Dhe qe ishte ne permasa politikanesh, se po te ishte per gjithe popullin mund te kishte ngrene edhe burgun. Kurse ky i marre kerkon te pergjoje popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje