Kryeministri kinez dhe familja e tij kanë së paku 2.7 miliard dollarë

26 Tetor 2012, 10:38Politika TEMA

Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao, është një nga pushtetarët më të pasur në botë. Gazeta “New York Times” ka përllogaritur se pasuria e tij shkon në 2.7 miliard dollarë. Republika popullore menjëherë ka bllokuar faqen e internetit të gazetës amerikane

Pamja që Wen Jiabao ka dëshirë të ofrojë gjithmonë është ajo e një njeriu të thjeshtë. “Familja ime ka qenë thellësisht e varfër,” tha ai vjet në një fjalim. Ai shfaqet gjithmonë pranë njerëzve të varfër, duke biseduar me ata që nuk mund të sigurojnë as ushqimin e përditshëm.

Por gazeta “New York Times” në kryeartikullin e saj na tregon një panoramë krejt tjetër të kryeministrit. Gjatë viteve në pushtet, njeriu më u fuqishëm në Kinë ka arritur që të grumbullojë së bashku me familjen e tij një pasuri gjigande. Klani i tij ka një pasuri të përllogaritur në së paku 2.7 miliard dollarë.

Wen u bë zëvendëskryeministër në vitin 1998 dhe kryeministër në mars të vitit 2003.

NYT thotë se të afërmit e kryeministrit kanë pjesë në gjigandin e sigurimeve Ping An, që llogariten në 2.2 miliard dollarë. Të ardhurat janë të vitit 2007, por janë publikuar vetëm vjet. Madje edhe nëna 90 vjeçare e kryeministrit ka aksione tek Ping An në vlerën 120 milion dollarë.

Censura në Kinë ka reaguar me shpejtësi. Në orën pesë të mëngjesit, sapo gazeta amerikane e kishte hedhur shkrimin online, faqja e saj u bllokua në Kinë. Edhe për momentin faqja është e bllokuar.

Lajmin vjen në një kohë të keqe për Kinën, pasi më 8 nëntor do të nisë edhe kongresi i partisë, ku do zgjidhet një drejtues i ri. Me shumë gjasë ai do jetë Xi Jinping.

11 komente në “Kryeministri kinez dhe familja e tij kanë së paku 2.7 miliard dollarë”

  1. liri a vdekje says:

    Brravo kryeministri i kines qenke njesoj me ket kryepushtin tone .po ky thote jam i varfer

  2. desi says:

    e more ju “llafazane”, edhe thoni ju se salihu jone eshte i pasur!!!!Mos e beni ju krahasimin me raportin popullsi pasuri, se kjo eshte padresjtesi!!!!Por ama i duhet edhe nje mandat me ju afru ketij kinezit, pse cfare ka ai me shume, he flisni!!????Edhe gruan Salihi e ka si kineze, ani se serbe!!!!!Mos hani me ……, lejeni te fitoj dhe 2013 se ai murin kinez e ngjiti, pse mos e fitoj edhe kete sfide te pasurise!!!!!!!!!!!!!!!MESHIRE!

  3. kina says:

    po ky te pakten 2$ per kinez ka marre po berisha dhe familja e tije qe kane miliarda $ sa i takon te kete vjedhur per shqiptare

    1. arti says:

      +1
      Sa e lexova, te kjo llogari me vajti mendja. ($/fryme)Sa dollar ka vjedhur per cdo qytetar. Sala e dominon ne cdo drejtim…

  4. Anti talebani says:

    Kina eshte forma e re e drejtimit te shtetit. Rendi i Ri Boteror.

    Amerika e ka aplikuar me perpara, por me disa ndryshime te vogla dhe ne

    nje metode sekrete. Pra nje pushtet i fshehte.

    Kurse kina eshte me autoritare dhe ka disa ndryshime me Ameriken.

    Kina nuk i shet armet sheshit si Amerika te populli vete. Pra Amerika ka me teper liberalizem dhe me teper sekrete. Kurse Kina nuk ka shume sekrete po ka me teper autoritarizem. E shtyp popullin me kollaj se Amerika.

  5. Kinezi says:

    ky paska kapitalin ta qeras secilin Kinez ne bote me nje hamburger

  6. Keta komunistet kineze ia dine kimetin kapitalizmit. Kete model komunizmi po ndjek edhe Z. Berisha. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/qeveria-berisha-sulm-ne-facebook-kunder.html

  7. K.Kruja says:

    Berisha nuk eshte agjent kinez,por serb!Ka dallim!Krushovi i goditur nga Enver Hoxha,më 1960,ne mbledhjen e 81 partive të botës,e akuzoi atë si agjent kinez!Ku do ishim të mos nderhynte Beogradi me banden e Veriut drejtuar nga Alia i coli solli zevendesues Berishën?Kam degjuar se ne vitet ’70 me 2 lekë të reja sot atehere pije një dopio raki skrapari dhe haje dy berxolla me kontorno!Kina fuqizoi Shqiperine.Punonin të gjithë dhe kishte bollek qe u shkaterrua kur Alia me politikë juvosllave(shtigje të pashkelura të M-L)largoi Kinën pasi kishte zënë rob Diktatorin!Diktatori i kapur edhe me krushqi(e thotë Krushovi që Tito kish agjentë gjer në Byro të KQPPSh,)orjentoi të lidheshim me Gjermaninë dhe veproi drejtë sipas Kadare(që nuk dallon pse iku Kina se ka roman kunder saj)por që Banda e Veriut e sabotoi dhe me pas Saliu mbylli e shkaterroi në skrap,kombinatet,uzinat,duke mbetur vetëm Fierza të cilen nuk e gropos dot!Kinezet dinë mirë kush eshte sot në pushtet dhe nuk vijnë si në atë kohë me projekte,mirqenie!Sto arrivando! Sa te jete banda,Varferia dhe mjerimi shqiptar do jete i lartë!Kinezet në shtëpinë e tyre janë vet zoter!Ne me vicidolistet adpak!

  8. kondi uk says:

    Pse habiteni me pasurin e ketij k/ministri qe drejton nje vend prej 1.2 miljard njerz dhe ka kete pasuri.Ndersa k/ministri juaj qe drejton nje vend prej 3 miljon ka 3 miljard dollar.Vetem 1.2 miljard ,Berisha ju vodhi me firmat piramidale.Po keto 8 vjet ne pushte ,sa u ka vjedhur .

  9. Diaspora says:

    Qenka “vellai binjak” i Sali Ram Berishes, per nga pasuria…. Po c’ju duhet kinezi kur ne e kemi monstren Sali, kertu me te pasurin e mafiozon e ballkanit…

  10. arti says:

    Burre i mire paske qene o Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje