Adoleshenti tenton të arratiset nga burgu duke u futur në valixhe

29 Tetor 2012, 10:52Politika TEMA

Arratisje si nëpër skenarë filmash, por e pasuksesshme, është shënuar dje në burgun 325 në Tiranë.

Samet Habilaj, një i ri 18 vjeçar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, ka hyrë në valixhen e rrobave të një personi që kishte mbaruar dënimin, me qëllim që të dilte jashtë në mënyrë të fshehtë.

Rajmond Koldeda, 21 vjeç është bërë gati të lërë qelinë pas kryerjes së dënimit për vjedhje. Pas verifikimit fizik që i është bërë, ai është ndeshur më pas me kontrollin e çantave, ku është pikasur në valixhe edhe 18 vjeçari.

Policia ka lokalizuar të riun dhe ka kthyer menjëherë mbrapsht edhe personin që do të lirohej.

Rajmond Koldeda është munduar ta paraqesë si një lojë futjen e 18 vjeçarit në valixhen e tij, por nga hetimi rezulton se ka qenë një skenar i përgatitur për arratisjen e të riut Samet Habilaj.

3 komente në “Adoleshenti tenton të arratiset nga burgu duke u futur në valixhe”

  1. coku says:

    pune adoleshentesh. po luanin atauta.

  2. preshevali says:

    He mor çun s”te kan tregu se të hysh aty dyert janë të mdha sa të një hangari por të dalësh prej aty sa vrima e gjilpërës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje