Gjashtë aksidente brenda disa orësh, 5 të vdekur dhe 18 të plagosur. 4 viktima nga një familje në Kukës

27 Tetor 2012, 18:55Politika TEMA
Gjashtë aksidente brenda disa orësh, 5 të vdekur dhe 18 të

FOTO ARKIV

(E PERDITESUAR)- Nuk sosin lajmet e këqija nga aksidentet në këtë ditë me mot të keq.

Një makinë ka rënë në humnerë në aksin Durrës- Kukës, në vendin e njohur si Kthesa e Kolshit.

Si pasojë kanë gjetur vdekjen katër persona, ndërkohë që janë plagosur dy të tjerë. Mësohet se të aksidentuarit i përkasin familjes Cengu. Makina drejtohej nga Ilmi Cengu, 45 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur. Viktima tjetër është bashkëshortja e tij, Zylfie Cengu, ndërsa viktima e tretë është nusja e djalit të tyre Blerta Cengu. Trupat e viktimave janë nxjerrë tashmë nga gremina. Pas disa orësh humbi jetën në spital edhe vajza e çiftit Cengu, 20-vjecarja Diana Cengu, ndërsa ndodhet i plagosur djali i Blerta Cengut, V.Cengu, 5-vjeç. Mësohet se Blerta humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa djali i saj ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Ata po ktheheshin nga një dasmë.

Ndërkohë Ramiz Cakoni ka gjetur vdekjen ndërsa udhëtonte me makinën e tij në aksin Klos- Bulqizë. Makina e tij tip Benz me targa Shkodre ka dalë nga rruga, ndërkohë që është plagosur e shoqja e Cakonit dhe një pasagjer.

Aksidenti i parë i ditës u shënua në Qafën e Kërrabës, ku një furgon me pasagjerë u përplas me një veturë. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona, që u dërguan në spitalin e Elbasanit.

Më pas u shënua edhe një tjetër aksident në aksin Qafë Thanë- Pogradec, me pasojë plagosjen e tre personave. Një makinë me targë AA 388 DL ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë.

Pasdite u shënua një aksident me pesë të plagosur në aksin Vlorë- Levan. Po pasdite janë përplasur dy makina në zonën e njohur si Instituti në Tiranë.

Shkaqet e këtyre aksidenteve ka qenë koha e keqe, lagështira në rrugë, por edhe shpejtësia e shoferëve.

23 komente në “Gjashtë aksidente brenda disa orësh, 5 të vdekur dhe 18 të plagosur. 4 viktima nga një familje në Kukës”

  1. Avokati says:

    Mungojne barierat e sigurise ne kete segment te rruges apo ,, se ne foto nuk po i shoh

    1. tekniku says:

      Avokat,nuk mungojne vetem barrierat, por edhe kangjellat si edhe rrjetat e kafazit ku duhet futur ai popull.

      1. ka mundesi says:

        Nuk kam ndermend te beje avokatin e atyre qe bene kete rruge,por foto eshte nga arkivi dhe nuk ka te beje me rastin konkret.

        1. Avokati says:

          Po edhe nga arkivi po te jete fotografia nuk perjashton faktin qe kjo rruge kudoqofte nuk respekton kriteret e sigurise rrugore.

    2. ismeti says:

      te gjith nen ndikimin e alkolit e sales

    3. kureshtari says:

      Te gjitha keto aksidente kane ndodhur ne te ashtuquajturen rruga e kombit?Po qe keshtu kjo e meriton emrin se qenka bere tamam per te shfarosur kombin.

  2. Ermal says:

    Pse i politizoni tragjedite mer sallake marxiste-socialiste te peshtire?

    1. aqifi says:

      Sepse barrierat dhe sinjalistika nuk vendos per te sajuar 20% qe do paguar tek Argita, tek Shkelzeni dhe, ndonje kocke, edhe tek Olldelja. E morre vesh or idiot anti-marksist, anti-socialist dhe jo sallaks…

      1. xxx says:

        ti qife,vazhdo lexo marksin,se ke dhe piktorin me vete.Me mire rruget qe shtroi nano,,ASPAK,se te sales, kupton mer palle diferencen,,,po si te kuptosh ti,,,ti kuqal do vdesesh.Mjere qytetaria,se na myti fshati ne feste

  3. Tori USA says:

    Fataliteti dhe morti nuk po i ndahet atij populli, eshte tmerr te mendosh qe nje specie (popull) ne zhdukje nuk po duan te zgjohen. Respekt per viktimat dhe ngushellime familjeve. E di qe te paguarit e forumit do kercejne perpjet dhe do reagojne me menyren e tyre per c’do them me posht po aq me bene, ai popull duhet te kuptoj se vrasesi i Shqipetareve eshte nje: Sali Berisha, i cili ka 21 vjet qe ka mare detyre per zhdukjen sistematike dhe graduale te atij populli qe cuditerisht fle! Pra eshte mjerimi ekonomik qe bene te qarkullohet me mjete jasht kushteve teknike se nuk munden te ken me te mira ose te rregullojne ekzistueset. Mjerimi ne infra strukture e plot te tjera qe bejne te gjykohet se nje plumb ballit ketij krye shtaze eshte prap pak mbasi ai i ka borxh koken cdo familjeje Shqipetare. Ky armik i betuar i vendit tone mund te behet i pademshem vetem duke u ekzekutuar fizikisht, dhe te mos i besohet politikes se tanishme qe jane ortaket e tije per gjoja largim me vote. Permenduni sa nuk eshte teper vone…

    1. xxx says:

      ajde bre torre dhe ngrehu ti,se rruget i beri PD-ja,,,,PS-ja vetem korrupsion mbolli.Apo do rruget e dulles ????

      1. beni says:

        Vetem nje injorant militant i PD flet ne kete forme qe flet ti,xxx,Ku i mori Sala parate qe e beri rrugen,me ty dhe shok te tjere kurre nuk kemi per te qene njerez te denje qe ti sherbejme ketij populli,sepse ti dhe ata qe ti simpatizon vini nga nje e kaluar qe doni vetem nje udheheqes te madh qe tu drejtojne gjate gjithe jetes tuaj.

      2. Sali Fuckface Berisha says:

        O gojor (xxx),u eshte bere mendja rruget rruget e PD-se, a thua se shpellari i solli nga Vucidoli leket qe beri ato gjysem rruge.Shikoni akoma endrra me dullen dhe harroni qe po mbeshtesni nje dulle tjeter se dulla jeni dhe vete.Rruget jane jashte cdo standarti.Maskaralleku fillon qe tek marrja e patentave me lek,tek kualidimi i makinave po me lek nen dore,tek pirja e shoferave sepse e dine qe policia eshte rrumpalle per vete e mbushur me militante PD-je injorante si puna jote,etj etj etj Prandaj dhe keto tragjedi jane politike o zvarranike kanalesh ujrash te zeza.

  4. NINO says:

    AVOKAT NUK MUNGOJNE BARRIERAT POR MUNGOJNE TRUTE E SHOFEREVE 35 DITORE ,DHE MOS THEMI PA VAJTUR AS NJE DITE NE KURSE,DHE ME E KEQJA MUNGON SHTETI,QE NE 92 .SHQIPERIA PO NDRYSHON.

  5. Enver Hoxha says:

    Shifni ma kur shkojsha nvlon mu dukte vetja sikur ishja tuj vozit nrrugt e gjermanis, me tpas lezet shpirti dhe kush mar i ka ba tgjith kta gjana, sali berrrish mor i ka ba, por ju jen komunista mer dhe ju vret syt gjith ajo pun e madhe qi ka ba qeverrija sali berrishs.

    1. xxx says:

      esht gallate kur ironizon te verteten, nje bolle si ty,qe te te duket fun nickname,kur mund te jesh nipi i tij

  6. Enver Hoxha says:

    Me vjen keq qe nuk rojta edhe pak se paskam patur pune te medha per te bere, si paskam heq qafe plehrat qe me mbanin uturakuk kur beja shurren.
    Por ja kam len amanet avnive dhe lym ketes edhe Kanan Tafilit bashke me shqiptaret qe skane patur mungesa per njerez qe te cojne ne ferr tradhetaret.

  7. koka says:

    Popull i cmendur.

  8. a says:

    perzgjedhje natyrale,ngushellime familjeve,sherim te shpejt te plagosurve.rugen e beri serbi…

  9. alban4eva says:

    mos i shani rruget e baces ju kamunista.. rruget tona jane ma ta mirat ne Europe..

  10. kel ukaj says:

    Faj ketu eshte i shume personave, dhe pergjegjesia kryesore eshte e Prokurorise. Ne shqiperi mund te ndodhin vrasje profesionale qe kurre nuk do te gjendeshin. Ne rastin konkret eshte detyre e Prokurorise te beje hetimet e domosdoshme bashke me policine mbi shkaqet e incidenteve. Se do te ishte hetuar e bere pune profesionale jam i sigurt se shume zyrtare deri edhe Kryeministrin do te kishin perfunduar ne burg per “abuzime zyrtare”. Nuk behet fjale per te ashtuquajturat “autoshkolla” drejtuesit e te cilave do te perfundonin menjehere ne burg. Jam edhe une nje nga ata qe ne shqiperi ka leviz me patente pa asnje dite shkolle, per kete as qe kam kerkuar konvertimin e patentes pasi do te ishte nje idiotesi. Edhe ketu jane autoshkolla private por punohet me seriozitetin me te madh dhe pasi kam perfunduar shkollen kam kuptuar se çfare gabimi kam bere, nje gabim i pafalshem. Prandaj pergjegjesia fillon tek autoshkollat dhe korrupsioni qe behet me policine e zyrat e revizionit te makinave e deri kryeministri.

  11. shpatar says:

    Ne nuk kemi struktura shteterore e shoqerore qe te sensibilizojne keto shfarrosje te shqiptarve nga aksidentet .Mbas viteve 60 ne Itali kur mori zhvillim komunikacjoni modern nis dhe nje fenomen shume problematik ai i aksidenteve .Shume ja hidhnin fajin rrugve po kishte dhe nga ato medja qe fajsonin qytetaret per mos respektim te rregullave .Mbas shume debateve TV dhe ne shtyp u arrit qe te sensibilizoheshin strukturat shteterore si dhe opinjoni per te parandaluar kete fatkeqsi qe merrte jete njerzish .Pervec nje numri te larte kontrodhesh teknike e administrative u fute ne sistem 24 oresh informacjoni mbi gjendjen e rrugve si dhe kontrolli i rrepte nga patrullat 24 oreshe te policise.U shtuan dhe tabelat qe te terhiqnin vemendjen si dhe kanal radio mbi rreziqet gjate rruges .Ato tabela ku shkruhej kujdes u zvendesuan me tabela qe lexoje .Ketu vdes! Rruge pa mbrojtje .Rruge e reshqitshme. Rrezik perplasje e shume te tjera te ketije lloji.Ne akset e shpejtesise, ne kulmin e trafikut ,u vendosen makina qe udhtonin per te kufizuar shpejtesine dhe parakalimet e gabuara . Keshtu duhet vepruar dhe me ne .Te mbushen rruget me figura dhe shkrime te frikshme si .Vdes beje kujdes .Te hapet koka ,te cahen zzorret.Te merret jeta .Bi ne humnere .Frenat nuk mbajne .Gomat te rreshqasin .Bie ne dete ,ne lume ,ne kanal e tjera si keto .Ua jap me firme se brenda vitit do te ulen 75% numri i viktimave nga rruget.Mos ju duken qesharake se me jeten nuk luhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje