Të jesh grua në fshatin tim!

24 Tetor 2012, 18:04Politika TEMA
Të jesh grua në fshatin tim!

Nga Albana Hodaj

Edhe pse e vështirë, është e thjeshtë të jetosh e punosh madje dhe të protestosh në qytet si shumë prej nesh. Vështirë të përballesh me jetën në fshatin e harruar qysh nga koha kur të gjithë nisëm ëndrrën evropiane pa e ditur se nuk do ta mbërrinim dot as pas 22 vjetësh.

Atje lart majë malesh, larg, shumë larg nga zhurma dhe e përditshmja, ku s’ka gazeta, as antena telefoni, as ujë në çezma s’ka, as spital për gratë që lindin, as mjekë, pa folur për internetin, psikologen apo ministri që si për ironi të këtyre njerëzve mbajnë emrin “e punës dhe shanseve të barabarta”… Atje larg, shumë larg, (më pak se një orë në rrugë normale…) ku mungon rruga për në shkollë, atje ku duhen kilometra për të mbërritur në këmbë në derën e klasës së shekullit të 21, atje ku era e maleve e flak pa mëshirë sloganin “qeveri e integrimit!”, jetojnë në harrimin e tyre njerëz me zemër e hallë të mëdha.

Në zemër të atyre maleve rriten bijtë e mbetur në këtë rrugëtim pa shpresë, si Lulër të vocërr që i ngjiten malit me këpucët e grisura për të mbledhur rigon. S’kanë nga t’i gjejnë lekët për shkollën, pa asnjë të ardhur mujore në familje, detyrohen të marrin malin në piskun e vapës, sepse taksa e shkollës së studentit duhet paguar, ndryshe… në mal për të kullotur bagëtitë! Gjithmonë e kam ëndërruar fshatin duke mbledhur lule në lëndina, por kur shoh sesi gratë me shaminë në kokë mbledhin çaj me këmbët e përgjakura, rrëqethem dhe them sa e padrejtë është bota ku jetojmë, për më tepër sa larg është shteti dhe daullet e tij të këtij 100-vjetori…

Gratë ngrihen pa gdhirë, mjelin bagëtinë, kullotin lopën, shkojnë në arë, lajnë e pastrojnë shtëpi e avlli, bëjnë drekë e darkë, mbushin ujë në burim e në mbrëmje tretin trahananë e mëngjesit …Flenë duke mbyllur sytë, por jo hallet. Sa vështirë të jesh grua në fshatin e njerëzve të mi! Më dhemb zemra kur shoh një grua në podiumin e këtyre 8 viteve që flet e bërtet për suksese ,emancipim e integrim si kryeligjvënësja e këtij vendi. Sa do të doja të ishte vetëm një ditë të vetme pranë këtyre grave për të kuptuar pse ato mallkojnë ditën kur kanë lindur e fatin që kanë pasur për të jetuar në këtë vend të harruar ku zyrat e komunës një fshat më larg as që munden ta ndryshojnë realitetin me pafuqinë e tyre reale, edhe pse me dëshirën për të bërë punë të mira.

Sa do të doja që zonjën Jozefinë, unë dhe ato gra të kishim nderin ta quanim sot shoqe që bën të pamundurën për të çuar rrugën në këtë fshat të harruar e të largët sot vetëm një orë e gjysmë nga qyteti im, por që është kaq larg mundësisë për një jetë që këto nëna e motra e meritojnë. Të papuna, të pasiguruara, pa pension dhe të vetmuara në plakjen e tyre, pa mundur t’i mbajnë bijtë dhe bijat e tyre në atë vend të të parëve dhe në atë copë Shqipërie që u përket… Zonja Jozefinë del në mediat e zhurmshme në fushata e madje dje e pashë të protestonte kundër dhunës. Po kujt ia kërkon këtë gjë ajo që është vetë ligji dhe shteti ku ne kemi sytë? Sa do të doja ta shihja ministren e Integrimit duke u shpjeguar këtyre grave në fshatin tim mrekullitë social-ekonomike të kësaj qeverie me të cilat ajo mburret para botës! Po a e di se ajo në jetën e Nilës apo Marës nuk do të jetonte as dhe një sekondë të vetme dhe jo më të mbijetonte siç bëjnë çdo ditë këto heroina? Po! Të jesh grua në fshatin e sotëm dhe jo vetëm në fshatin tim, është vërtet heroizëm! E kur flasim për qeveri të integrimit dhe të 100 vjetorit, të tilla heroizma janë njolla e tyre e turpit!

Dielli i zgjon herët këto gra, më herët se dritaren e zonjës Jozefinë, së cilës do të doja t’ia tregoja emrin e fshatit ku këto nëna e motra përleshen me egërsinë e dimrit jo më të pamundur se mundimet e ditës. Do t’ia kursej këtë togfjalësh, sepse unë e di se gjithandej fshati po braktiset e ka vite që s’flitet për të. Ai në axhendën e kryeministrit është rrënjë arrorësh e plantacione ullinjsh që vetëm ai i di se ku janë e sa ua kanë lumturuar jetën fshatarëve në rrethin tim.

Të jesh grua në foltoren e Parlamentit apo në karrigen e ministres është vlerësim, por të jesh grua në fshatin e sotëm shqiptar, është turpi i këtij privilegji! Aty ku malet rrëfejnë heshtur histori krenare të nënave që kanë luftuar në shekuj për këtë tokë, aty ku Miroja u vesh si djalë dhe shtriu në tokë pashanë, aty ku rrënjët e tokës mburren me gjakun që bijtë e saj kanë dhënë për lirinë e përbashkët e për ngjyrën e Flamurit të këtij përvjetori, aty ku kënga e burrave me besë e peshë ka gjetur rrugën e këndohet deri në UNESKO, aty ku rapsodi popullor thur vargjet “Shqiptarë kudo që jeni anembanë nëpër botë/Ju pret nëna që ju lindi në gjirin e sj të ngrohtë”, aty ku Shushica është gjallë ashtu si mali i Çikës, aty ku zjarret partizane kanë ndezur flakën e lirisë së Kombit, ja pra, aty ku shpirti i këtyre njerëzve të lashtë e të rinj të mbush me nder e krenari, aty kjo qeveri ka harruar të mbërrijë prej vitesh duke i mbyllur këta njerëz në vuajtjet e tyre të përditshme ku është kaq shumë e vështirë të kesh një rrugë jo aq mahnitëse sa thotë Jozefina, por një rrugë që shkurton ato pak kilometra që e degdisin Labërinë tonë në harrim.

Dinjiteti i të qenit grua, shkruar në qindra spote e fletëpalosje shoqatash thënë thjesht janë të drejtat themelore që një njeriu i duhen në një shoqëri, për më tepër në një shoqëri që në 100 vjetorin e saj pretendon të quhet demokratike. Derë më derë duhet lindur shpresa se ky realitet duhet patjetër të ndryshojë. Derë më derë duhet ngjallur besimi se ne nuk mund të mbetemi skllavet e shekullit modern, por ne së bashku duhet të zgjohemi për rrugën, për dritën, për çezmën, për librat, për tokën, për bukën ,për këngën, për fëmijët, për të sotmen, për të parët, por ne duhet të zgjohemi mbi të gjitha: për Veten! Ju nëna dhe motra që dielli ju zgjon të parave atje në lartësitë e maleve të Labërisë, duhet të bashkoni besimin e thirrjes së përbashkët “Dielli ka dritë për të gjithë!”

40 komente në “Të jesh grua në fshatin tim!”

  1. alma says:

    Pershendetje Albana.
    Zonja Topalli mund te kete te meta dhe gabime, qofte edhe faje si politikane. Mund te mos iu pelqeje shume njerezve dhe mesa duke ti je nje nder ata. Dje ajo beri nje manifestim te mrekullueshem, i cili nuk ishte pro qeversise por ne mbehtetje te grave dhe vajzave. besoj edhe ne mbeshtetje per ty.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      ke te drejte alma edhe une e pashe manifestimin medioker!
      Ke te fala nga Venecia:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

    2. shhhhh says:

      IK MOJ MBUSHU, ne ate manifestim nxorri nga puna te gjithe mesueset e shkollave dhe la femijet tan e pa mesim per te bere show. Le te punojne atje ku duhet jo te beje spektakel

  2. mentari says:

    Prandaj nuk ju vjen njeri per ndihme se akoma genjeni me akuza se gjoja asnje grua nuk ka pencion kur duhet se te gjitha femnat fashtit kane pas punuar ne koperativat bujqesore dhe qe te gjitha kane pencion.po te thuash se ai pencion eshte i vogel une jam shum dakort me ate por te genjesh se ato jane pa pencione me duket sikur po flet si mercenare e edvinin imoralit qe genjen nga mengjezi ne darke.

    1. elinor says:

      O Mental, nuk e ke kuptu mire se ajo nuk tha ‘pencion’ por ‘pension’! Dakord?
      Here tjeter mos u ngaterro vete e mandej t’u biesh ne qafe kot te tjereve!

    2. Eri says:

      O koketrash dhe kur do te shash te majten i thurr lavde komunizmit dhe kohes se kooperativave. Po keto 22 vjet demokraci o njeri pa tru pse s’jane siguruar keto gra ne fshat qe te perfitojne pension ashtu sikurse grate e fshatit ne perendim? Po pse o me pensionet e Enverit do te mbulosh deshtimin e qeverise Berisha dhe mamutheve te PS-se vite me pare?
      Po te marresh pension sot duhet te jesh te pakten 60 vjece per grate, nese ke punuar dhe varet sa kohe ke punuar me kontribute sigurimesh shoqerore. Po ato vajza dhe gra fshati nga mosha 18-59 me cfare te ardhurash duhet te mbahen? Pyete nje here mamin se cfare mund te bej ajo me 4,000 Lek te reja ne muaj?

  3. Laberia says:

    Thuaje qe eshte terbaci se nuk eshte turp .por eshte e njejta situat ne mbare shqiperine tone eveopiane

    1. fati says:

      Me mire te thote se eshte Terbaçi i Natasha Hodos ish drejtoreshe ne Ministrine e Punes dhe e Shanceve te barabarta me duket edhe e Gruas etj si edhe e Makbule Cecos ish ministre e Natashes ne kohen e Fatos Nanos dhe te Ilirit. Po pse nuk ben nje gje per grate e Terbaçit? turp!

      Ne nje shoqeri si kjo e jona ku gruaja e do pushtetin per te vjedhur njesoj si burri, nuk ka fjale me per te thene. Fjalet e kane humbur kuptimin. Albana e dashur gjithe kjo revolta jote kunder Jozefines, nuk mjafton. Ajo duhet ti drejtohet edhe Makbules, edhe Natashes, edhe Nores se arsimit, edhe Irisit me qerpiket si dallendyshe, edhe Monikes e plot grave te tjera qe si urithi e kane ulur koken me syte mberthyer tek gropa nga dalin parate.

      Edhe ne fshatrat europiane grate e fshatit e te qytetit punojne shume madje, aq sa ti Albana te habitesh, po ato bejne punet qe vete i kane zgjedhur dhe per to shperblehen. Ndersa ne ate fshatin e Terbaçit edhe ne fshatra te tjera e qytete te Shqiperise grate e kane punen shume here te veshtire, ngaqe ndihma e qeverrise eshte inekzistente dhe ato me mire pelqejne te shohin telenovela se te punojne e te kujdesen per punet e shtepise. Po pse moj Albana ne Terbaç akoma nu ka çezem fshati?-mendoja se Enveri do ta kishte shpure nje te tille si fshat lufte qe ishte..

    2. homeri says:

      —Shkrm koti —po pse cfar do ti beje qeveria fshatit ti kthej ne kooperative qe te punojne grat –Tokat i kane , kopet i kane te punojne e te jetojne, bile te vene dhe pasuri. —Por shteti duhet te permiresoje infrastrukturen , kushtet e shkollimit dhe ne qendrat kryesore te kete dhe qendra shendetesor per ndihmen e shpejt—Ja fusni kot cfar ti beje TERBACIT atje maje malit qevera —mos beni prapagande idiotesh se neveriteni

  4. alban4eva says:

    po alma, ke te drejte, por vetem per nje pjese te vogel te asaj qe thua.. qe Zhellefina paska bere nje manifestim ne mbeshtetje te grave dhe vajzave..
    po pastaj?? ca dmth kjo? cfare u zgjidh, cfare ndodhi pas kesaj, cfare u ndryshua?? e ka ngritur ndonjehere zerin zhellefina per fjalorin e Berish pisit, qe shan me liber shtepie ke te kete qejf? po per ate vajzen ne Kamez, ne mos gaboj, qe kryetari i bashkize Mziu, kelysh i Berish kafshes, e rrahu bashke me te fejuarin e vete, dhe perpara kesaj e kishte pushuar nga puna , se vajza e kishte akuzuar per ngacmime seksuale..!! ajo i ka shkruajtur leter zhellefines per kete ngjarje makabre, dhe nuk mori asnje pergjigje..
    pse smori pergjigje? pergjigja eshte e thjeshte, sepse ne mes ishte Xhelal(t) Mziu, lepiresi i Sali shpelles.. keshtu qe smund te nderhynte Zhellefina..
    thjesht zhellefina ben nje manifestim pa bereqet.. sepse faktet duken, si eshte katandisur gjendja e femrave shqiptare..

    ajo zhellefina jote Alma, te beje nje mije te “mira”, ajo vetem femer nuk mund te quhet, nje femer qe ben si histerike ne parlament, qe flet dialektin e saj te trashe, qe flet me nje zhargon vulgar, qe ben tifozllik si tifozet ne stadium, kur Sali psiqiku u thote deputeteve te tjere “zhvishuni”,,..
    ajo vetem femer nuk mund te quhet..
    dhe mes mijera turpeve qe ka shqiperia, edhe zhellefina eshte nje pjese e ketij turpi, eshte turpi i grave dhe i parlamentit shqiptar.. eshte turp dhe peshtiresi qe kjo karagjoze dhe halabake, kjo rrugace rruge dhe e pashpirt te jete ne krye te pallamentit (ashtu sic thote edhe vete Zhelli) shqiptar..
    po normale, ajo ska faj, ajo edhe nje cope mesuese e thjeshte nuk mund te jete, me ate sjellje qe ka.. ate e ka cuar kryekrimineli i Shqiperise, Sali vrasesi, per interesat e veta, qe te kete nje krah ne parlament, te flase kur te doje, sa te doje, te beje cte doje ne parlament, sikur te sihte shtepia e tij.. ja, per kete pune eshte zhellefina kryetare “pallamenti”..
    keshtu qe mburre sa te duash zhellefinen ti Alma, ajo do ngelet ne analet e historise si nje femer vulgare dhe rrugace, me epitetin, “kapeni mer pre zhellesh dhe nxirreni perjashta, bagabant””…

    1. Arberor says:

      Argumentat e tua per Josefinen qendrojne, por edhe Alma nuk e ka lavderuar aspak ate per politikat qe ajo ka ndjekur per ta bere me te veshtire jeten e femrave shqiptare. Te pakten keshtu e kuptoj une!

    2. Arberor says:

      Ah me fal, qenkam ngaterruar, thashe se po flisje Albanes, e paskam ngaterruar me almen. Je ne rregull!

  5. alban4eva says:

    ty mentari eshte e kote te komentosh, ti ben punen tende prej lepirsei.. ti vjell budalliqe nga goja ketu, dhe kur mbaron punen ne darke, shkon atje ku je punesuar dhe pret te te hedhin kocken te kembet, qe ta marresh, te ulesh ne nje qoshe dhe ta lepish rehat, ne hallin tend..

    dhe neser avazi prape, vjen ne pune, vjell diarre nga goja ketu ne forum, dhe ne darke shkon te marresh shperblimin tend, kocken..
    dhe keshtu vazhdon jeta jote, e qete, pa halle, pa shqetesime..pra jete pa ngjyre.. e perse ta vrasesh mendjen.. se mos ke halle ti..

  6. alma says:

    Ju mund ta shani sa te doni por ajo mbetet nje grua dinjitoze dhe e respektuar nga mbare njerezit e qytetruar. Sharjet s’jane argumet! me gjate nuk deshiroj te merrem me mesazhe te cekujlibruara qe shkruani!

    1. elinor says:

      Zonjushe Alma, leje kete muhabet me mire. Nuk e di a eshte ngaqe e ke te veshtire ta pranosh zhgenjimin per Jozefinen apo ngaqe punon si ndonje sekretare e saje, por mos na e permend me se po nxjerrim zorret e barkut nga neveria! Vetem femer s’eshte ajo! Nje emer kemi ne Shkoder per te tilla femra: shake!

  7. ILIRET says:

    Kunder kujt protestonte Topallja dje. Kunder SRB-it. Kerkonte kthimin e regjimit te Enver Hoxhes, pasi ne ate kohe, nuk guxonte kush me preke grate e femijet. ( kohe e poshter).
    Grate e fshatit. S’do me dit kush, ne marin fryme apo jo. Rri nje dite prane ekraneve te televizioneve. 20 apo 30 kanale shqiptare, gjithe diten transmetim, asnje fjale per femren fshatare.
    Diskutojne me se i lyejne thonjte, kur grate e fshatit i shqyejne thonjte, neper gjerdhe e gjemba ferrash. I nxijne nga vjelja e domateve.
    Pyesin femrat aristokrate, se ne cilin dyqan mode i blejne rrobat, ku i bejne floket, ku e ferkojne bythen per masazh, e ku di une.
    Ndersa grate ne fshat, edhe kur zbresin ne qytet per nje vizite tek mjeku, veshin ende rrobat, qe bene kur u martuan. Ndersa per masazh, edhe burrat e tyre kane harruar se si ja benin dikur. Keto tamam skllave, qe zgjohen shpejt, mjelin bagetite, cojne qumeshtin tek makina qe e grumbullon, bejne gjelle per robt e shpise, punojne token me bel e me kazem, ngarkohen me bar per bagetite, me dru per zjarr, dhe uje per larje e pirje.
    Ato mallkojne veten qe fati i beri qe te lindin grua dhe jo lope.

  8. FLORA says:

    Shkrim i shkelqyer Allahu te shperbleft moter e nderuar,fjalet tua sherojn dhembjen nga mundimet,kam qen grua e kti lloj fshati,esht veshtir shum ,por edhe ne kushte me te mira jeta esht me halle.

  9. Shkodra says:

    Liljana Hoxha ne emisjonin Fokus te Robert Papes tha se Jozefina Topalli,Djana Çulli,dhe Monika Kryemadhi,jane te piketuarat e Ramiz Alisë,për vendet që mbajnë sot.

  10. plasja ne fetyre says:

    Zonja Topalli kishte shkulur administraten nga te gjitha Bashkite e PD-se dhe Prefekturat e vendit.. e neveriteshme… Me kujtohet kur na dergonin ne kohe te PPSH-se te shikonim ndeshje futbolli me Kinen….

  11. alban4eva says:

    po Alma po, ke te drejte.. se sa dinjitoze eshte Zhozi, e kemi pare ne “pallament”.. kur bente si histerike dhe fliste si rrugace.. se sa dinjitoze eshte Zhelllefina e pame kur digjshin njerezit me benzine dhe s’foli gjys fjale..
    e pame sa dinjitoze ishte Zhellefina, kur nje vajze e dhunuar si nga ana morale, si nga ana fizike nga nje kryetar komune shpellar, dhe qe u pushua nga puna sepse nuk pranoi orvatjet seksuale te kryetarit shpellar, i beri leter zhozit per kete ngjarje te ndyre, dhe zhellefina as qe e mori mundimin ti kthente te pakten pergjigje, lere pastaj te zgjidhte ceshtjen..
    e kami pare sa here, kur ska thene gjys fjale kur kafsh Berisha ka bere nje mije e nje te pabera.. dhe ajo ne fakt ka qene shume “dinjitoze”, ska hapur goje fare.. e si mund te hape goje kunder bosit te vete??
    une te kuptoj ty Alma, sepse ose do jesh e afert me zhellefinen, ose aq llogjikon, dhe anormalen e quan normale.. do preferoja te paren, sepse do te thpte qe e di ca lloj “femre” eshte ajo, por nuk e hedh dot poshte sepse je familjare me te..
    per fat te keq, mentaliteti sot ne shqiperi, eshte i tille, kafsheror.. mjaft te lexoni komentet ketu ne forum, kur ligesia, kafsheria, e keqja, pocaqilleku, krimi, pabarazia, varferia, mjeremi, etj, merren dhe kalohen per gjera normale, dhe biles edhe te mira..
    ky eshte kulmi… kjo eshte grada e fundit e nje shoqerie.. dhe kjo duket qarte nga komentet qe te hapin barkun ketu ne forum…
    normale qe mesazhet tona jane te “cekuilibruara”, se ste pelqen ty

  12. Te puth says:

    Albana.
    Te puth doren edhe kemben. Me mbushe syre me lot.
    Kam 20 vjet ne emigrim dhe endren me te madhe dhe te vetme kam qe te kthehem ne ato vende qe ti permend.
    Jam I lodhur me perendimin, jeten, hipokrizine, makinat, kompjuterat, celularet. E vetmja qe me mban gjalle eshte kthimi ne ate jete qe ti permend.
    Nuk kam zili as salen as zhelefinen, as tiranen as makinat.
    Ne nuk dime se cfare bukuri na mungon, pir bredhim mbas hipikrizuse se zhvillimit perendimor.
    Punoj 7 dite nga 12 ore per te paguar qira, siguracione, makina dhe gjera te tjera qe skane vlere.
    Cajupi thote
    Sa te mund te rroj me pak
    Po atje te behem plak

    1. kthella says:

      Ke te drejte lum miku po ja qe nuk kemi mundesi te kthehemi se shpresojme qe femijet te studjojne dhe me vone ti martojme dhe kaq e pat jeta jone keshtu qe me duket se eshte shkruar qe do mbetemi ketyre rrugeve pa kthim te pershendes

  13. Dada says:

    Ky eshte nje hartim i persosur dhe mendoj se autorja ka marre gjithmone dhjeta ne letersi.Por cdo e mire ka edhe te keqen e saj.Se pari shtypi dhe qeveria duhet ta inkurajoje jetesen ne fshat sepse fshati,ku prodhohen te mirat materiale dhe buka qe ha autorja nuk mbillet e korret ne bulevard ,as ne taracat e shtepive,por ne fshat.Te shkruash per fatin e gruas fshatare qe merr ajer te paster dhe diell gjithe vitin e fatin e gruas se qytetit qe lan nevojtoret dhe fshin rruget me duket se ajo e fshatit eshte me krenare per punen e saj sesa sherbetorja ne qytet.Vertet puna ne fshat eshte e veshtire.por ajo ka bukurine e saj.Te mjelesh lopen,dhine apo delen eshte nje kenaqesi,te shikon kur lind lopa,delja apo dhia eshte njesoj si te shikon lindjen e nje femije.Nuk dua te flas me per te mirat e fshatit ne krahasim me qytetin.Njeriu kudo qe eshte duhet te dije ta ndertoje jeten.I thone nje fjale popullore “me mire te dish sesa te keshe”/Te jetosh ne fshat edhe me nje ndihme te vogel je mbret e kaluar mbretit.Une jam vete me origjine fshatare dhe i fshatit menjehere pas luftes.Fshati im nuk kishte shkolle dhe shkoja ne shkollen e nje fshati tjeter.Ne anet tona binte bore e madhe ,tani duket se moti eshte ne favor te asaj zone se bore bie me pak. Une kisha vetem nje shok nga fshatin qe shkonim ne shkolle.Nje dite dimri kur bora arrinte ne trashesine mbi nje meter une shkova vetem ne shkolle.Nje burre kishte qene disa meter larg dhe kishte pare ujkun qe ecte ne gjurmet e mija dhe mund te me kishte ngrene/Kur kthehesha nga shkolla me priste bagetia si ne vere ashtu edhe ne dimer,por une nuk u dorezova.Shkollen e mbarova dhe me rezultate te mira dhe u bera nje punonjes i mire ne saje te punes sime te ndershme pa ndermetesine e askujt.Une prinder nuk kisha qe te interesoheshin per mua bile mesuesit as nuk e kishin idene se i kujt isha se une nuk isha bere asnjehere problem.Prandaj,zonjushe ose zonje duhet te vetecensurohesh ,se hartimi juaj eshte thike me dy presa,njera prese eshte e drejte,por tjetra ben efekt te kundert. Per te miren e vendit dhe te kombit,fshataret nuk duhen grumbulluar ne qytete,por te rrine atje ku kane jetuar te paret.

    1. assault says:

      Dad, shyqyr qe s’te hengri ujku, qe te tregosh keto histori gati te pabesueshme per brezin e pas ’90. Sigurisht qe njerezit nuk duhet ta braktisin fshatin, por edhe shteti duhet t’i stimuloje qe ata te qendrojne atje. Ne fakt duhet te qendrojne ata qe e dashurojne fshatin, ndersa tere migrimi brenda vendit duhet te paraprihet nga politika zhvillimi, dhe jo si rasti i Bathores.

  14. cika says:

    O njerez,mos derdellitni kot duke share apo kundershtuar autoren e shkrimit.Kushdo qe e njh nga afer realitetin e TERBACIT dikur te famshem i dhemb shpirti per ate gjendje te mjeruar qe eshte katandisur.Megjitheate nuk eshte nevoja te njohesh Terbacin te gjithefshatrat e Shqiperise jane kthyer ne fshatra mesjetare,pa rruge pa uje pa shkolla pa sherbim shendetsor pa drita dmth pa kushtet minimale te jetesea.Thashe per TERBACIN SEPSE E NJOH MIRE SE JAM PREJ ANDEJ
    Njerez zgjohuni se vajti shume vone.

  15. tefta says:

    Bashkohem me Thirrjen tende o Bije Fisnike e Laberise Trime!

  16. brizida says:

    Albana, ke mendje dhe pene te forte, je nene shembullore, shkrimtare dhe mesuese e arte, kenaqesi qe per vec meje po te njohin dhe shume te tjere. Pene te mbare.

  17. Tironci says:

    Neqoftese ka Zot Terbaci duhet te paguj krimet qe kone bo partizonet e vet ne tirone e ne vene te tjera. Duhet tu vije turp e jo te ankoheni. .

    1. arrixhiu says:

      ti duhet te jesh nonje tironc i zbrit prej vicidoli.

  18. Andrea says:

    Dad,na mallengjeve me keto llogjet qe ke hedhur ne kete fejton.Mire z.Alma e mbron Xhozefinen se e njeh dhe e ka shoqe,po ti o derdimen si e quan hartim te bukur kete shkrim rrenqethes per grate e vajzat qe jetojne ne fshat.Ti thua qe ke mbaruar shkollen dhe punon,po chale pastron o derdimen se me keto tru qe ke ti vetem per” dru me pre “ben.U te cafte ujku o tru thare po [er cilin fshat flet o i shartuar per kete te sotshmin apo per ate te dieshmin.Me gjithate o i studiuar na tregove te pakten se ku prodhohet buka qe hame.

  19. Budallenjte says:

    Per budallenjte kemi thene te komentojne vetem te shtune e te djele

  20. Remi says:

    lexova me shume vemendje artikullin tuaj z,hodaj. eshte mbi mesataren e nje nxenesi te fillores,URIME!por,,shkrimi me beri te kthehem ne kohe, te kujtoj me neveri vitin 1981 kohen kur isha ne pasha liman, ushtare, dhe per arsy pune(ushtrie) me eshte dashur ti shikoj nga afer fshatrat, fshataret e gjithe asaj zone, ne veçanti terbaçin per te cilin ti flet,,,,, UN SOT, SE KAM PARE TERBAQIN por atehere ishte sketerre(megjithe se ishte fshati me komunist i zones)nuk do harroj deri sa te vdes varferine e tejskajshme te nje familje (mustafaraj)ne qofte se nuk gabohem,,e cila ne veshtiresi te medha ekonomike na priti nje nate,ashtu si themi ne verioret me buke krype e zemer!! te shkretet trima te terbaqit, ishin bere te mjere ,me siguri dhe nga kontributi i babait tend.te jeshe grua nuk eshte e lehte askund shoqe,te luftosh te behesh grua eshte e veshtire, dhe nga menyra si e keni shkruar kete artikull te sigoroj se ti nuk behesh kurre, persa i takon se ty te dhimsen shume bashkfshataret e tua mos u llodh shume sepse nuk te beson askush,persa i perket qe duhet te behet diçka me shume jam dakort me ty, por sigurisht ti dhe shoqet tuaja kurre nuk do te beni per to ndonje gje, je e mbushur me urrejtje shoqe dhe nga urrejtja nuk del asgje e mire!!! mos kerko qe dikush te rregulloje per 8 ose 18 vjet ate qe TI,BABAI YT, FISI YT, DHE NJE PJESE E MADHE E ZONES SUAJ E SHKATERRUAT PER 50 VJET,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ME SHUME RRESPERK PER FAMILJEN MUSTAFARAJ+RRAPAJ+SALATI.

    1. erdi says:

      SHKO MESO SHQIPEN LETRARE O REMI, THUHET TERBAC JO TERBAQ, SE NA HAPER BARKUN ME INJORANCEN DHE GUXIMIN KAFSHEROR QE KENI PER TE SHARE CDO GJE QE NUK ESHTE NEN SKLLAVERINE TUAJ. SHKO NE VIQIDOL HA HA HA..SE ATJE THONE QE KUR JU ERDHI KAMIONI I PARE QE JA U SOLLI PARTI E PUNES SE SALI VAMPIRIT..I DHATE KASHTE…SE E KUJTUAT PER KAFSHE.

  21. Udheheqesi says:

    Dada ka te drejte ta quai hartim,pasi ma merr mendja nuk e njeh fshatin.
    Edhe ne sistemin e kaluar,kishte qendrime si i Dades nga persona qe jetonin ne qytet.Ne te shumten e rasteve vizitat te njerezit e tyre ne
    fshat i benin ne stinen e vjeshtes,kur piqeshin rushte,shkundeshin arrrat apo behej pastermaja.Kur fshatari i varfer i shtronte darken si e ka zakon fshatari, me raki e mish ,mystafiri i qytetit fillonte politiken per mireqenien e fshatit e thoshte se ne fshat rrohet shume mire.Po kur dikush i thoshte se nuk ke pse torturohesh ne qytet eja ne fshat ,fillonte e belbezonte duke nxier justifikime qe me shume fshataret qeshnin. Edhe zoti Dada si duket nuk i njeh veshtiresit e fshatit e sidomos sot,e ne zona malore.Pa shkoni e pyesni femijet e fshatit se c’heqin nga veshtiresia e rruges,nga te ftohtit,si kalojne lumin te varur ne litar,si u bie uji mbi koke se u pikon catia.Si duket
    e paska harruar ujkun.Pensionin ne fshat e marin ata qe kane punuar ne kooperative e kane mundesi te paguajne per pension,po pa pension do ngelin qytetaret,pa per fhatin pas disa vitesh nuk do behet fjale fare.
    Hartimin me te bukur e bere ti me ngjarjen e ujkut,e si duket do kete qene kelysh i vogel si puna jote,pa po te ishte i madh e ne dobore nuk pyeste se ishe burre apo jo.Albana ka treguar jeten e fshatit sot si eshte ne realitet.Ndiqi emisonet qe jepen per fhatin e jo vetem te lexosh RD E 55-en se per ato nuk ka rruge te pa shtruara,nuk gjen lumenj pa ura,nuk ka shkolla pa ngroje,nuk gjen fshatar te leroje token me gomar,nuk ka Varferi ,pleqte jane siguruar ne shtepite e te moshuareve,pensionistet jane shume te gezuar e te lumtur ……apo jo DADA?

  22. beni says:

    Alma! Mos je vet Jozefina ti, se keshtu me dukesh? Me mire dil me emrin tend se ska lezet! ?

  23. turi says:

    Alma! Mos je vet Jozefina ti? se keshtu me dukesh!Me mire dil me emrin tend, se ska lezet!

  24. eli says:

    O ju o shqiptare jeni ftof te gjithe,,,shifni punet e juja,,se punet e qeveris i regullojne vet ata qe jan ne krue,,,

  25. alpin gomari says:

    Topalli ashte komuniste e kamuflume per te mbajt Saliun siper.

  26. Tironci says:

    More “arixhi” legen!
    Une jom tironc dem babà dem! Ti me siguri je bir i nonji prej atyne partizoneve/legena qe kane ardhe me morra e pleshta e kane pushtu tironen. Kone vera e kone pre per 50 vjet. Ne vend qe te rarissimi urte e te pernfitosh prej zemergjonesise tone, ti nuk kerkon falje por llomotit si kurve! Ishallah Zoti ju gjykofte brez mas brezi!

  27. lesi says:

    Per xozin ky shkop byrek dybek eshte shum i vogel nje tjeter i duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje