Rruga pa kthim e krizës, borxhi arrin në 64 % të PBB

29 Tetor 2012, 12:13Politika TEMA

Ekonomia e vendit tonë pritet të përfshihet akoma më keq në vështirësi. Parashikimi i fundit i FMN-së tregon se për këtë vit (2012) borxhi publik, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, do të arrijë në 64 %.

Në fillim të vitit ministri i Financave, Bode, paraqiti variantin e rritjes së ekonomisë me 4.1 përqind, duke injoruar rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Pas disa muajsh raportimi negativ nga tatimet dhe doganat dhe publikimit të INSTAT-it se në tremujorin  e parë PBB-ja doli -0.2 përqind, qeveria vendosi të rishikonte rritjen ekonomike , duke e quar në 3 përqind, ndërkohë që borxhi publik arriti në 59.9 përqind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cituar nga “Shqip”, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 0.5 për qind.

Më shumë borxh për ekonominë shqiptare do të thotë më tepër pagesa për shlyerjen e huave. Për këtë vit, qeveria do të nxjerrë nga arka e saj 50 miliardë lekë për pagesën e interesave të kredive të marra.

Përplasje mes FMN-së dhe qeverisë ka edhe për nivelin e papunësisë.

FMN pret që ky nivel të arrijë në 15 përqind, ndërsa qeveria i qëndron variantit 13 përqind, bazuar mbi treguesit e INSTAT-it .

“Rritja pritet të ngadalësohet në 2012-n në 0.5 % dhe do të rritet në mënyrë modeste në 1.3 % në 2013-n, teksa kërkesa e brendshme do të fillojë të rimëkëmbet gradualisht. Borxhi i lartë publik i Shqipërisë mbart rreziqe makroekonomike dhe fiskale. Mbajtja nën kontroll e tij kërkon angazhim të besueshëm drejt konsolidimit  në afatin e mesëm. Buxheti i vitit 2013 duhet të shënjestrojë një nivel të pandryshuar të borxhit ndaj PBB-së”, citohet në raportin e FMN-së.

19 komente në “Rruga pa kthim e krizës, borxhi arrin në 64 % të PBB”

  1. coku says:

    strategjia e berishes! PAS MEJE U BEFTE KIJAMETI! ai per vete mbas renies nga kali do te ike jashte si nanua. ne do te jemi ketu per te paguar borxhet qe ia i ka mare ne emrin tone dhe i ka vjedhur vete pra i ka ne llogarite e familjes. rrofte berisha! hajduti i kombit! cfare duhet te beje akoma ky njeri qe te cohen shqiptaret. nuk besoj se duron dot shqiperia deri ne qershor.

    1. VFLP says:

      Nje thenie e urte popullore thote: “Gjen shesh ben pershesh”.

      1. ismeti says:

        prit gomar deri te del bar

    2. homeri says:

      —Mbreti ZOG e kishte djalin vetem disa ditesh kur iku nga shqiperia, keshtu qe florinjt i mori vete ne valixhe
      ——Berisha e ka me te lehte . AI dhe femijet e tije se bashku me badiguardet do ikin me canta sportive se florinjte tashme i kane ne bankat e qipros

    3. Pelasgian says:

      nuk arrij ta kuptoj sesi ky njeri ishte aktiv ne skenen politike shqiptare edhe mbas asaj qe beri ne 97 . Plus ( E PABESUSHME )
      fito zgjedhjet ne 2005 . Kjo tregon se ky popull meriton ” NUKES ”
      edhe te zhduket pergjithmon !

  2. enofieraku says:

    sipas kokes dhe festen, kur falet vota per nje grusht miser , kjo eshte dhe kostua, shtypje koke, pirje gjaku, eshte ne ADN popullit shqiptar skllaveria.

  3. fol - ti says:

    PO cfar na bete o te pashpirte e te mallkuar, na detyroni te flasim keshtu edhe me vehten ton . Humben forcat ska me besim tek keta qeveritar- fshatar e injorant, tani cdo njeri po e kupton , me shume pensionistet me 14 000 leke ne muaj-qe kan frike nga borxhi e rrine strukur nga mosha+ semundjet e jan pafjale ……….Qeveritarve u jan syt nga pasuria e vene pa frike me vjedhjete e grabitje te bera dhe nuk shikojne se ku jemi katandisur , kapitalizmin nuk e kemi kuptuar keshtu sic e kan kuptuar keta pushtetaret ……

  4. Enver Hoxha says:

    Qeveria e berishes, eshte nje piramide, qe do te sjelli nje fatkeqesi akoma me te madhe se viti 97.
    Me kete borxh, asnje institucion europian, nuk te pranon as ti afrohesh, jo te antarsohesh.

  5. genci says:

    Pyetja ketu eshte nese kufiri i borxhit eshte vendosur me ligj. Dhe ketu kemi kapercim te kufirit te parashikuar, atehere kemi te bejme me shkelje te ligjit te buxhetit qe aprovohet ne parlament dhe te ligjit te borxhit ku kufiri eshte 58%.

    KUSH DUHET TE SHKOJE PERPARA DREJTESISE PER KETE SHKELJE LIGJI, DHE CFARE DUHET TE BEJNE ORGANET KOPETENTE DUKE FILLUAR NGA KLSH DHE PROKURORIA KUR PO SHKELET LIMITI BORXHIT TE MIRATUAR NE LIGJ GJE E CILA MUND TE SJELLI PASOJA ME TE RENDA NE EKONOMINE E VENDIT.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Nje qeveri qe con ne parlament nje ligj antikushtetues, duhet qe te dorehiqet, por qeveria Berisha ka shkelur mbi 30 here, duke formuluar ligje sipas interesave qeveritare dhe deri tani sjep asnje llogari edhe kalimi i borxhit duhet te shenoje dhe renien e qeverise, por ne kemi te bejme me Berishen qe per ate pushtet, shkaterron Shqiperine.

  6. Daja nga Kavaja says:

    Moster te tille nuk me kane zene syte,o zot nuk e shikoj dot me sy se me ngjeth mishin!!!!

  7. Dezenjatorja says:

    Edhe sypordha Bode qe i rrin prane e i mban ison njelloj i neveritshem si Sali Krimineli,njerez mashtrues te dale boje.Ptu 1000 here ptu.

  8. alban4eva says:

    ore ju kamunista, mos e shani mbretin tone Birish, me ne krye mbretin tone, Shkypnia ka ba hapa xhigande ne te xhitha fushat, jena superfuci arrash, pjeshkesh, mollesh, ftonjsh, kumbullash dhe se fundi degjova qe jena edhe superfuci ullinjsh.. jena te dytet pas Gjermanise, biles se shpejti do ia kalojme dhe asaj..
    cdo shqiptar, sot merr nande (9) mije dollare ne vit te ardhura. jena mrekulli ekanamike.. na ka zili xhithe bota..

    keshtu qe ju kamunista mos bani gam gam kot, se jeni ciloza dhe keni inat qe baca jone e ka ba Shkypnine (albanistanin) fushe me lule..
    rroft mbreti yne Saleh Birishi sa malet e Serbise, poshte kamunistat, poshte shqiptaret, rrofte Salehu..

  9. Treviso says:

    Nje komentues shkruan se Berisha do e rrenoje ekonomine. Ekonomia ka kohe qe eshte rrenuar. Berisha,edhe javen qe shkoje u shpreh se rritia e ekonomise eshte 4%. Sot jep alarmin per krisen ekonomike ne vend.
    Banka Boterore ka vite qe i bjen kambanave per borxhin qe ka kaluar 60%.
    Qeveria mafjoze borxhin e raportonte 56%. Instati i Berishes e raportoi 59%. Beni nje analize raportimeve te koheve te fundit qe ka bere qeveria mafjoze per borxhin dhe produktin e brenshem. E gjithe Europa ne krize,krimineli shqiptar,sali Berisha i raporton parlamentit Europian zhvillimin e vendit me rritie 4% te produktit te brenshem.Parlamenti Europian joqe e besoi por elane qe te grinte siç eshte mesuar.Ai kafshe e krahasoi zhvillimin e Shqiprise me Gjermanine dhe sot shpall krizen dhe fain ja faturon Europes.
    Per mua ai sot shpall krisen e truve te vet se kriza e Shqiprise ka filluar para krisez se Europes.
    Ai sot shpall falimentin e qeverise mafjoze para takimit me sekretaren e shtetit Amerikan,zonjen Ilari Klinton.
    Pas ikjes se zonjes Ilari Klinto, sali Berisha ne mbledhjen e pare me qeverine mafjoze do shprehet se kemi rritje ekonomike 1%.

  10. LORA says:

    E verteta eshte shume me e tmerrshme nga sa shkruhet
    Treshja,bode-dr.dhjeramani-FMN jane autoret e katasrofes se piramidave;keshtu qe cdo shifer qe ato publikojne,,s’mund te jete
    korrente me humneren ku jemi gremisur,me dhune, nga shteti piramide i
    brekedherit te historise.
    Shpetimi eshte perzenia,sa me shpejt, me cdo mjet e kesaj qverie-mynxyre.

  11. peci luku says:

    SA TE KRIJOHET QEVERRIA E RE VITIN TJETER DO E ULI BORXHIN DO TI MARRI SALI BERISHES GJITH PASURINE E ILIR METES LUL LESHIT E TE TJERVE

  12. elda says:

    Saliu u thote socialistave se do ua bej surratin si sholl kepuce,po Saliut vall kush ja ka ber fytyren si kepuc e prishur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje