Mafia ka në dorë energjinë në trevat shqiptare

27 Tetor 2012, 10:47Politika TEMA

Në një intervistë për Ben Andonin tek revista JAVA, eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, tregon se shitja e linjave transmetuese është pjesë e mafies shtetërore. Anulimi i tenderit për interkonjeksionin është thjesht një strategji për të penguar zhvillimin e rajonit, pra zonën tonë dhe atë kosovare.

“Linjat e transmetimit drejt AL-KO tashmë janë zënë (blerë nga kompani serbe)”, thotë Simaku. “Shitja e linjave (kapaciteteve) transmetuese është pjesë e mafies shtetërore në këto treva me qëllim shitjen e energjisë me çmime të paarsyeshme dhe bllokimin e lidhjes me bursën dhe rrjetat e interkonjeksionit europian”. Është një çudi që vendet e rajonit nuk e kërkojnë këtë, por pranojnë të blejnë energji me çmime të larta.

“Problemet janë të ngjashme në pikëpamjen e rritjes së kostove të energjisë në mënyrë artificiale, këto vende janë të palidhura me gaz dhe burimi i vetëm janë elektriciteti dhe nafta. Nafta është një mafie më vete që pasi doli nga dominimi grek tashmë po futet nën dominimin serbo-shqiptar. Sigurisht me përfitime përrallore”, thotë Simaku. Ai shton se “Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë qendrën dispeçer që do t’i jepte mundësi të kontrollit të flukseve të energjisë në rajon”.

Kjo mungesë solli përmbytjen, madje, shton eksperti “përmbytja ishte dhe prishje pazaresh pasi depozita [ujore] e viteve më parë nuk u menaxhua në kohë dhe solli atë katrahurë. Ne nuk kishim informacion e duhur për ta ndaluar”.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/27/mafia-ka-ne-dore-energjine-ne-trevat-shqiptare

13 komente në “Mafia ka në dorë energjinë në trevat shqiptare”

  1. E.S. says:

    po kjo dihej familja nga njera ane dhe fazllici per hesap te serbeve nga ana tjeter po na rrjepin te gjalle.
    http://elliotsacchi.blogspot.co.uk/

  2. Gon Duro says:

    Uroj qe shpejt te perfundoje ne burg, si gjysma tjeter e tij, ajo me e mira!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

  3. Pse kaq naiv mo !
    Pse vetem enrgjine ka ne dore mafia ?
    Mafia nderkombetare ka pushtuar gjithe shqiperine
    dhe luan me jeten e shqiptareve ,sepse kane doren e lire nga sali berisha.
    Nuk ka len mafie pa futur ne shqiperi sali putana ,
    sepse ashtu ja do gjaku,te jetoj ne kaos mafiozesh .
    Shqiptaret e dine cndodh ne shqiperi e si luhet me jeten e tyre ,
    dhe s’i ben pershtypje asgje ! Presin Apokalipsin si shpetim .

  4. Enver Hoxha says:

    Vetem nje zhgjidhje keni, me therrisni mua dhe une e di celesin e zhberjes se kesaj katrahure, atehere do te shihni se si berishicet dhe fazllicet do te kercejne vallen e vdekjes te pakallur ne dhe.
    Demokracia nuk funksionon me nje popull, qe nje pjese e ka nga lindja ortodokse, nje pjese nga myteberet osmanllinj dhe talebane dhe nje pjese e kane ne perendim, qe te jete demokraci, duhet qe te jeni 100% europiane perendimore, prandaj me mire lereni demokracine se nuk eshte per ju shqiptaret se demokracia tek ju konsiderohet hajde kush te vjedhe sa me shume, se jemi kapitaliste.
    Por a jeni ne kapitalizem apo ne feudalizem, se ne kapitalizem njeri ka me shume por jep pune edhe per te tjeret qe te hane te gjithe, kurse ne feudalizem, njeri ka me shume dhe nuk jep asgje per ata qe punojne per ata.
    Ne kapitalizem ai qe ka me shume, ska te drejte te vrase ate qe ska, kurse ne feudalizem, ai qe ka me shume ka edhe te drejte te vrase ate qe ska asgje dhe nuk i jep llogari kerkujt, por mbas si trofe edhe veshet e viktimave.
    Atehere me thoni ju shqipetaret qe me dolet nga stani si qen te terbuar, ku hyni ju?, ja u them une, ne kapitalizem e demokraci, nuk jeni, se nuk i plotesoni kushtet qe ju kam thene me lart, ne talibanizem, shikojeni vehten se eshte mire kur nje popull e shef se ku ka shkuar dhe aty fillon kthesa per te hequr qelbin qe ju ka zene frymen.
    Mos degjoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit eshte shqiptarija.

  5. ILIRET says:

    Po kjo eshte nje akuze e rende per heroin e kosoves SRB.

  6. historia e shqiptareve says:

    komunistet (nano-sali me bishtat)per fronin vrasin edhe prindrit e tyre jo pastaj te cajne koke per energjine e kombit.
    voton i perseri komunistet tu pini lengun gjithe jeten or koke kunguj.

  7. Landi says:

    Vetem ne ne shqiperi s kemi keshill apo shoqate inxhinieresh qe t i ngreme sa me fuqishem keto probleme dhe te bejme te na degjohet zeri e jo te degjohen vec politikanet per cdo gje dhe pastaj parate e shqiptareve perfundojne te gjitha jashte.

  8. Ben Chicago says:

    edhe saliu eshte pjestar i kesaj mafie

  9. Argita_B says:

    Problemi eshte se ne Shqipëri e kemi per zakon te vetëshpallemi apo te shpallemi nga gazetarë medioker eksperta!
    Nëse Gjergji Simaku do te ishte me të vertetë eskpert, nuk mund te afirmonte se dispaçeria e flukseve nuk eshte ndërtuar pasi eshte penguar nga mafia serbe. Ne vitet 2000-2002 kjo dispançeri eshte ndaluar te ndertohet nga Banka Botërore kur shef i rajonit ishte nje fare Iftikar, pakistanez, i cili pengonte çdo lloj projekti i cili nuk kalonte nga Banka Boterore.
    Per faktin e keq te shqiptareve, ku projekt financohej nga Black Sea, aksionere se ciles eshte dhe vête shteti shqiptar.
    Boll n’a sollet fakte te paqena apo supozime dhe thashetheme kafenesh te thena nga te veteshpallur specialista.
    Nuk ka lidhje as PD-ja dhe as mafia serbe me kete problem, po paranoia ben pjese ne kulturen e ballkanit, dhe del ne pah sa here qe ndodhin fenomene per te cilat nuk kemi kapacitetin apo informacionin e duhur per ti shpjeguar.

    1. Gjergji Simaku says:

      Pa me thuaj ti qe e di mire ku jane dispecerite ne rajon. A eshte vetem ajo e Beogradit? Ç fare ka ndryshuar qe atehere per tregun e energjise ne rajon. Me thuaj.
      Gjh\ergji Simaku

      1. Argita_B says:

        Gjergji Simaku,
        Nese jeni me te vertete Simaku, me siper shkruajta qarte me duket, dispaçeria e Kesh-it ne vitin 2000-2002 eshte penguar te ndertohet nga Banka Boterore dhe jo nga mafia serbe, kjo eshte e protokolluar ne arshivat e Kesh-it, te pohosh te kunderten do te thote ose te injrosh te verteten ne rastin me te mire, ne ate me te keqin, te manipulosh opinionin publik.

  10. Polici says:

    A ka mundesi te na thoni se çfare nuk ka ne dore mafia? Nuk ka mbetur me asgje jashte kontrollit te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje