Momentet prekëse kur djaloshi i mrekullisë së Damaskut bashkohet me nënën e tij (FOTO)

27 Tetor 2012, 17:53Politika TEMA
Momentet prekëse kur djaloshi i mrekullisë së Damaskut bashkohet

Një djalosh dyvjeçar nga Siria është ribashkuar me familjen e tij në Qipro, pasi ata aksidentalisht e lanë atë pas, ndërsa arratiseshin nga bombardimet në Damask këtë verë.

Prindërit e Bushr Al Tawashi-t kujtuan se biri i tyre vdiq kur shtëpia u bombardua, por ai u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij nga rebelët.

Për fëmijën u kujdesën disa miq të familjes dhe pas një procesi të gjatë ligjor, babai i tij mundi të merrte të birin në Liban dhe ta sillte në Qipro, ku ai u takua me nënën e tij.

“Ju mund ta imagjinoni se si janë ndjerë ata kur iu tha se djali i tyre ishte gjallë, pasi ata kishin mbajtur barrën e fajit duke menduar se e kishin lënë të vdekur,” tha avokatja e familjes.

Në kaosin e bombardimeve, nëna e djalit mendoi se atë e kishte marrë dikush tjetër nga familja e tyre e madhe.

Luftimet e ashpra e penguan familjen që të kthehej për të marrë fëmijën duke supozuar se ai kishte vdekur.

Prindërit dhe dy djemtë te tjerë, 4 dhe 6 vjeç, shkuan në Qipro, në kërkim të azilit.

Babai i vogëlushit, pasi ofroi prova se ata ishin familjarët, arriti të merrte vogëlushin.

“Në fillim nuk më njohu, por më pas më përqafoi dhe nisi të thërriste ‘babi, babi’”.

Ky lajm vjen ndërkohë që armëpushimi i paralajmëruar në Siri ka rezultuar i dështuar.

9 komente në “Momentet prekëse kur djaloshi i mrekullisë së Damaskut bashkohet me nënën e tij (FOTO)”

  1. Avokati says:

    Greqia do mari 20 000 refugjate syrian . Nga lajmet AFP

    1. Flor M. says:

      Me Sali Berishen ne krye rreziku i Sirise eshte prezent edhe ne Shqiperi
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html

    2. Shtegtari says:

      Po per Tourkofagos a do kete vend thua, a do e pranojne? Jo per gje po ai hiqet si grek per 2-300 euro pasi veç grek nuk eshte, me siguri qe eshte ARUMUN/VLLEH/COBAN. Gjuha e komenteve te tij nuk ngjan fare me minoritetin nderkohe qe nuk ndryshon fare nga ajo e çobaneve te Korçes

  2. enofieraku says:

    O Tema jemi me per tu ardhu keq te tjerve per ne o plako, pranoheni realitetin e hidhur, shqiptaret jane me ne hall se sirianet.

  3. Diktatoret nuk kane zemer. Ata nuk kane meshire per njeri. Ata lindin per te vrare, dhe zakonisht perfundojne shume keq. Te rralle jane ata qe nuk i vuajne pasojat e veprimeve te tyre ne kete jete. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/imzot-prenge-doci-kompleksiteti-i-nje.html

  4. Juristi says:

    Nqs.su nuk morin fund diktatoret gjithmono do shikojme e degjojme ngjarje te dhimbshme…,

  5. nikoll says:

    Po Berisha i ndihmoi ndopak per te gjetur kete femijen?

  6. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Me te vertete prekese,por kur mendojme se edhe EDVIN RAMA dhe GRAMOZ RUCI se bashku me SKENDER GJINUSHIN kane qene te vegjel si ky femije i pa djallzuar dhe i pa edukur keq, mendon me vete se kur te rritet ky femije a thua do ti ngjaje ketyre MONSTRAVE SOCIAL-BOLSHEVIKE,apo do marri rrugen e PERENDISE dhe do te rritet sic i takon cdo qenje njerzore?

    1. Cakalli7 says:

      meqe ky do rritet ne medrese edhe jo ne shkollat e enverit ky me siguri do i ngjaje osamait apo ndonje beduini tjeter. Edhe ne fund ju selefet ameriqen do i bene kenge qe u ngriti sixhadene lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje