Nishani bën gati dekretin për SHKARKIMIN e Ina Ramës

26 Tetor 2012, 19:36Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është i bindur se mandati i kryeprokurores Ina Rama mbaron në nëntor të këtij viti dhe ka përgatitur dekretin për shkarkimin e saj.

Lëvizja e tij nuk është e papritur, por vjen pas disa qëndrimeve të ndërkombëtarëve, që thonë se Ina Ramas duhet të qëndrojë në detyrë deri vitin tjetër, pasi atëherë mbushen pesë vjet nga momenti që kanë hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese.

Lajmin e bën të ditur Top Channel, që deklaron se Nishani është i bindur se mandati i Ina Ramës mbaron më 22 nëntor.

Deri më tani nuk dihet se cili do jetë profili i kryeprokurorit të ardhshëm, por me shumë gjasë do të jetë një njeri i preferuar nga kryeministri Sali Berisha.

Që kur ka marrë detyrën e tij, presidenti nuk ka vepruar për asnjë moment jashtë vullnetit të kryeministrit Sali Berisha, duke plotësuar në kohë rekord të gjitha dëshirat e tij.

Ai ka ndryshuar kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke vendosur një besnik të kryeministrit Sali Berisha në krye të tij. Kjo lëvizje hasi në reagime të vakëta nga ana e ndërkombëtarëve, edhe pse SHISH shihet si një institucion i rëndësisë së veçantë për bashkëpunimin me vendet partnere.

Po ashtu Nishani veproi me shpejtësi për të vendosur si nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë një ushtar të mazhorancës, edhe pse paraardhësi i tij kishte kërkuar që nënkryetar i KLD-së të ishte një njeri që vinte nga bota e gjyqësorit.

Nishani thuajse ndryshoi të gjithë drejtuesit e ushtrisë, me kërkesë të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, duke vendosur në krye të tyre njerëz pranë pushtetit.

Me marrjen edhe të kryeprokurorit, tanimë nuk mbetet asnjë institucion që nuk ka rënë në dorë të pushtetit.

Shqiptarët do të shkojnë në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë me një parti- shtet, siç ishte më shumë se 20 vjet më parë.

12 komente në “Nishani bën gati dekretin për SHKARKIMIN e Ina Ramës”

  1. Kuq e Zi says:

    Nuk e heq dote as zoti Berisha as zoti Nishani po e heq amerika zonjen Ina Rama http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. Aqif Kopertoni says:

      Nuk kina pa si ky presidenti qy nga koha e zogjit kur ishim monarki ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html

      1. fule says:

        Ky gjytyrym me mustaqe duhet rrezuar fill pas Berishes. Nuk e di si jane procedurat per shkarkim, po qofte dhe me referendum dicka duhet te behet se eshte per turp.

    2. AK says:

      BERISHA IS TRYING… LET GOD HELPS HIM IN WHAT HE IS DOING!

  2. 8maji says:

    Si ka mundesi qe ky veprim i Saliut nuk eshte kusht per marrjen e statusit? Per cfare duhen reformat para ketyre? Opozita s’duhet te kete kusht vetem mandatin per qarkun e Fierit por edhe mandatin e prokurores dhe shume te tjereve qe PD i shkel.

  3. ilir says:

    …me mire le t’i mare te gjitha,qe ta kuptoje ky ‘derr mileti’se cfar kryeminister ka votuar…

  4. Gjithcka eshte bere me marrveshje PD-PS per ti dhene imunitet Berishes dhe perkrahesve te tij per vjedhtej, vrasjet, grabitjet e ketyre 8 viteve. Katovica. http://www.youtube.com/watch?v=s-NA2YFQooU

  5. Saranda says:

    O JARIIIIIII!Renc e thjefsh qafen u bufsh me keq nga cje,se thjesht na ke car trapin…

  6. L. Dukagjini says:

    Si ne tabelen e Mendelejevit, kutiza e turpit e Precedentit “Bujari ju dëgjon”, u mbush menjehere ploteperplot. Ne rast se guxon t’i jape te gjithe pushtetet komunistit (sa keq ndjehem, kur e shkruaj kete fjale, pasi ne jete kam njohur qindra e mijera komuniste te ndershem e patriote te flakte qe shkrine jeten per nje ideal te paster, per nje Shqiperi demokratike)te konvertuar, qe s’ka shoq ne Lindje, vecse ne Veriun e Afrikes (druaj se shpejt, sh. shpejt do te kete edhe fatin e ndonjerit prej tyre)pra Sali Berishes, ne rastin e prokurorit te pergjithshem, s’do te kete helikopter qe ta evakuoje nga Presidenca, si ustain e tij ne 1997-en.
    Se slogani “I pari eshte qytetari” eshte nje demagogji e gjalle, nje paturpesi qe s’di kush me e tregue. Gjithcka vendoset ne perputhje te plote me interesat direkte te Saliut dhe te familjes se tij teper te ngushte jo thjesht fisnore, po politike.

  7. Devolliu says:

    E ndjej veten shumë keq që më duhet ta them se kemi një IDIOT për president.

    1. Ben Chicago says:

      thjesht nje shtojce e saliut

  8. al says:

    une kisha mendim tjeter tek figura e bujar nishanit se do te ishte nje zbatues korrekt i kushtetutes, por jam zhgenjyer. ne qofte se njeriu jeton per nje faqe te bardhe me mire do te ishte mos ta pranonte qe ne fillim postin e larte. u vertetuan theniet e shumices se nishani do te jete thjesht nje noter i berishes. ne kete bote te gjithe jemi kalimtar dhe nje dite do ikim por kur len nje emer te nderuar eshte shume sinjifikative.por sot jetojme ne boten e hipokrizise, vazhdo bujar sic e ke nisurmisionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje