INTERVISTA/ Majko: Do kemi një fushatë të egër, që Berisha do ta çojë deri në ekstrem

27 Tetor 2012, 11:40Politika TEMA

Komisioni Evropian, ditë më parë, i ka ofruar Shqipërisë status të kushtëzuar të kandidatit, duke i kërkuar reforma në gjyqësor, në Parlament dhe në Ligjin e administratës civile, si kusht për të avancuar tutje. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, anëtari i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, nuk thotë se opozita ka përgjegjësi për një gjë të tillë, por i bën thirrje Qeverisë të zbatojë vendimet e gjykatës në lidhje me Fierin. Partia Socialiste pretendon se ka shumicën në këtë qark dhe se për këtë i ka dhënë të drejtë edhe gjykata.

Mazhoranca thotë se ka një përgjegjësi specifike opozita për kushtëzimin që i bëri KE-ja statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në BE. A ka përgjegjësi opozita për mosvotimin e këtyre tri kushteve?

Mendoj se vendimi i BE-së është një hap shumë i rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin midis palëve politike në Shqipëri,pra midis mazhorancës dhe opozitës. Arsyetimi nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin teknik, por duhet parë edhe në mënyrën se si sytë e ftohtë të ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ata të Brukselit, e shikojnë situatën në Shqipëri.

Pra, epruveta e fundit që po i ofrohet Shqipërisë, përballë një vendimi nga më të rëndësishmit pas 100 vjetëve shtet për të hyrë në familjen evropiane, është fakti se sa të aftë ne do të jemi të kapërcejmë pengesat për të bashkëpunuar midis dy palëve.

Mendoj se problemi që shtrohet aktualisht midis dy palëve, është kapërcimi i disa momenteve, siç është çështja e qarkut të Fierit, ku situata është thuajse absurde. Bëhet fjalë për një situatë, e cila aktualisht ka dy kryetarë qarku, të cilët ndajnë zyra të ndryshme. Njëri paguhet me pagë, dhe tjetri ftohet në mënyrë zyrtare nga ana e Qeverisë. Ne e kemi vënë jo si një kusht, por si një moment që ka të bëjë me një efekt të dyfishtë në marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës.

Çështja e parë është me mbylljen përfundimtare të kapitullit të zgjedhjeve lokale. Është një nga sëmundjet më të vjetra të historisë politike të Shqipërisë, në zgjatjen pambarim të rezultateve pas datës së zgjedhjeve dhe, së dyti, në zbatimin e vendimeve të gjykatave. Janë rreth 13 vendime gjykatash, duke filluar nga ajo më e ulëta e tek më e larta, të cilat rikthejnë në Këshillin e Qarkut rreth 11 anëtarë, përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët me pezullimin e tyre pas zgjedhjes, fillimisht të kryetarit socialist të qarkut, ndërruan balancën.

Ne kërkojmë që kjo të rikthehet atje ku filloi, dhe pas kësaj mendoj se në një kohë rekord, do të kemi plotësimin e kushteve teknike, që Brukseli ka vendosur si përpara mazhorancës, ashtu edhe përpara opozitës.

Megjithatë zoti Majko, a nuk është ky një problem gjithsesi lokal, përballë një çështjeje që është me interes më të gjerë, kombëtar, siç është integrimi i vendit?

Duket sikur është thjesht lokal, por zbatimi i vendimeve të gjykatës, sot në Shqipëri, është një nga problemet më thelbësore, e cila prek çështjen e pronës, një varg problemesh të marrëdhënieve të qytetarëve më sistemin gjyqësor dhe pastaj kjo është kthyer si moment politik në një çështje të tejzgjatur, ku zgjedhjet lokale kanë mbaruar në vitin 2011 dhe sot jemi në vitin 2012, dhe akoma nuk kemi një kryetar qarku zyrtarisht të pranuar nga pala tjetër.

Praktikisht, në qoftë se nuk zgjidhet kjo çështje që lidhet me qarkun e Fierit, ju do t’i mbani “peng”,  të tri kushtet që BE-ja kërkon për t’i dhënë statusin Shqipërisë në dhjetor?

Nëse do të shikohej si pengmarrje e opozitës ky proces, mendoj se do të ishte si një këndvështrim jo realist. Ajo që po kërkon Partia Socialiste, është zbatimi i vendimeve të gjykatave. Nëse zbatimi i vendimeve të gjykatave do të shikohej si pengmarrje, atëherë mendoj se komentet do të ishin të një natyre ironike.

Nga ana tjetër, tri kushtet në vetvete, si i shikoni, të plotësueshme? A ndani kundërshti thelbësore për to?

Në opinionin tim, me një punë të përbashkët, ashtu siç ndodhi me shumë, pavarësisht se kishte shumë pesimistë që mendonin se ndryshimet kushtetuese për çështjen e imuniteteve nuk do të kalonin në Parlament, historia vërtetoi krejtësisht të kundërtën.

Mendoj se me një punë të përbashkët, brenda një jave apo 10 ditësh, të tri momentet teknike që kanë të bëjnë me Gjykatën e lartë, me Reformën parlamentare dhe Ligjin e administratës civile, janë absolutisht të zgjidhshme në këndvështrimin tim.

Zoti Majko, sipas mazhorancës, opozita ka përgjegjësi edhe për një moment të dytë, kushtëzimin që iu bë procesit që pason marrjen e statusit, hapja e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, “baltosja” që i bëri opozita zgjedhjeve të vitit 200,9 bëri që për hapjen e negociatave të vihen si kusht zgjedhjet e vitit 2013. Keni një koment?

Mendoj se të thuash që në Shqipëri ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është thuajse logjikë fëmijërore. Të gjitha tekstet e raporteve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet që janë zhvilluar përgjatë 22 vjetëve ne Shqipëri, pra këtu po ndaj përgjegjësinë jo vetëm për PD-në, por edhe për Partine Socialiste, pak a shumë teksti ka qenë sipas ritualit, këto zgjedhje ishin më të mira sesa ato të mëparshmet. Në asnjë rast nuk është deklaruar se zgjedhjet kanë qenë të lira e të ndershme.

Kjo është një shuplakë e një natyre shpesh të padukshme që klasa politike ka marrë dhe që me vetëdije nuk e ka pranuar. Arsyetimi është mbase tepër i komplikuar, por gjithsesi e shprehur në mënyrë të thjeshtë, është fakti se interesat e pushtetit në Shqipëri, kanë prevaluar, janë mbivendosur, mbi ato që kanë të bëjnë me interesat e vendit, sidomos me procesin e integrimit evropian.

Si prisni të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013? Dukej e shqetësuar OSBE-ja në raportin e shtatorit kur thoshte se do të jetë një fushatë shumë e egër. Do të jetë e tillë?

Do të jetë një fushatë e egër, do të jetë një fushatë që në disa drejtime do të jetë në një kontekst goxha të polarizuar, duke pasur parasysh se kemi një strukturë politike të ndryshuar. Janë dy parti politike të reja, të cilat përgjithësisht janë të orientuara nga sfondi i djathtë, që është partia e zotit Topi dhe partia e zotit Spahiu dhe që gjithsesi kanë kundërshtuar në vazhdim mënyrën e të bërit politikë të Partisë Demokratike.

Duket që kryeministri aktual, për t’u ballafaquar me këto ndryshime strukturore brenda së djathtës, ka zgjedhur si mënyrë veprimi, një mënyrë sjelljeje ekstreme, shfaqje të polarizuar, që u identifikua sidomos me grevën e urisë së të përndjekurve politikë. Po të vini re fjalorin, me të cilin u trajtuan këta njerëz që shkuan deri në sakrificën maksimale të djegies së vetvetes, mendoj se është lehtësisht e parashikueshme që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë të vështira. Por, sigurisht, jo të pamundura!

Hapi i fundit do të jetë matematikor.  Por, mendoj se i takon klasës politike dhe sigurisht një presioni që unë shpresoj të jetë në rritje, ashtu si vendimi i BE-së për të hapur negociatat, duke vënë si kusht realizimin e zgjedhjeve normale në 2013-n, për të pasur një situatë të balancuar dhe një rezultat të pritshëm.

23 komente në “INTERVISTA/ Majko: Do kemi një fushatë të egër, që Berisha do ta çojë deri në ekstrem”

  1. DRITA HOXHAJ says:

    Ketu ke te drejte zoti Pandeli. I ka dhene provat doktor mortja.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    1. xhungel says:

      Pyetje te orjentuara qe shpalosin shpirtin
      katran te zi te Saliut.
      Atij i duhet qe kushdo qofte,perballe tij te friksohet.
      Ai eshte vertete egersire.askush te mos e quaj ndryshe.
      Shpirti i tij katran u pa qartazi edhe perballe
      flakeve ne trupat e grevisteve te urise…
      Por i tille eshte pare edhe me pare;
      21 Janar,Gerdec,A.Hajdar,R.Hoxha,F.Xhindi,e plote
      te tjere,por eshte pare dhe po shifet edhe ne varferine
      extreme me metrazh te sterzgjatur 20 vjecare
      qe kane thare sofrat e shqiptareve.
      Eshte pra i njejti Realizator i ketyr bemave,
      ndaj edhe quhet nje Sadist i pandryshueshem…
      Kesisoj,i tille mbetet edhe ne kete pjese te vogel
      te jetes se tij…
      Ndaj z.Majko ka shume te drejte per te gjitha sa tha.
      Shqiperia po udhehiqet nga nje i tille qe te vret
      edhe diten edhe naten,dhe se fundi vetem zgerdhihet
      pa me te voglin siklet. Prandaj gjithkush duhet
      ta kete te qarte se situatat e qeta jane hequr nga
      skenat e kesaj demokracie te tipit Sali…
      ku cdo individi ose i duhet ta bleje ate ose te behet
      nje Trebicke,nje Konomi,apo edhe plote te tjere
      qe paten fatin e tyre…Ne Xhungel nuk mund te kete qetesi…

    2. Bardhi says:

      Sali Serbi do te provoje gjithecka per te vjedhur 2013-en por ai nuk e di se c’far e pret. 2013 eshte fundi i Sali Serbit.

  2. Aldrin says:

    Bravo Majko! Shkurt dhe qarte! Respekt

  3. DAKU says:

    Po cfar fushate te eger do te besh more mavri, po thuaje
    troc qe Saliu do ta dorezoje pushtetin vete se kushtu
    kemi rene dakort 8 VJET mbaje ti dhe 8 vjet e mbaj un.

    Ju qeverrisni ne bejme sikur te bejme opozite dhe
    rrofte demokracia qe na solli partia dhe shoku Ramiz Alia.

    1. O POPULL A E KUPTONI SE EDHE ENVER HOXHES JA KA KALUAR KY FARE-MALOKU, KOMUNIST+FASHIST DHE SUPER HAJDUT SA KURRE ME PARE NJE UDHEHEQES SHQIPTAR NUK KA VJEDHUR, KU KA PERLYER FEMIJTE, FISIN DHE SERVILET E KRIMINELET E PARTISE SE TIJ 95% MALOKE DHE 5% QYTETARE (EDHE KJO 5% QYTETARE ESHTE LLUMI I QYTETARISE, SEPSE I ESHTE NENSHTRUAR NE CDO DREJTIM MALOKERISE “Made in Berisha-Veri” DHE “Made in Meta-Jug”). VETEM AJO QE BENE E PO BEJNE POPUJT E VENDEVE ARABE, E ME QARTE; ATE QE BERI POPULLI LIBIAN, QE E SHDUKU DIKTATORIN FIZIKISHT SEBASHKU ME SHUMICEN POTENTE TE FAMILJES (DJEMTE TE GJITHE SHKUAN ME BABEN NE BOTEN TJETER SI SKA ME TURPSHEM, ME PLUMB). VETEM KESHTU DO SHPETOJME NGA NEO-DIKTATURA BERISHA+META+NANO+TOPALLI+FRANGAJ+FEVZIU+++ Co. PO QE SE KEMI FRIKE NGA NDERKOMBETARET SE DO NA “QORTOJNE”, ASPAK SKA PER TE NDODHUR NJE GJE E TILLE, SEPSE ATA PERHERE E DREDHIN NE MOMENTIN E SHPERTHIMIT SI DHE ME RASTET E EGJYPTIT APO TUNIZISE APO LIBISE DHE SE FUNDI EDHE ME SIRINE, QE SE SHPEJTI SAPO TE MBAROJNE ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NE USA DO MARRI LINJEN SI NE LIBI KU ASADI DO PERFUNDOJE ME TE TIJET SI GADAFI.

  4. Enver Hoxha says:

    Po tani e keptove o Pandi, po ne kemi kaq kohe se saliu po pergatit 97 e vitit 2012. Edhe fiset Maja e kane zbuluar kete ndoshta vetem me ndonje gabim prej disa muajsh, diten e kjametit.

  5. ILIRET says:

    Mor po kaq budallenj jeni ju te PS, sa qe bini ne kurthin e SRB-it, qe thote: Per nje ceshtje lokale, PS minon te ardhmen e vemdit.
    Jo mor zoti Majko. Nuk llogjikohet keshtu problemi.
    Une mendoj se jo vetem mazhorances, por edhe komunitetetit nderkombetar ju duhet thene keshtu:
    Nje nga kushtet qe BE i ka vene Shqiperise, eshte gjyqesori dhe zbatimi i vendimeve te tij.
    Ai vend ku vete qeveria nuk zbaton vendimet e gjykatave, NUK E MERITON TE HYJE NE BE ! Kaq. Pra Shqiperia nuk e meriton te hyje ne BE, perderisa qeveria te zbatoje te gjitha vndimet e gjykatave. Keshtu qe pengese qe ne te marim statusin e vendit kandidat eshte bere qeveria.
    Kete theksojeni me force. Pastaj, po ju pyeten, konkretisht ku qeveria nuk po zbaton vendimet e gjykatave, thoni:
    Ja ceshtja e qarkut Fier, po dhe plot te tjera.
    Sa per marjen e zgjedhjeve me dhune nga SRB-i, pergatituni edhe ju ti pergjigjeni dhunes me dhune. Se po qe per force, te majtet i kane gati, te vaisur kallashet. Kaq tu kujtosh kelysheve te SRB-it dhe e fusin bishtin nen shale. Plumbit me plumb thote populli…
    Vetem sa te marin vesh se je pergatitur qe t’jua kthesh pergjigjen si ta duan, do te shikoni se sa te qeta do te jene zgjedhjet…

  6. Z. Majko. Fale kesaj Opozite te dobet, Sali Berisha po kalbet ne pushtet. Po te mos ishte per FRD dhe per AKZ, ai, kishte qendruar edhe 20 vite te tjera ne ate detyre qe ka. Pranoni fajin dhe dilni e beni opozite, jo llafe. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/qeveria-berisha-sulm-ne-facebook-kunder.html

  7. dada says:

    Qarun e Fierit e mban Peng Berisha, ai nuk e ka fituar as me vote as me vendim gjykate kete Qarke, ai e mban peng spas Ligjit te Bershes, prandaj Statusine pengon PD nga bllokimi i ketij Qarku.jo PS qe eshet ne te drejten e saj

    PSe pd nuk e liron kete qarke, qe te votohen ligjet 3/5 dhe te marrim statusin?????????????????????????????????????????kaq i rendesishem eshet ky qarke per PD se sa statusi.???????????????????????

  8. realiteti shqiptar says:

    Sa te jene komunistet,spiunet dhe kelyshet e tyre ne sundim Shqiperia ngelet nje egersire.Ja dhe nje e vdekur edhe diten e sotme, s’ka dite egersia e komunisteve mos vrase shqiptaret.
    S’eshte vetem saliu egersire po te ishte vetem ai ky mekat normalizohej.Sa egersira buckariten ne PS me pa aftesite e tyre,kjo ndoth edhe ne PD.

  9. Ne rast se zhvillimet Ballkanike kane mbetur ne dore te Berishes atehere Ballkanin e ka mare lumi. Por nga ana tjeter zhvillimet ne Ballkan jane ne dore te Berishes pasi ai eshte i kapur – dihet nga kush. Dhe dihet se kush jane te interesuar per trazira ne Ballkan. Ne analize te fundit loja e Berishes eshte thellesisht antiamerikane. Por sa te regullojne punen e lekeve Bushi, Cejni me shoke, e pastaj do te na thone se: nuk e paskemi njohur mutin. E dyta here qe na i punoi. Fuck. Ulet sipari. Sa per ketu brenda une ju siguroj se zgjedhjet do te jene model nga te gjitha pamjet, dhe vjedhje nuk do te kete. Por do te kete blerje te votave. Pune e cila ka filluar. Buxheti special eshte gati me kohe. Po punohet per ringritjen dhe zgjerimin e rrjetit. Instrumenti kryesor operues jane: nepeunesit e vegjel neper prefektura, qarqe, komuna, bashki etj., arsimtaret, te papunet, dhe baza me e sigurt jane: biznesmenet e vegjel ne rruge, lagje, qytez, fshat, komune etj. Mjeti kryesor: parat te thata ose ne pajisje shtepie te bardha, ose lehtesira fiskale, larje borxhesh neper merkatot apo dyqanet ushqimore etj., qe mos zgjatemi. Qellimi final: blerja e sa me shume votave paqesisht. Blerja e votave eshte nje tregeti e lire, ne treg te lire ekonomik. Tregetia e lire ekonomike nuk ndalohet me ligj dhe nga asnje akt tjeter normativ, moral, kanunor,nenligjor etj. Diviza e zhvillimit ne demokraci, ne te gjitha fushat eshte se: gjithecka shitet edhe blihet,fitimi varet nga sa i zoti je per te fituar sa me shume.
    Etj., etj., e une nuk po i harxhoj gjithe fisheket per 5 aresye, ku e para eshte se: Majko me shoke nuk degjojne pasi i dine te gjitha, bashke me Salen, e prandaj Shqiperia eshte grope te halese se Ballkanit. Merda.

  10. enofieraku says:

    Zoti Majko , leri llafet , nuk vritet me populli per karrigen tende , u vran ne 97 per kapriciot e tua dhe te Nanos, dhe per pislliqet e Berishes, ikni dhe na lini rehat si ju PS &PD, loja juaj 20 vjecare meri fund, shaheni diten dhe djallezite i beni naten, boooooll me , te gjith ne nje kazan zieni.

  11. RILINDJA SHQIPTARE says:

    NESE NUK HA PLUMBIN KY MALOK-SHPELLAR,
    SHQIPERIA DO VAZHDOJE E VAZHDOJE TE VUAJ
    PERJETESISHT.

  12. ALpini says:

    Majko,jeni mesuar me fushata me e egra ju socialistet,harrove si e bere fushaten ne 97 o antishqiptar i ndyre.
    prandaj mos luaj rolin e te ndershmit se je nje nga hipokritet me te ndyre,ndoshta te shkon per formimin ideologjik qe perfaqeson.

  13. AGIM DEGA says:

    VEPRIM E JO PALLAVRA !

    – Nje opozite me terrci verrcet e Edvin Rama Twiterit
    do te mbetet perjetesisht ne opozite.
    – Asnje beteje politike e fituar ne gati tete vjet!
    – Si mund te motivoje nje lider pa motiv!?

    – Nga Agim Dega , Nju Jork

    “Sot po përjetojmë shumë rëndë atë që shoqëria civile, jo opozita apo partnerët që na monitorojnë, e ngrenë me shumë forcë, që të frenojmë përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë,” theksoi ish- lideri i opozites Fatos Nano ne ceremonine e marrjes se titullit Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës- UET.
    Fatos Nano ka te drejte… Percaktim shume i sakte. Ajo cka duhet eshte aksioni, veprimi i tij per ta nxjerre opoziten nga letargjia, nga drogimi ku e ka futur Edi Rama dhe stafi i tij bashkiak qe ka perqendruar sundimin e tij e te gjitha pushtetet ne nje dore duke kopjuar shume keq uzurpatorin me te madh te pushteteve ne Shqiperi Sali Berishen,q e po ia kalon edhe ish- diktatorit Enver Hoxha apo Stalinit .
    Pse!?
    Kjo qeveri kleopatrike e antidemokratike eshte fatkeqesia e Shqiperise.
    Mungesa e nje opozite te vertete eshte nje katastrofe per
    Shqiperine.
    Ne nje leter drejtuar Presidentit te sotem amerikan Barack Obama i pata shkruar se parulla ose lejtmotivi i fushates elektorale qe ndodhet ne zenit sot ne nenen e demokracise boterore duhet te jete : “More works, less words”. pra ” Me shume pune ( veprim ) me pak fjale”
    E njejta parulle vlen edhe per opoziten e drejtuar nga
    Edvin Rama… me twiterat e tij sikur te ishte analist apo journalist e jo lideri i saj .
    Llaka… llaka dite e nate. Terrci verrci nate e dite ne Twiter. Nuk i mbetet gje tjeter vecse te nderroje mbiemrin dhe ta beje Edvin Rama Twuiteri.
    Asnje aksion , asnje veprim, asnje pune e suksesshme ne krye te PS-se dhe opozites tash e gati tete vjet.
    Asnje beteje politike e fituar tash e tete vjet!
    Asnje fitore tash tete vjet ne opoziten qe e drejton me Twiter,lideri i saj Edvin Tama Twiteri
    Pse!? E takova per here te pare e te fundit liderin e opozites ne takimin qe pati me shqiptaret e Amerikes para pak muajsh ne Universitetin e Nju Jorkut…
    I pergjumur… Ishalla jo i droguar… Fjale te pergjithshme… Tralala zura nje gale! Njesoj si ne takimet me popullin ne Shqiperi!
    Asnje motivim per ne bashkekombasit e tij ne kryeqytetin e Botes qe gati na vuri ne gjume me llaka— llakat e tij.
    Si mund te motivoje nje lider pa asnje motiv per veten e tij.
    Ai ka arritur ne planin personal shume me teper se e ka menduar para 10- 15 vjetesh.
    Pushtet si krybashkiak pra si kryeminister i kryeqytetit, gjysmes se Shqiperise!
    Para me thase nga lejet e ndertimit!…,
    Fame si “Kryetari i Bashkise me i mire ne Bote” me parate lume e deri me lleret e perveshura nga Ilir Meta ne cnevojtorizimin e Tiranes te nevojtorizuar nga Sali Berisha !!!
    “Nuk te njoh ” i tha ai vellait tim, komentet e te cilit i ka kopjuar fjale per fjale ne fjalimet apo twiterat e tij vetem nje apo dy dite pas botimit te tyre.
    ” Ule ate gryke pushke Sali Berisha!” iu drejtua ai kryeministrit vetem 24 ore pas komentit te Albanit ” Ule ate gryke pushke vella!” sa per nje shembull.
    E kulmi ishte kur ai shprehu kenaqesine se ne ate salle nuk ” ghjeti diverssante te Berishes” sikur kishte ardhur ne Amerike per tu ndeshur me diversante e jo me bashkeatdhetare te te gjithe kraheve te te gjitha ngjyrave pa dallim….
    – O Zot ruajna mendte e krese nga nje lider i tille ! thashe me vehte.
    Nje rastesi!? Mendoj se jo! Demotivim total nga nje lider pa motiv!?
    Kam frike se ai eshte i kapur mat nga Berisha dhe klani i tij sterkorruptuar! I kapur ose i shitur! Ose te dyja bashke!
    Pse !? Si eshte e mundur qe ne keto gati tete vjet ai nuk ka fituar asnje beteje politike ne Shqiperi!
    ” Edi Ramen e ka ndryshuar martesa” deklaroi Pandeli Majko keto dite ne nje interviste.
    Nuk e di e pati fjalen per martesen me Linden apo ndonje martese te fshehte me fishek ne paje me Sali Berishen e klanin e tij kusar e vrastar!
    Fatos Nano ka te drejte! Eshte koha qe lideri historik i opozites ti ktheje fjalet ne vepra, te ktheje freskoziten e sotme ne nje opozite reale, vepruese e fituase.
    Perndryshe, kjo opozite freskozite eshte e denuar te qendroje ne opozite jo tete por edhe 80 vjet!
    Eshte koha per veprim jo per twitera, per pallavra!
    “More works less words!”
    Veprim jo pallavra !

  14. keli says:

    I Lumi Zot te kjoshim fale
    qe e bane kete budalle
    qe na e bane kete Majkush
    per budalle sja kalon kush
    rrin e rrin atehere cohet
    me kambe te veta ngatrrohet
    flet per kombin shqipetar
    ky hajvan e ky magar
    se ka me gjithe mend
    si ky ska patriot ne kete vend
    jepe ide edhe jep mend
    me mbrojte kombin shqiptar
    ky sllav e ky bullgar
    tash o flet per politike
    thue se asht dicka tu dijte
    flet per zgjedhje e flet per lufte
    por sja vare te shkretit kerkush
    kujten se asht si dikur
    me marr pushke me djeg flamur
    me djeg prape shqipnine
    komunistet sic e dine
    sic e dogjen tjeter here
    ne dac ne dimen ose vere
    tash po asht tjeter kohe
    po i shohin punet holle
    se nje here ne u dogjem
    njeri tjeterin e poqem
    per karriget e Pandelise
    i paten vu zjarrin Shqiprise
    edhe greku na pat ndihmu
    me te burgosun te liru
    nen komanden e Gjinushve
    shokve te armeve te Pandushve
    dogjen prene edhe vrane
    dikuj motren dikujt vllane
    veshen nana ne te zi
    lane jetima shume femije
    kete tash Pandi e enderron
    edhe shume e desheron
    por ndigjo more Pandush
    ndigjo mire o lepurush
    banje prove more djale
    se ju vete keni mu kalle
    me kalle me u pervlue
    ne te semes per me shkue
    edhe ju me ju vu ferren
    merrni edhe Gjergj Ndrecen
    se mbas jush nuk vjen njeri
    shqiptaret duan vete liri
    e din qyteti e katundi
    komunisteve u ka ardh fundi

  15. Zyber says:

    Vetem Berishes i interron ti coj zgjedhjet jo ne ekstrem sic thoni juve Majko, por ne shkaterrim te plote te shtetit. Thjesht ai kerkon qe te perseris nje 97 tjeter me qellim qe cdo gje qe eshte bere korruptive, kriminale, trafikuese te shduket dhe te shkaterrohet, dhe pastaj te behet nje amnisti per kete problem. Opozita duhet te shkoj deri ne perplasje me kete person , me qellim qe ai te mos lejohet te realizoj kete skenar ne shqiperi.

  16. LORA says:

    Per mua majko eshte nje medioker,ne sherbimin permanenet te nano-kurves.

  17. Mentari says:

    Ne anglisht thuhet;Chip talk.Ore por keto edhe japin lajmerime per rrebelime e agresion ne votime edhe prap fajesojne berishen se si ai do te reagoj.Po ceshte ky fjalor Injoranti,cfar politike eshte kjo qe perpra votimeve keto mbjellin mendimin e luftes,rremujes,anarkise dhe me apturpesi fajesojne te tjeret qe jo vetem nuk i perdorin kete gjuhe por me te drejte e denojne kete gjuhen e thyerjes se kockave.Planet nga keto social-komunista qenkan te bera per te prodhuar ekstrimitet dhe tani po fajesojne Berishen,Pika qe sju bie o marazi i ketij populli,o Bashibozuke kriminele Enveriste me rrenje e dhemballe,o poshtersira te ketij kombi turp tju vij qe 1 vit perpara votimeve mbillni lufte ne shqiperi,vetem ata njerez evil (djall) qe shkojne drejt varrit dhe nuk kane shpetim kerkojne te shkaterrojne cdo gje ne kete bote sepse po nuk ejtuan ata asnje njeri tejter te mos jetoj ne kete bote.turp te kesh idiot qe shpreh shkaterrimin e ketij kombi vetem e vetem se nuk ju voton ky popull,zoti e ruajte kete shqiperi nga njerezit e lig si social-bolsheviket e PS.

  18. Shpirag says:

    Si ka mundesi nuk zbatohet vendimi i gjykatës?Nuk e dija këte!Ky eshte kulmi i kulmeve dhe s’ka te beje fare me lokalizëm!Kjo është nje shkelje e rende e demokracise dhe një pergjegjesi e rende politike e Berishës,ndersa ligjore e atyre qe nuk e zbatojnë!Duhet ta zbatojnë me dhunen e shtetit demokratik dhe nese nuk jane dakort të apelojnë,por te zbatojne vendimin e marrë qofte dhe ta zeme i gabuar!Ky qenka kulmi i kulmeve dhe Majko flet shume butë!Nuk mund te kete demokraci pa zbatim ligji!Opozita duhet te bllokojë kudo!Nuk ka Europe pa zbatim ligjesh te dhena nga gjykatat te cilat kontestohen vetem sipas ligjit!Perse u duhet Europa shpellareve,kur nuk zbatojne vendimet e gjykatave?Europa funksionon me zbatim te ligjit!Bllokim total duhet berë se Europa nuk vlen per shpellaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje