Ky më poshtë është shkrimi i publikuar në revistën amerikane “The New Republic”, ku tregohet se si kryestrategu i fushatës së kandidatit republikan, Mitt Romney, ndihmoi Sali Berishën të vinte në pushtet në vitin 2005
Nga Penn Bullock, The New Republic
“Unë kam një ekip me këshilltarë shumë të suksesshëm dhe jashtëzakonisht me eksperiencë, disa njerëz që janë marrë me gara zgjedhore nëpër botë,” tha Mitt Romney në të famshmen mbrëmje për mbledhje fondesh në Boca Raton, ku sulmoi “47 përqindëshin”. Ndërsa ky koment kapi vëmendjen e krejt vendit, deklaratat e tjera të çuditshme të tij kaluan pa shumë vëmendje. “Këta njerëz në SHBA- ekuivalentët e Karl Rove- ata bëjnë gara elektorale në mbarë botën, në Armeni, në Afrikë, në Izrael,” tha ai. “Ata bëjnë këto gara dhe shohin se cilat reklama funksionojnë më mirë, cilat procese janë më të mira dhe ne kemi një ide më pas se çfarë do të bëjmë përgjatë fushatës”.
“Do ua thosha këto gjëra ju,” bëri shaka Romney, “por kam frikë se do më duhet t’ju vras”.
Është e veçantë kjo që Romney mburret pas dyerve të mbyllura me faktin që këshilltarët e tij po përdorin taktika që i kanë përdorur edhe në zgjedhje të huaja. Këshilltarët që vlerësoi më së shumti ishin kryestrategu i fushatës së tij, Stuart Stevens dhe Russ Schriefer, ndihmës i Stevens për një kohë të gjatë. Dhe përpara se të merrte përsipër fushatën presidenciale të Romney, ekuivalenti i Karl Rove, Stevens, ka ndihmuar që të vijnë në pushtet dy njerëz të fuqishëm, duke i drejtuar ata në fitore në zgjedhje të mbushura me parregullsi dhe dhunë.
Stevens, të cilit “The New Republic” i bëri një profil në gusht, thotë se e shijon politikën si erën e napalmit në mëngjes. Një artikull muajin e shkuar në “Politico”, që e portretizonte Stevens si objekt të kritikave vicioze, e përmendte kalimthi se ai ka punuar në Shqipëri dhe në Kongo. Por nuk i përmendte emrat e liderëve, për të cilët ka bërë fushatë: Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti kongolez, Jozef Kabila, figura autoritariste, që kanë alarmuar grupet e të drejtave të njeriut dhe Departamentin amerikan të Shtetit.
Thellësia me të cilën është angazhuar Stevens në fushatat e Berishës dhe Kabilës evidentohet edhe nga profili në LinkedIn i Joel Frushone, ish- zëvendës në firmën e konsulencës së Stevens “Stevens &Schriefer Group”. Në rezymenë e tij ai thotë se firma menaxhoi thuajse çdo aspekt të fushatave të tyre, që nga fushatat multimediale të nivelit të lartë, tek mbledhja e fondeve, zhvillimi i politikave, kërkimi në thellësi i strategjive politike, planet e taktikat mediatike- pak a shumë të gjitha shërbimet që Stevens ofron për Romney.
Frushone ofroi vetëm një koment të shkurtër: Unë i di të gjitha detajet e asaj çfarë kemi bërë aty. Por gjithçka vinte nga bordi lart.
Sipas një të brendshmi nga fushata zgjedhore shqiptare e vitit 2005, Stevens iu rekomandua Berishës nga një ndërmjetës boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin Departamenti i Shtetit e përshkruan si një ‘hije’. (Kabllogramet e Departamentit të Shtetit thonë se ai punoi ngushtësisht me Berishën në fushatë dhe mori mbrojtje ligjore nga qeveria e tij. Ai është ndjekur në shtypin e Europës Lindore nga zërat se ka pasur lidhje me mafien. Fazlliç nuk iu përgjigj kërkesës sonë për koment).
Stevens u bashkua në Shqipëri me firmën BG&R, dhe amerikanët kishin shumë punë për të bërë: Imazhi i Berishës kishte nevojë për një rehabilitim serioz. Sundimi i tij i mëparshëm në Shqipëri kishte përfunduar në një katastrofë surreale, thuajse apokaliptike.
Si një aparatçik i diktaturës staliniste, Berisha kalëroi përmes një kryengritje demokratike drejt presidencës në fillim të viteve ’90 dhe vendosi një regjim të djathtë, njëpartiak. Ndërsa policia sekrete mbikëqyrte rendin në vend, skemat piramidale gjigande u rritën duke konsumuar shumicën e PBB-së. Kur ato u rrëzuan në vitin 1997, Shqipëria u zhyt në një anarki të dhunshme. I përgatitur për luftë civile, Berisha u rrethua nga një bandë paraushtarake, ndërsa partia e tij dorëzoi armët në zyrat e fushatës. Në vitin 1997 ai dha dorëheqjen pas presionit intensiv të ndërkombëtarëve dhe amerikanëve. Dhuna vrau rreth 2 mijë njerëz.
Kur Stevens u punësua për të rishitur udhëheqjen e Berishës tek populli shqiptar në vitin 2005, imazhi i Berishës në shtëpi, por edhe jashtë, ishte i një despoti të shpërlarë. Me guxim, Stevens dhe specialistët e BG&R ngritën një platformë të bazuar pothuajse tërësisht në zotimin për të luftuar korrupsionin. Kështu, një nga ish- udhëheqësit më të neveritshëm të Europës Lindore, u ringjall si një kryqtar reformator.
Stevens e portretizonte Berishën si një vizionar të madh. Gjatë një prezantimi në Hotel Sheraton në Shqipëri, që u raportua në mediat shqiptare, ai insistoi se Berisha mishëron vlerat amerikane pikërisht siç bënte George W. Bush. Berisha nga ana e tij tha gjëra të këndshme për Stevens. Ai tha se Stevens ishte magjistari i fushatës së tij dhe se Stevens kishte punuar me Berishën si ‘binjakë siamezë’.
Një figurë e opozitës shqiptare, Erion Veliaj, që ka drejtuar një parti të vogël të krahut të majtë dhe një grup aktiv të rinjsh, që ka marrë fonde amerikane, tha në një intervistë telefonike se Stevens luajti në mënyrë të pisët gjatë fushatës. Pak përpara zgjedhjeve, Veliaj u tha reporterëve se ai kishte marrë telefonata kërcënuese nga një prej këshilltarëve të Berishës. Në atë kohë, ai nuk e identifikoi telefonuesin. Sot ai thotë se ishte Stevens. Veliaj thotë se Stevens u tërbua, duke i kërkuar atij që të mos publikonte rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Gallup International (që nuk ka lidhje me Gallup Organization në SHBA). Sondazhi tregonte një garë të ngushtë për Berishën, që nuk e linte atë rehat. Sipas Veliajt, Stevens i tha se do përdorte të gjithë ndikimin e tij në Uashington për të prerë vizat për të në rast se nuk hiqte dorë nga sondazhi. Por Veliaj e publikoi atë.
“Më sulmoi si një mashtrues i lirë,” thotë Veliaj.
Gary Kokalari, një aktivist shqiptaro- amerikan (dhe mbështetës i Romney), thotë se Veliaj i tha për përplasjen në atë kohë. Kokalari thotë se i telefonoi Stevens për t’i thënë që të zmbrapsej.
Berisha i fitoi zgjedhjet në korrik të vitit 2005 me një diferencë prej 5 përqind të votave, por vëzhguesit nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë i quajtën zgjedhjet një zhgënjim, duke thënë se ato dështuan që të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkak të parregullsive serioze, frikësimit, blerjes së votave dhe dhunës së ushtruar nga ekstremistët e të dy krahëve.
Që nga zgjedhjet, Economist Intelligence Unit në Londër, që gjurmon qeveritë, vazhdon ta klasifikojë Shqipërinë si një hibride mes autoritarizmit dhe demokracisë dhe qeveria e Berishës ka prodhuar një sërë skandalesh shokuese. Në vitin 2008, në një telefonatë të përgjuar në mënyrë sekrete, një tregtar amerikan armësh ankohej se skema e tij për të shitur municion ilegal nga depot e mbeturinave të Shqipërisë për ushtrinë amerikane ishte ngatërruar me mafien shqiptare, përfshi Berishën dhe djalin e tij. Kur protestuesit u vranë përpara parlamentit vitin e shkuar, Berisha pretendoi se ata po përpiqeshin që të bënin një puç ndaj tij me armë të maskuara si çadra dhe stilolapsa dhe e quajti prokuroren e pavarur që po hetonte vdekjet ‘lavire bulevardi’. Dhe kur gazeta që raportoi për fjalimin dashamirës të Stevens në Hotel Sheraton, ra në kundërshti me Berishën pas zgjedhjeve të vitit 2005, u mbyll nga policia dhe botuesit të saj iu hodh në erë makina, në një incident të dënuar edhe nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Edhe pse Berisha ka mbetur një aleat i ngushtë amerikan nën administratën Obama- madje edhe u bashkua me NATO-n katër vjet më parë, një kabllogram i Departamentit të Shtetit i viti 2010, i shkruar nga ambasadori amerikan, paralajmëronte se Berisha po tentonte të rindërtonte një polici sekrete, dhe, së bashku me opozitën socialiste, zbuluan një prirje autoritariste. Që kur ka lënë postin e tij në Shqipëri, ish- ambasadori Withers është bërë një nga kritikët më të zëshëm të Berishës, duke e akuzuar se po e shemb përtokë demokracinë shqiptare që kur është rikthyer në pushtet në vitin 2005. “Lidershipi i tij ka shkuar në të kundërtën e ndërtimit të demokracisë,” tha Withers në një intervistë me median shqiptare në mars. Qeveria e tij ka dhunuar gjykatat, ka zvogëluar lirinë e medias përmes ligjeve jodemokratike, ka manipuluar proceset zgjedhore dhe ka shfaqur interes aktiv dhe obsesiv vetëm për një objektiv: mbajtjen e pushtetit me çdo mjet në dispozicion.
Nuk eshte zor te botosh nje artikull ne nje reviste qe se lexojne me shume se 20 vete.Por tek shqiptaret as qe qe ka efekt.Artikuj te paguar nga Rama kemi pare ne Kroaci,poloni e vende te tjera.
Por sulmi ndaj Romnit eshte sulm ndaj Amerikes pamvarsisht kush fiton.
Si Rama si Tema nuk i heqin nje qime ne bythe Romnit as Amerikes.
Romni ka e shume shanse te fitoje.Kompanite lobuese jane private dhe punojn per leke jashte olitikes te shtetit bte tyre.
Ne Amerike nuk ka sulme ndaj Romnit.Ky artikull eshte sponsorizuar nga shqiperija prandaj i beni jehone.Ne amerike ka jo me mijra por edhe miliona revista e gazeta.
ato loby e ato bankier financojn presidentin e SHBA-ve dhe jan ata qe e kontrrollojn si nje kukull mbas quintave . AMERIKA ESHTE VET SHTET AUTORITAR !
Si mendon ti bre,Pelasgian,c’a duhet me ba ne Shqiptaro-Arberoro- Iliro- Pelasget me e ndryshue Ameriken ????????? Boll,mo burri i dheut,me keto teorit konspirative se jena bo Qesharak fare.Ne s’po mundet me ndryshu realitetin ton,ti na trego se c’a forme qeverisjeje ka Amerika.Leni Amerikanet te zgjidhin problemet e tyre dhe ne le te zgjidhim tonat.Ne cdo vend te botes LOBOHET dhe aq me teper ne Amerike qe Lobimi njifet si Industri.
Keli ti duhet te jesh ai i palmes apo jo?
Po si more legena nuk u ngopet akoma me sale kriminelin?
Po si more nuk hoqet dore akoma nga Njeshat si xhaxh dmth babi shpirteror i sales, tosi i nanos etj. Ty po te shkruan nje media amerikane per karakterin e njeshit tend dhe ti nuk e pranon. Y race e poshter kur do ta kuptoni se ky vend ka nevoje per institucione per te ecur perpara dhe jo per diktatore qe per pushtetin e tyre nuk lene kurre te ndertohen institucionet e shtetit
keli i palmes, edhe Gadafin, mikun e Saliut dhe te Lulit e lobonin deri ne momentet e fundit ketej si ky tipi, po e hengri koburen ne byth, ashtu do ta hash edhe ti keli vec vazhdo jepi gojes.
Ky shkrim vjen si nje mine me sahat ne prag te vizites se Klinton ne Shqiperi. Opinioni mbare shqiptar duhet te sensibilizohet dhe AK (si gjithmone) duhet te dale ne tubim ne prag te vizites se saj!
FORCA AK, NA BENI KRENARE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
DEAN B,
qenke teper i djallezuar!
Zonja Klinton nuk ka pse te pritet me demostrata!
Populli më proamerikan i Botes, qe e respekton SHBA- si aleatin e vet strategjik nuk ka pse te protestoje kunder zonjes Klinton!
Protesta ndaj saj eshte uje ne mullirin e Sali Despotit!…
Dean B, ose Dean Qerratai, mos te ka pagezuar gje Kolonel Janullatosi?….
Artikulli i gazetes prestigjoze “The New Republik” eshte nje analize teper realiste qe hedh drite mbi te Verteten e shkaterrimit te Demokracise shqiptare!
Ky Kabadhi i Romnit na qenka regjizori Fashist i Pinoçetit Shqiptar!
Nuk ka analist realist qe nuk mund te mos shtroje pyetjen:
Si eshte e mundur qe nje cope Genjeshtar Patologjik
te loz nje rol kaq regresiv si Varrmihes i Shqiperise?
Analize teper realiste e Gazetes ,
tregon me kthjelltesi te njejtat konkluzione si Ambasadori i shquar Uidhers!
Çfare poshtersie te shkaterrosh ndjenjat e popullit me proamerikan ne Bote!
Ky Peshkaqeni Stevens dhe Daja Fazllici na qenkan regjizoret qe terheqin fijet prapa skenes!
Ky Kabadhi Stevens na qenka autori dhe arqitekti qe na mesoka Satrap Saline si te vjedhe
si te vrase dhe si te genjeje,
si te shese Shqiperine
dhe si ti beje Varrin Shqiperise!
Respekt Gazetarit dhe Prestigjozes Amerikane qe zbulon te Verteten !
Une per vehte tashme shume gjera i kam shume me te qarta “pse nuk na do” Amerika!!!….
Bota eshte e mbushur me zagare!
Dhe atje ku jane langot me te medhenj, atje eshte dhe Psikopati Kriminel dhe Hajdut Ordiner e Primitiv i Viçidolit!
Poshte Qeni i Terbuar dhe kushdo qe ushqen Kancerin e Shqiperise!
Or kel! Ti ose je i verber, ose je idiot perndryshe them se je i paguar nga Fazllicet qe te mos pranosh qe Sali Milloshevic berisha eshte vasal i Fazllicit dhe ben si thote ai. Po shitet i gjithe kombi, mor mjeran. Po abuzohet me lirite e shqiptareve, po uzurpohen te gjitha pronat e bregdetit dhe te ushtrise nga njerezit e Sales dhe ti akoma nuk kupton!? Po nuk ke faj, jo! Shkodranet u permbyten 5 here rradhazi dhe Jozefina talli bythen kur e hipur ne nje varke permes qyteteit, thosh: ” Ma nfund, Shkodra e realizoi andrren shekullore, me u ba si Venecia” dhe kulmi, te permbyturit, ngrinin dy gishta lart te futur deri ne gryke ne uje. Pika ty, Sales tend, Xhozit tend dhe Fazllicit qe po heq per koqesh Salen , agjentin e vjeter te serbeve.
Me e qarte se kaq nuk ka si te jete
Pse nuk thoni ju qe e paskemi Salen pilaf edhe 4 vjet te tjera? Romny do fitoje dhe ky e paska grure me te…
Te flasesh kunder Berishes dhe metodave te tij anti demokratike per disa eshte komplet e pa pranueshme, thua se Berisha eshte babai i demokracise qe deri me sot asnje nuk po e sheh ne horizont. Fajin qe Shqiperia po ben hapa mbrapa nuk mund te jete i kundershtareve te tij dhe i gazetave kritike ndaj tij. Vertet ka njerez qe besojne se vendi po perparon me Berishen ne krye?
Gazeta nuk eshte e dores se dyte por sigurisht nuk eshte New York Times qe kryeministri yne e quan leter higjenike. Patjeter edhe ky botim nuk eshte i rendesishem per Berishizmin e Nazistet e tij.
Problemi qendron diku tjeter: Jo vetem ne Shqiptaret e dinim se cfare shtazesh ne pranojme te na qeverisin por lajmi po perhapet kudo… sigurisht tej kontrollit Berishist.
Kush qe akuza e liderit per opoziten sot???? Shalegjati i pergjon…. Nderkohe fara Berishiste i vret, grabit, poshteron e i pergojon.
REspect!
Lexova parashkruesit e komenteve me pare fhe me te vertete me ben pershtypje si ka mundesi ti kene syte kaq te zene ca njerez. C’rendesi ka ne gazeta qe ka botuar shkrimin eshte me tirazh te madh apo te vogel. Shkrimi ka vene pikat ku duhen le te thone cfare nuk qendron ose nuk eshte e vertete ne kete shkrim. Qe Saliu ka punuar me dy porta kete e di i madh dhe i vogel. Ka punuar per Udb dhe ne dukje shtiret si i perveluar per demokracine dhe Ameriken. Po te mos harrojme qe ka qene doktor i djallit dh ky i pacipe eshte e keqja e ketij populli. Ai eshte si doktor vdekja qe sjell vec mjerim dhe fatkeqesi kudo qe vete. Zhduku SALI hajduti
Nje sqarim desha te jap, jo vetem ty por te gjitheve atyre qe saliu ja ka mbushur mendjen se ka qene doktori im.
Doktoret dhe profesoret e nderuar qe me vizitonin mua, kane qene nga me te shquarit, pervec Isuf Kalos, te tjeret punonin ne spiatlin e Tiranes dhe ne spitalin ushtarak, ndersa sali berisha, nuk ka qene gje tjeter vecse nje postier i shurres sime.
E jap kete sqarim per tju kujtuar se sali berisha, ka qene dhe eshte komunist dhe spiun, por per gje tjeter ne skemi patur nevoje nga ai, se ska qene ne intelektin e duhur, plus ka patur edhe shenja cmendurie, gje per te cilat ne i kemi dhenen ndihmese per tu kuruar, por qe su kurua kurre, se semundja e kishte mposhtur.
O Kelo,
dukesh apo shitesh sikur ke njohuri te thella per Ameriken dhe politiken e saj. Gjithsesi a mundesh te ma perkthesh frazen;”punojn per leke jashte olitikes te shtetit bte tyre”?! Dhe me qe ra fjala si je zotrote nga qimet bythes?
http://www.tnr.com/blog/plank/109214/stuart-stevens-shady-past-clients-revealed
Ja pra kush e solli dhe mban ne pushtet Brishen Amerikanet…Dhe nese duan shqiperi demokratike e kane ata ne dore ta bejne…populli eshte 50-50 nuk nxjerr dot gje nga qulli.
E keni pa gjo Avni Rustemin?
Tema,
E lexova te plote shkrimin ne “The New Republic”.
Mendoj qe do te ishte shume me vlere qe te botoheshin dhe dy paragrafet e fundit pavaresisht se flasin njekohesisht per Shqiperine dhe Kongon.
Mitt Romney eshte nje nga mashtruesit me te medhenj ne historine e Amerikes, qe nga feja e tij e deri tek deklaratat politike qe i ndryshojne vazhdimisht sikur te ishte nje “horr bulevardi”.
Por kesaj here, Demokratet e Obames kane ditur tu pergjigjen me te njeten monedhe ketyre strategeve djallezore. Ndoshta Edi Rama mund te mesoje dy a tre gjera nga fushata e Obames.
ANALIZE : Ne qe shkruajme vazhdimisht komentet tona ketu ne artikuj te ndyshem te kesaj gazete e dime fare mire se SHIK – u i krim Berishes dhe i Vishe spijunit paguan njerez per te shkruar kunder gazetes, kunder nesh, kunder kundeshtarve politike te krim Berishes si dhe kunder cdo ngjarje apo personi qe mendja e semure e krim Berishes e klasifikon si te rrezikshem !!!
Shpesh keto te paguar nga Visha shkuajne edhe kunder funksionareve te larte te PD apo ish funksionareve te PD, d.m.th. Ketu gjen mendjen e semure te krim Berishes ne deliriumin e saj !! Jam me se i sigurte se shume komente qe shkruhen kunder Topit, Jozefines behen pikrisht nga njerezit e paguar te Vishes ….
Deri ketu dakort Shqiperia eshte si eshte e keto gjera nuk habisin askend, por te shkarkosh urrejten ne nje artikull ku flitet per Sekretaren e Shtetit te SHBA znj. Hilari Klinton, ne miken me te madhe te Shqiperise ne planet eshte e tepert per cdo njerin nga ne !!!
Nese komentet kunder z. Klinton shkruhen nga nje shqiptare i thjeshte ky eshte gabim pasi ne nuk kemi asnje arsy per ta ba nje gja te tille, por kur komentet behen nga njerez te paguar prej Vishes se SHIK -ut ku perben nje faj, nje akt te mirefillte terrorist shtetror !!!
Une mendoj se redaksia e Gazetes Tema ben shume mire qe i boton artikujt ashtu siq jane pasi si ne ashtu dhe amerikanet kane mundesi per ta kuptuar mire se cfare kombinon krim Berisha !!!
Per shembull ky Keli, Tiansi, Turgofagos, Lora besoj se jane nje pjese e pseudonimeve qe perdoren nga njerezit e paguar prej Vishes !!!
Une nuk do te dilja kunder amerikanit qe ka ndihmuar Kabilen edhe Berishen, ai beri punen e tij dhe e beri shume mire, ai me punen e tij nxorri fitues, nje person qe ka bere masakra dhe e ka cuar vendin e tij ne katastrofe, kjo ishet detyra e tij, skermi pse ne sot ta shajme se ky beri ate pune per te cilen eshte paguar.
Ne qofte se ne duhet ti japim nje shuplake, kjo duhet tja japim vehtes sone, qe nje mjeshter bixhozi arrin te na mashtroje vetem me ca lustrime siperfaqsore, qe i beri Berishes dhe Berisha mbasi doli nga permanenti amerikan arriti ti fitoje zgjedhjet, qofte edhe duke vjedhur.
Ketu ne vete jemi fajtore dhe duhet te zejme mend, qe tualeti qe ben nje politikan i shperfytyruar para popullit, sduhet te na qerroje, por ti japim ate qe meriton, perjashtimin nga politika dhe ne qofte se ka bere krime, ti kerkohet me force klases politike qeverisese, qe ti jape denimin qe i takon.
Kesaj une i them demokraci.
Shkrim qesharak,eshte e kuptusheme edhe nga nje kalama qe artikulli eshte shkruar nga ERJON VELIAJ dhe botuar(me pagese) nga nje reviste e qe nuk e lexon njeri.Komentues nje keshille Rama(nuk flas per pjellat e Berishes TOPI,KRESHNIKU TAKU,ETJ) nuk eshte as sa gjysma e Berishes si liberal per kete te jeni te sigurte, kete po e tregojne faktet e fundit te ndodhura nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes qe kryetari i nje partie te pergjoje dhe te bllokoje telefonat e anetareve te kyesise te partise (ENVERI pergjonte anetaret byrose)imagjinoni se ç’fare mund te beje ky njeri po te vije ne pushtet,pergjigjen po jua le juve.