Rreth 300 mijë euro janë vënë në dispozicion nga qeveria për dekorin që do të kryhet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Por kjo shifër është relativisht e vogël për një ngjarje të madhe të shqiptarëve për sa i përket jo vetëm simbolikës.
Kjo shifër është më pak se gjysma e shumës që qeveria shqiptare ka miratuar për të festuar në publik heqjen e vizave nga Bashkimi Europian për qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Dy vite më parë, qeveria shqiptare akordoi një buxhet prej 700 mijë eurosh për dekorin, publicitet dhe festat në shesh, por edhe në ambiente zyrtare.
“Qeveria vendosi që Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin “Projekte”, artikulli 604, t’i shtohet fondi prej 48.456. 224 leke për mbulimin e shpenzimeve të realizimit të projektit “Dekori i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, citohet në gazetën “Shqip”.
Vendimi i djeshëm për fondet duket se ka ardhur si pasojë e problemeve financiare me të cilat po përballet qeveria në këtë fund të këtij viti.
Ne qofte se Ismail Qemali do te ishte me pd-ne e saliut, festa do te ishte madheshtore, por ce do Ismail Qemali ishte me Shqiperine dhe ketu bie ndesh me miqte e saliut.
Ashtu eshte Ismail Qemali eshte me Shqiperine, vecse u kutjua shume vone per te qene me Shqiperine….ne moshen 70 vjece
kshu eshte kur lexon historine tende te ndyre.Te duket ismoli burre,,,,,,,,,,por ishte thjesht nje zgjeps sic ty
PO clidhje ka sllobodanka me pavaresin e shqiperis ai ka at te serbit pastaj la me fonde vishoja me nishanin njeri me pergjimet tjetri me rregullime shpije e ilace