Dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë bërë pritë një furgoni në tunelin e Shkopetit, në aksin Milot-Burrel. Sipas gazetës “Shqip”, furgoni ka qenë i vetëm, pasi qarkullimi i mjeteve ishte shumë i rrallë. Pasagjerët po udhëtonin nga Tirana për në Dibër për festën e Bajramit.
Por me të hyrë në tunel, duke i mbajtur nën presionin e armëve, ata u kanë grabitur gjithë udhëtarëve sendet e tyre personale dhe paratë që kishin me vete.
Hajdutët ju kanë marrë edhe celularët në mënyrë që të ishte e pamundur njoftimi i policisë.
Pas vjedhjes ata janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që pasagjerët dhe shoferi kanë kërkuar ndihmë në automjetet e tjera për të njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së policisë, ata kanë deklaruar se ju janë vjedhur sendet e floririt dhe shuma të konsiderueshme parash.
Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se dy muajt e fundit të vitit gjithmonë ka pasur rritje të rasteve të grabitjeve dhe vjedhjeve të ndryshme.
DEKRET
Nr. 7785, datë 12.10.2012
PËR EMËRIM AMBASADORI
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2
të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të republikës së Shqipërisë”, me propozim
të Kryeministrit
DEKRETOJ:
Neni 1
Zonja Filloreta Kodra, emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës
së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të
Bashkuar dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
KJO ESHTE KATOVECA KOMUNISTE. ASGJE ME SHUME. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/qeveria-berisha-sulm-ne-facebook-kunder.html