Hakerat ‘patriotë’ shqiptarë ndërhynin në bankat e BE dhe SHBA

25 Tetor 2012, 10:02Politika TEMA
Hakerat ‘patriotë’ shqiptarë ndërhynin në bankat

Një rrjet hakerash prej katër personash është goditur dje nga Policia e Shtetit. Falë operacionit “Bad Boys”, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy personave, Ilir Lajthia 28 vjeç dhe Kejdi Stambollaxhiu, 19 vjeç nga Elbasani. Në procedim të lirë janë lënë dy 15 vjeçarë nga Laçi.

Këta shtetas nëpërmjet programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Viruse kompjuterike” si dhe teknikave të ndryshme kompjuterike, në kohë dhe periudha të ndryshme kanë sulmuar faqe interneti publike dhe private, kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare në internet të klientëve të bankave të shteteve të BE dhe SHBA-së duke kryer transferta të paligjshme bankare në drejtim të llogarive të poseduara prej tyre për përfitimin e shumave të parave.

Sipas policisë, të rinjtë nga Elbasani, të arrestuar mesditën e së mërkurës për vjedhje të bankave përmes rrjeteve elektronike, janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtare hakerash.

Sipas burimeve policore, ende nuk është mësuar se si dy grupet e hakerave shqiptare ju bashkëngjitën atyre në një vjedhje prej të paktën 4 milion eurosh, por që pjesa e përfituar nga ata mësohet se është tejet e vogël. Në këtë operacion vjedhjeje ku janë implikuar shumë persona, shuma që përfituan shqiptarët mendohet se nuk i kalon 20 mijë eurot.

Skema e përfitimit nga hakerat, kryesisht amerikanë, ka të bëjë me mashtrimin me anë të e-maileve ndaj klientëve të bankës që përdorin opsionin e e-banking, që është kontrolli i depozitës në internet. Hakerat i dërgonin një e-mail klientëve në emër të bankës, duke kërkuar informacion për llogari të rifreskimit të të dhënave personale, nga ku zbulonin ‘username’ dhe ‘pasuord’ e klientit. Të mashtruar se po ia dërgonin e-mailin bankës se tyre, klientët i kishin dhënë çelësat e llogarive hakerave, të cilët bënin transferimin e parave në llogarite e tyre në mënyrë elektronike.

Pas verifikimeve rezultonte se edhe dy grupet e hakerave shqiptare nga Elbasani dhe Laçi kishin dërguar emaile të tilla, duke transferuar në disa banka shqiptare të holla. Shuma e transferuar në bankat shqiptare është vetëm 20 mijë euro.

Vetë burimet policore nuk përjashtojnë mundësinë se mund të jenë transferuar në ndonjë banke europiane apo amerikane ndonjë shifër më të madhe, e cila është tërhequr nga ndonjë bashkëpunëtor i tyre. Aksioni i policisë kundër krimeve kompjuterike ishte në sinkron me homologet e tyre, të cilët ndalën kështu një nga grupet kriminale kompjuterike më të aktivizuara në vjedhjet bankare kohet e fundit.

Por të rinjtë ishin përfshirë edhe në beteja patriotike, pasi kishin sulmuar faqe interneti serbe dhe greke. Ata njiheshin si Albanian Cyber Army dhe Albanian Hakers Group. Të rinjtë thonë se kanë sulmuar mbi 600 faqe në Greqi dhe Serbi.

Përkundrejt shumave prej 300-500 euro, ata sulmonin faqet e kundërshtarëve që bënin porositë.

Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 7 sisteme kompjuterike laptop dhe desktop, 40 CD, 10 USB si dhe 5 pajisje të tjera kompjuterike.

Për të rinjtë rëndojnë këto vepra penale:

“Mashtrimi kompjuterik”

“Hyrja e paautorizuar kompjuterike”

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”

“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”

“Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Policia po heton më tej për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

30 komente në “Hakerat ‘patriotë’ shqiptarë ndërhynin në bankat e BE dhe SHBA”

  1. coku says:

    bravo ju qofte more djem! ky eshte zanat qe eshte ne mendje. mund tju denojne por trurin nuk jua mari n dot. me te kujdesshem heres tjeter.

    1. EuroMaloku says:

      Jeni duke gabuar trima.Ne se do te njihni elementet baze te informatikes do te thonit se keta hajdut jane jo vetem hajdut,por edhe debila.
      Po a e din ata se ne çdo “cklik” qe behet ne internet ka nje varg te dhenash te personit..pra eshte aq i zbuluar sa nuk ka vend tjeter ku veprimet behen me te hapura.Edhe tani qe un po dergoj keto shenime ne faqen e internetit te “Gazeta Tema” jane te gjitha te dhenat e mija pavarsisht ketyre anonime qe kam shkruajtur une.Madje me ligj ato duhet te ruhen disa vjet.Gjithe rruga qe pershkruajne paret gjate trasferimit eshte e qarte si dita me diell…prandaj edhe keta hajdute jane debila dhe aspak inteligjent!Ndoshta ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi ne internet kafete te regjistrohen te dhenat e klienteve qe navigojne prej tyre..kjo edhe si mase kunder terorizmit si veprohet kudo ne Europe.
      Pra e lame qe trimat tane jane debila…Po ju diskutantet qe beni tifo per injorantet e informatikes….?Duhet te dini qe vjedhjet qe kane bere “trimat” kane qene vjedhje xhepash te dokumentave dhe si budallenj i kane perdorur per transferta…tamam trapa..!

      1. pergjigje says:

        Ekzaktesisht! Keta jane perdorues programesh, nuk jane informaticiene, arkitekte infrastrukturash kompjuterike, etj. Po te ishin, do ta dinin qe cdo perdorues ka nje IP, qe figuron e rregjistruar ne nje subjekt, qe eshte i rregjistruar diku ne bote, qofte kompani qofte institucion shteteror. Me ligj ne te gjithe boten, log-et e DHCP lease-ve se cila IP i eshte dhene kujt dhe kur duhet te ruhen.

        Keshtu ne oren xx:yy:zz IP adresa 11.22.33.44 ka bere nje transaksion. Hahaha, me cfare mendsh e bere ti parregullt. Viktima i thote bankes qe i jane vjedhur leke. Banka identifikon IP e vepruesit, gjen kujt i perket IP-ja, ja con dosjen policise, e cila kontakton subjektin pronar te IP-se dhe i kerkon se kujt ja ka dhene kete IP, me gjithe te dhenat e abonimit. Keshtu qe nje dite me diell policia pasi i mbledh te gjithe te implikuarit i nxjerr ne televizor dhe gazete.

        1. raimondi says:

          Keta cunat kane bere vetem nje gabim _-Parate qw kane marre ti conin psh ne llogarine time , dhe une i terhiqja menjehre dhe i coja ne Shqiperi me Western union dhe aty pastaj keta ti investonin direkt ne blerje objeketesh ne emer te njerezve te tyre
          , qe te mos ua mernin dot

          Nejse te kene kujdes per heren tjeter, se qenkan cuna artista ….

          Cunat duhet te futen ne pune ne sherbimin sekret shqiptar, ne sektorin e Inteligjences teknike , sektor qe nqs nuk ekziston duhet te krijohet

          1. raimondi says:

            Keta cuna kane bere vetem nje gabim , qe nuk kane lexuar Gazeten Tema

            Po te lexonin gazeten Teama, keta do e kuptonin se gjithe paraja e politkaneve te koruptuar te Ballkanit eshte ne bankat e Qipros, dhe po te futeshin ne ato banka , nuk ankohej njeri se ato jane para te vjedhura dhe te zoterve ju dilte boja

            Nejse ta kene parasysh per heres tjeter ,

            Dhe po te lexonin gazeten ketu , do pyesnin si mund te fshihen parate e vjedhura nga bankat?
            Ne te gjithe do jepnim mendime brilante se jemi me te pjekur se ata dhe mendja vetem per ate pune na punon..

            Cunat e kane humbur rastin kot fare , por ama duhen falur sE jane moshe qE nuk i ze ligji
            Jane adloeshente, dhe nuk kane faj cunat pse bankieret i kane nepunsat qe merren me kodet tip retard people

            Cunat jane te talentuar ndaj duhet te shikohen me admirim dhe te gjukohen me tolerance

            Cunat ne kete rast jane treguar shume me inteligjent se hackerat, sepse hackerat vetem bllkojne faqet , ose te dhenat, por nuk futen dot ne hapje kodesh

            Hapja e kodeve te bankave eshte jashtezakonisht e veshtire , se ato jane high tech
            dhe ato lloj kodesh po nuk i gjete per 2 here resht , te largojne –Keta jane treguar mjeshtra te vertete

            Ne fakt kodet e llogarive te njerezve te thjeshte jane vetem me 4 shifra,por sic thashe te largojne po nuk i gjete per 2 here resht-Nejse keta kane gjetur programin qe perdorin bankat dhe pastaj i jane futur dhe i kane nxjerre themelet

            Keta cuna jane treguar shume , shume te afte…, ndaj te lirohen

            Lironi cunat ,now ! lol.

        2. s'merr vesh says:

          ko plako nuk eshte ashtu, ka plot menyra qe te fshehesh IP tende qe te mos e gjeje askush. nuk eshte e thene qe keta ta kene bere por njohurite e tua jane fillestare, prandaj mos fol kot.

        3. Bazarxhevap says:

          Ip-ja ime eshte Albtelekomit i cili e shperndan ate ne 100-abonente interneti te tjere njeheresh! Neqoftese banka apo prokuroria apo policia, dergon 100-abonente per ndjekje penale, atehere qenka i zgjidhur problemi!
          Po te llogarisim edhe faktin, qe pothuajse te gjithe hakerat,perdorin IP-Spoffing ose veprojne nepermjet proxy servers, atehere ti po ja fut kot fare, bashke me ate me larte!

      2. retreyev says:

        cdo klikim ka te dhenat? ka t dhenat e atyre qe sdin ti manipulojn normale ?

  2. Rilind says:

    Kaq te rinj e kaq te ditur. Te ardhmen e kane perpara.

  3. Enver Hoxha says:

    Une per vete kur te vi ne pushtet, do ti ve keta ne vend te atij guveranatorit trap te bankes se shtetit dhe do ti them se do ndertojme nji fabrike tekstili, me duhen 100-miljon dollare, sa kohe ju duhet qe ti beni, ne qofte se me thone se i bejme per tre muaj e fus ne planin nje vjecar.
    Per tju kap policija a ndonje tjeter, mos e rruni se jam une ktu dhe sju prek njeri me dore, dreken e darken do ta hani atje ku futen sot pashallaret blu.

  4. ska rendesi says:

    Cfare popull kashte jeni..Po si nuk e denoi njeri, por vetem komplimenta..Po sikur hakerat tju sulmojne kontot tuaja, bizneset tuaja etj etj

    Popull kashte!

    1. coku says:

      nqs boshatisin llogarite tona ose bizneset dmth jane me te zgjuar se ne. kapitalizmi eshte sistem i njerezve te ditur, dhe nqs jane aq te ditur atyre u takon. keta vjedhin me dije dhe jo me arme e tendera dhe atje ku marin marin leket e bera ne menyre jo te ndershme.

      1. ska rendesi says:

        Kjo po eshte logjike ? Prandaj studjojne njerzit neper Universitete qe te vjedhin jo me arme, por me dije. ?

        Lum vendi qe ju ka…

        1. NSA says:

          ISLAMIK QEN BIR QENI JE, POR TA KEMI BERE GATI VENDIN, MOS U MERZIT MY FRIEND!!

          1. dc says:

            kujdes NSA se na dhjeve,,,ku te fshihemi nga ty mor, MI gjirizi

  5. safiu says:

    nuk quhen hackers, por crackers. hackers jane ata qe vetem hyne ne rrjetet e sigurta per te treguar aftesite e tyre jo per te vjedhur.

  6. Shpirag says:

    Po jane crackers,natyrisht mbetet për t’u parë perfitimi që është shkelje ligjore,por të mos harrojmë se kanë gjenialitet në perfitim dhe paratë për t’i mbrojtur e kanë detyrë ata që paguhen!Ata kanë ditur mjeshtërisht të futen në kasafortë dhe pa thyer asnjë xham kanë marrë cfarë u kanë dhënë!Cdo të beje ti,zotni nëse hyn në një bankë dhe dyertë të hapen vetiu?Kerkush nuk të pengon!Nuk ka as njerz dhe paratë të vijnë vet në dorë?Une do t’i merrja!Hapu Sezam,nuk është perrallë e kotë!Aq me teper qe kane sulmuar fqinjet tane grabitqare që na djegin flamutin,na shtypin dhe në jug kërkojnë detin!Mire do te ish të kishin sulmuar parate e Sales,Metes,Imamit,Nanos etj,sepse janë bere me mashtrim,dhunë,korrupsion total dhe vrasje!Njerez të tillë mund edhe të lavderohen,mendoj unë,nese parate e fituara i shperndajnë per të verferit ne Shqiperi!

  7. Neorealizmi says:

    Zakonisht keta punesohen ne strukturat e shtetit per te bere te njejten pune me te tjere. Kujtoni filmin “Catch if you can” me Di Caprio, Hanks.

  8. *_Realist_* says:

    Hallall,vertet vjedhje eshte,por eshte Hallall.
    rradhes tjeter me shume….

    1. Rrace bastardesh jeni. says:

      Ku eshte hallalli ketu o legen burre!! dmth, te vjedhesh qenka hallall??

      Ptuuuuuuu race e ndyre. Po ta gjeta adresen do te vije qe te vjedh edhe ty, dhe te shikojme a do thuash hallall atehere, ti turkoshak qen bir qeni! Popull bastard!!!

    2. popo ashtu esht me shume kete rradhe po te jen te mire keta i punesojn tere hackerat si puna ime

  9. Bazarxhevap says:

    Mos vendosni pasworde (fjalekalime) sensitive neper internet kafe (ekziston rreziku i programeve keyloggers te cilet kopjone cdo fjalekalim apo adrese qofte numerike apo me shkronja), mbani nje antrivirus funksional dhe nje firewall te mire ne kompjuterat tuaj ne shtepi, mos lejoni njeri qe te perdor kompjuterin tuaj neqoftese aty keni nje informacion financiar sensitiv ( Numra kartash krediti apo debiti, PayPal informacion , numra llogarish bankare ose fjalekalime facebooku apo e-maili) te cilat nuk duhet qe ti kete njeri, pervec se teje. Neqoftese jeni te detyruar qe ta lejoni kompjuterin tuaj ne perdorim, atehere hiqeni informacionin sensitiv prej andej, ose konsultohuni me nje ekspert, qe ta fshihni ate.

    Eshte shume e veshtire, neqoftese nuk e kupton sitemin se si fumksionojne gjerat, prandaj edhe eshte e veshtire qe te mbrohesh nga ata qe e thyejne ate!!

    1. Zana says:

      Në fakt kalimi i parave nga llogaria bankare, për bonifiko apo blerje online, bëhet me password një përdorimsh, që gjenerohet çdo minutë nga instrumenti personal të furnizuar nga banka, megjithatë hakerat informatikë janë të aftë të bëjnë çudira.

      1. Bazarxhevap says:

        Hakerat nuk jane te afte qe te bejne magji. Ata veprojne mbi bazen e teknologjise ekzistuese, e cila te jep edhe mundesine qe te mbrohesh nga ta, neqoftese di si ta besh. Po nuk di, pyet nje qe di si ta bej, dhe te jesh e bindur qe hakerat do te lene ne qetesi.

        1. Zana says:

          Po instrumenti që ka dhënë banka, i cili, siç thashë në replikën e parë, prodhon një pasword në çdo minutë, për një përdorim, nuk është një masë efikase mbrojtëse? Në se e dini, natyrisht. Flm.

  10. Do mesojne rradhen tjeter says:

    Keta duhet te vidhnin hajdutet dhe jo popullin.Ka mjafte qeveritar qe kane vjedhur ose marre nepermjet korupsionit,keta duhen vjedhur.
    Gabimi elektronik qendron ne mos perdorimin e programeve profesionale per fshirjen e informacionit.

  11. Fllad says:

    ska rendesi, por ç’fare kontosh kemi ne a i vrare,leshte e currit kemi. Nqs marrin, atje ku ka marrin.
    Bravo trimat e xha Jahos, por hidhuni me mire andej nga serbi dhe greku se tonat i kemi!

  12. Zana says:

    Më duket absurd fakti se si i kanë përvetësaur 4 miljonë euro. Me këto veprime mund të lëvizen para, por jo t’i nxjerrësh kesh, mund të blesh ndonjë mall online, siç bënë ata trimat e tjerë para ca muajsh, që blenë ca bileta avioni. Por dhe kështu peshku ngec në rrjetë, sepse bileta mban emrin tënd dhe Masterkard apo Visa mban emrin e tjetrit. Kështu iu futën në llogari sime mbese në Gjermani, duke prerë një biletë, por udhëtari i zgjuar u kap duke e përdorur atë. Policia jonë po dhe media, nuk i sqarojnë mirë rrethanat dhe rrugët e veprimit, edhe nga që nuk i dinë vetë, japin sensacionin: kaq milionëëëëëëëëëë. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje