A është gjithmonë e saktë të krahasosh mes tyre dy qeverisje? Aktualisht, kjo është një modë mjaft e përhapur në jetën politike shqiptare. Nga reklamat shtetërore tek të përndjekurit, nga integrimi tek infrastruktura, nga privatizimet tek politikat financiare, demokratë e socialistë po përplasin trashëgimitë e tyre në qeverisje. Një proces jo gjithmonë objektiv dhe i vërtetë
Nga Skender Minxhozi*
Kur opozita publikoi atë që në media u përcaktua si “skandali i reklamës shtetërore”, reflekset politike i shtynë menjëherë kundërshtarët e tyre të prodhonin reagimin standard: Po ju çfarë bëtë me reklamat kur ishit në pushtet?! Në fakt maxhoranca nuk u mor me atë që bënë qeveritë socialiste me reklamën, e kjo e kishte një arsye të kuptueshme. Nuk u goditën qeveritë e majta, pasi kjo do të prekte direkt më së pari Ilir Metën dhe ndoshta edhe Fatos Nanon. Dy ish-kundërshtarë që sot janë de facto dy figura politike, të cilat aktualisht përbëjnë mbështetjen numerike për qeverinë në Kuvend. U sulmua bashkia e Tiranës dhe ish-kreu i saj Edi Rama, sot kryetar i opozitës. U nxorën edhe një herë nga arkivat procedurat e reklamës bashkiake, nga e cila, sipas qeverisë, kishin përfituar disa media pranë Ramës. U la mënjanë qeveria Meta, e cila e ‘shpiku’ taktikën e financimit të mediave në fillim të viteve 2000, me qëllim afrimin e tyre, e u sulmua ashpër kryebashkiaku i Tiranës. Pra, u godit administrata e kryeqytetit, për të evituar goditjen mbi aleatin kryesor të qeverisë Berisha, që ka drejtuar administratën e të gjithë shtetit.
Më tej akoma, një polemikë e ngjashme krahasimore u ringjall në momentin kur të burgosurit hynë në grevë. Përtej faktit se qeveria po ja faturon në mënyrë propagandistike grevën opozitës, duke deklaruar se është e ideuar dhe e financuar nga Edi Rama, përplasjet mes palëve janë fokusuar prej kohësh tek politikat që kanë ndjekur e majta dhe e djathta, në raport me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.
Krahasimet mes qeverisjes socialiste dhe asaj demokrate janë shtrirë edhe tek punësimi, turizmi, infrastruktura e politikat monetare. Rregullisht qeveria aktuale ka rrahur gjoksin, paçka se realiteti i sotëm ka më shumë se një mënyrë leximi. Gota gjysmë plot, është njëherësh edhe gjysmë bosh, siç dihet.
Që t’i thuash kundërshtarit politik “si e bëre ti, kur ishe në pushtet”, nuk është diçka anormale. Edhe fushata aktuale në SHBA mes Obamës dhe Romney-t po zhvillohet e tillë, me krahasime të pafundme mes administratave të ndryshme amerikane, duke u shtyrë deri tek Klintoni apo Regani. Por brenda këtij normaliteti ndodhen specifika që në mënyrë të pashmangshme i bëjnë edhe krahasimet relative, e disa herë edhe të pamundura. Duket se ky është rasti edhe për debatet aktuale mes demokratëve e socialistëve shqiptarë, të cilët po përplasen në distancë prej shumë kohësh me parimin e krahasimit të mandateve qeverisëse të tyre.
Shqipëria ka kaluar nëpër disa cikle, në tranzicionin e saj 22 vjeçar. Dhe të gjitha këto periudha kohore, përshkohen nga një “fatalitet”, nëse mund ta quajmë kështu, i cili i ka transferuar rregullisht avantazhet në njërin krah të spektrit politik, duke lënë në anën tjetër kryesisht sfidat dhe vështirësitë.
Le ta shohim në mënyrë kronologjike sesi kanë rrjedhur ngjarjet. Kur erdhi në pushtet në vitin 1992, Presidenti i atëhershëm Berisha kishte pas vetes “karburantin” e fitimtarit, të heroit që përmbysi sistemin, të qeverisësit të ri, që i kishte dyert e hapura në Perëndim. Kjo inerci pozitive do ta shoqëronte qeverisjen e djathtë në më shumë se gjysmën e mandatit, deri kur erdhi rrëzimi i bujshëm në referendumin për kushtetutën dhe më pas, kur u shfaqën firmat piramidale. Pikërisht këto të fundit shërbyen si shkëndijë për rrokupujën e vitit 1997, pasi, një vit më parë, ishin vjedhur hapur zgjedhjet.
Nga pozita e avantazhuar që PD kishte në 1992, fati duket se i buzëqeshi sërish në vitin 2005, kur rimori pushtetin. Pas tetë vjetëve qeverisje të socialistëve, në të cilat ata u munduan të shërojnë sa mundën pasojat e krizave të viteve ’97-’98 dhe pasi kishin përballuar një krizë humanitare të përmasave të mëdha, siç qe lufta e Kosovës në 1999 (a mund të bënte më shumë Pandeli Majko, me thuajse një milion kosovarë nëpër këmbë?). Shqipëria e vitit 2005 nuk qe vendi më i lumtur i Evropës, por nuk qe as ferri mbi tokë. Fatos Nano preferon të përsërisë shpesh se e ka dorëzuar pushtetin “me çelësa në dorë”, e kjo përkon me realitetin.
Mund të thuhet kësisoj se demokratët kanë qeverisur, me shumë gjasë, 13 vitet më të mira, në dy dekadat pas rënies së komunizmit. Për këto arsye, edhe krahasimi i tyre me qeverisjet socialiste ka përherë diçka subjektive brenda vetes.
Vënia përballë e palëve në pasqyrën e qeverisjes ndër vite, është diçka që shqiptarët e kujtojnë mirë. Është ende e gjallë në kujtesën kolektive klisheja e komunizmit, që e krahasonte veten me “vitin 1938”. Pra, me mbretërinë e Ahmet Zogut. E ndërkohë që metoda në parim nuk është e gabuar, ajo që çalon është dinamika, specifikat dhe kushtet konkrete për të cilat debatohet. Opozita aktuale ka shpërndarë reklamë nëpër media, nuk i ka financuar sa duhet të drejtat e të persekutuarve, ashtu siç ka çaluar në shumë drejtime të tjera të qeverisjes. Logjika më e thjeshtë ta do se për të gjitha këto ajo është ndëshkuar me votë. Jo një, por dy herë, në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Në qoftë se Berisha e krahason veten me Nanon, Majkon apo (qoftë larg!) Ilir Metën, do të thotë se po merr si pikë reference një standard, të cilin e ka mundur tashmë. Nuk është kjo ndonjë retorikë spekulative, por është logjikë elementare, që shërben edhe për një qeverisje e cila prej vitesh po na thotë se i ka tejkaluar dukshëm paraardhësit e saj, e se po arrin rezultatet më të mira të rajonit, e madje edhe të Evropës!
Duke u rikthyer tek të burgosurit që vijojnë grevën prej thuajse një muaji, Berisha ka të gjithë të drejtën e mundshme që të kritikojë qëndrimin shpërfillës të së majtës. Ajo nuk bëri sa duhet dhe si duhet për këtë shtresë. Por gjithnjë, përtej këtij konstatimi të parë dhe të drejtë, ka një specifikë në këtë përqasje. Ish të përndjekurit që shohim sot të lodhur e të drobitur nëpër ekrane, tregojnë të gjithë sesa fort e kanë përkrahur në njëzet vjetët e fundit PD dhe kreun e saj. Ata nuk ngurrojnë të japin prova se kanë qenë detashmenti pararojë i kësaj partie, me vota dhe përkushtim.
Teksa sot u mohon dialogun (jo vetëm dëmshpërblimin), qeveria e djathtë u ka një borxh moral dukshëm më të madh se pala tjetër, të përndjekurve të diktaturës. E nëse mund të krahasohet në parim me të gjitha qeveritë e mëparshme për ndihmën e munguar ndaj tyre, qeveria Berisha, kur flitet për ata grevistë që vuajnë urinë në një cep të Tiranës, nuk duhet të krahasohet veçse me vetveten. Të përndjekurit e kanë pritur që mos t’i ndihmojë Fatos Nano, pasi e kanë parë historikisht si një derivat së të shkuarës, por s’mund ta konceptonin kurrsesi se do të gjenin indiferencën dhe armiqësinë e një qeverie, e cila ka ardhur ose është mbajtur në pushtet kryesisht me votat e tyre. Edhe në këtë pikë, krahasimi me të shkuarën, shprehja “po ju ç’bëtë kur ishit në pushtet”, çalon rëndë.
FRD + AK + te gjithe te pa kenaqurit qe marin fryme ne Shqiperi grusht te bashkuar ne votime kunder dallkaukeve 22 vjecare,nje here pasurohet njeri njehere tjetri.
Une ju fotj te votoni te gjithe per Monika Kryemadhin presidente te Shqiperise!
:p :p :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/euromona-lsi.html
Pyetja eshte kot sepse Edi Rama s’ka qene ndonje here ne pushtet. Po si rrumpallista qe jane i thone militantve te tyre ti krhasojne me Meten dhe Nanon, pra me aleatet sot.
Ne thelb, pyetja duhej te ishte me gjithe-perfshirese:
“Po ju ç’bët, kur ata ishin neper burgje?”!
Nese, per hir te Pluhur-Alizmit, pyetja me siper do duhet neglizhuar, shmangur, nese tingellon si jo-tolerante, me se paku do duhej tu drejtohej vete gazetareve dhe botuesve te sotem:
“Po ju ç’bët, kur njera apo tjetra prej qeverive te ketyre 20 vjeteve, i shperndante reklamat tek “të vetët”?!
Kush ishin “te vetet” e njeres, “te vetet e tjetres” apo cilet qene ata qe zhvendoseshin sipas “shperndarjes se reklamave”?!
Z. Minxhozi. Problemi i Shqiperise eshte Berisha dhe Rama, dhe jo te tjeret. Te dy jane bashkfajtore per situaten e krijuar. Berisha eshte ne pushtet fale Rames ne krye te Opozites. http://www.youtube.com/watch?v=s-NA2YFQooU
Ne Shqiperi nuk ka pasur periudhe tranzicioni as nje vit e as 22 vite. Ne Shqiperi ka pasur hakmrarrje kunder popullit i cili kishte pushtetin per 40 vite. Te gjithe mbeturinat shqiptare te fazhizmit dhe politika e eger e rreaksionit serbo-grek ne bashkpunim te kordinuar me “kurven plake evropiane”, ate qe nuk e bene dot per 40 vite e shkuara do ta plotesojne me 40 vite te tjera cmontimi te cdo vlere te krijuar ne ate pushtet te supershare e mallkuar me epitetet e zakonshme qe i degjojme perdite duke na ndyre ekranet e tv-ve. Si rrjedhim duhet pritur edhe 18 vite qe te mund te shkarkojne hakmarrjen pocaqite e vjella te sherbetoreve te Mussolinit e te Hitlerit. Cberi njera parti e sotme dhe c’beri ajo tjetra e sotme (22 vitet) eshte beteja e atllareve te rendit te menderosur kapitalist, eshete akumulimi fillestar i kapitalit qe keta atllare nuk e bjene dote jashte kufijve te vellezerve shqiptare,
Fjale me vend.Cfare beri PS kure ishte ne pushtet ! vetem se u pasuruan pjesa me e madhe.Shikoni /Statistikat / kush ka dhe sa Miliarda ka !
Po ashtu dhe PD cfare beri ! perseri shikoni /Statistikat / kush eshte pasuruar dhe sa Miliarda kane ?
Domethene keta nuk kane punuar per popullin,por per veten e tyre.
Po LSI cfare bene keta ! U shane me nena e motra dhe perseri ja falen njerit tjetrit.Dreq ai leke,te ben shoke dhe me te dashurin e grave.
Por renkimet e shume Familjareve dhe nenave e baballareve,femijeve nje dite keta do ti lajne keto mallkime.
1.MISIONI I RAMES ESHTE MARE VESH; AI DO I SHERBEJE EDHE NE KETO ZGJEDHJE SALI BERISHES.NUK DO KOMENT.
2.ZGJEDHJET DO FITOHEN NGA SALI BERISHA,SEPSE UDHEHEQJA E PS DO TE TRADHETOJE PERSERI TE MAJTEN.
3.PS,QE SOT KA RENE SQUKE,NUK MUND TE BEJE ME SHUME,SE KA VJEDHUR VETE PER 8 VJET DHE SI DO KERKOJE LLOGARI HAJDUTEVE TE RADHES?
4.SHQIPERIA DO JETOJE DHE DO TE ZVARITET EDHE DISA DEKADA,ME KETA POLITIKANE QE KA SOT.MOTUA ESHTE” O METE PER VETE”
5.SHQIPERIA NUK KA RINI QE TE MENDOJE PER PRESPEKTIVEN E SAJ,SEPSE SHKOLLAT NE KETE PALO TRUALL,NUK MESOJNE SI ESHTE LIRIA,DREJTESIA,DASHURIA,POR MESOJNE QE NJERIU DUHET TE HAJE NJERIUN.
6.PAK SHPRESE PO JEP AK,POR AKOMA NUK KA DALE ME PROGRAMIN E SAJ FINAL,PER TE ZHDUKUR,NJEHERE E MIRE TE LIGAT,POSHTERSITE QE KANE MBIRE KUDO KU NJERIU MER FRYME.
A DO TE MUNDI TA THOTE DHE TA BEJE AK,ATE QE BERI GHYKATA NE ITALI,DUKE DENUAR BERLUSKONIN,ME SALI BERISHEN,ME MINISTRAT E TIJ ME EDI RAMEN,E EKSPONENTET HAJDUTE TE PS? KJO ESHTE DHE VOTA E POPULLIT PER KETE PARTI.EDHE AK SI PARTIA GREKE E MAJTE DO DIJE TE TERHEQE POPULLIN E VUAJTUR E TE MASHTRUAR NGA DY PATRITE E MEDHA DREJT LIRISE DREJTESISE E ZHVILLIMIT.ASNJE SHPERSE NUK KA ME NGA PD DHE PS.KETO DY PARTI DUHET TE PRESIN GJYKIMIN PER 22 VITE SKETERE QE I KRIJUAN JO SHQIPTAREVE POR DHE KOMBIT SHQIPTAR.