KLSH: Të tretët i kanë 90 milion dollarë detyrime Albpetrolit

26 Tetor 2012, 22:32Politika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim në kompaninë Albpetrol, që ka mbuluar periudhën nga 31 dhjetori 2010 dhe deri më 30 mars 2012.

Në raport thuhet se detyrimet e të tretëve ndaj Albpetrolit janë në shumën 90 milion dollarë.

Në raport thuhet se Drejtoria e Marrëveshjes Hidrokarbure, Auditimi i Brendshëm, strukturat drejtuese të Albpetrolit (Drejtori i Përgjithshëm dhe Këshilli Mbikëqyrës), Agjencia e Kombetare e Burimeve Natyrore dhe METE ka treguar pafuqishmeri totale në zbatimin dhe monitorimin e marrëveshjeve hidrokarbure.

Në raport thuhet se kompania Bankers Petroleum i ka detyrime Albpetrolit në masën 30 milion dollarë.

Kompania Stream Oil&Gas i ka Albpetrolit një borxh që arrin në vlerën 6.7 milion dollarë për naftën dhe 2.4 milion për gazin. I gjithë ky detyrim ka ardhur si pasojë dhe e paaftësisë së Albpetrolit për të siguruar vend-depozitat e naftës, problem i cili nuk ka gjetur zgjidhje.

Kompania Sherwood International Petroleum i ka një borxh Albpetrolit në vlerën 216 mijë euro.

Kurse borxhi i kompanisë IEC Visoka arrin në 1 milion dollarë për naftën.

Por natyrisht ARMO është debitori më i madh kundrejt Albpetrol SHA me shumën 5,374,445,691 lekë. Kjo shumë përmban detyrimin për mos shlyerjen e detyrimeve kontraktore në vlerën prej 5 375 445 691 lekë si dhe kamat-vonesa në shumën 268 978 959 lekë.(per vitin 2011 shuma e llogaritur është 1 325 901 087 leke).

Rekomandimet e KLSH

Ka kërkuar dhe rekomanduar masa për mbledhjen e detyrimit financiar, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, të arkëtimit të vlerës 5,375,445,691 lekë, nga kompania ARMO, të arkëtimit të vlerës 38 199 500 USD nga kompanitë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, “Stream Oil&Gas, Ltd”, “Sherwood International Petroleum, Ltd”, IEC Visoka Inc.”, shumë e cila përbën detyrim financiar për ALBPETROL SHA, e llogaritur për sasinë prej 76 339 ton naftë brut, prodhim i pa tërhequr nga kompanitë që operojnë në bazë të Marrëveshjeve hidrokarbure.

I ka kërkuar masa administrative Agjencisë së Prokurimeve Publike për 7 persona, referuar parregullsive dhe shkeljeve të ndryshme të konstatuara në procedurat e zhvilluara për vitin 2011, si dhe ka kërkuar masa disiplinore “Zgjidhje të kontratës së punës” për 2 drejtorë dhe “Vërejtje me paralajmërim për zgjidhje kontrate” për 3 drejtorë të tjerë të drejtorive të Albpetrol-it.

9 komente në “KLSH: Të tretët i kanë 90 milion dollarë detyrime Albpetrolit”

  1. naftetari says:

    Nuk e di a ka marre ndonje mase per enkelejden qe eshte hajdute,po Xhevit Sula qe eshte injorant dhe hajdut a eshte denuar,po per ata qe marrin rrogen dhe nuk vene ne pune ka marre ndonje mase KLSH

  2. PO kaq leke tu jape Berisha ish te burgosurve politike, dhe eshte ne rregull me ta per 2 vjet, nuk kerkojne me shume ata. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/shqiperise-i-mohohet-statusi-i-vendit.html

  3. lili says:

    vertet ka menduar kush se kompanite fantazme te berishes do paguajne dicka shqiptareve Jo kur ,ato ane vetem per me vjedh shqiptaret edhe me i mundesukryeministrit tone “mburrjet” foshnjore,edhe femijeve te tj pasuri perraore fituar keshtu me keto shtitje te pasurise kobtare!

  4. Naftetari nr.2 says:

    Ti naftetari mos “e krruaj” me Xhevit Sulen sepse eshte kushuriri i nendrejtorit te Albpetrolit (LSI-stit Pajtim Sulaj) te Ilir Metes qe po pergatitet per privatizimin e elektrikut. E dyte rri urt se do te turrin qent qe po “rrit” me kujdes ne fund te oborrit te elektrikut ne Patos.
    Ndersa per “injorancen” mos e thuaj se mos eshte ai vetem ne Shqiperine e Sales qe nga 8 vjecarja mund te ket “mbaruar” disa universitete!

  5. n 77 says:

    po klsh e bujar rreckes ?? hajde gaxha hajde , kr i klsh ?? o lele mami gozhda

  6. Treviso says:

    Per qeverine qe drejton popullin eshte per te vuar duart ne koke dhe per te ikur me vrap.
    Poshte qeveria mafjoze. Dhe qeveria e ardhshme nuk eshte se do beje mrekullira por me keto qeveritare injorante nuk besoj se do jete.

  7. ILIRET says:

    E po pse nuk thoni ju se me kaq borxhe qe i paskan, Taci, vetem borxhet po te mbledh, e marka qyl Albpetrolin.
    He, sikur ta dinte….

  8. Azemi says:

    Une mendoj se ne po flasim pasi KLSh po na jep material per te kritikuar, por jo per te stigmatizuar vete Ate…KLSH e ka nisur mire…

  9. Fieraku says:

    Ja ku dolen leket e te burgosurve politike per kestin e trete, Rrofte KLSH-ja dhe Bujar Leska…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje