Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerremi me kanun

29 Tetor 2012, 11:11Politika TEMA

Teki Myftaraj, vëllai i Enverit, që u dogj së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Belishovë, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Shqip” se vetëm nëse do t’ju jepet dënimi me vdekje autorëve, do t’i gjejë shpirti qetësi.

“Si vëlla që jam, mu dogj shpirti. Qaj e vajtoj e kërkoj drejtësi, megjithëse shpirti do të na ngelet i plagosur përjetë sa t’u bashkohemi atyre që ikën. Por, unë dua të flas edhe si kryeplak i fshatit Belishovë. Me kërkesë të banorëve të fshatit, jemi duke hartuar një peticion  të cilin do t’ia përcjellim Kryeministrit. Në të ne kërkojmë të gjithë njëzëri ngritjen e trekëndëshit pikërisht pranë vendit të ngjarjes, aty ku dhanë shpirt e u dogjën vëllai dhe kunata ime. Aty të varen autorët. Të varen e më pas t’u vihet flaka. Vetëm kjo do t’i mbyllte hesapet në këtë fshat”, pohon Tefiku.

Ai e mohon kategorikisht dënimin me vite burgu.

“Çfarë vitesh burgu po më thoni?! Absolutisht jo! Nëse ata dënohen me burg, këtu në fshatin Belishovë të Mallakastrës do të zbatohet kanuni i Lekë Dukagjinit”, nënvizon Tefiku.

Sipas familjarëve, motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë është grabitja e parave, pasi autorët kanë shkuar të mirëpërgatitur me armë e benzinë për t’i djegur.

Si vëllai, po ashtu edhe i biri i bashkëshortëve të ndjerë pohon se vrasësi nuk ka qenë i vetëm.

“Në shtëpi ishte një kasafortë që peshonte më shumë se 400 kilogram dhe jam i bindur se asnjë njeri nuk mund ta lëvizë atë vetëm. Kasaforta ishte lëvizur nga vendi dhe ishte transportuar disa metra larg, diku nga mesi i dhomës”, pohon Adriatiku.

I akuzuari për këtë ngjarje, 19 vjeçari Xhevit Malkaj ka deklaruar se e kishte planifikuar mirë vrasjen, por sipas tij nuk ka pasur për qëllim grabitjen, por ai pretendon se ka pasur një konflikt me Enverin rreth një vit më parë.

Autori është arrestuar së bashku me babain e tij dhe nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë familja ka qenë në dijeni të krimit makabër.

14 komente në “Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerremi me kanun”

  1. asso says:

    hallall, keshtu ka ardh koha qe te zen mend te gjithe.Jo po futi ne burg, paguaj e dil e shiti mend fshatit prape e me te drejte bej 10 fishin.Aty te varet qene dhe te gjithe si ai.Policia mos i kapi, por ne terntative per kapje ti fusi plumbin ketyre mostrave!!!!

    1. Anti talebani says:

      Jam totalisht dakort me ty asso. Tu fusi plumbin, u vra ne perleshje e siper. Nese skane fakte plotesisht, te sigurojne faktet dhe pastaj ti sajojne nje vetvrasje ne qeli. Aman, se ka metoda sa te duash

      1. raimondi says:

        Fshati e ka shume mire, Nuk ka me kuptim te lejosh t ejetojne keta lloj qelbesirash , sepse keta mendojne se ta bejme krimin, se edhe po na kapen , do bejme burg dhe ku i dihet edhe mund t elirohemi me vone

        Kjo heqja e denimit me vdekje i ka trimeruar gjithe kriminelat __Ndaj nuk ka kuptim te vazhdohet ne kete menyre se po behet kasaphane…..

        Me kutjohet mua kur Berisha vari ata dy kriminelet ne Fier _-Per 1 vit nuk degjoje asnje sherr _-Te gjithe kriminelet ishin bere si pulat

        _-Ndaj te hiqet denimi me vdekje

  2. Anti talebani says:

    Dhimbja qe te ka perfshire justifikon kerkesen tenede o Teki.

    Dhe jam plotesisht dakort, qe kush ka marr pjese ne vrasje dhe krim te denohen maksimalisht. Por te mos dalim nga shinat.

    Varja eshte nje makabritet lere me djegja.
    Kjo sdo te thote qe ne te behemi anti njerezore si vete kriminelet e ti ndjejme eren e djegjes. Nese. Une jam per ligj e jo per kanun.

    Per mua njerezit abuzojne me kanunin. I ka ikur koha te permendet kanuni.

    Ajo eshte nje hakmarrje qe vjen vetvetiu nese shteti nuk vepron. Ska lidhje kanuni. Te permendet kanuni ketu ska vend.

    Po edhe te vrasesh dike tjeter per nje krim qe se ka bere, ska ku te shkoje. Kanuni leshit.

  3. Enver Hoxha says:

    Te drejte keni se qysh kur u shkaterrua shteti qe ndertova une, jo partija, por shteti, ska rruge tjeter per te sjelle drejtesi.
    Nje gjr duhet te dini ju shqiptaret qe sme besuat mua, se nje qeverri qe kerkon te mbushe xhepat e pushtetareve, kerkon qe te kete nje shtet kaotik, se vetem ne shtetin kaotik, pushtetaret munden te vjedhin, pa i hyre gjemb ne kembe. Kaosin keta pushtetare e vendosin qe ne gjykate, ku gjykatesa dhe prokurore, i sherbejne me devotshmeri ketyre pushtetareve.

    1. Ton says:

      He mo ik ti se na cave k….!
      Kulishi i Enverit. Kam pershtypjen se je ndonje nga niperit ose mbesat e tij.
      Ik mor k… ti me gjithe Enverin se dhe ky plehra qe eshte ne krye rrugen e tij po ndjek.
      Na jeni qepur e s’ndaheni qe s’ndaheni!

      1. Enver Hoxha says:

        O merhumi Enverit, po kaq shume ta paskam futur, sa u bene 27-vjet qe kam vdekur dhe akoma se ke nxjerre ate te shkrete, po ty spo te ndahente futmet, llogarite se kur do ta nxjerresh ate qe te ka fut saliu im, meqe je akoma me ate qe une te kam fut.
        Sjam nipi, as i biri e as bythelepiresi i tij, por jam ai qe e kam kuptuar se sera juaj duan vetem diktatore se pa ta ju sjetoni dot.

  4. drejtesia says:

    Ngushellime nga shpirti femijeve dhe te afermeve te viktimave.
    Meqenese ajo familje ka qene ne dijeni dhe ka planifikuar krimin makaber
    meriton te zhduket komplet.

  5. elinor says:

    Qaj vellane dhe kunaten qe humbe e mos fol krejt pa pergjegjesi se as trekembeshi nuk ka per t’u vu ne perdorim e as ligjet e kanunit! Ata qe iken nuk kthehen me sikur te zhdukesh te gjithe fisin e atij qe i vrau!

  6. kel ukaj says:

    Me vjen keq per te vdekurit, po me vjen gjithashtu keq qe njerzit bejne peticine te tipit talebano-enverist. Me mire me thene flete-rrufe. Jane gjykatat ato te cilat vendosin, dhe vendimet respektohen edhe se nuk jemi dakort. keto menyra jane te denueshme ashtu si edhe nderhyrjet e politikes ne sistemin gjyqesor. Rinia shqiptare shikon se çfare ndodh dhe merr shembull nga Zeni e Babai i tij. Se Zeni ka te drejte te vrase per pare dhe Berisha ka te drejte te vrase per karrige te njejten gje do te bejne edhe te rinjte pa prespektive dhe te ardhme.

  7. elinor says:

    Ti asso dhe ti antitalebani; jeni te sigurte qe do te ishit te gatshem t’i jepnit policise kaq shume kompetenca ne dore sa te vrase ke te doje dhe me pas ta justifikoje me nje “u vra ne perleshje me ne”??! Sidomos policise talebaneske te saliut?? S’ma merr mendja, por them se nuk do te jeni menduar dy here para se te shkruani.
    Jo se policia nuk i ka ato lloj kompetencash (kujtoni 21 Janarin) por te pakten te mos ja u japim edhe me ligj sidomos tani para fushates elektorale, apo jo??
    Vdekja e ciftit eshte vertete teper e rende por nuk duhet ta leshojme pa duar te nxitur nga emocionet!

  8. edi says:

    Me varje dhe te gjithe ata qe marin jete njerzish te vriten se zoti nuk na i dha jeten te na i mare kush te doje…

  9. asso says:

    elinor, jam plotesisht dakort me ty, kam menduar vetem ne rastet e krimineleve qe vrasin ne raste te dukshme dhe i kapin pasi ata kane vrare ne mae.Jo sjam fare dakort qe kesaj policie me 4 vjecare t’i lesh ne dore pistoleten se keta e kane goxha ne dore.Por kur shihet krimineli qe vret e vret, futje dhe ti plumbin jos i rastet e bandave x e y qe han kohe e leke gjyqesh me i gjyku e numeru krimet.Ketu e kisha fjalen.Flm per sensibilizimin

  10. viktor hoti says:

    Pergjigje e dhene 14 vjet me pare vjetPo e jap m e shkurtime Viktor Hoti

    NJE BRITME E TE PASHPRESIT

    Ngjarjet e rënda të kohëve të fundit kanë ringjallur çështjen e dënimit me vdekje, ndoshta për ta zgjidhur përfundimisht. Një Kushtetutë e Re kërkon qëndrim të prerë e përfundimtar.

    Ka reaksion të natyrshëm ndaj realitetit tonë tragjik. Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk kanë ndodhur të tilla gjëra e në të tilla përmasa.

    Përdorimi i fëmijës si magazinë pjesësh këmbimi njerëzore, rrëmbimi i femrës për shitje, stabilimentet e rrjetet e shpërndarjes së drogës, përdorimi i armëve me rrezik kolektiv ose i eksploziveve e zjarrit në ambiente të përbashkëta, djegia e njeriut të gjallë, mohimi dhe kundërvënia totale ndaj autoritetit shtetëror dhe ligjit etj, etj, janë evenimentet që nuk mund të mos trondisin shqiptarin e ndershëm e ta bëjnë të humbasë çdo sentiment.

    Kjo katrahurë të shpie në pozita reaksionare, në kuptimin filozofik të fjalës. Na bëjnë të ngrëmë me lart Kanunin e Lekë Dukagjinit i cili nuk lejonte jo më torturën në asnjë formë edhe të vetë vrasësit po as edhe fyerjen e tij ndërkohë që vriste dhe i digjte shtëpinë, nuk lejonte prekjen e fëmijës dhe të gruas ndërsa gjakmarjen e lejonte vetëm për raste e kritere të përcaktuara taksativisht, shkelja e të cilave paguhej me kokë.

    Na bëjnë të ngremë lart 50 vjetët e shkuara, ku ashpërsia dhe arbitriteti në politikë shoqërohej me garanci absolute të jetës civile të njeriut, paprekshmërisë së tij, ku ligji ishte ligj dhe rendi rend. Gjatë këtyre 50 vjetëve nuk di në është vrarë ndonjë polic, një ndoshta por jo dy. Në rast se armët sot i ka kushdo, ato mbahen mbyllur e fshehur ndërsa gjatë 50-vjeteve depot e armëve ishin në çdo fshat e qëndër pune dhe administroheshin nga civilët e jo nga ushtria e megjithkëtë një pushkë nuk u zbraz.

    Thirrja “dënim me vdekje”, është britmë e dhimbjes së njeriut që ka humbur shpresën në shtetin, ndaj nuk pranon arsyetime teorike e politike. Dhe britmat janë atavizma të së shkuarës njerëzore kur nuk njihej gjuha si mjet komunikimi përgjithësisht e jo më gjuha e sofistikuar e salloneve europiane….

    Në vënd që të bëjmë investime në ekonomi, po bëjmë investime në burgje, në vënd që të hapim fronte pune, rregullojmë gjykatat për të dënuar viktimat e papunësisë, në vënd që të na sjellin autobuzë falas, na sjellin autoblinda dhe antiplumbe, në vënd që të ndërtojmë shtëpi për të pastrehët shpenzojmë miliona në mos miliarda lekë për katërqind mijë referendume, zgjedhje e stërzgjedhje.

    Deri kur më, kështu.? Qeveritë venë e vinë, krimi vjen e shtohet. Na rroftë heqia e dënimit me vdekje….

    A është ç’njerëzor dënimi me vdekje?

    Në një të parë po. Filozofi thotë se jetën ta jep natyra dhe vetëm ajo duhet të ta marrë, ndërsa fetari njeh monopolin e Zotit.

    Komiteti ynë i Helsinkit u drejtohet të drejtave të njeriut, pa na thënë për burimin e tyre, nga natyra, zoti apo shoqëria vetë. Këta miq të nderuar nuk kanë konceptin për termin “e Drejtë ” dhe pa dashur e konfondojnë me termin “moral “ose më saktë bëjnë sikur nuk e dijnë dallimin. Duke festuar 50-vjetorin e të Drejtave të Njeriut sipas OKB-së, këta miq heshtin për faktin se në këto të drejta njerëzore nuk ndalohet dënimi me vdekje. Siç duket vetëm Europa me Helsinkin bashkë është njerëzore, Kombet e Bashkuara të te gjithë botës janë ç’njerëzorë.

    Tatimi që Europa i vë Shqipërisë për dënimin me vdekje është pohim i paradoksit europian. Konseguenca në mendim e qëndrim kërkon që ky tatim t’i vihet edhe OKB-së, në të kundërtën duhet të dalim nga kjo organizatë ç’njerëzore ose të përjashtojmë ç’njerëzorët prej saj sikundër na kërcënojnë edhe ne me përjashtime.

    Në është se pretendohet që kjo është marreveshje europiane, në daç futu,në daç jo, atëherë argumenti i ç’njerëzores bie dhe mbetet marëveshja, kushti i bashkëjetesës që është tjetër gjë.

    ***

    Dënimi me vdekje i heq një njeriu gjënë më të shtrënjtë, të drejtën më të madhe, nënën e të gjitha të drejtave, jetën. Shoqëria nuk duhet ta bëjë këtë veprim ç’njerëzor. Nuk duhet ta bëjnë në Shqipëri 3.5 milion njerëz, nepërmjet ligjit dhe me anë të gjykatës, vetëm për krime tejet të rënda dhe në asnjë rast në gra e të mitur, sepse është ç’njerëzore. Prandaj duhet ndaluar ky dënim.

    Po një individ, një qen bir qeni, kush do ta ndalojë që kur t’i teket të grijë e të vrasë për motive ç’njerëzore të mirëfillta e shpesh pa asnjë motiv, të vrasë ose të djegë foshnja, që më vë dinamitin e hedh në erë një pallat të tërë, që me heq synë e foshnjës për ta shitur, që më ka ngritur laboratore për të shkatërruar rininë. Një individ i vetëm e ka faktikisht të drejtën të vrasë drejtpërdrejtë, pa Kode e ligje, pa procedurëra e avoketër, pa pyetur për Helsinkëra, një shoqëri e tërë nuk e ka. Ne mohojmë dënimin me vdekje të një ç’njerëzori nën emrin e njerëzores.

    Të nderuar idhtarë, po të sulmohet Shqipëria nga Millosheviçi do të veni të mbroni atdhenë ? Pa dyshim. Mirpo me këtë veprim ju miratoni vrasjen e djemve ushtare serbë dhe vrasja është ç’njerëzore.

    O shqiptar europian, po të të sulmojnë me thika e bazuke gruan dhe fëmijët a ju vetë, çfarë do bëni. A nuk do braktisni Helsinkin e llafollogjitë e do t’i përvisheni agresorit nën flamurin e një instituti të Kodit Penal që ma quajnë Mbrojtje e Nevojëshme? Pyetni Njazi Jahon se ua këndon mirë.

    Në qofshi konsekuente e në ua mban, bashkë me propozimin për heqjen e dënimit me vdekje kërkoni të hiqet nga Kodi Penal edhe ky institucion ç’njerëzor.

    Mblidhni ato mijëra firma e propozoni menjëherë ndryshimin e Kushtetutës sonë ç’njerëzore që na detyroka të vrasim. Sepse edhe të huajt qofshin edhe agresorë janë njerëz. Po është e qartë, as njerën e as tjetrën s’e bëni dot. Na del se ju vetë, në emër të Atdheut bile edhe në emër të lëkurës e të racës suaj do të keni të drejtë të vrisni. Shteti , ligji, gjykata, Shqipëria e tërë nuk ka të drejtë. E bukur logjikë e arsyetim konsekuent.

    Na del se agresori mund e duhet vrarë. Po çfarë emri të përbashkët kanë gjithë këta “të brëndëshëm “ që vrasin e presin ditën në diell e që mohojnë “din e iman “ ? A nuk janë edhe këta agresorë tashmë jo kundër shtetit e atdheut por kundër popullit vetë ? ..

    Nuk ka vënd për fjalë dhe diskutime. Gjaku po derdhet jo maleve, pyjeve e skutave por në bulevarde. Fjalët gjak, vdekje, vrasje, djegie, eksplozion, këto fjalë të llahtarëshme mbretërojnë, përdhosin, përdhunojnë shtypin e median dhe bëhen burim i paçmuar të ardhurash për pronarët e shtypit tonë të lirë. Një shtyp e media e lirë që kullot në gjakun e nderin tonë.

    Në vënd që darkave të presë lajme gëzimi e shprese, Shqipëria e ngjethur, tërë ankth merr lajme zie.
    Të na rrojë….. Helsinki.
    _____

    Koha Jonë 13 Dhjetor 1998

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje