Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përgjysmuar brenda tre muajsh vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në muajin korrik, BERZH vlerësonte se rritja e prodhimit në vitin 2012 do ishte 1.2 për qind. Por në buletinin e fundit të sapopublikuar, shifra është tkurrur në vetëm 0.6 për qind, shumë pranë variantit te Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 0.5 për qind. Arsyet për korrigjimin e fortë në ulje, sipas BERZH lidhen me ecurinë e dobët të ekonomisë në gjashtëmujorin e parë, kryesisht për shkak të thellimit të krizës në dy ekonomitë fqinje, Italisë dhe Greqisë, partnerët kyç ekonomike të vendit.
Sipas BERZH-it, lidhjet e forta të Shqipërisë me këto vende në tregti, investime, por edhe dërgesat e emigrantëve do të frenojnë rritjen ekonomike përgjatë vitit dhe borxhi i lartë publik nuk i lë hapësira Qeverisë për të ndërhyrë. Skenarët e ndërkombëtarëve për rritjen ekonomike në Shqipëri, paraqesin një situatë të zymtë dhe shumë larg vlerësimeve zyrtare të qeverisë, e cila për vitin 2012 pret një rritje të prodhimit me 3 për qind.
Kriza e BE ndëshkon rajonin
Të gjitha ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me thellim të krizës. BERZH thotë se perspektiva ekonomike e rajonit është e pasigurt dhe rreziku kryesor tashmë janë dobësitë e sistemit financiar. Sektori bankar në Europën Juglindore zotërohet në pjesën dërrmuese nga grupe bankare me kapital nga vendet e Eurozonës.
Që prej fillimit të vitit thuajse të gjitha këto banka po zbatojnë një politikë të ashpër për të riekulibruar bilancet e tronditura nga kriza dhe rruga e kryesore është ajo e tkurrjes së fortë të kredive. Shqipëria, për shkak edhe të varësisë së lartë nga Bankat e Eurozonës është një nga vendet më të prekura.
Në gusht rritja e kredisë për sektorin privat shënoi shifrën më të ulët historike, 4.8 vit më vit, duke paralajmëruar ngadalësim të investimeve në ekonomi. Prej shumë vitesh një nga mbështetësit kryesor të rritjes ekonomike, kriza i ka detyruar bankat tashmë të marrin rolin e kundërt, atë të frenuesit të saj duke mos financuar investimet por edhe konsumin privat. Pak dite me parë në Tiranë, Kryeministri Berisha dhe guvernatori i Bankës Kombëtare i bënë thirrje vendeve të BE-se që punojnë më shumë për izolimin e efekteve të krizës duke kërkuar në një farë mënyrë që ato të kompensojnë vendet e Ballkanit për koston që po paguajnë ekonomitë e tyre si pasojë e krizës që lindi në Eurozonë./TCH
Me falni por nuk arrij dot te kuptoj se si Berisha dhe Fullani nuk e dine se kapitali eshte pa atdhe, jo human, grabitqar dhe qellimi i tij i vetem eshte FITIMI. Kapitali shkon atje ku fitimi dhe siguria e fitimit jane me te medhe dhe jo atje ku ju lutet si budalla Berisha dhe Fullani.
Globalizimi beri qe te eleminohen kufijte midis shteteve dhe ai leviz lirshem aty ku fitimi eshte me i madh.
Nuk arrij te kuptoj se pse keshilltaret ekonomike nuk i sqarojne Berishes njohurite fillestare ne lidhje me kapitalin boteror dhe finanzat boterore kete fashizem te bardhe siç e quan ish ministri i ekonomise italjane profesor Giulio Tremonti.
eshte tamam si Mafia por e bere gjojash nga shteti dhe kshtu eshte legale . Gjithcka ka nisur ne 1913 me krijim e Bankes Federale Amerikane, qe eshte TRUFA me e madhe ne historine e Amerikes . ( Bankat Qendrore ) te cdo shteti jan ne duart e familjes me te fuqishme ne bote . ROTHSCHILD-et ! deri ne 2000 ishin 7 vendet ne bote qe nuk kishin nje bank qendrore te kontrrolluar nga kta VAMPIRA – Afghanistani , Iraku ,Libia, Kuba , Sudani , Korea e Veriut , dhe Irani . sic e dim ne 2001 ndodhi ajo qe ndodhi dhe kta i vune duart ne Afghanistan dhe Irak , ska shume kohe qe edhe Libia dhe Sudani rane ne pushtimin e tyre .
Tani kan mbetur ne TRE – vetem Kuba , Irani dhe Korea Veriut .
nqs di Italisht te sygjeroj te shikosh kte video qe eshte shume interesante ( nese ke kohe sepse eshte 1 ore e ca e gjate ) —> /watch?v=VXVdOwMC9E8&list
Rritjen ekonomike te Shqypnis e vendos Maloku se sa do jete,dhe jo BERZH- i.Nese Maloku vendos qe te jete 3 perqind,aq do jete dhe se lun as topi.BERZH- i me pare te zgjidh krizen e Evropes,ashtu sikur ene ka dha Urdher do dite me pare,BACA i Shqyptarise.
Ca asht ki BERZH-i a? Me siguri komunista jan tan
Kamunista,bre Lym Demokrati,c’a mendon ti se jan??? BERZH-i nga emni ngja me at Kamunistin rus,Brezhnjevin,prandaj ene un jom i bindun se jan Kamunista.Po te mirin nuk e don njeri,bre Lym,ene prandaj e kan inot ene BACE ton,po shyqyr Zotit qe BACAC as qe e rrun fare nga ajo ane,se do na kish marre lumi fare……lol
Shqiperia eshte ne recesion te thelle. Edhe kjo rritje ekonomike duhet te jete e kenaqshme per ne. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/kostandinishqiptari-qe-ndertoi-themelet.html
Sidoqofte Shqiperia ka ritje ekonomike, pavaresisht se eshte e vogel, por Sala
duhet te risi rogat dhe pensionet ne menyre qe ritet konsumi, se jane paralizuar sektori i sherbimeve pasi njerezit nuk kane para te harxhojne
Tu japi njerezve para te harxhojne me shume ne menyre qe te ritet produtkiviteti
i biznesit te vogel qe eshte kryesori ne Shqiperi….
Sa me shume te harxhojne njerezit aq me mire eshte per ekonomine _-Ndaj rit rogat e pensionet e buxhetoreve , sic bente Johan Keines ne Angli dikur
ne te njejten kohe edhe investimet mbase ecin me ato hidrocentralet qe do ndertohen dhe ruget etj
Kush e mati dhe mbi bazen e cfare te dhenash i nxjerr berzhi apo kryekrimineli keto ritje ekonomike. Po te kishte qofte dhe 0.5 perqind rritje ekonomike kryekrimineli do ti kishte ble ujehedhese dhe pistoleta stilograf qe te vrasi njerezit qe do dhe te akuzoje njerezit qe do. Te dhenat i manipulon cdo ore te dites dhe te nates. Ne jemi ne recension dhe te plote bile dhe po te mos kishte qene dhe kjo shitja 800 miljonshe ai sdo kishte leke qofte dhe per te vjedhur zgjedhjet e ardheshme dhe do ti beje shqiptaret qe te gjithe vetem per te pastruar plehrat e botes.
Spo flas per rritje ekonomike se ajo nuk ekziston fare, por kur te merrni vesh ju shqipetaret se borxhi i Shqiperise i kalon ato qe na solli tani se fundmi BB dhe FMN qe thone 64%, kur te shekoni se borxhi eshte ne 120%, atehere do te shekoni se ku jeni.
Te kenaqemi dhe nese do jete 0.6 %