Familjarët e Gërdecit i shkruajnë Ina Ramës: Tani mund ta hetosh Mediun sepse nuk ka imunitet

26 Tetor 2012, 16:56Politika TEMA

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, i është drejtuar me një letër kryeprokurores Ina Rama, duke i kërkuar asaj që të hetojë ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, pasi ai tani nuk ka imunitet.

Në letër thuhet se tani nuk ka nevojë për autorizim për nisjen e ndjekjes penale. Sipas letrës, veprimet që kanë nevojë për autorizim janë arrestimi dhe kontrolli i banesës, që nuk janë të nevojshme në këtë rast.

Në letër janë cituar edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve për këtë çështje. Ata njëzëri kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

E nderuar Kryeprokurore,

Në emër të Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit dhe në emër të disa prej të dëmtuarve nga shpërthimi i Gërdecit më 15.03.2008, po ju drejtohemi Juve me një kërkesë, të përsëritur në përmbajtje për Ju dhe për opinionin publik, por që ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfunduar në thelbin e saj.

Shoqata jonë, dhe të gjithë familjarët e viktimave, të plagosurve, të dëmtuarve materialisht kërkon vënien e të gjithë personave që dyshohen si përgjegjës përpara drejtësisë, jo vetëm ata 29 të pandehur që priten të gjykohen në Gjykatën e Apelit, por edhe të Fatmir Mediut që ndaj tij ende nuk është zhvilluar asnjë seancë.

Kjo tragjedi ka lënë pas dhe një pafundësi me probleme që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj pasojave të tragjedisë, sepse pas humbjes së vajzës së tij, ai është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, papunësi dhe probleme të tjera individuale e sociale, të cilat kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Pak muaj më parë ka humbur jetën si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik edhe e ndjera Naile Ahmeti, duke e rritur numrin e viktimave. Kjo situatë e rënduar që nga data e shpërthimit e në vazhdim, ka detyrimin jo vetëm moral, por edhe ligjor, që të marrë zgjidhje.

Tashmë Kuvendi ka miratuar heqjen e pengesës ligjore për të ndjekur penalisht deputetët. Ky kuadër i ri ligjor për imunitetet e deputetëve, krijon premisat e duhura për angazhimin Tuaj si institucion në këtë aksion në emër të drejtësisë. Më 11 tetor ky ndryshim i Kushtetutës është botuar në Fletore Zyrtare dhe nga data 26 tetor 2012 hyn në fuqi, duke e kthyer në konkrete mundësinë tuaj për të vijuar ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, si i vetmi person i përfshirë por ende i pagjykuar për tragjedinë e Gërdecit, pikërisht për shkak të imunitetit, që tashmë nuk e gëzon më.

Në këtë situatë, presim nga ana Juaj të rinisni veprimet aty ku kanë ndalur në datën 14 shtator 2009, në kohën kur Gjykata e Lartë konstatoi se Fatmir Mediu kishte sërish mbrojtje nga imuniteti i ri i fituar në zgjedhjet e vitit 2009. Kërkojmë nga institucioni Juaj që të çojë përpara drejtësisë deputetin e akuzuar duke qenë se siç na u komunikua në atë kohë, imuniteti i ri ishte e vetmja pengesë që Gjykata e Lartë të vazhdonte gjykimin. Kujtojmë këtu se pas pushimit të çështjes, Juve nuk keni proceduar më tej pasi nevojitej një autorizim i ri nga Kuvendi, ndërkohë që përfaqësuesi juaj ka deklaruar përpara Gjykatës së Lartë në procesin e nisur prej Shoqatës sonë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka nisur për herë të dytë kërkesën për heqjen e imunitetit pasi “jemi në një situatë të paqartë juridike”.

Tashmë me heqjen e nevojës për autorizim për nisjen e ndjekjes penale dhe për gjykimin e deputetëve, situata juridike është shumë e qartë. Veprimet që kanë nevojë për autorizim tashmë janë vetëm vënia në arrest dhe kontrolli i banesës së deputetit, të cilat në rastin konkret nuk janë të domosdoshme dhe se procedimi mund të vijojë fare mire pa u përdorur këto procedura.

Ju kujtojmë se në mënyrë të përsëritur edhe institucionet ndërkombëtare janë shprehur për problematikën e hetimeve të shpërthimit të Gërdecit. Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara, Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet shprehimisht që të vendosë përpara përgjegjësisë të gjitha palët, dhe se për këtë duhej të kërkohet në rastet kur duhet dhe heqja e imunitetit. 

Shqetësim për trajtimin e çështjes në Gjykatën e lartë është shprehur edhe në raportin e Komisionit Europian i datës 10.10.2012, kur ngrihet shqetësimi se për këtë cështje hetimet e plota nuk janë bërë për shkak të mos heqjes për herë të dytë të imunitetit. Raporti përmend gjithashtu edhe cështjen tjetër të nisur nga vetë të plagosurit, që Gjykata e Lartë e pushoi padrejtësisht, por që me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese e ktheu për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Ne besojmë se çështja e Gërdecit është një sprovë e madhe për të gjitha institucionet. Heqja e imunitetit nga Kuvendi tregoi se ka vullnet për t’i ballafaquar deputetët dhe zyrtarët e lartë me drejtësinë. Pesha e ngjarjes së Gërdecit, humbjet e jetës së 26 të dashurve tanë më të afërt, duhet të jenë një shtysë e fortë që drejtësia të flasë deri në fund. Vetëm pasi Gjykatat të jetën shprehur për të gjithë personat e përfshirë ne do të kemi fituar qetësinë për të vazhduar përpara.

Duke shprehur konsideratën tonë më të lartë për punën Tuaj të deritanishme mbetemi në pritje të zbardhjes së çështjes deri në fund.

 

14 komente në “Familjarët e Gërdecit i shkruajnë Ina Ramës: Tani mund ta hetosh Mediun sepse nuk ka imunitet”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI TE LARGOJE KAFSHEN BERISHIANE. says:

    Familjaret e Gerdecit duhet te dijne se Ina Rama mund te largohet shum shpejte nga kjo detyre, prandaj shpresa per hetimin e Mediut eshte thjesht zero.

    1. Sali Harram Berisha says:

      Fatja e Mjedisit eshte i xanun kto kohe me do pune te vetat, prandej nuk po mundemi me e hetue.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

      1. dc says:

        ku do hetoje ??????? pjellat e veta ?

  2. Berisha po nderron Prokurorin e Pergjithshem me ndonje Spiun Sigurimi.
    Kot e kane banoret e shkrete. http://www.youtube.com/watch?v=s-NA2YFQooU

  3. albana says:

    Nje dhimbje e madhe me rendon ne shpirte per zonjen Zamira Durda dhe te gjitha nenat si ajo. Ua kane renduar dhimbjen edhe veprimet e njepasnjeshme te z.Edi Rama(propozimi i z. Visha per ne KLD dhe takimi me z. Meta ne vilen e Gj.Lalezit). Nderkohe, mua me rendon edhe nje censure e brendshme per te thene ate qe mendoj per z.Ina Rama. Por te jem e ndershme me veten po e them:
    Kam bindjen se z. Ina Rama nuk e justifikon besimin qe shprehin familjaret e viktimave dhe shume te tjere, perfshi edhe opozitaret qe nuk bejne politike. Bindjen ma kane krijuar qendrimet e vet zonjes prokurore. Asaj iu dha nje mbeshtetje e madhe nga pjesa me e rendesishme e medies, nga shume personalite duke perfshire edhe prof. Rexhep Qosjen, nga Bashkimi Evropian dhe sidomos nga SHBA, por gjithcka u therremua nen presionin e z. Sali Berisha dhe shanatazheve te gazetave te tij, ku spikat gazeta 55, me e padenja dhe me e shemtuar e kohes qe jetojme.
    Megjithkete opozita ben mire qe e merr ne mbrojtje zonjen prokurore, sepse ai qe do vihet do jete tamam si zoti A. Dragoshi qe dridhej kur z. Berisha e merrte ne telefon dhe nga frika brenda dites firmoste urdhera arresti per ate qe i thuhej se duhet te ishte ne burg.

  4. O familje te nderuara nuk eshte Ina Rama ajo qe duhet ti shkruani,sepse ajo deshi ta vendos drejtesine ne kete qeshtje por imunitet salihu nuk lejoj dhe nuk lejon sepse i digjet bishti edhe atij,ai e ka zevendesuar edhe baxhanakun me nje tjeter vetem per ta bindur motren e gruas se ai nuk eshte vrare,e ajo e gjora siq duket e takon vetem naten dhe kur ikin dritat,ndryshe do tu kiushte bashkangjitur edhe ajo ne kete kerkese.
    Ati mediut ka kohe qe i kan hequr imunitetin por ai ka nje mbrojtje me te forte se imuniteti,e ka sali dreqin sepse i duhet per te qendruar ne pushtet,shifni se çben me PDIU-n e ka futur ne pushtet sa per tua mbyllur gojen e sot greket fesojne ne jug te shqiperise,ata sbehen gjalle fare,Aleanca Kuq e Zi qe reagon per kete qeshtje sala i quan tradhetar,te shitur,e qka jo tjeter,kurse kta e ju po kerkoni drejtesi atje ku sguxojne te veprojne,drejtesia eshte vendosur nga sala,ate besoj e keni provuar tash e 4-5 vite por sju kuptoj as juve me kete leter as me heshtjen,pra adresa eshte sali berisha e jozefin topalli.

  5. Vetetima says:

    Rrofte prinjesi legjendare Sali Berisha qe lulezoje Shqiperine dhe shkaterroje banden e Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Lavdi qeverise me te sukseseshmeve te te gjithe koherave.

    1. Enver Hoxha says:

      He me te lumte bre vetetim e paske emrin, vetetim qenke, ti qenke per partine, saliu ka shkaterruar banden e Bamirit dhe Kreshnikut, sic shkaterrova une banden e Xhevdet Mustafes.
      Mos e harroni komandantin edhe pse je tani me gjasme nga krahu tjater, beje nje zahmet dhe sill ndonje tufe lule per kumandarin, hajde naten se ste shef njeri.
      Mbajeni te paster partine dhe shokun sali.

  6. elinor says:

    Nuk lame dru ne pyll pa pre duke shkru letra; ia kemi marre doren mire!!

  7. brace says:

    Po te hetohet mediu,automatikisht dele edhe emri i djalit plakut diktator nga vicidoli,djali i ktije komunisti kriminele eshte vrases,kjo eshte aesyeja qe plaku e banditet e tije u bejne presione,istitucioneve te vendit,duhet te jene te gjitha nen kontrollin e tije,qe mose te funksionoje,te mose kete Drejtesi,por anarshi qe te shpetoje plaku e familja e tije vrasese,pore lodhet kote,rrene veten,ne 2013 plaku e familja e tije,hajdutet e bandite e tije zdo te gjejne bire ku te futen.

  8. a says:

    Drejtesia vononuar ,quhet vrasje per se dyti..

  9. Fllad says:

    Nuk kane per te prite Ramen apo Ben Piramiden per te vene serbin dhe cubat rrotull si Mediu me shoke, perpara drejtesise.
    Djemte po i rriten Shqiperise dhe do ti dalin zot asaj ( jo si dalzotsat e Nanos).
    Te gjithe horrat perpara drejtesise!!!!!

  10. Naimi says:

    Imunitetin e vrasesit Sali dhe te vrasesit Fatmir do i riperterije zonja Sekretare me viziten e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje