BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër

25 Tetor 2012, 17:45Politika TEMA
BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga

Ka me dhjetëra raportime në mediat e huaja këto ditë në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Reuters i ka kushtuar një reportazh të gjatë azilkërkuesve me origjinë shqiptare dhe atyre romë, të cilët kanë vërshuar në Europë pas heqjes së vizave.

Ministrat e disa vendeve të Bashkimit Evropian janë takuar sot në Luksemburg, për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit.

Ministrat kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.

Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstroem, ka thënë se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” prej Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengen-it.

Politikanët e BE-së thonë se shumica e azilkërkuesve nxiten nga motivet ekonomike.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian aktualisht po diskutojnë legjislacionin që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.

Por diplomatët thonë për agjencinë gjermane DPA se në fillim të vitit të ardhshëm pritet që të ketë një vendim përfundimtar për rivendosjen e vizave.

Dhe në fakt nuk janë pak shtete të Europës që kërkojnë rivendosjen e vizave. Sipas DPA, këto shtete janë Suedia, Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Luksemburgu. Pak a shumë pjesa më e rëndësishme e Bashkimit Europian. Por natyrisht edhe më të prekur nga fluksi i azilkërkuesve, që për fatin e keq, edhe kur nuk janë nga Shqipëria, janë shqiptarë të vendeve të tjera të rajonit, ose romë.

Kërkesat për azil refuzohen, por numri i tyre ka ardhur në rritje, duke shqetësuar autoritetet në Europë.

Shumë vende të BE thonë se fluksi nga shtetet e Ballkanit po bllokon sistemin e azilit.

Thashethemet rritën kërkesat e azilit

Megjithëse ishte përgatitur që në muajin gusht nga Komisioni, të alarmuar së fundmi nga rritja e numrit të azilkërkuesve, ministrat e brendshëm të BE-së diskutuan në Luksemburg raportin e tretë monitorues pas liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit.

Mekanizmi që ndjek respektimin e regjimit pa viza nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit përfshin të dhëna të detajuara mbi azilkërkuesit dhe nxjerr në pah shkaqet kryesore të fenomenit që rrezikon kthimin e regjimit të vizave. Sipas raportit, destinacionet e preferuara mbeten Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Suedia dhe Zvicra.

Raporti i sistemit të alarmit “FRONTEX” tregon se numri total i azilkërkuesve nga rajoni ka shënuar rënie në krahasim me raportin paraardhës, për periudhën janar-prill 2012, ndërkohë që një rritje e lehtë u shënua në muajin maj.

Rënia ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, të cilat mbeten ende dy kombësitë më të larta të azilkërkuesve. Rritja e papritur në muajin maj vjen për shkak të rritjes së rëndësishme, e cila u pasua nga një rënie e rëndësishme, e aplikimeve nga qytetarë shqiptarë, të nxitur nga thashethemet dhe informacionet e gabuara.

Në pjesën e raportimit se si i ka zbatuar Shqipëria detyrimet e procesit të liberalizimit të vizave, përfundimet janë të njëjta me ato të raport-progresit në fushat e krimit, korrupsionit apo trafiqeve. Mangësi shënohen edhe në fushat e emigracionit dhe azilit.

“Në fushën e emigracionit është arritur një farë progresi. Marrëveshja e rikthimit vijon të zbatohet pa pengesa. Nga nëntori 2011 deri në mars 2012 u shënuan 2 407 raste kthimi. Duhen përforcuar institucionet e ngarkuara me zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për emigrantët e kthyer. Miratimi i një Strategjie të re Kombëtare për Emigracionin mbetet pezull”, citohej në raport.

Përsa i përket azilkërkuesve, shkruhej: “Në fushën e azilit, kuadri ligjor dhe institucional është në vend. Deri në maj të vitit 2012, vendi numëron 82 refugjatë dhe 24 azilkërkues. Gjithsesi, përgatitja në këtë fushë duhet rritur. Asnjë dokument identifikimi nuk i ofrohet ende refugjatëve apo personave me mbrojtje shtesë. Regjimi shqiptar i vizave nuk përputhet ende plotësisht me kërkesat e BE-së”.

Sipas raportit të Komisionit, shkaqet kryesore që shtyjnë njerëzit të braktisin vendet e tyre për të kërkuar azil janë ekonomike.

“Arsyet më të përsëritura gjatë kërkesave për azil vijojnë të jenë mungesa e kujdesit shëndetësor, papunësia dhe mungesa e shkollimit. Përveç kësaj, një numër në rritje i azilkërkuesve janë nxitur të braktisin vendet e origjinës në bazë të thashethemeve dhe informacioneve të gabuara për marrjen e azilit për arsye ekonomike”, shkruhej në raport.

Sipas të njëjtit raport shumica e azilkërkuesve janë nga komuniteti rom, një minoritet ky i cili në të gjitha vendet e rajonit vuan përjashtimin social dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës. Komisioni raporton ndaj vendeve anëtare dhe Parlamentit për këtë proces çdo gjashtë muaj.

38 komente në “BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër”

  1. 1 says:

    Edhe pse te gjithe ata qe dalin jashte e dine qe nuk mund te perfitojne azil…,prap e kerkojne nje gje te tille,cfare ti besh Frrokeve dhe lokeve…aq tru kane.

    1. Jar Mehmeti says:

      Po lekt qi bame reklam per “Ne Evrop pa viza” kan me na i kthye prap?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

    2. armand says:

      Do jete nje gabim fatal qe do bejne burokratet e Brukselit.Vizen duhet tja heqin qeverive te korruptuara ballkanase dhe jo njerezve te thjeshte.
      Te fituar do te dalin vetem trafikantet e qenieve njerezore.Nje pyetje duhet ti bejne vetes barkmedhenjte e Brukselit:E kemi me te thjeshte te kontrollojme krimin e organizuar o fluksin e azilkerkuesve?

    3. KALLOMI NEW YORK says:

      Haahaahahahahh,oshte prte qesh sepse sala e kishte gati akuzen e ka fain Edvin rama ato qe kerkojne azil jane socialist i ka nis edi qe te pengoje integrimin ne europ hahahaha.

  2. zx says:

    po te drejtat e individit ku jane?

    enver kamunisti

    1. Dean says:

      Nuk ka munsi me ndodh 1 gja e tille.Vizat i hoqi BACA i shpellave dhe malevet dhe vetem ai ka te drejte me i vu prap.Sa te jet ai burre malciet,askush nuk na i ven vizat perseri.

  3. Ben Chicago says:

    nuk ka mundesi te jete edhe per shqiperine
    ne nuk kemi nevoje te punojme neper europe
    europa pervec gjermanise do na lutet ti marim ne pune

  4. nardi says:

    Pse kishte ndonje njeri me mend qe dyshonte qe BE nuk do kthente serish rregjimin e vizave?Dhe nuk ka lidhje vetem numri i azil kerkuesve,por kur Europianet kane pare kafshet e xhungles,qe vinin nga Shqiperia kane thene qe me doemos duhen kthyer vizat.Do doja nje statistike,rreth krimeve te ndryshme te kryera nga shqiptaret ne Europe nga fillimi i regjimit te vizave.Eshte gjynah qe shume shqiptare te ndershem te goditen nga ky vendim i BE,e mos ti shohin dot lirisht te afermit qe jetojne jashte ne Europe.

  5. keli says:

    Nuk eshte e vertete .Ju hapni panik nga urrejtja.Vetem per Serbi dhe Maqedoni eshte shtruar por nuk eshte diskutuar.
    Se dtyti Be nuk ka mekanizmat ligjore qe vendeve qe jane ne procese integruese te Be te ktheje vizat.Kur jane bere ligjet nuk e kane parashikue rastin e kerkeses per azil.Prandaj mos u trembeni se vizat vetem pas luftes se trete qe sbahet kurre rivendosen.
    Lexoni Doris Pack dhe Karl Bild

    1. Adi says:

      Keli, Doris Lere Packun dhe Bildtin se nuk i pyet njeri, me beso, Gjermania dhe Suedia kerkuan urgjentisht te rivendosej regjimi i vizave se kane plasur mbi 50mije azilante ballkanike(shqiptare. Cdo azilant i kushton ketye vendeve mbi 50mije euro. Gjermania ka inicjuar kete penalizim dhe duhet ta kuptosh se po e vendosi gjermani, i ka vdekur nena asaj pune.

  6. indigjen cecen says:

    domosdo!
    e ka thon sala se jemi superfuqi zhvillimi ,pas gjermanis,keshtuqe s’kem me nevoj per azile..
    madje do hapim kampe azilesh ne shqipni per dynjon tash..
    a nuk tha sala se jem bo vend i zhvillum a?
    hajt ta gxofshi zhvillimin e sal malokarit…….

  7. nje tip says:

    kot fare dhe keta, mo. pse duhet ta pesoje shqiperia per shkak te disave qe as nuk banojne ne shqiperine territoriale? apo kujtojne se ne shqiptaret e shqiperise jemi njelloj me ata jevgjit qe banojne ne kosove?

  8. Sum Gruda says:

    Duket e arsyeshme heqej qe mos te lejohen te shkojne ne Europe pa “viza”. Edhe dje u arrestuan 2 zyrtare te ne komunet e Berishes per manupulim per bakshishe te majme d.m.th. falcifikim te dokumentash qe do te thote korrupcjon! Si ne kohen e Arberori ku kishte nje zyre jashta palamentit ne pallatin e tij dhe e perdorte per tregeti te paligjme, falcifikime dhe mashtrime nder me te cuditshme, der to jepte dhe nenshtetsina jo per shqiptar per nje cmim te mahnitshem $500 dollaresh! Keta me Berishen u bene qe te turperoje shqiptaret kudo me korrupcion e cka tjeter cdo gje tjeter me droga sot eshte e shkruar ne faqe te lajmeve qe shqipetaret t’ja kalojn edhe Turqis duke i exportue ne Turqi “Droga”. Edhe ketu eshte faji i Berishes qe u jep perkrahje korrupcionit.

  9. Drini says:

    Ti kthejne. Lloj lloj majmuni vjen ne Evrope.

  10. Horri i Bulevardit says:

    Shqiptare nga Shqiperia nuk kam pare fare, por kam pare gabel nga Serbija dhe boshnjake nga Sanxhaku, ne qofte se Serbija thote qe sanxhaklit jane shqiptare, shume mire atehere se ne kohet e shkuara, Sanxhaku ka qene ne vilajetin e Kosoves, por serbeve kur vjen puna per azilante thone qe jane shqiptare, kur vjen puna per teritore thote qe eshte Serbi.
    Ministria e jashtme ti kerkoi llogari BE per kete pune, kur kjo e fundit thote qe jane shqiptare, bjeri emrat ti shofim, po sqene me vic mprapa okej jan shqiptare, por sa kam pa une jane te gjithe me vica mbrapa, ishalla ja vejn vizat serbise se keta boshnjaket duke punuar shume lire kane prishur tregun e punes.

  11. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI TE LARGOJE KAFSHEN BERISHIANE. says:

    Shqiptaret e keqkuptuan hapjen e dyerve te evropes duke kerkuar azil ekonomik si te pangopur.

  12. tironci says:

    NUk osht nonje cudi e modhe qe te venosin edhe 1 here vizat. Ajo qe osht shume e cuditshme osht gezimi qe kone Ed Roma me shoke per kte gjo. Shihni si e venosin ne adresat e FB kte lajm dhe komentet qe po bojne
    http://www.facebook.com/erjon.brace.5?fref=ts#!/EdiRamaThjeshteMaIMiri
    Ene kte her fajin e ka Saliu! Sal Berisha!!!!!

  13. Gezimi says:

    Pse te penalizohen te gjithe, kur fare mire te merren masa ndaj atyre qe i shkelin, duke mos i lejuar per iks periudhe kohe te shkele ne vendet e Shengenit. Pse kaq e veshtire eshte kjo?

    1. realita says:

      KETO 51 PERSONY QE I KTHYEN NE SHQIPERI JANE SHQIPETSRE .
      KUPTOHET QE JANE HALLEXHINJ , POR MENDOJ QE ME PARE DUHESHE INFORMUAR
      CDO SHQIPETAR PER GJITHESHKA ,
      SHPRESOJ MOS TE NDODHI GJE , SE NUK ESHTE MIRE QE NGA BARI I
      THATE DIGJET I NJOMI.
      SOT EUROPA MER NGA VENDET E TRETA GJITHASHTU PRIORITET ESHTE
      PER KURDISTANIN , ESHTE MBUSHUR EUROPA MD KURD
      BERISHA PER TE RUAJTUR KARRIKEN E VET NUK QAHET ANDEJ NGA SHKON
      POR E LAVDERON SHQIPERINE , QE PO BEN HAPA SHUME PERPARA
      QE VENDI YNE NUK KA KRIZA EKONOMIKE ETC .ETC..

  14. Selvia PD says:

    “PD ju ben me dije se lajmi per nje mundesi te rivendosjes se vizave eshte perhapur nga Edvin Rama dhe klika e tij. Ata duan te perhapin panik ne popull per te zbehur sukseset e njepasnjeshme qe PD ka arritur nen udheheqjen e lavdishme te shokut Env… me falni, zotit Sali Berisha, i cili e ka bere Shqiperine fanar ndricues per popujt e lene nen erresiren perendimore. ”

    Shikoni po nuk doli PD neser me nje deklarate te ngjashme.

  15. mergimtari fv says:

    Nga bari i thate digjet dhe i njomi thote populli , kur rinia e Tiranes çau muret e ambasadave mori detin me anije dhe se fundmi skafet , duke mos llogaritur koken me shprese per nje jete me te mire . Trimat vullnetare te Enverit pas ketyre ngjarjeve te dhimshme e tragjike ne mase i mesyne Tiranes e qyteteve bregdetare si turqit duke zaptuar tokat sikur ju a kishte lene baba (Bab SALIU i humte shpirti me kanunin 7501) dhe lane jetim shpellat si ne veri e ne jug . Sot keta katunare po bejne dhe me lirine e levizjes se lire ne Evrope njelloj si ne Arnautistan duke demtuar imazhin dhe respektin qe gezojne nje pjese e mire e shqiptareve te adaptuar me vendet ku jetojne , keto mostra kujtojne se jane ne demokracine anarshiste maloko-fshatare made in Berisha . Koka ben koka peson .

  16. ALpini says:

    Nuk e besoj qe do kthehen vizat por edhe ne se atehere shqiptaret do ta kuptojne se liberalizimi i levizjes ishte nje fitore e madhe.
    Ju socialistet e mutit nuk keni mundesi qe kete lajm tja faturoni qeverise si deshtim se do perbente kryelajm dhe do dilte si editorial i TEMES.
    Une po te kisha mundesi do vendosja nje filter ne sistemin e kontrollit kufitar ku te kishin mundesi qe te kalonin vetem ata qe e perkrahen levizjen e lire…………………….dhe e vleresojne si nje e drejte dhe qe duhet ta ruajne.

  17. tourkofagos says:

    sa keq me qen……korrak!

  18. Jona says:

    Lajm i trishtuar per njerezit qe desherojne te vizitojne vende te ndryshme lirshem, por eshte per te ardhur keq “qe me te thatin digjet dhe i njomi” sic themi ne…, mjaft me genjeshtra Berisha dhe qeveria e tij e paafte, per mos thene bashkepunetore e krimit, prandaj Bashkimi Evropian rivijne perseri ne diskutime e ridiskutime per fatin e qytetareve normal qe duan te jetojne normalisht dmth me te gjitha te drejtat e cdo qytetari ne Evrope, cmrekulli qe kam shpetuar nga kthetrat e dhuna morale e Shqiperise aktuale prej me shume se 17 vjetesh…; jam krenare sot si qytetare e Evropes, dhe jo te mbaj nenshtetesine shqiptare te Berishes; kurajo bashkatdhetareve te mi per nje jete me te mire e me te lirshme.

  19. mergimtari fv says:

    Alpin ti dhe soji e sorollopi jot po na turperoni neper bote , levizja e lire eshte merite per popullin jo per politiken poskomuniste te Pd+PS= PPSH qe pas 22 vjetesh detyrohen te mergojne per buken e gojes nga mashtrimet ordinere te Berishes , Nanos me co. qe s kane te sosur .

  20. ALpini cari says:

    turku ,greku,serbi,i sales,,,,SHqiperia furnitor droge…

  21. ballaboksi says:

    Sa keq po me vika me thone te drejten. Do myllen prape mrena ne kafaz shqyptaret e shkrete. Gjynaf. Sa te vi ne pushtet Aleanca Koqezi vitin tjeter. Do bojme si do bojme. Hajt mo. Mos u boni merak. Ngushllimet e mia. Qari i skafisteve. Do fillojne prape ata camet e Vlones nga fillimi tu i hudh shqyptaret ne det.

  22. Enver Hoxha says:

    Ska me kalim te pligjshem te kufirit, tai etutje do te vi prape neni i tradhetise, e tha zoti Burgaj polici qe u brymos ne policine popullore. Kush kthehet ka sanksione.

  23. shqiptari says:

    Evropa si po i mbajne Azil kerkuesit nga Shqiperia.Kush i ploteson kriteret,me problemet qe kane.
    Falenderojme Evropen,dhe Organizaten e te Drejtave te nJeriut,qe po i mundesojne qendrimin ne Evrope.
    Ata qe largohen,largohen se skane te Drejta te plota,dhe Liria e fjales eshte e kufizuar.
    Mungon Drejtesia,Faleminderit Evropes.
    Cilido mund te mare Info ne Amnsiti Interneshen.

  24. arbri says:

    Europa nuk eshte Shqiperia , njerzit mendojne se si ne europe dhe ne shqiperi, ligjet jane njesoj, hajde kafsh hajde, po mjer ata njerez qe u gezuan per kete liri levizjeje ne europe, por kur ke te besh me kafsh, ska shanse per me mire… vuaeni prap, e ndihet jash mase hurin dhe masurin e ushtareve te huaj ne kufij, shtroni belin prap o te mjere.

  25. enea says:

    Kjo tregon se ne jemi kafshe, ne nuk respektojme rregullat, neve na japin gishtin dhe u marrim doren.

    Behuni Europiane, civilizohuni, dhe nguliteni ne mendje. Iku koha e azileve me pretekste te kota

  26. tony says:

    jeni shume rende,,,,,

  27. bbb says:

    Evropes i ngeci dopi6ta ne dore. Para 1990 keta pordhacet e perndimit, flitnin per mungese lirie. Rezuan murin e Berlinit, pa ditur se c’i pret me pas. Nuk ka perse ti kthejne prapsh. le te zbatoje perendimi ata konventa qe ka miratuar vete rreth levizjes se lire, sidomos te drejtat direkte nga karta e Parisit.

  28. Ilir, Freiburg says:

    Problemi eshte ngritur nga ana e Gjermanise, pasi ketu eshte shtuar shume numri i azilkerkuesve nga Serbia dhe Maqedonia (ne shumicen e rasteve jane Roma dhe Sinti). Para disa muajsh u vendos qe pagesa per azilkerkuesit te barazohej me pagesen e banoreve te ligjshem qe marrin ndihme sociale, dhe kjo i dha hov rritjes se numrit te tyre. Procedura zgjat gjate, ne dallim me Zvicren ku per dy dite merret vendimi, dhe rrjedhimisht azilkerkuesit perfitojne shuma te konsiderueshme. Serbise dhe Maqedonise i intereson, se si raciste qe jane zhdukin popullsine e padeshiruar. Kete problem Gjermania mund ta zgjidhte shume lehte duke shkurtuar kohen e perpunimit te kerkeses, por gjendet zgjidhja me e lehte, rivendosja e vizave per Serbine dhe Maqedonine, dhe per te mos ju ngelur hatri ketyre gjithmone te preferuarve prej Evropes, ja fusin edhe Shqiperise e cila ne kete mes ka vec fajin te jete e urryera e Evropes.

  29. Petriti says:

    Kam degjuar se pjesa derrmuese e ketyre azilkerkuesve jane shqiptare nga Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Shqiperia. Nje pjese tjeter jane rome te rajonit.

    Nuk ka probleme te medha me komunitetet serbe, malazaze, maqedonase. Pra problemin kryesor e kane shkaktuar shqiptaret.

    A eshte e vertete kjo apo eshte genjeshter ??????????

    1. Horri i Bulevardit says:

      Pjesa me e madhe jane gabele dhe nga sanxhaku me vic nga mbrapa, kjo eshte shume e sigurte dhe gjehet shume kollaj, gabelet e serbise, sdine shqip edhe ata nga sanxhaku sdine shqip.

  30. Nogi says:

    Jo ky kurva prosituta e gjat i hoqi vizat e dha lirin shqipetarve.o intigjen kucka nga je o pedere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje