Ahmetaj: Berisha të na e kopjojë siç duhet programin, ta heqë urgjent taksën e biznesit të vogël

27 Tetor 2012, 13:32Politika TEMA

Sekretari për sipërmarrjen në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj, i ka kërkuar kryeministrit të bëjë një kopjim më të plotë të Programit për një Rilindje Shqiptare. Sipas deputetit socialist qeveria e Sali Berishës kishte 7 vjet kohë për të unifikuar administratën tatimore dhe thotë se do e bëjë këtë vetëm pasi PS e bëri publik si hap të programit të saj qeverisës.

“Ne shprehim kënaqësi për kopjimin e radhës së Programit tonë Për një Rilindje Shqiptare nga ana e Sali Berishës. Kishte 7 vjet kohë për ta unifikuar administratën tatimore. Mesa duket po e bën tani që e lexoi programin tonë. Program që heq nga qafa e biznesit një pjesë të xhandarëve tatimorë,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka kërkuar edhe njëherë në emër të Partisë Socialiste të hiqet menjëherë, tani, sot, taksa e biznesit të vogël: “Të heqë urgjent taksën e biznesit të vogël! Sepse 166 mijë shqiptarëve po u merret fryma nga kjo taksë mbytëse. Me këtë masë jetike u kthen këtyre njerëzve punëtorë të mbërthyer nga kriza 30 milionë dollarë”.

DEKLARATA

‘Mirë bën që kopjon! Por ne i rekomandojmë të kopjojë pjesën kryesore që lidhet me krizën e sotme ekonomike të familjeve të vetëpunësuara në biznesin e vogël. Të heqë urgjent taksën e biznesit të vogël! Sepse 166 mijë shqiptarëve po u merret fryma nga kjo taksë mbytëse. Me këtë masë jetike u kthen këtyre njerëzve punëtorë të mbërthyer nga kriza 30 milionë dollarë. Ta bëjë sot, pa humbur kohë, pa e lejuar që zinxhiri i falimentimeve të përpijë mijëra biznese të vogla e të flakë në rrugën e papunësisë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë që s’paguajnë dot më qeratë e dyqaneve.

Kopjimi me copa i programit tonë për Rimëkëmbjen e Ekonomisë nuk mjafton. Përkundrazi, kopjimi i keq dhe i copëzuar, i bazuar në modelin e kaosit të Sali Berishës mund të sjellë më shumë dëme se përfitime.

Ne përsërisim: Do ta bëjmë zero taksën e biznesit të vogël. Do ta përqendrojmë në një pikë administrimin tatimor. Do ta çlirojmë biznesin nga gjobat dhe gjobëvënësit që i vijnë nga të katër anët. Do ta bëjmë sipërmarrësin shembullin më të mirë për shoqërinë në luftën kundër papunësisë. Viti 2013 është viti i ndryshimit. Viti 2013 hapë rrugën e Rilindjes së Ekonomisë.”

9 komente në “Ahmetaj: Berisha të na e kopjojë siç duhet programin, ta heqë urgjent taksën e biznesit të vogël”

  1. xeni sales says:

    PD ja tash eshte nje parti e lodhur duhet te rrije per ca kohe ne opozite.

    1. Bardhyli says:

      90 per qind e PD-se jane Dipllomuar nga Kristali pra kjo tregon ne vetevete se c’far idesh kane injorantet e PD-se. Sali Serbi eshte nje qenje ne fund te kohes dhe sado qe te kopjoje ne 2013-en do te masakrohet.

  2. Roland says:

    A e dini se ky sekretari per programin ne PS , para disa vitesh eshte fshehur ne Rakicke ( fshati i lindjes i Zotit Bode ) . Po deshi le ta mohoje . Sic duket aty i ka grumbulluar idete reformiste BRAVO

  3. Kur behet kompetent edhe ky hajdut i Nanos.
    I diplomuar per anglisht (shok klase me Vangjel Dulen), punoi ca kohe si perkthyes tek Ministria e Financve. Me pas shkoi ne Amerike ku beri nje gjysem masteri ne nje universitet leshi dhe u kthye me fitimtaret komuniste me 1997.

    U katapultua tek tatimet ku vodhi sa i deshi b… dhe tani eshte bere kompetent ekonomie

  4. lati says:

    Ky eshte nje hajdut i njohur…eshte nje djale kurve ne plot kuptimin e fjales…i ngjan Enver Hooxhes kur ishte i ri se e ka dhe nga Gjirokastra….

  5. nxenes-e says:

    Kur benim diktim mesuesi vinte verdalle ne klase,duke kontrolluar.Kur gabonim na korrigjonte:-Meso te kopjosh..Menddo nje inxhinjer qe pallatin t’a filloje nga kati 3-te….keshtu rrine, ne ajer te gjitha problemet..mbi koken e popullit

  6. rexha10 says:

    O AHMETAJ .DELEGATET IKEN ,SI KOFILI PAS TE VJELAVE, I THONE KESAJ.
    THONE QE VESHET E NJERZEVE QE KANE FRIKE NDIGJOJNE ME SHUME SE SA VESHET E NJERZEVE NORMAL.
    PRANDAJ BERISHA JU PERGJON JUVE.
    A MUNDET TE FLEJNE TE DY BASHKE ,NJE VRASESH ME NJE HAJDUT?KESHTU ESHTE KATANDISUR QEVERIJA SHQIPTARE.NE QOFTE SE NE QEVERI VENDOSEN NJE GRUP BANDITESH ,ATHERE AI POPULL KA PER TE VUAJTUR SHUMEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje