Irani dhe Izraeli ‘përplasin brirët’ në Sudan

29 Tetor 2012, 21:05Politika TEMA

Një flotilje iraniane është ankoruar në Sudan. Media shtetërore iraniane thotë se flotilja përçon një mesazh paqeje dhe sigurie për vendet fqinje.

BBC raporton se drejtuesit e flotiljes, ku përfshihet edhe një anije ushtarake dhe një anije furnizuese, që mban tre helikopterë, do takohen me zyrtarë të lartë sudanezë.

Por kjo flotilje mbërrin në Sudan vetëm gjashtë ditë pasi shpërthimet shkatërruan një fabrikë armësh në kryeqytetin sudanez, Khartoum.

Sudani deklaroi se sulmi ishte vepër e izraelitëve. Sudani u angazhua se do të hakmerret ndaj Izraelit.

Fabrika e armëve Yarmouk, në jug të kryeqytetit sudanez, u shkatërrua pas një serie shpërthimesh, ndërkohë që dy persona gjetën vdekjen.

Grupet e monitorimit në SHBA thonë se fabrika u shkatërrua pas një serie sulmesh ajrore.

Imazhet satelitore tregonin gjashtë kratere të mëdhenj, rreth 16 metra.

Ka pasur zëra se fabrika prodhonte armatim për llogari të Iranit. Ka raportime edhe se ky sulm i Izraelit mund të jetë një provë përpara se të goditen fabrikat nukleare të Iranit.

Armët që prodhoheshin në këtë fabrikë në Sudan, shkonin edhe për Hamasin në Rripin e Gazit. Armët trafikoheshin përmes Egjiptit.

Ministri i Informacionit i Sudanit, Ahmed Bilal Osman, tha: “Këto avionë ushtarakë kaq të sofistikuar, të cilët sulmuan fabrikën e armëve, nuk i ka asnjë vend tjetër në rajon përveç Izraelit”.

Izraeli nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

7 komente në “Irani dhe Izraeli ‘përplasin brirët’ në Sudan”

  1. Pelasgian says:

    sic pushtuan Irakun dhe Afghanistanin ( pa asnje motiv , thjesht per NAFTE = PRA PARA DHE PUSHTET ) . Sudani ka vite qe vuan nga kto BISHA , kan humbur jeten me shume se 2 milion njerz ne luftrat ne Sudan .
    Edhe Irani shume shpejt do te sulmohet nga SHBA-Izarel .
    NWO po arrin te pushtoje edhe vendet e fundit te botes qe ishin KUNDRA tij !

    1. Artan Mborja says:

      baca Sali jua zgjidh kyt problem madhor. Edhe Evrops i dha urdhen qe te mbledhi mendjen se me krizen e saj po na damton edhe na shqiptart.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sala-bin-laden-albania-2012.html

    2. antitrapi says:

      po smebeti trap pa zbulu ky kodosh interneti. Afganistani u pushtua per nafte? or koqe afganistani ska asnje pik nafte dhe per 1 vit USa nuk do jete me atje. Irakun e la or lop e krye lope. Po te ishte se i donte naften nuk dilte sic doli.
      arsyeja e pushtimnit eshte shum e thjeshte. Po te behesh gangsterri lagjes e te krojosh turbullira do te te vi shpull amgbas qafe njehere. Po vazhdove te vjen shkelmi bythve, po vazhdove ha koqen e plumbit e shkon ne te satemes. Amerika pushtoi edhe japonine, gjermanine, francen, korene e jugut, belgjiken, hollanden, danimarken, italine, i ke pare si jane keto shtete sot or lop idiote. Kur behesh gangsterre ben sherre ne lagje vjen polici dhe te fut shkopin ne byth. p ote rrish urt nuk ke sherre. kuptove tashti cfar do te thote NWO. be civil, be cooperative, dont be an animal and no one bothers you

      1. enea says:

        How wrong you are. Kush krijoi sherre>???????????????

      2. Pelasgian says:

        Afganistani edhe Iraku nuk kan nafte ??? ti je thjesht 1 IDIOT !!!

  2. sajmir says:

    nuk ka pike nafte me se e vertete ne afganistan.por ka dicka tjeter,lexo ketuhttp://en.wikipedia.org/wiki/Afghanistan_Oil_Pipeline

  3. turi says:

    i lumte izraelit qe mbrone gjithemon interesat e vendit jo si ne qe vin e greket serbet e bejne ca te duan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje