Rreth 18 gjyqtarë kanë kryer shkelje të rënda në dhënien e vendimeve, kjo sipas, një inspektimi të ministrisë së Drejtësisë në 60 % të gjykatave në vend.
Kreu i këtij dikasteri, Eduard Halimi, deklaron për “AS” se i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë këtë vit, kërkesë për shkarkimin e 7 prej tyre dhe procedimin e 11 të tjerëve.
“Kemi kontrolluar dhe kemi çuar për procedim gjyqtarë që kanë patur të bëjnë me dhënien e vendimeve duke qenë jashtë procedurave të tyre përsa i përket etikës. Janë 3 gjyqtarë, të cilët janë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për çështje të dështimit të ekstradimeve. Janë raste të gjyqtarëve, të cilët kanë kryer shkelje të rënda proceduriale në fushën civile në dëm të sistemit bankar, duke pezulluar kreditë e këqija, pra duke pezulluar ekzekutimin e kolateraleve, mos gaboj janë 4 gjyqtarë”, deklaron Halimi.
Shkelje jo të vogla, gjatë inspektimit, ministria ka vërejtur dhe në Prokurori, të dokumentuara në një raport që pritet t’i dorëzohet Kuvendit këto ditë.
Halimi sqaron dhe arsyet e rishpërndarjes përbrenda dhjetorit të gjyqtarëve si dhe gjykatat kryesore që do preken nga ky ndryshim.
“Në dhjetor besoj se do të kemi një fizionomi të re për çdo gjykatë. Gjykata e Tiranës, ajo e Durrësit, ajo e Elbasanit, të cilat janë gjykata që përballojnë një ngarkesë të madhe, duhet të kemi një shtim të numrit të gjyqtarëve. Gjykatatat e tjera që kanë më pak punë, do të kenë reduktim të numrit të gjykatësve”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
Ndërsa 3 prej ligjeve të hartuara nga ministria që drejton janë kusht i Brukselit për marrjen përfundimtare të statusit, Halimi shprehte skeptik për votat e opozitës brënda nëntorit.
“Nuk kamë marrë asnjë sinjal dhe nuk shoh asnjë sinjal nga ana e tyre, por të dyja palët duhet të ecin bashkë, ne aktualisht po ecim vetëm. Jemi të vetëm në këtë rrugë të gjatë e të vështirë”, deklaroi Halimi.
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dhe do të dorëzojë në Kuvend brenda vitit, të tjera ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, konkretisht ligje që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve kushtetuese.
Po mire ate Titin e Maqkes kur do e beni Krytar te Gjykates se Tiranes se ka kaq kohe qe thote se i kam bere gati 250 000 euro per ATE…
jane gati kasapet e saliut, dhe duhet te emerohen patjeter perpara zgjedhjeve.
po do te fillosh me shkarkimet dhe te jesh 10% i besueshem filloje nga SHPRESA BECAJ.
shko ne kopesht o qullaci i vogel, o bebushi i Sal Shpellarit se ke kohe te mesosh.
Xha halim, karim, truidhim, surrati jot qelb stanin qe mban emrin gjykate,katnari qelbur .
Kjo eshte vetem maja e ajsbergut.Si ato qe do te perjashtohen dhe pezullohen jane te gjithe.Te gjithe gjyqtaret jane perfshire nga korrupsioni.Ata jo vetem duhet te shkarkohen por edhe te denohen dhe t’iu konfiskohet gjithe pasuria e vene me korrupsion.Vetem kjo do ta vinte drejtesine ne vendin qe i takon.
Zoti minister i zhdrejtesise, a i tregoni popullit sa gjoba keni marre nga Gjykata Nderkombetare ber zbatimin e mire te ligjit qe keni bere?
Apo nuk ju dhimsen keto para se jane te taksapakuesve te popullit te varfer.Zoti minister, Pse nuk i zbatoni vendimet e Gjykates Nderkombetare por sorollasni popullin sa ne gjukaten e rrethit,sa ne gjykaten e larte?
Zoti minister, pse qeveria jote nuk zbaton vendimin e gjykates per te drejtat e ushtarakeve te leruar nga detyra? A mos prisni te gjobiteni akoma nga Gjykata nderkombetare meqe jeni mesuar te gjobiteni.
Un konstatoj se gjykatesit nuk zbatojne ligjet se nuk i lejoni ju si minister dhe si qeveri mafjose qe jeni.Qofsha i gabuar.
Të tillë buburecë i bën ministra Salih Shpellari, se këta nuk kanë as sy, as veshë e as gojë; vetëm ecin kuturu ku i prin Shpellari.
O Halimi!Jane 1800 legena po do te besh reforme!
Ky Halimi qe s’di kendim ben minister per arsim. ka thene NOLI i madh per nje minister te qeverise se Zogut.Tani Halimi i qeverise se Sales po i jep drejtim.Globi rrotullohet Halimat perseriten.
Mos u beni naiv, nuk jane gjyqtare me probleme profesionale, por jane me biografi te keqe dhe nuk i xhan saliserbi.
Mi kuqalash gjirizesh
FILLO NGA VETJA
Z. Minister.
Personalisht nuk e shikoj problemin vetem te gjykatat, edhe pse normalisht edhe ato kan problemet e veta si cdo institucion ketu te ne.
Per mua problemi me i madh jeni ju Qeveria Shqiptare, sepse ekzekutoni vetem denimet me burg qe japin gjykatat tona.
Ju zoti Minister;
1. Nuk keni ekzukutuar vendimet e gjykates se Strasburgut
2. Nuk keni ekzekutuar vendimet e formes se prere te gjykatave tona
Rezultati;
Per sa kohe ju nuk i zbatoni vendimet e gjykatave, çfare rendesie do te kishte per ne Qytetaret edhe sikur sistemi i drejtesise te ishte PERFEKT?
FILLOJE NGA VETJA REFORMEN Z. MINISTER.
a jan ne ket list , shpresa beqaj, fatmire hadari, agim bendo, shashenko, kjo e greves se uris , apo vetem ata qe kan denu klysh te oborrit fashist
Te kontrolloshe vartesit eshte detyra numer nje per cdo institucion.
Z.HALIM jeni shume i mire kur na veni ne dijeni se nje gjykates andej nga veriu apo nga jugu paska bere nje shkelje qe per ne eshte e zakoneshme se ne shqiperi mos te rente te veshe para gjyqtareve edhe per nje dekumente normal duhet te paguashe ne dore se te shkretet gjyqtare jane te varfer, shiko si jetojne,per te ardhure keq kane vetem nga dy qameti tre makina,dy apo tre vila,dhe ne pushimet verore ose dimerore shkojne jashte shtetit se ne shqiperi harxhojne shume ndaj te lutemi meri ne konsiderat veshtirsit tyre.
Z.HALIMI pa shiko pak se shtresa e gjyqtarve eshte ne veshtirsi dhe munde ti jepni edhe asistnce sociale, NE JU PYESIM JUVE DHE GJITHE GJYQTAREVE SE ME RROGEN QE MERNI A JENI NE GJENDJE TE KENI KETO MIRESI(MAKINA LUKSOZE,VILA TE PA NUMERTA,AKSIONER NE FIRMA FANTAZMA ETJ) NE JEMI TE QARTE SE JO PO KU IGJENI KETO TE ARDHURA MUNDESH TE PRGJIGJESH ZOTI HALIMI.
Z.HALIMIpse nuk shikoni pak punen sashenkove qe te vune ne pushtet,pse nuk kontrolloni fatmira hajdarin,pse nuk shikonigjyqtaret e ilir metes,ata te gerdecit, te rruges durres-kosove e saesa qe ne si popull i dime mire .
ORE Z.HALIMI ti ishe kryetare i grupit hetimore te 21 janarit kur do na i japesh konkluzionet.
O I VARFERI TI,O I MJERI TI, KE DHE SURRAT TE DALESH TE MBROSHE DREJTESIN DUKE NA UQARE.
MJERE NE NE DUARTE TE KUJT KEMI RENE.