Dhëndri: Helmimi i tri grave ishte një vrasje e qëllimshme

29 Tetor 2012, 10:49Politika TEMA

Kreshnik Pula, dhëndri që priste të sillte në shtëpi nusen ditën e diel, dyshon se në dhomën ku u shënuan dy viktima dhe akoma po lufton me jetën nusja e tij, është kryer një vrasje e qëllimshme.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës në rrethin e Krujës. Dy gra kanë vdekur, Mrika Gega, 45 vjeç, Prenusha Ndoja, 55 vjeçe, dhe nusja 21 vjeçare, Pashkë Gega, po lufton me vdekjen në spitalin “Nënë Tereza”.

Tre gratë pas ceremonisë së dasmës së Pashkës kanë fjetur në të njëjtën dhomë ku janë gjetur të alivanosura mëngjesin e së dielës.

Sipas Pulës, dyshimi për helmim me ushqim në restorantin që është bërë dasma përjashtohet, pasi asnjë nga dasmorët e tjerë nuk është helmuar.

“Nusja ime ka fjetur në dhomën e saj së bashku me Mrikën dhe Prenushën. Fakti që janë helmuar të njëjtët persona që ishin në të njëjtën dhomë, bën të dyshosh se vrasja e tyre mund të jetë bërë qëllimisht. Ajo që ka ndodhur në atë dhomë, mbetet mister dhe këtë e dinë vetëm ato të tria. Nuk di çfarë të them realisht dhe nuk mund të vë gishtin tek askush, por edhe policia duhet të bëjë punën e saj, për të zbardhur ngjarjen. Dasma e Pashkës u kthye në mort duke shënuar dy viktima dhe jeta e saj është ende në rrezik. Nuk mund të kalojë kaq lehtë kjo gjë. Jam shumë i tronditur”, shprehet dhëndri në një intervistë për gazetën “Shqip”

Kreshniku pohon se gjatë ceremonisë nuk ka vënë re as më të voglin shqetësim nga ana e nuses.

“Ishte shumë e lumtur sepse ishte veshur me të bardha dhe këtë ditë mezi po e priste. Sonte do të kurorëzonim martesën tonë, por ngjarja e rëndë që ndodhi anuloi gjithçka. Me padurim po prisja që Pashka të hynte në shtëpinë time përgjithmonë. Shpresoj shumë që kjo të realizohet,po e di që ajo do të jetë shumë e mërzitur për atë që ka ngjarë”, pohon ai.

Policia ende nuk ka arritur në zbardhjen e ngjarjes dhe ideja e një asfiksie në dhomë hidhet poshtë nga vëllai i nuses, Fredi, pasi në dhomë nuk ka pasur pajisje për ngrohje.

4 komente në “Dhëndri: Helmimi i tri grave ishte një vrasje e qëllimshme”

  1. Ben Chicago says:

    Une dyshoj se guzhinjer ka qene Berisha,ai mund ti kete helmuar grate!!!

    1. Nderim Vikitimave says:

      Palle!

      shko e gjej kuzhinier Berishen kur te helmohen robt e tu!!

      Shkerdhate!

  2. bruxelles says:

    o ben chicago qenke shum ordinier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje