Banka Botërore e konsideron Shqipërinë si vendin me sistemin më të vështirë tatimor në rajon dhe një nga më të vështirët në botë, i cili krijon kosto dhe penalizon biznesin.
Në raportin e fundit ‘paying taxes 2013’, ku analizohen me hollësi sistemet fiskale në 185 ekonomi të botës, Shqipëria renditet në 25 vendet e fundit. Sipas bankës, shkaku kryesor për këtë janë procedurat e shumta dhe barra e larte administrative që i ngarkohet biznesit, krahasuar me vendet e tjera.
Raporti thotë se në Shqipëri, një ndërmarrje duhet të kryejë mesatarisht 44 pagesa taksash në vit. Këtu përfshihen kontributet, tatimi mbi fitimin, TVSH-ja dhe taksat e tjera lokale.
I njëjti tregues në vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore është mesatarisht 28 pagesa, ndërsa në vendet e zhvilluara të OECD është gati 4 herë më pak ose 12 pagesa.
Numri i lartë i pagesave rrit koston dhe kohën që taksat i marrin biznesit. Sipas Bankës, në total një ndërmarrje në Shqipëri harxhon 357 orë në vit për të mbyllur përgatitjen e dokumenteve dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore. Në rajon kjo kohë është 260 orë, ndërsa në vendet e zhvilluara një biznesi përgatitja dhe pagesa e taksave merr vetëm 176 orë në vit.
Thjeshtimi i procedurave tatimore është një nga treguesit, ku Shqipëria ka ecurinë më të dobët në klimën e biznesit. Në vitin 2008 Shqipëria tek të dy treguesit, si numri i pagesave ashtu dhe koha, renditej më mirë se mesatarja e rajonit.
Por gjatë kësaj kohe vendet e tjera i kanë lehtësuar pagimin e taksave për biznesin, ndërsa në Shqipëri ato kanë mbetur të pandryshuara. Rezultati sipas Bankës Botërore është se ndonëse klasifikohet si një nga vendet me taksat më të ulëta, Shqipëria ka sistemin fiskal me burokracitë dhe procedurat më të rënduara, jo vetëm në rajon, por edhe në botë duke rënduar biznesin me kosto shtesë. /TCH
genc ruli hajdut pervers qe ne kohen e dulles ritvan bode partiak agrar ekonomist,c’pret prej funderinave,
Mos ja prishni lumtunine ktij cifti pllumash sorre :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
Ridvani eshte kompetent arroresh. I harruat piramidat ju???
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
Do jet me opoziten me duket BB se sali serbit i flasin ndryshe rrezultatet e biznesit ke darka e mamit te zenit
Fake notice
Pyesim, a i lexon Berisha keto fakte qe po nxjerr Banka Boterore, apo edhe ata punojne per klanin e Edvinit?
http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/konfirmohen-sulmet-ne-facebook-nga.html
ia fut kot banka boterore,.. biznesi ne shqiperi po lulezon me ne krye mbretin e Shqiperise Stalin Berishovicin..
pastaj, ne kena taksat me te uleta ne planet, ca flet kot kjo banka boterore!!.. mor po nuk ka taksa fare ne shqiperi, njerezit jane me te lumtur se kurre..
rrofte Saleh Berici sa malet e Serbise, poshte kamunistat..