Ilir Gjoni: Me Ina Ramën po përsëritet skenari i shkarkimit të Dhori Sollakut

25 Tetor 2012, 19:15Politika TEMA
Ilir Gjoni: Me Ina Ramën po përsëritet skenari i shkarkimit

Largimi i Ina Ramës nga detyra do të ketë sfond të pastër politik sipas opozitës. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga mbushja e 5-vjeçarit të qëndrimit të saj në krye të organit të akuzës, deputeti socialist Ilir Gjoni vlerëson se dhe me Ramën po përsëritet skenari i shkarkimit të Dhori Sollakut.

“Që nga momenti që Ina Rama është emëruar Prokurore e Përgjithshme përjashto një periudhë 6-mujore të fillimit të punës së saj, që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurorja e Përgjithshme kanë qenë target dhe objekt i sulmeve të Sali Berishës dhe të Bujar Nishanit, sot president. Ka një prapaskenë politike dhe nuk do të shihet më shumë ana juridike dhe zbatimi i ligjit. Në këtë kuadër unë gjykoj që dhe lëvizja e kryeprokurores do të ketë një motiv të pastër politik,” thotë Ilir Gjoni, deputet i PS-së, për “AS”.

Ina Rama u zgjodh në 22 nëntor të 2007 me 83 vota nga të maxhorancës dhe të opozitës. Dhe pikërisht në 22 nëntor  të këtij viti, dhe asnjë ditë më vonë duhet të largohet nga zyra, sipas ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi.

“Nuk gjykoj se duhet të ketë shtrirje për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk gjykoj se duhet të ketë shtyrje për këtë mandat,” tha Halimi.

Në 21 prill 2008, Kuvendi me unanimitet votash ndryshoi Kushtetutën, ku ndër të tjera  mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm u kufizua  me 5 vjet. Si pasoje e vullnetit politik në 22 vite pluralizëm janë ndërruan 6 kryeprokurorë që prej majit të 1991, kur ky titullar për herë të parë me sistemin e ri u zgjodh nga Kuvendi.

9 komente në “Ilir Gjoni: Me Ina Ramën po përsëritet skenari i shkarkimit të Dhori Sollakut”

  1. Kuq e Zi says:

    Berisha do e largoj zonjen Ina se do Amertika, se Berisha nuk bene asgje pa pyetyr Ameriken keshtu bente dhe Enver Hoxha.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  2. Saliberberi says:

    O Liro! Po Ben Rakipin perse nuk e permend ? Megjithese e ke mbajt per shok, ia fute prapa shpine.

  3. Back says:

    Po ca deshi sala e nuk beri tani I ka ngel dhe nje gje. E me ti themi na fal se te kemi kathy shpinen. Po rrofshi dhe ju te ps se po shkelqeni

  4. shvejk says:

    O liro pse te shqetson kaq shume Ina Rama , e Sales eshte dhe ajo. Qe kur erdhi ne krye te prokurorise asnje gjemb ne kembe nuk i ka hyre te akuzuarve te PD.

  5. I Nderuar Z. Gjoni. Ajo qe dihet eshte se PD-se vete ju socialistet ia dhate Presidentin. Ju edhe nuk merreni vesh me njeri-tjetrin per cendrimet politike qe mbani. Jeni shume konfuze. Persa i takon Ina Rames, ka ardhur koha qe ajo te ike, sepse, nuk ka bere asnje pune, vetem se ka nxehur ate karrige ku eshte ulur. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/konfirmohen-sulmet-ne-facebook-nga.html

  6. Jam krenar qe ne origjine s'jam shqiptar says:

    Edhe ketyre socialisteve te shkrete u ka qellu elektorati shume intelektual , keshtu qe sa here i therret per te dale ne shesh apo para KQZ-se kur te majtes , i vidhen votat hapur dhe live ne TV , nuk dalin….! Elektorat ka PD , pjesmarres te zjarrte sidomos kur vjen puna per antimitingje dhe antigreva. Flisni per Ina Ramen qe spo ben pune, per cfare pune e keni fjalen , se ju si beni dot kontroll ceshtjeve te P Pergjithshme, apo mos pretendoni qe te coje ne gjykate dhe Berishen dhe te shpetoni ju??? Mire do ishte po do tmerroheshin gjykatat, dhe do mbyllej ceshtja per “procedure” sic ka ndodhur me te gjitha ceshtjet e tjera qe ka hapur prokuroria. O popull m….. ” pranvera” me nje lule s’vjen. Dhe s’ka per te ardhur ndonjehere se ne shekuj keshtu lloj populli kemi qene. Ndoqa emisionin e Sokol Balles per F.Nolin dhe F.Konicen dhe pjesa qe me beri pershtypje ishte qe Faik Konices kur i benin verejtje per faktin qe si perfundonte veprat e tij (librat) , ai i kthente pergjigje se ” po kush do ti lexoje? ” . Dhe eshte demoralizuese se eshte aktuale dhe sot, po kush do t’ja lexoje punen Ina Rames, kush do t’ja kuptoje? Ky lloj populli qe eshte i prirur vetem per antigreva?? Ky popull qe mbylli syte per 50 vjet dhe qe po mban diktatorin e ri per 20 vjet dhe si dihet dhe sa e sa vite?? Po lutem sot si dite Bajrami qe te me realizohet plani qe kam per tu larguar nga ky vend dhe s’kam per ta kthyer koken me mbrapa.

    1. Shqiptari says:

      Po ku ka me PD-ne ndonje qe ka Origjine shqiptare ,Serbe dhe Fazllica jeni te gjithe

  7. shpatar says:

    Mua nuk me duket ndonje cudi e madhe qe Znj.Ina te largohet .Sic eshte bere Shqiperia, qe nuk e merr vesh nga te vjene bomba ,mire ishte qe ajo te jepte doreheqje kur Saliu i plotfuqishmi yne e akuzoi si grua bulevardi.
    I kemi thene dhe i sterr themi por azgje nuk ndryshon .Keto manovra qe behen sot nga Pd synojne nje largim te sigurte per tu mos u ndeshkuar.Kjo qe thote ne koment Shqiptari eshte e vertete.Ne vuajme se nuk na komandojne djemte qe kane nenen dhe baben shqiptare.Ne vuajme se nuk ulemi kur kemi te bejme me ceshtje te kombit.Ne vuajme se cdo gje e deformojme sipas oreksit personal .Shkurt pervec shume dobesive kemi nje Kushtetute qe nuk i pergjigjet realitetit shqiptare.Kemi nje drejtesi qe funksjonon ne kaos per shkake te politikanve ne pushtet.Ne keto rrethana cduhet te beje nje i emeruar ? Mallkuar ata qe nuk kuptojne se cbene ky pushtet. Cbente me shume Dulla !.Po tja prishje sadopak qejfin te fluturonte ose te vriste.Pse na prrallisni qe jemi ne demokraci!Nuk e pate se cberi me te persekutuarit!.Vetem nje qorr ose nje derr i kenaqur nuk po kuptoni se ku po shkojme.

  8. angjelina says:

    Une jam kryetaria e gruas nga Puka dhe perfaqesim me te bukur se sa me Keti Bazhdarin vajze kurajoze dhe e zonja nuk mund te kishimas si Puke e as si qark Shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje