Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, akuzoi qeverinë shqiptare për bashkëpunim me qarqet ultra-nacionaliste dhe naziste greke, që kanë pretendime irredentiste për jugun e Shqipërisë.
“Prezenca e ministrave të kabinetit qeveritar të shtetasit Berisha dhe disa drejtuesve të tjerë të institucioneve shqiptare zyrtarizoi qëndrimin diplomatik të qeverisë së shtetasit Berisha me qeverinë e Athinës për autonominë e të ashtuquajturit Vorioepir, duke shënuar aktin më të rëndë të tradhtisë kombëtare të një qeverie në 100 vitet e pavarësisë Shqiptare. Organizimet politike të qarqeve greke drejtoheshin nga nazistët e Agimit të Artë dhe nga Naum Disho, një nga kriminelët me të njohur të dënuar nga drejtësia shqiptare, por që fatkeqësisht me mbështetjen e policisë dhe institucioneve shqiptare iu garantoi mbrojtja dhe realizimi i qëllimeve për cenimin e integritetit territorial të Shqipërisë,” deklaroi Kreshnik Spahiu.
Aleanca KuqeZi shpalli planin e zhvillimeve të aktiviteteve të 100 vjetorit të pavarësisë nëpërmjet komisionit organizator me përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Ulqini dhe Lugina e Preshevës. Aleanca KuqeZi do të tubohet ne kufirin Shqipëri-Shqipëri të Morinës mëngjesin e 28 nëntorit, ku mijëra shqiptarë nga Tirana, Shkodra, Ulqini, Prishtina, Tetova, Prizreni, Durrësi, Lezha dhe çdo qytet etnik shqiptar do të udhëtojnë drejt kufirit.
Aleanca KuqeZi deklaron se “ka ardhur koha që të thyejmë murin ndarës të shqiptarëve, murin shekullor që na ndau, copëtoi, rrënoi, dhunoi, poshtëroi nga një sërë regjimesh politike antishqiptare. Në vend të kufirit ndarës, Aleanca KuqeZi do të vendos obeliskun e bashkimit dhe shqiponjës si simbole kombëtare të dy pjesëve dikur të ndara, por që bashkohen pas një shekulli”.
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, theksoi se “Aleanca KuqeZi ka detyrim moral dhe historik që të plotësojë aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, detyrim i cili rrjedh nga parimet kushtetuese, por edhe si realizim i misionit të rilindësve dhe Ismail bej Vlorës, i cili 100 vite më parë nuk e shpalli pavarësinë për këtë Shqipëri të vogël dhe që shqiptarët të mbeteshin i vetmi komb që të jetonte në 7 shtete”.
“Ndryshe nga demokratët dhe socialistët, ne kuqezinjtë nuk festojmë, por luftojmë, nuk gëzojmë, por punojmë, nuk vallëzojmë, por ndërtojmë, nuk urrejmë, por bashkojmë dhe më 28 nëntor ne do jemi atje ku 100 vite më parë u ndamë. Atje ku një shekull më parë filloi ndarja, atje do të nisë bashkimi dhe nga ajo ditë nëna Shqipëri nuk do ti kërkojë pasaportë bijve të saj. Mëngjesi i 28 nëntorit shënon ditën e themelimit të Bashkimit Shqipëri-Shqipëri dhe koncepti shtet kosovar do i përkasë së shkuarës dhe historisë. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë atë ditë për mos humbur një moment historik, i cili nuk përsëritet në jetën e askujt. Atë ditë do isha qytetari më i nderuar i Shqipërisë nëse do të hiqja një tullë nga muri ndarës dhe së bashku të fillojmë ndërtimin e një Shqipërie tjetër dhe të bashkuar. Askush nuk do ta ndal marshimin kuqezi për të hequr kufirin e shqiptarëve”.
Përfaqësuesit e lëvizjeve dhe organizatave politike nga Kosova deklaruan se kanë filluar organizimet masive e shqiptarëve që do marshojnë nga të gjitha trevat më 28 nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri.
e kreshnik po lan duart nga berisha si ponc pilati. po ti hengre kaq vjet me te kaq shpejt e shkelmove apo keshtu eshte roli.
dhe perseri po e ndihmon berishen ne kauzen e tij, per te mos festuar diten e flamurit atje ku i takon.
po kerkon percarje te shqiptareve,duke i cuar ne morine dhe jo ne VLORE te i vetmi vend ku ngrihet flamurit prej nje shekulli.
asnje nuk duhet ta mbeshtesi ne kete percarje spahine e kreshnikeve.
O qirie me pseudon “vlora” hiqe se dukesh qe nuk je vlonjat. Kundermon era korofillak o tu mbullte akoma spo e ndjen
o deledashi xen qe sje as dhi e as dele,ku e ndjeve eren e korofillakut a i zi,,,,,kur era jote e grekut ste le te nuhasesh.
flamuri eshte i shqiperise,,,, por vlora eshte e vlonjateve,dhe te gjithe kudo qe jemi ate dite do te jemi ne sheshin e flamurit dhe sdo tja u leme qe ta perdhosni.
O Vlora o derebardhe,
po ku e di ti more kompetent i edushit se c’fare ka ndermend te beje AK. Ndoshta e ke me gjithe flamurin e shqiptarizmes ne Vlore pasdite pasi te keni percjelle edushin dhe sale kriminelin qe asnjeri nuk tha as edhe nje fjale per pecudnimin qe i bene vatanit dhe flamurit bastardet greke. Mos u bej zedhenes i ciu ciu kur nuk e di se c’fare ka ndermend shqiptarizma te beje me 28 nentor more edush dhe salush.
gjino u bene fiqte.
Sali Berisha dhe Edi Rama jane dy antishqiptaret me te ndyre! Erdhi Greku deri ne Permet dhe asnjeri nuk e hapi gojen. E kane shitur te varferen Shqiperi qe te dy.
AK e kam shume inat por kesaj rradhe ka te drejte. Ne Morin duhet ngritur flamuri. Sa per Vloren, kaq sa po na e cani koken me te, po beheni si puna e te persekutuarve. Na cate trapin!
moj Vlora po Edi Rama e ka ndimuar me shume,
i ka dhene konsensus sa here ja ka kerkuar saliu.
jo vlora seshte e drejte te drejten e 28nentorit jua hoqi berisha jo kreshniku thirrja ne morine eshte per bashkim dhe jo per feste ketu ndahen ato qe duan bashkim me ato qe duan çiflik prandaj nese do bashkim mos festo kete vit dhe shko ne morine eshte pergjigja me e mire qe mund ti japesh pd-ps-lsi grekeve dhe sebeve nje fjale e urte thote (((((((mendjet e medha diskutojne idete ato te mesmet diskutojne ngjarjet mendjet e vogla diskutojne personazhet)))))
o kuqe ziu me mendjen e madhe, me thuaj ku eshte kjo ideja jote kaq e madhe.
28 nentori eshte dita e flamurit dhe duhet te mbidhen gjith shqiptaret, edhe kosovaret edhe maqedonasit ne vlore per ta perkujtuar dhe jo ne morine.
per bashkimin e shqiptareve mund te lini nje dite tjeter,por ju jeni sahani i saliut qe e ndihmoni te gatuaje corben e tij.
keshtu sillni percarje dhe jo bashkim.pasi ne vlore edhe po sishit ju me salen do te jene shqiptaret.
Perfundimisht nuk kam me asnje dyshim.AK-ja eshte zgjatim kriminal i Sali Berishes.Pa me te voglin dyshim.Mjere Shqiperia.Ata e dine shume mire qe Sali berisha deshiron te anashkaloje me c’do kusht Vloren duke spostuar festimet diku tjeter.Dhe me se miri ne ndihme i vjen Kreshniku i Spahinjve.Saliu po u thote Shqiptareve nepermejt Kreshnikut se.Ai te pakten e feston ne Tirane,se ka nga ata qe se festojne fare as ne Tirane dhe mire bejne.
Te gjithe do jemi ne Morine qe te shkatrojme pikat kufitare me 28 nendor. Jemi me ju.
Aleanca KuqeZi eshte levizja qe na kish munguar per nje shekull. Une kam votuar PD per 20 vjet por kete rradhe do votoj per Kreshnik Spahiun dhe AK
Edhe ju te AK-se po veproni si Agimi i Arte me nje nacionalizem ekstrem dhe te tepruar.
Nuk kane ndonje ndryshim te madh keta thone greket jane pisa ata thone shqiptaret jane pisa. Po si AK si Agimi i Arte jane pis milet.
me nje ndryshim te vockel….AK eshte ne shtepine e vet!sado pis milet ta quash ti perseri mbetet ne shtepine e vet!pra cdo pis milet me mire te rrije rehat ne shtepine e vet!
AK mos po kerkon Peloponezin apo Athinen?!
AK po kerkon te ngreje sadopak krenarine e ketij kombi te dhjere,por i cili nuk e meriton,derisa shqipfoles si ti shkruajne keto qe shkruajne.
kush ja ka kerkuar AK te marri fatet
e krenarise se kombit? babi i vet? mami? apo MOTRAT?
Kombi voton dhe zgjedh nje qeveri te merret me fatet e tij.
kjo eshte e vetmja menyre demokratike. te tjerat jane Fashizem.
nuk eshte aspak ekstremiste per fat te keq kete duhej ta bente qeveria.por nu ju intereson perta me mire te shesesh kombin se te lesh karigen.AK ESHTE EVETMIA FORCE POLITIKE QE DO VEJ DINJITETIN E SHQIPETAREVE NE VEND.QELLIMET E GREKEVE I NJOHIM TE GJITHE SA DO MIQ QE NA HIQEN.MOS HARRONI ARVANITASIT QE NA URREJNE JANE SHQIPETAR DHE GREKET I KTHYEN KUNDRA NESH.CAMERIT.PESHKEPINE NE GRUPE ISHIN 5 HIMARIOT QE VRANE 2 TANET.VARREZAT FALLCO.SHQIPETARET E BLERE ME 300 EURO.CENSUSIN QE SHPRESONIN TE ARRININ 50000BANOR PER TE KERKUAR AUTONOMINE.MJAFTON TE HYSH NE YOUTUBE NE CFAREDOLLOJ VIDEOSH QE KA LIDHJE ME SHQIPETARET DO NDESHESH NJE RACIZEM TE PAPARE KUNDRA SHQIPETAREVE NGA MIQET GREKE LERI KEQTRAJTIMET DHE PERBUZJEN E SHQIPETAREVE NE GREQI SA E SA TE PA DREJTA NE KURRIZIN TONE.JEMI TE VARFER PO JO PA DINJITET ZGJOHUNI SA SESHTE VONE TE MBESHTESIM AK.SHPRESOJ QE TE MBAJNE KETE PREMTIM EDHE MBAS ZGJEDHJEVE.FLM.TE RROJNE BIJTE ESHQIPES KUDO QE NDODHEN NE BOTE.
Por ti si grek/e do ta votoje agimin e arte sigurisht.
hahahahahaaa, prape ti ore retard !
shiko dhe njehere se ca ke shkruajtur per nick, nuk ben sens.
“BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI TE LARGOJE KAFSHEN BERISHIANE” !?!?!
ik o prifti i Rrezes ik futi ndonje tas me groshe
Injorant.
Or BL palla , vetem injorant mos thuaj se ti je nena e inorances dhe jam i sigurt qe je perseri me barre….hahhaaa…sa mban kjo toke…hahaaaa…
hajriu, nuk mendoj qe camet jane si ti imoral dhe i ndyhre?
O BL, ate nick name duhet ta korrigjosh vertet. Eshte nje budallek i trashe…
AKZ dhe VV jane pjese e Rilindjes se Vetedijes Kombetare Shqiptare. Jane vlera. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/stuart-stevens-shady-past-clients.html
Po perse duhen te takohen ne morine me 28 nendor shqiptaret ? Me 28 nendor ne vlore dhe me 29 ne morine do te ishte me llogjike apo jo,,,,,
Po bene nacionalistin moj pele e zeze????? Ik lahu nje here qe te te ik pak era e jevgjitit , pastaj hajt e shkruaj … dyfytyrsh.
Ore legen burre, perpara gjashte muajsh po na mbroje Berishen sot po mbron Spahiun ! Kush eshte dyfytyrsh ketu ? Ku eshte patriotizmi jot ketu ? Perse nuk respektoni rrenjet e historise te popullit shqiptar ? Kjo histori e ka zemren ne vlore me 28-nendor 1912. Ti je nje legen buce se nuk je burre ti
me te vertete,nji nisme shume e bukur per bashkimin
e te gjithe shqipetareve !
por per mendimin tim,data me ideale per zhvillimin
e ketij, tubimi madheshtor do te ishte 26, 27, nentori
dhe me 28 nentor,te gjithe shqipetaret,duhet te festojne
ne Vloren e Flamurit kuq e zi..!!
AK jeni njesoj si Agimi i Arte dhe ato parullat tuaja si te Enverit nuk besoj se te perkrahen njeri po llape kot me kot,te acarosh marredheniet me shtetet fqinj,ato acarime i vuajme ne kuriz ne qe punojme ne Greqi e mbajme familjet tona me nje cope buke,por kjo nuk te intereson fare,parti si puna tuaj koha i hedh ne plerat e mbahen mend vetem per keq.
Tirana eshte kryeqyteti yne gjithenje,por nje here ne vite,(Nje dite),eshte Vlora e flamurit Kryeqytet!,Ndersa nje here ne !00 vjete,duhet te jete nje muaj kryeqytet dhe qeverria me institucionet duhet te shperngulet per t’a vazhduar punen e perditeshme ne Vlore.Pastaj mund te shkohet edhe ne morine,apo kudo qe ka shqipetar.O c’po me shgenjen more I Spahijash…Sepse fole per patriotizem te madh,per bashkim ne Morine,e vloren se zure ne goje fare,fare fare… O c’po me zhgenjen more Kreshniku Spahijve…Do Zoti e jam une i gabuar,d,m,th. qe s’je ne lojen e hidhur qe po behet…Medemek,me shaj deri tek moll e kuqe,qe thone,madje me akuzo edhe per tradheti te larte,ani,s’ka gajle,i pertyp sala te gjitha,por vetem te fitoj ai neser,ndryshe edhe ju bashke me te do dilni para gjykates! ishalla,spo me shgenjen o Kreshnik…
bravo
bravo
….une them qe ishallah vitin tjeter e festofshim ne Qafe Bote…. Respeke AK-se
me greket e serbin po behet pale sllobodanka per ta shkaterru komplet ket vend ;BRRAVO AK KUSUR MOS I LINI HALEVE DHE KELYSHVE
AK si nje forc patriotike me dt 28 duhet te jete ne Vlore.Si ka mundesi qe dhe ju te AK e shmangni Vloren?
Dikush e krahason AKZ, si ata plehrat e Agimit te Arte, por dua ti them se kemi nje ndryshim te madh, AKZ-ja, nuk kerkon te festoje ne Greqi, megjithese kemi te drejte ta bejme edhe ate feste, se Cameria eshte e jona.
festat behen atje ku ka njerez,
mesa di une cameria eshte e zbrazet.
Cameria (Epiri i jugut) nuk eshte i zbrazet! Eshte i banuar nga shqiptare dhe vllaho-shqiptare ortodokse,qe kane frike te thone se jane shqiptare! ?
UNE THEM SE AK ESHTE E VETMIA FORCE QE NA BASHKON DHE NA PERFAQESON BOLL ME POSHTERSIRA DHE SERVILIZMIN E PD.PS TE GJITH EDIME SE KUSH JANE QELLIMET E GREKEVE BENE CMOS PER REGISTRIMIN QE TE ARININ 50-60000 BANORE ME SHQIPETARE TE BLERE ME 300E PER TE MARE AUTONOMINE MOS HARONI ARVANITET EDHE PSE JANE SHQIP.NA URREJNE JANE GREKET.CAMERIT.VAREZAT FALLCO TALLJEN DHE PERBUZJEN QE JU BEJNE SHQIPETAREVE NE GR.MJAFTON TE HYSH NE YOUTUBE NE CFAREDOLLOJ VIDEO QE KA LIDHJE ME SHQIPETARET DO GJESH KOMENTE ME SHUMICE SESA NA DUAN DHE VLERESOJNE PRANDAJ KUJDES JEMI TE VARFER PO JO PA DINJITET.TE RROJNE BIJTE ESHQIPES KUDO NEPER BOTE.FLM
O mallakastriot vlla, une jam lab po me thuaj cfare do arrihej me 50,000-60,000 minoritare edhe sikur te blere sepse as 0.6% te popullsise nuk bejne
Ky Spahiu si shume taliban duket. Si do te shkoje ne kufij e t’i anulloje ato? Duket qe nuk eshte aspak Europian – por vetem nje taliban me kostum. Ku jetoka ai. Kufijte greke jane kufij te BE, i pelqen apo jo ketij talibanezi te urritur. Ky trap i verbuar nga ambiciet e momentit vetem dem mund t’i sjelli vendit. Fashista e talibane te tipit Agimi i Arte apo AK nuk kane vend ne Europe. Jane llumi i shoqerise. Jane plehra e asgje tjeter. Mund ta shesin vendin ashtu sic e kane shitur pseudopatriotet e dikurshem vendin. Historia do ta tregoje se shpejti fytyren talibane e te pavlere te Spahiut me shoke……
I ke pi ilacet ?
Trimi Isa Boletin qe pushtoi Shkupin me 1910 e qe i futi drithmen Europes e Turqise, shkoi ne Vore per ngitjen e flamurit o Kreshnik djali, ti nuk je me patriot se Isa, shko festo ne Vlore e mblidh sa me shume njerez qofte dhe nga Kosova e viset e tjera te banuara prej nesh, keshtu injorohen edhe kufijte qe na jane imponuar padrejtesisht edhe banditet qe na qeverisin
jam edhe une per bashkimin e shqipetareve por…..absolutisht duke ndrushuar vendin dhe datat historike.Kjo feste u takon te gjithe shqipetareve ta festojne te gjithe sebashku ne Vloren e Ismail Qemalit.Mos degjoni K.Spahiun(deri dje, ithtar i birishit)i cili kish deklaruar vete qe AK eshte levizje per bashkim kombetar dhe sot nuk arrij te kuptoj perse u be parti ……..apo i dha siguri numri i madh i mbeshtetesve?!Ky palo njeri nuk kish nevoje te bente parti per te bshkuar te gjithe shqipetaretpor te qendronte deri ne fund si nje levizje.E them kete pasi nje demokrat ,nje socialist apo nje simpatizant i cfaredo lloj partie qofte nuk mund ti japi aatij nje vote vetem e vetem se na qenka per bashkim kombetar.Me qarte …….une qe kam nje bindje timen politike nuk mund ti jap voten e asaj partie qe mbeshtes nje maskarai qe mashtron me dashurinee madhe qe ka cdo shqipetar per SHQIPERINE
DISA NGA FAKTET QE EGZITOJNE.
Shqiperia vazhdon te jete lemshi me i ngateruar i Ballkanit.Ballkanin dhe problemet e Shqiperise nuk i zgjith dot as saliu as kreshniku, o ndonje shqipo pa tru.
Ballkani dhe Shqiperia eshte problem i fuqive te medha te botes.
SHBA,RUSI-SERBI-GREQI,BE,TURQI,pas ketyre gjithe te tjeret jane garniture.Bejne blla,bll,blla dhe bien ne heshtje.
Kaluan 100 vite dhe perseri Ballkani s’e ka hequr dot fjaline:Fuci baroti.Camrit duan tokat prej Grekut,nje lemsh i pa zgjidhur ne perjetesi.Jugun poshte Shkumbinit e quajne me banim te pakicave Greke,tjeter lemsh per te cilin treshja:Rusi-Serbi-Greqi sa te kene jete pretendojne keto toka,analoge me Shqiperine per copat e saj ne kufi.
saliu s’eshte koqe qe ben gjithe ato leshime,ndryshe e rezojne nga froni,ato qe bisedon ai nen rogos pas vdekjes se tij do ti mesojme.
Realiteti qendron se me teritorin shqiptar perplaset: Turqia me trojken Rusi-Serbi-Greqi. Lemshi Shqiptaro-Ballkanik nuk ka pretendime te zgjidhet me lufte, por gerveret per te kure nuk shuhen.
Jo pesimist o historian , me ndihmen e Zotit ne qiell dhe te Amerikes ne toke gjerat do te shkojne ne vend te vete dhe Shqiperia Reale eshte mese mese e mundur … te luftojme dhe te shpresojme , koha punon per NE.
O “historian”! Paske pi dopjo ilace sot! Ja ke fut kot o Koci!Rrnofte Sali Mencuria! Po te ishte ashtu si thua ti,Kosova do ishte ende Serbi,o “historian” i gotes! Kuptoveeee… ?
me vjen per te vjellur kur degjoj sali berisha e hashim thaqipor o popull problemi qendron te ne si popull qe ja degjojm pallavrat sales e hashimit se ne duhet te qlirohemi prej tyre e bandave politike qe udheheqin e pastaj vetvetiu behet bashkimi qe smund ta ndal askush
O Bani sipas komentit tuaj vetem se punojne nje pjese e shqiptareve ne greqi ne duhet ti falim grekut gjithshka edhe nderin sipas teje?thuaj une e mos i pergjithso te gjithe emigrantet,se edhe ne jashte punojme e jetojme dhe nuk na puneson njeri qe te nderrojme emrin te nderrojme fene e te nderrojme identitetin kombetar,me mire shko ruaj dhente e mos u mundo te komentosh ketu,e laj gojen kur te permendesh AKZ.
o Lidi mos bjere viktime e nje ta ashtuquajturi BANI Ai nuk eshte tjeter vecsei ashtuquajturi turgofagu.
Nje korrigjim te vogel:
“”Aleanca KuqeZi do të tubohet ne kufirin Shqipëri-Shqipëri të Morinës mëngjesin e 28 nëntorit,…” Vendi (fshati ne anen e Shqiperise) ku ndodhet kufiri quhet MORIN pa “ë”; ne anen e Kosoves fshati kufitar eshte Vërmica. Ky eshte pikekalimi kufitar kryesor (pjesa Kukes-Prizren), vend ku kalon edhe autostrada.
Morina (apo Qafë-Morina) ndodhet ne pjesen e kufirit ne mes Gjakoves e Tropojes.
Bashkimi i trojeve shqiptare nuk bohet me force, ashtu sic po vepron AK e ka gabim ,veproni me zgjuarsi dhe me diplomaci , ashtu sic veproi plaku i urte dhe i mencur Ismail Qemali. AK dhe kRESHNIK SPAHIU TI BEJE THIRJE SMPATIZANTEVE TE TIJ QE ME 28 NENTOR TE NISEN DREJT VLORES.
zoti Kreshnik a eshte e mundur qe flamrin qe do ngrihet te jet ai qe u ngrit nga Ismail bej Qemali,ajo do te verte nje gje shume e mrekullushme ,te merret nga muzeumi vetem per kte rast dhe te vihet atje perseri per tu ruajtur pergjithmon.
ky trimi Spahi ben mire te shkoje ne Vlore me daten 28 e te mos bredhi neper kufi,nese ndjek porosite e Sales ben mire ta leje vete kryetarllekun.
Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan “BALKAN PENINSULA UNTIL 1808 WAS KNOWN AS AN ILLYRIAN PENINSULA” ?
Aleksandre Lambert: Ja përse shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për të shkuarën.
Ndonjëherë të lodhur nga vetvetja për shkak të atyre që mësojmë në jetën aktive, na vjen zor të pranojmë vendin ku të huajt na rendisnin ne shqiptarëve. Diku andej nga fundi, pranë Ruandës mbase. Dhe përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa ngremë zërin, nxijmë gazetat e çajmë mikrofonat duke përbotëruar sa monstruozë jemi, harruar vlerat, kështu ka për të ndodhur. Të huajt, shumica absolute e tyre, ata që përbëjnë mëhallën e madhe rrotull shtëpisë, nuk do të na japin vendin që na takon kurrë nëse një ditë ne nuk do të mësojmë të duam para së gjithash vetveten. Dhe që të kesh respekt për vetveten, së pari duhet të fiksosh në memorie vlerat, pozitivitetin.
Kombe të tjera, më agresivë, më të fuqishëm, duket veçse na kanë marrë me përdhunë në çdo kohë pasurinë dhe vetë jetën, kanë punuar me kujdes për të na vdekur në shpirt edhe atë pjesë e cila na bënte krenarë: – Historinë. Të vrarë, të vjedhur, të kafshuar dhe së fundmi të izoluar, mbase vërtet ne nuk dukemi më shumë se tregojmë. Porse është turp gjithsesi që të huajt të na mësojnë të jemi më shumë krenarë. Dhe ndërsa grekët, për shembull, na vendosin kufirin, jo vetëm imagjinar, në Shkumbin, dhe këtë ua trashëgojnë brezave, pavarësisht se shifrat tregojnë 2007, sa nacionalistë mbetet të jemi? Sa dimë ne se Aleksandri i Madh ishte ilir, apo edhe vetë Pirrua i Epirit. Dhe nëse ata më pas folën një tjetër gjuhë, pse nuk tentojmë të përvetësojmë atë pjesë që na takon? Por ky le të mbetet një ilustrim. Vonë nuk është kurrë. Këtë filozofi sjell edhe historiani gjerman Aleksandre Lambert në intervistën e mëposhtme.
Dr. Aleksandre Lambert me që ju i njihni problemet e vendeve të Evropës Juglidore, sidomos shqiptarët, a mund t’u flitni lexuesve tanë, por edhe botës, në këtë 95 vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë se si i njihni ju shqiptarët?
Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët – dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejtë.
Më lejoni t’ju them që në fillim se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe Serbët të jenë të tillë. Unë do t’ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. Me fjalë të tjera të flasish qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli.
Çfarë mund të na thoni për zhvillimin e ngjarjeve në vendet e Ballkanit pas përmbysjes së regjimeve komuniste, sidomos për ato lidhur me shqiptarët ?
Pas luftës së ftohtë Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe «spastrimet etnike» në Kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan. Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtë komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t’i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar.
http://sphotos-h.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/431619_10151134037783740_1924470961_n.jpg
PREFECTURE OF ILLYRICUM, 318 – 379 A.D. AFTER JESUS ( AFTER KRISHTI OR HAZDRET ISAI )
Në fakt Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rrjesht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan. Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin « Kampion i Kristianizmit ». Kurse Volteri ka shkruar për të: « Po të kishze qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Konstantinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve », që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skëndërbeun si një nga katër «Gjeneralët» më të mëdhenj të Historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar nuk do ta kishin bërë Skëndërbeun, Hero të tyre kombëtar.
Si e shpjegoni ju çështjen e kthimit të shumicës së shqiptarëve në fenë muslimane dhe mendimin e ndokujt që e konsideron këte fakt si negacion për hyrjen e Shqiptarëve në Evrope ?
Unë mendoj se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe ate, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në mysliman. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII – të pas krishtit).
Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve edhe pse jane ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asja kohe, greke dhe romake .Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan, dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi.
http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/545452_500132830011590_1709856915_n.jpg
GJITHSESI FORMA E HARTES TE ISH-JUGOSLLAVISE KA QENE GATI NJE (1) LLOJ FORMA ME HARTEN TE GADISHULLIT ILIRIK ?
Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar se feja muslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë otomane, të cilët humbën edhe gjuhën. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke.
Pasi sqaruam çështjen e konvertimit fetar të shqiptarëve në Mesjetë, çfarë mund të na thoni ju për ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ose më mirë si i njihni ju shqiptarët e Lashtësis ?
Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoeuropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoeuropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoeuropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amëtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja «Një fitore si e Pirros». Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279 përpara krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12 vjeçare në Aleksandri ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150. 000 epirotë – ilirë me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike. Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir.
Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iiliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus …» me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. Duhet të pranojmë se IIirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli, shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.
A mud të na thoni diçka lidhur me shqiptarët që lanë gjurmë në historinë e Evropës gjatë Mesjetës , duke na e konkretizuar këtë dhe me emra?
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqësa botës, udhëheqësa laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë për shembull, – Klementi i XI – të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore si në krye të fesë ortodokse ashtu edhe të asaj muslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike ( në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë, i Francës 19 vjeç që ato dy dite beteje mësoi se si luftohet).
Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Fraçesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani, etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut, dhe shumë personalitete shqiptare janë nderuar nga historia e Italisë.
Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “ Napoleon i Lindjes së Afërt ” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.
Arkitekti i “Taxhmahallit“ në Agra të Indisë kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe ”Xhamia Blu“ e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër,
Varshavë, Melburn, Manila, etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso – turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve ? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhoratif “turq“ për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha eropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.
A mund të na flitni për shqiptarët pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi ?
Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I – rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një fare mënyre kufijtë e saj. Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe“, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti” ).
1. CONQUERD BY AUGUSTUS, 30 B.C. – 14 A.D.
2. ILLYRIAN – ROMAN EMPIRE BY THE DEATH OF AUGUSTUS, A.D. 14
3. ROMAN EMPIRE AT THE END OF TRAJAN’S REIGN, A.D. 117
4. CONQUERED AND LOST BY TRAJAN, A.D. 114 – 117
5. BATTLE
6. http://sphotos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/576430_10151134037598740_689942826_n.jpg
Si e njihni ju Shqipërinë dhe shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë kombëtare, dhe çfarë ndodhi me ta deri në mbarimin e Luftës së Parë botërore?
Në vitin 1912 Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX – të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritësa kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak. Pastaj gjatë Luftës së I – rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi,
Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjëanësinë e Shqipërisë. Gjatë luftës së II –të ballkanike (1913) kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë.
Edhe para shpërthimit të Luftës së I – rë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane. Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqitarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si Evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.
Kur mbaroi Lufta e Parë botërore çfarë ndodhi me Shqipërinë dhe Shqiptarët?
Me mbarimin e Luftës së I – rë botërore, fuqitë e mëdha ndërluftuese fituese ose të mundura u tërhoqën nga Shqipëria, por ushtria italiane, ajo greke dhe ajo serbe, mbetën përsëri në territorin e shtetit shqiptar asnjanës. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës patriotët shqiptarë zgjodhën Qeverinë e re me kryeqytet Tiranën dhe ndihmuan kryengritjen popullore kombëtare shqiptare e cila synonte të çlironte krejtësisht vendin nga forcat e huaja pushtuese. Populli kryengritës bëri “ Luftën e Vlorës” duke hedhur në det divizionet italiane nga Shqipëria. Një luftë e drejtë kjo, por gjithmonë ishte një luftë në territorin e Shqipërisë me të gjitha rrethanat shkatërrimtare. Kjo luftë e ngriti prestigjin kombëtar të shqiptarëve. Kështu më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjeve së Kombeve e sapo krijuar në Gjenevë. Dhe më në fund si Grekët, dhe Serbët, u detyruan të largohen nga Shqipëria, këtë here nën presionin e Lidhjes së Kombeve. Sigurisht pasi Traktati i Paqes së Versajës e sanksionoi këtë radhë sakatimin e Shqipërisë duke u lënë jashtë kufijve shtetërorë më se gjysmën e territoreve të banuara nga Shqiptarë. Një gabim i rëndë ky i diplomacisë evropiane, që dëmtoi shumë vetëm shqiptarët. Por më në fund edhe provoi se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqë e siguri në Ballkan. Këtë e ka më në fund të qartë diplomacia evropiane dhe botërore.
Po cili qe fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve midis Luftës së Parë dhe të Dytë botërore?
Shqipëria bëhet përsëri një vend i lire dhe i pavarur, duke jetuar të vetmen periudhë paqeje, atë të vitit 1921 – 1939 por jo pa probleme politike, ekonomike, dhe social – kulturore. Pas 5 shekujsh pushtimi otoman Shqipëria arrin të shpallë republikën e saj dhe mbretërinë e saj me në krye Mbretin Zogu i I – rë.
Cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër agresionit fashist Italian dhe gjatë Luftës së Dytë botërore?
Në Prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II – të Botërore, pasi që dy shtete me emër të mirë evropian iu dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë. Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu lufta e II – Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut. Në vitin 1941 ushtria jugosllave në luftë për mbrojtje kundër agresionit fashist italian pati si fushë lufte territore të banuara nga shqiptarë. Ushtritë hitleriane pushtuan gati gjithë Ballkanin, dhe kur Italia kapitulloi dhe iu dorëzua aleatëve ( 1943 ) atëhere Gjermania naziste zëvendësoi Italinë fashiste duke pushtuar ushtarakisht Shqipërinë.
Pas gjithë sa na thatë del se mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evrope gjatë shekulli XX-të?
Nuk ka asnjë dyshim. Le të dale një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se Shqiptarët asnjanës e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre. Dhe si për ironi të hidhur të fatit, fatkeqësia, por edhe fatmirësia e deshi që shqiptarët të dilnin me rezultate më të mira, për here të pare në historinë e tyre moderne, nga lufta e fundit që u zhvillua në Evropë në shekullin e XX-të, po në territorin e shqitarëve, Lufta e ”përbotshme“ e Kosovës. Ajo preku por edhe shpërbleu vetëm shqiptarët. A është e drejtë që pas gjithë këtyre luftërave të zhvilluara në territoret shqiptare gjatë shekullit 20-të, shekulli që u karakterizua me përparimet më të mëdha në historinë e njerëzimit duke sjellur dhe përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të të gjithë popujve të botës të ketë akoma njerëz, të cilët qëllimisht të mos duan të kuptojnë se pse Shqipëria mbeti shteti më i varfër i Evropës!
Po vetë shqiptarët që kanë vuajtur kaq shumë nga luftërat që shtetet e tjerë kanë zhvilluar padrejtësisht në territoret e tyre a kanë bërë ata vetë luftëra gjatë shekullit XX-të ? Dhe përse ?
Po, shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri . Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj. Shqiptarët bënë Luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste.
Dhe gjatë luftës së Dytë botërore edhe pse pati në Shqipëri nje rezistencë popullore nacionaliste kunës pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazi-fashite. Eshtë e vërtetë që kjo Luftë u organizua dhe u drejtua nga komunistët, të cilët në fillim të luftës përfaqësonin vetëm disa qindra vetë. Populli shqiptar i etur për liri, të rinjtë e sidomos rinia studentore, madje dhe nga familje të pasura pse jo dhe nacionalista me emër ndoqën komunistët, pa e ditur se disa prej udhëheqjes së tyre ishin të drejtuar në mënyrë të fshehtë nga komunistë jugosllavë. Këta të fundit nuk ishin aspak të interesuar për bashkimin e të gjitha forcave kombëtare në luftën për çlirim. Ata bënë të dështojnë të gjitha përpjekjet e patriotëve shqiptarë për një demokratizim të luftës kombëtare për çlirim. Po të njëjtën gjë komunistët jugosllavë e kishin bërë në vendin e tyre. Kjo strategji e huaj e importuar nga komunistët shqiptarë, në krye të të cilëve doli diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, pati pasoja fatale, shumë të këqia për kombin shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Historia provoi se në Shqipëri erdhi në fuqi regjimi komunist më i egër që Evropa ka pare në historinë e vet.
Duhet të pranojmë se shqiptarët e kanë organizuar mirë luftën e tyre për çlirim, gjë që u provua nga fakti se gjatë luftës së dytë botërore kur luftëtarët shqiptarë u konsideruan shokë lufte nga luftëtarët e aleancës ushtarake anglo – sovieto – amerikane. Shqiptarët krijuan brigadat e tyre partizane, divizionet e tyre dhe korparmatat e tyre, të përbëra nga burra dhe gra vullnetarë. Ata e çliruan vendin e tyre nën sundimin nazist pa ndihmën e drejtpërdrejtë të ushtrive aleate, britanike, ruse ose amerikane. Sigurisht çlirimi u favorizua nga gjendja ushtarake e ushtrive naziste që tërhiqeshin nga Ballkani në fund të vitit 1944, nën presionin e të gjitha fronteve të tjera të luftës në Evropë.
Ka në botë qarqe të interesuara, sidomos hebrenjtë e botës që shprehin mirënjohjen e tyre ndaj popullit shqiptar që shpëtoi nga vdekja e sigurt të gjithë hebrenjtë gjatë pushtimit nazi-fashist. Duhet t’u njohim shqiptarëve se ata në të gjitha rrethanat, sidomos gjatë pushtimit nazi – fashist arritën të mbronin hebrenjtë e tyre nga pushtuesi, por edhe të gjithë hebrenjtë që erdhën nga Evropa për t’u strehuar në Shqipëri, ku të gjithë shpëtuan gjallë, pa asnjë përjashtim. Dhe për të qenë të drejtë duhet t’u njohim shqiptarëve se gjatë pushtimit nazist edhe disa funksionarë të administrates shqiptare u shpëtuan jetën qindra hebrenjëve. Ja një nga vendet shumë të rralla të Evropës, madje i vetmi, që ka mbrojtur me të vërtetë hebrenjtë nga internimi dhe asgjësimi në kampet e përqëndrimit nazist.
Shqipëria u çlirua. Lufta e Dytë botërore mori fund. Po çfarë u bë me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Në mbarim të luftës së dytë botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me Perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet.
Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindje për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të Lufës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më ne fund me Kinën komuniste në vitin 1978. Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkere në të gjithë vendin.
Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria Jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shume shqiptarë nga ish Jugosllavia se në asnje vend tjetër të botës po të merret në përjetim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet relativisht i vogël i Evropës. Me këtë rast më lejoni të bëj konstatimin se Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia.
Po pas vdekjes së Enver Hoxha çfarë mund të na thoni për shqiptarët?
Me vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, në vitin 1985, Shqipëria mund të quhej ekonomikisht e vdekur nga politika izolacioniste që bëri regjimi. Megjithatë Shqipëria dhe shqiptarët, në vitin 1992, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, filluan të hyjnë më në fund në rrugën e pluralizmit demokratik që po bën demokratizimin e vendit në mënyrë të ngadalshme, një specifikë kjo shqiptare.
Duhet thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët se me gjithë mungesën e madhe të mjeteve ajo ka ndihmuar me të vërtetë për ruajtjen e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan. Mjafton të kujtosh kohën kur Milosheviçi në muajt Mars dhe Prill 1999, urdhëroi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe t’i sulen Kosovës për të përzënë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Për pak javë 900. 000 refugjatë shqiptarë u detyruan të dilnin nga kufijtë e Kosovës, për në Shqipëri, Maqedoni,
Mal i Zi, dhe kudo në botë, ku ata u pritën ngrohtësisht nga familjet shqiptare sigurisht dhe nga shteti shqiptar kudo që vajtën. Mikpritja tradicionale shqiptare bëri që genocidi që shkaktoi një katastrofë humanitare që nuk ishte parë kurrë në Europë, që nga Lufta e II – të Botërore, u zgjidh nga shqiptarët të cilët i hoqën të gjitha shqetësimet Evropës. (Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Ruanda disa vjet para genocidit të Kosovës ku u masakruan brenda 100 ditëve, 900000 ruandezë). Le t’u njihet si meritë e refugjatëve shqiptarë të Kosovës viktima të genocidit serb të Milosheviçit kthimi i menjëhershëm në vendin e tyre të shkatërruar ku nuk i priste gjë tjetër veç shtëpive të rrafshuara dhe familjarë të masakruar që duhej të varroseshin dhe rivarroseshin. Le të shërbejë ky gjest i mire i kthimit në vatrat e veta si shëmbull për popujt e tjerë të botës. Ky qe patriotizmi i shqiptarëve që vërtetoi më së miri se shqiptarët nuk janë ikësa, siç e kishin bërë zakon mediat t’i quanin shqiptarët në Evropë.
A mund të na flitni për merita të tjera që i kanë nderuar shqiptarët, gjatë shekujve ?
Një shembull i mire për këtë komb është fakti se gjatë historisë së tyre shqiptarët nuk kanë bërë kurrë një luftë civile midis tyre, por as edhe luftë fetare, kur dihet mire se historia e shumë popujve të tjerë të Evropës është e mbushur me luftëra fetare dhe civile.
A kanë bërë shqiptarët në historinë e re luftëra pushtuese qoftë në aleanca, ose masakra kundër popujve të tjerë?
Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Eshtë e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikëpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane. Shqiptarët fill mbas luftës së II – të botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e ketij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe populli italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë.
Ju si historian a vini re se shqiptarëve nuk u janë shpërblyer të mirat që u kanë bërë të tjerëve?
Edhe kjo është një e vërtetë, të cilën po ju a ilustroj me një shembull historik të jetuar nga ne të gjithë në sajë të informimit direkt nga televizioni botëror. Kështu, për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre.
Në fakt Qeveria italiane në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian po në atë kohë, i cili me iniciativën e vet u hapi dyert refugjatëve shqiptarë fatkeq, edhe pse koha provoi se ndonjëri prej tyre nuk e meritoi atë trajtim të mirë. E vërteta është se shqiptarët pas gjysmë shekulli dilnin për herë të parë nga vend i tyre, ku nuk kishin asnjë të drejtë emigrimi.
Për fat të keq një tjetër plagë iu hap popullit shqiptar nga një pjesë e të rinjve që nuk kishin asgjë për të humbur duke lënë vendin e tyre, përveç prangave të diktaturës komuniste. Qe pikërisht ky kontingjent refugjatësh që u prit me krahë të hapura dhe u manipulua nga mafia, duke u përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni, gjëra këto që ata nuk i kishin njohur aspak në vendin e tyre.
A jeni optimist për shqiptarët se një ditë ata do të ecin me të njëtin hap të ndonjë vendi të parparuar të Lindjes komuniste?
Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Eshtë një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç.
Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore.Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndertimit të vendit duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm. Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë.
Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shëmbjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicioit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo. Ajo që është specifike dhe masive te emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe per vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinjë shqiptarë të hapërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme.
Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë jenë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet insitucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet!
Ju keni punuar për një integrim të të huajve ne vendin tuaj. A mund të na thoni diçka për shqiptarët?
Sot shumica e shqiptarëve janë integruar mirë në pjesën më të madhe të vendeve ku janë sistemuar. Ata kontribuojnë për begatinë ekonomike dhe kulturore të vendit mikpritës. Ata kanë hyrë me sukses në biznes por edhe në universitete, ku mund të gjesh profesora të rinj shqiptarë, si edhe poetë e shkrimtarë, madje edhe një kandidat për çmim “Nobel”, shkrimtari Ismail Kadare, i lexuar nga një publik i gjerë. Shqiptarët mund t’i gjesh artista në opera, në kinematografi, sportista të duartrokitur në stadiume dhe ringe boksi, etj. Ata ndjekin shembullin e patriotëve të tyre në shumë fusha të jetës, si Nënë Tereza (çmim Nobel i Paqes – 1976 ) që e ka ndjerë veten e saj krenare për origjinën e saj shqiptare. Cmimi tjetër Nobel për mjekësi (1998) Doktor Ferid Murat e ka ndjerë veten krenar për origjinën shqiptare, ashtu si edhe shefi i madh i orkestrës botërisht i njohur, Herbert Fon Karajan e përmedëte origjinën e tij shqiptare. Unë mendoj se emigrantët shqiptarë duke vazhduar të ecin në rrugën e mbarë që kujtoj se kanë nisur do të formojnë një ditë lobet e tyre në botë, ne shembullin e emigracioneve të popujve të tjerë. Duke njohur mentalitetin shqiptar u jujtoj atyre të veproijnë në shembullin e Skenderbeut, i vcili aarriti t’i bashkojë gjithë princërit shqitparë në Lidhjen e Lezhës kundër pushtuesit otoman vetëm duke u paraqitur te ata si i pari mdis të barabartëve (primus inter pares). Koha provoi se parësia i mbeti Skënderbeut.
A njihni ju vlera morale të popullit shqiptar që mund t’ia rekomandoni brezit të sotëm për të nisur rilindjen social-ekonomike me frymë kombëtare në përshtatje me kërkesat e kohës?
Mendoj se shqiptarët për të kaluar vështirësitë e sotme duhet të luftojnë korrupsionin shtetëror, një fenomen shoqëror ky që lulëzon edhe në vendet e tjera të Lindjes. Ata duhet të bazohen në mjetet e ligjshme duke kërkuar një parlament në aktivitet dhe politikanë që respektojnë cilësinë e ligjeve dhe që janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që populli u ka besuar. Shqiptarët për ta marrur veten duhet të kërkojnë forcën dhe frymëzimin te historia e kaluar e Atdheut të tyre.
Në të vërtetë në takimet e para ndërkombëtare të “Memories së ndarë“ që u zhvilluan në Paris më 26 e 27 tetor të 2006, me delegatë nga 24 vende të botës, për të ndërtuar lidhje të forta për vlerat e përbashkëta, shumica e delegatëve deklaruan se rinia e botës këto 7 vjetët e fundit i është drejtuar patriotizmit. Sipas meje ky konstatim i drejtë dhe i bazuar duhet të kihet parasysh edhe nga shqiptarët. Ata mund të gjejnë në historinë e tyre shumë shembuj patriotizmi të njohura ndërkombëtarisht. Në të vërtetë shqiptarët e jugperëndimit të Shqipërisë, pasardhës të epokës Skënderbejane, në vitin 1571 u ngritën kundër sundimit osman të nxitur edhe nga Venediku. Por ky i fundit pas fitores së betejës detare të Lepantos nënshkroi paqen me Turqinë e i la në fatin e tyre shqiptarët kryengritës. Mbrojtësit e kështjellës së Sopot – Borshit në jug të Shqipërisë, për të mos rënë të gjallë në dorë të Turqëve i vunë zjarrin depove të barutit barutit duke u hedhur në erë me 500 ushtarë turq (Contarini f.30). Ata bënë një vepër heroike për të cilën edhe vetë Evropa duhet të jetë krenare.
Kjo sakrificë sublime është bëre nga shqiptarët në një kohë kur Franca dhe popuj të tjerë të botës po zhyteshin në një cikël të neveritshëm masakrash ”fetare“ midis qytetarëve të vet. Gati në të njëjtën kohë kanë ndodhur “Masakrat e Natës së Shën Bartolomeut“ në Paris. Vlen të permendet se ky vetflijim i luftëtarëve shqiptarë të Borshit për të ruajtur lirinë e tyre nuk ka qenë një rast i vetëm në historinë e këtij. Në të vërtetë në vitin 1826 në Misolong të Korintit shokët e luftës të shqiptarit Marko Boçari, një nga krerët kryesorë të luftës së pavarësisë greke i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë, jo pa marrë me vehte shumë armiq turq (Petit Robert 2). Në vitin 1862 Oso Kuka, personazh historik i bërë i pavdekshëm nga poeti kombëtar shqiptar at Gjergj Fishta, i vuri zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë për të mbrojtur tokat shqiptare se sa t’i dorëzohej i gjallë armikut (Për sqarim po shtoj se dy toskët që përmend nëpër kolokiumet shkencore se u flijuan me Oso Kukën, ishin nga Borshi).
Dhe për të mos ndërprerë listën e heronjve shqiptarë në të gjitha epokat historike unë po përmend heroin shqiptar të kohës sonë Adem Jashari, i cili në vigjiljen e luftës së Kosovës bashkë me 22 anëtarët e familjes së vet luftoi dhe u vetë flijua për të mos lejuar që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe të kalonin pragun e shtëpisë së tij. Nga këto katër gjeste heroike të bëra gjatë shekujve mund të kuptojmë se patriotizmi është një virtut i shqiptarëve të të gjitha trevave të Ballkanit, dhe kudo në botë. Jo më kot Garibaldi, hero i bashkimit të Italisë ka thënë: ”Shqiptarët janë heronj të dalluar në të gjitha luftërat për liri“. Dhe Lamartini, poeti dhe politikani i madh francez ka shkruar: “Dihet se Homeri gjeti në Shqipëri Akilin, Greqia Alkesadrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak.“
Me eksperiencën që keni fituar edhe në studimet e vendeve të sotme të Ballkanit çfarë mund të na thoni lidhur me zgjidhjen e drejtë që duhet të gjendet për ta paqësur Ballkanin?
Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan.
A keni ndonjë mesazh për popullin shqiptar në këtë muaj nëntori, muaj festash të kombit shqiptar?
Eshtë një kënaqësi për mua t’u uroj nëpërmjet jush të gjithë shqiptarëve të Ballkanit si dhe shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, festën jubilare të 95 vjetorit të Shpalles së Pavërësisë në Vlorë. Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në Forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar çështja shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj.
Fe.De/Panorama – Gjenevë më 10 Nëntor 2007
Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan
Aleksandre Lambert: Ja përse shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për të shkuarën.
Hallall ! Vetem Respekte , per Ju !
…I Nderuar kreshnik!, Mendoj se Shqipetaret duhet te festojne 100-te vjetorin ne Vloren e flamurit..dhe jo ne Morine apo edhe ne Bllade,,..
Vlora perfaqesone Gjithe Shqiperine dhe Shqipetaret…
qekur qenka kaq i nderuar ky Kreshniku
Nje shekull me pare, nuk filloj ndarrja more turkoshak, por krijimi i shtetit te pare te pavarur shqiptar. Per shekuj me radhe ishte nje komb i roberuar, i ckombetarizuar dhe me nje identitet fallco. Ishim banore te perandorise osmane me besim, kulture, emra, tradita dhe gjuhe zyrtare te huazuar prej tyre. Vetem nje shekull me pare u qendis simboli i kastrioteve qe u valvit ne Vloren e pavaresise. Sigurisht qe shqiptaret e Kosoves, te Malit te Zi dhe te Maqedonise, e kan ate te drejte te festojne diten e pavaresise kombetare, por ajo nuk do te thot qe te “shkaterrojme kufijte e shteteve” sic thua ti. Ata jan shtetas te vendeve fqinje qe njihen nga bashkesia nderkombetare si vende te pavarura, me qeveri, me perfaqesuesit e tyre ne parlamente, me kushtetuta dhe votues te lire. Kush je ti qe nderhyn ne te drejten e tyre per vetvendosje? A nuk je ti kercenues i pavaresise se Kosoves qe e fituan me aq sakrifica? A nuk je ti kercenues i vendeve fqinje qe kerkon destabilitet ne rajon ne emer te propagandes shoviniste tende “nje komb, nje shtet”? Kufijte administrativ nuk luajne rolin e ndarrjes se popujve ne qoftese ata jetojne me harmoni dhe respoktojne njeri-tjetrin, ashtu si dhe vendet e popujt e Bashkimit Europian dhe jo vetem. Pak rendesi ka se njeri quhet Kosove dhe tjetri Shqiperi, qe kan simbole, parlament e qeveri te ndryshme, e rendesishme eshte qe vendet jane te pavarura. Ti do te ishe qytetar i nderuar ne qoftese do te hiqje te pakten nje tulle nga muri i korupsionit ne drejtesin shqiptare ne 22 vitet e karieres tende, por nuk e bere. Ti do te ishe qytetar i nderuar te respektoje te gjith shtetasit shqiptare, historine dhe traditat e tyre pa dallim feje, krahine, por nuk e bere. Ti do te ishe qytetar i nderuar po te mos perdorje gjuhen e urrejtjes dhe te percarrjes, por perseri nuk e bere. Nacinalizmi ekstremist ne emer te propagandes se kombit te madh, te fuqishem, superior ka marr pushtetet, por ne emer te asaj propagande ka sjell edhe katastrofat me te medha rajonale e boterore. Spahinj e salinj, mjaft lojtet me ndjenjat e shqiptareve dhe mjaft e baltoset simbolin e kastrioteve!
Landuqis jegjiti , ik futi nje dush dhe vrap te marresh pensionin .
TemA !
Ku qendron e keqia e replikes qe e censuroni !???
Me vjen keq ,sepse eshte e disata here dhe kam mendim pozitiv ne pergjithesi per ju!!!!!
Po jua dergoj perseri !
Landi_Sverige !
Fillimisht te pershendes dhe lejom te shprehe akoma edhe njehere respektin qe kam !
.
AKZ ,kjo levizje pseudopatriote qe u be e njohur ne saj te urrejtjes ndaj grekeve ,keta xhonturq te rinj qe enderrojn rikthimin e ottomanizmit ne ballkan, nuk eshte rastesi perse i shmangen si djalli livanit, Vlores dhe Ismail Qemalit.
Ismail Qemali, kryeministri i parë i shtetit shqiptar ishte filohelene fanatik dhe donte bashkimin e Shqiperise me Greqine ne nje Federate greko-shqiptare duke nenshkruar edhe Protokollin e veçante midis Federates greko-shqipatere , ne 22 mars 1907.
Ismail Qemali studjoi dhe u dipllomua nga Shkolla Greke Zosimeas ne Janine (te gjithe figurat e shquara shqiptare ne kete shkolle u dipllomuan )dhe ishte zoterues i shkelqyer i gjuhes greke. Kishte ndjenja miqesore ndaj grekeve dhe kultures greke.
Në 1901 ne Bruksel botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, dhe vetem ne faqen e fundit ne qarkullimin e dyte te revistes shkroi ne anen e pasme ne gjuhen shqipe. Titulli i kesaj gazete ishte:
SHPËTIMI i SHQIPËRIS (Revist Greko-SHqiptare ku botohej dy here ne muaj).
Karakteristike e adhurimit dhe ndnjenjave filohelene eshte artikulli i botuar me titull Destinacioni i Greqis,dhe Shpetimi i Shqiperis e cila eshte nje himn i vertete per Greqine.
Te gjitha botimet e revistes se Ismail Kemalit jan botuar ne librin “Greqia dhe Shqiperia e Thanos Anagnostopoulos – Paleologou ne fillim të shekullit XX shtepia botuese , Kyromanos!
DESTINACIONI I HELENIZMIT
ΠΡΟΟΡΙΣΜΟΣ ΤΟΥ ΕΛΛΗΝΙΣΜΟΥ
Artikulli i meposhtem eshte origjinali ne gjuhen greke shkruajtur nga Ismail Qemali!
As e lezojn te gjithe shqiptaret qe dine greqisht!
Έθνος έχον αναμφισβήτη τον μεγαλείον παρελθόν και δικαίωμα προσδοκίας μεγάλου μέλλοντος εν Ανατολή είναι το Ελληνικό. Αφίνομεν κατά μέρος τας υπηρεσίας, τας οποίας το μέγα τούτο έθνος έκαμεν εις όλην εν γένει την ανθρωπότητα, διαδίδον εις τα απώτερα μέρη της υφηλίου τον πολιτισμόν και την επιστήμην ως ουσίαν ευεργετικήν και δικαίως αποκτών τίτλους διά την ευγνωμοσύνην της ανθρωπότητος. Αλλά τοιούτον ως υπάρχει την σήμερον, το Ελληνικόν έθνος αποτελεί το κυριώτερον και σπουδαιότερον στοιχείον της Ανατολής. Εν πρώτοις ως πληθυσμός η Ελληνική φυλή μετά τους Τούρκους και Άραβας υπερτερεί όλας τας άλλας της Ανατολής φυλάς. Γεωγραφικώς δε κατέχει την πρώτην και πρωτίστην θέσιν εν Ανατολή. Το ωραιότερον μέρος της Μεσογείου είναι θάλασσα Ελληνική. Η Προποντίς είναι σχεδόν όλη Ελληνική. Όλαι αι νήσοι του Αρχιπελάγους, του Αιγαίου, του Ιονικού κόλπου, της Προποντίδος είναι Ελληνικαί. Όλαι σχεδόν αι παραλίαι της Μικράς Ασίας από των προπόδων του Ταύρου μέχρι της Ηρακλείας του Πόντου είναι Ελληνικαί. Η Ιλλυρική χερσόννησος, υφ’ όλας τας εισβολάς των ξένων εθνών και ορδών διετήρησεν όλας τας προς τας δύο θάλασσας χώρας, από του στομίου του Δουνάβεως μέχρι του Αμβρακικού κόλπου Ελληνικάς.
Έθνος ως το Ελληνικόν, έχον ένδοξον μέλλον, κατέχον τας σπουδαιοτέρας χώρας της Ανατολής, δικαιούται ενεργώς να μεριμνά περί της τύχης της Ανατολής, ης είναι ιστορικώς και γεωγραφικώς ο πολυτιμότερος συγκύριος. Είμεθα βέβαιοι ότι πας Έλλην έχει συνείδησιν του δικαιώματος τούτου, όπερ αποτελεί τον προορισμόν του Ελληνισμού, και εν ταυτώ της συνεπαγομένης υποχρεώσεώς του.
Όταν λέγομεν Ελληνισμόν δεν εννοούμεν τους εν τω Ελληνικώ κράτει ευρισκομένους Έλληνας, εννοούμεν όλους τους Έλληνας, ων ο πληθυσμός υπερβαίνειν τους εν Ανατολή ευρισκομένους λαούς, των Τούρκων και των Αράβων εξαιρουμένων. Όταν λέγομεν Ελληνισμόν δεν εννοούμεν τους εν τω Ελληνικώ κράτει ευρισκομένους Έλληνας, εννοούμεν όλους τους Έλληνας, ων ο πληθυσμός υπερβαίνειν τους εν Ανατολή ευρισκομένους λαούς, των Τούρκων και των Αράβων εξαιρουμένων. Ημείς, οι μη Έλληνες, επιθυμούμεν και από καρδίας ευχόμεθα να ίδωμεν τον Ελληνισμόν ως τον ισχυρότερον παράγοντα της Ανατολής.
Τι εξετάζομεν ημείς; Ποίος ο προορισμός του Ελληνισμού. Ο Έλλην έχει συνείδησιν του προορισμού του; Ποία τα μέσα διά την πραγματοποίησιν αυτού; Κατά τόσον δε μάλλον μας ενδιαφέρει το ζήτημα, καθ όσον είμεθα πεπεισμένοι ότι ο προορισμός του Έλληνος είναι και προορισμός του ομαίμου Αλβανού και ότι η τύχη του ενός εξαρτάται εκ της τύχης του άλλου.
Δεν έχομεν την απαίτησιν να δώσωμεν ψυχολογικήν ανάλυσιν έθνους ως το ελληνικόν ούτε τολμώμεν ν’ αποφανθώμεν περί τούτου. Εκείνο όμως, όπερ μετά πεποιθήσεως δυνάμεθα να κηρύξωμεν εκ των προτέρων είναι ότι ποτέ ο Έλλην δεν θα υποπέση εις τον εκφυλισμόν. Η ιστορία τους ήτις είναι και η ιστορία της ανθρωπότητος παρουσιάζει όλα τα εχέγγυα της διασώσεως της ελληνικής φύσεως και πάσης ηθικής διαφθοράς και εκφυλισμού. Η ιστορία της ανθρωπότητος μας παρουσιάζει πολλά έθνη άπερ συρόμενα παρά της ορμής των μεγάλων εισβολών ηδυνήθησαν να διασώσωσι την εθνικήν των ατομικότητα. Κανέν όμως τούτων δεν δύναται να παραβληθή με το ελληνικόν έθνος.
Ο Έλλην, κατά πρώτον, είναι ο τύπος της τελειότητος και της μορφής και της ψυχής του ανθρώπου. Ουδέν έθνος προ αυτού ηδυνήθη να σχηματίση ιδέαν περί του ωραίου και του καλού. Ουδέν έθνος προ αυτού ηδυνήθη να καθέξη και εκτιμήση το αίσθημα της ελευθερίας.
Οι διαδεχθέντες τους Μακεδόνας Ρωμαίοι κατέκτησαν μεν την Ελλάδα, εκηρύχθησαν δε προστάται του ελληνικού πολιτισμού, και διά της υλικής ισχύος των κατώρθωασν να πραγματοποιήσουν ό, τι η ηθική των Ελλήνων δύναμις δεν είχε κατορθώσει. Οι Ρωμαίοι δεν ήσαν εχθροί του Ελληνισμού, ήσαν μάλλον οι συμπληρωταί του. Εις όλας τας ρωμαϊκάς κτήσεις η ελληνική γλώσσα, τα ελληνικά γράμματα ήσαν σεβαστά, οι Έλληνες καίτοι υποτελείς εθεωρούντο ως ανώτεροι των Ρωμαίων. Ρήτορες, φιλόσοφοι, ποιηταί, στρατηγοί και αυτοί οι αυτοκράτορες δεν εθήρευον άλλην δόξαν παρά την παρομοίωσιν μετά τινος των Ελλήνων και δεν εθεωρούντο ικαναποιημένοι παρά ότε η αρετή των επεβεβαιούτο παρά των Ελλήνων.
Η Βυζαντινή αυτοκρατορία κατήντησεν επί τέλους Ελληνική Αυτοκρατορία.
Έθνος λοιπόν μη εκφυλιζόμενον απέναντι τόσων συμφορών και περιπετειών δεν δύναται να εκφυλισθή ούτε να θεωρηθή υποκείμενον εις εκφυλισμόν.
Ο Έλλην και ο ομαίμων αυτού Αλβανός διετήρησαν, ο εις μετά περισσοτέρας λεπτότητος, ο άλλος μετά κάποιας τραχύτητος, την ψυχικήν υπεροχήν και την ιδιότητα του συζήν μεθ΄όλων των εθνών και εγκλιματίζεσθαι εις όλους τους τόπους και εις όλα τα κλίματα.
Υπάρχουν έθνη μεγάλα τα οποία διά της υπεροχής και της καρτερίας επεβλήθησαν εις όλα τα μέρη της υφηλίου και εσχημάτισαν κολοσσιαία κράτη, όπως οι Αγγλο-Σάξωνες. Κανέν όμως έθνος δεν ομοιάζει τους Έλληνας. Ο Έλλην το πάλαι και την σήμερον μεταβαίνει εις όλας τας ζώνας, εις όλα τα κλίματα του κόσμου, όπου αποκαθίσταται όχι ως ξένος αλλά ως οικείος.
Μάριος Δημόπουλος
…. boll henge , ik ruaj dhite tani elefteriqiiiiqiiiii….
Aty do jem festes se 28 nendorit apo 100 vjetorin e pavaresis do ishte nderi me i madh nese ate dit dote bashkohemi ne kufirin ndares shqiptaro shqipetar sepese ngritja e flamurit ne vlore kishte misionin e nje shqiperie te bashkuar dhe ky vendim doti bente nderin mete madh asaj ngriteje para 100 viteve pra do vi nga gjermanija do jem aty dhe ndoshta me duket shum pak vetum te jem aty.
SHQIPETARET KANE MBETUR PA KOKE.NJERI I BIE GOZHDES TJETRI PATKOIT.SEPSE IDEOLOGJIA TRIBALE QE MBOLLI RAMIZI ME NEXHMIJEN,SI DHE KELYSHET E SERBIT DHE GREKUT,RUSIT,APO TURKUT,KA HEDHUR RENJE NE POLITIKEN MAFIOZE TE ATYRE QE KURRE NUK U MOREN ME POLITIKE POR ME POLIMASHTRIM KOMBETAR.AK PO TE KISHTE KETE FUQI QE PRETENDON NUK DUHEJ TI LINTE PLEHRAT GREKE TE NDYEJNE VARET DHE TOKEN TONE TE SHENJTE.MIRE BEJNE QE PERPIQEN POR DUHET TE BEJNE AKSIONE JO PER DUKE POR PER BUKE QE TE JAPIN REZULTAT PER NGJALLUR ME TEPER SHPRES DHE JO TE VRASIN DHE ATE PAK SHPRESE QE KA MBETUR NE SHQIPETARET.AKSIONI I SAJ JO SE ESHTE I KEQ POR DITA E 28 NENDORIT DUHET TE MBLEDHE SA ME SHUME SHQIPTARE NGA TE GJITHA TROJET NE VLORE ME TE GJITHA MJETET DHE ME 29 NENDOR TE GJENDEN NE TIRANE PER TE BERE TE IKE NGA SYTE KEMBET PUTANA E SERBEVE DHE GREKEVE DHE PER TE BERE NJE KUVEND MBARE KOMBETAR ME PERFAQSUS TE GJITHE TROJEVE TE CILET TE SHPALLIN BASHKIMIN ETROJEVE,MOSNJOHJEN E QEVERIVE TE TJERA BRENDA KETYRE TROJEVE DHE KRIJIMIN E NJE QEVERIE QE TE MARE ATRIBUTET E VENDOSJES SE KUFIRIT ATJE KU MBAROJNE TROJET E SHQIPETARVE.ME PAQE APO LUFTE SHQIPTARET DUHET TE REALIZOJNE KETE NJE ORE DHE ME PARE.
per ata qe mbajne anen e grekeve “te pafajshem” dhe martirizojne ushtaret “trima” greke…
http://www.youtube.com/watch?v=u8ltTEkTKDg
Me pare se Musolini te niste sulmin ndaj greqise ai i kishte kerkuar bashkpunim kryeministrit greke, Ioannis Metaksas ,i njohur historikisht si FASHIST .Por fashisti Metaksa i ishte pergjigjur me “JO” fashistit Musolini..por jo vete fashizmit, pasi ai ishte i tille. Pikerishte kete “JO” gjoja festojne greket keto dite ne jug te Shqiperise ,ne Epirin e lire pasi ne realitet ata festojne pushtimin e epirit ose sipas tyre “clirimin e vorioepirit”. hidhini nje sy linkut te dijesoheni mbi kryeministrin e atehershem greke. (nga A.Kocaqi)
Preteksi i debimit te italianve nuk munde te qendroj historikisht gjate ofensives greke ne Epirin e lire pasi Roma ishte marre nga Hitleri edhe italianet vec po largoheshin pas kapitullimit.Greket kishin qellime te tjera ne Epirin e lire,qellime qe i kane te ngurosura para parlamentin greke me emrat e qyteteve shqiptare te cilat ata i pushtuan edhe ne se Hitleri nuk do kishte marre athinen ateher greket nuk do ishin terhequr nga epiri i lire pa lufte.
Pra pushtimi i Epirit gjate terheqies italiane per greket quhet clirimi i vorioepirit …edhe ky akt shkele disa te drejta nderkombetare edhe mbi te gjitha shkele kushtetuten shqiptare e cila nuk lejon qe ne vendin e saj te festohen festa te pushtuesve te truajeve te saja… Si nisi historia e kesaj corbe te prishur?
Esat Pash Toptani ju kerkoj grekve qe te kapnin Beratin edhe Vloren edhe me vone te vinin ne marveshje sipas deshires se tyre per kufinjet.Pikerishte ne kete kohe shpallet edhe “qeverria e vorioepirit” e ndertuar nga sherbimet ushtarake greke nen preteksisn e clirimit te vellezerve ortodoks.Ky akt i parapregatitur me djenin e Esat PAsh Toptanit coj ne Portokollin e Korfuzit ku Mehdi Frashri firmosi kushte per nderhyrjen kishtare e shkollore ne “ortodokset shqiptare” duke ju dhene ketyre shkollen ne greqisht deri ne klasen e 3 edhe gjuhen e fese greqishten=KESHTU U POLLEN GREKET NE SHQIPERI .
Preteksi per ti gllaberuar trojet shqiptare ju ridha serishte kur italia fashiste pushtoj shqiperin edhe nipi i Esatit,Ahemt Zogu, iku nga greqia per ne evrope.
Pra ajo qe festojne greket ne shqiperi eshte CLIRIMI I VORIOEPIRIT .Ky problem eshte i njohur kaq kohe edhe per me teper eshte ne djeni Haxhinasto edhe Panariti i Ilir Metes qe sic duket “mendojne te ndihmojn zgjidhjen e ceshtjes came duke ju dhene te drejten grekeve qe me ane te pagesave te festojne clirimin ” .Lere te mos harrojme se greket kane punuar te organizuar me kohe qe nga ardhja e Janullatos,ndertimi i shkollave greke nder vlleher e ortodoks shqiptare,ndertimi i kishave edhe predikimi n greqisht.
Nga ana tjeter mbi 4 milione arvanite flasin gjuhen tone edhe ne jemi krejt te pamundur te afrojme ura miqsie me ata pasi ne shqiperi cdo gje kontrollohet nga greket e serbet. Ja cgjuhe flete Salamina….Cberi e cpo bene ky shtet per keta shqipfoles?
http://www.youtube.com/watch?v=gCeVyz_t4Sw
Ja cgjuhe flasin “greket”:
http://www.youtube.com/watch?v=M0vewHKySSM&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=AP0d4rUWUM0&feature=rellist&playnext=1&list=PLFC1AE1C4D04A19CA
(nga A.Kocaqi)
C lidhje ka nje turkoshak me arvanitet ?!!!!
Arvanitet jan kristian ortodoks ,me prejardhje nga AVARO e vorioepirit !
Erdhen ne Greqi ne shek.15-16 pikerisht per te shpetuar nga turkoshaket.
E quajn per ofendim ti quash alvanos(shqiptar) .Ne epokat e ndryshme te historis ishin krah per krah me greket dhe jo me shqiptaret.
Nese do ndjeheshin shqiptar nuk do luftonin me greket kunder turqeve por me shqipataret ,dhe nese historia do e kerkoj do ti keni perball dhe jo ne krahun tuaj!
Kur i thash dikujt ketu qe eshte arvanit se ju mburreni me ata dhe i quani ketu shqiptar ,nuk ma lejon kultura t ju them c far pergjigje me dha per ju !!!
Elefteriqi moj neperke teologe, Arvanitis nuk “ERDHEN” por jane autoktone te asaj pjese toke qe tani quhet greqi. Katallaves.
Libara te tere jane shkruar ne greqi nga pjestare te lidhjes Arvanite si Kola etj,….. po i mban mend ata qe i ka helmuar kamikazet e kishes orthodokse greke.
Lezo ndonjehere se te ben mire per trute ( nqs i ke akoma )
Saliu thote qe festen ta bejme ne Tirane,Kreshniku thote qe ta bejme ne Morine.Ajo qe kane te perbashket te dy keta eshte se asnjeri nuk thote qe festimet te behen ne Vlore,atje ku duhet bere ne fakt,atje ku u shpall pavaresia,ate akt festojme ne pikerisht.Sa per ate nismen e Nikut ate mundej ta bente cdo dite tjeter,prandaj ti injorojme te gjitha keto thirrje antishqiptare dhe ne 28 te jemi te gjithe ne Vlore,te festojme atje shqiptare dhe kosovare dhe keshtu u pergjigjemi qarte te gjitheve se
se nuk na i fshijne dot memorjen historike.
kjo eshte per kurvat antishqiptare:
http://www.youtube.com/watch?v=Tee2LjLiM3o&feature=related
Bashkimi i kufijeve nuk behet ne nje dite dhe me deshiren e nje partie apo te nje lideri kte ta harrojme.Te mos shkosh ne vlore te festosh 100 vjetorin e pamvaresise kushdo qofte eshte nje tradheti qe mund ti vesh çdo emer por por shqipetare JO.Kreshniku me sa kuptoj eshte leve e Sali berishes.Mendoj qe per bashkim duhet te organizohet nje referondum te shohim rezultatin dhe te flasim.Rofte VLORA dhe gezuar festen.
popull me idiot se shqiptaret nuk ka ,berisha ben mire qe tallet me ta ,i ka vene mashen e tij pa djegur duart nje njeri te trashe ,malok kosove kreshnikun dhe kerkon te meret me nacionalizem nje popull qe eshte nga popujt me te varfrit ne bote ,nje popull qe ri ghithe diten kafenieve me parat e emigranteve qe punojne dhe jetojne ne itali e greqi .dhe do na bashkoj mutin e madh me mutin e vogel ,patjeter do dali nje mut shume i madhe qe do e hane shqiptaret dhe me te drejte .se nuk kane mendje ,jemi 100 vjet mbrapa greqise dhe 70 vjet nga serbia mali i zi ,maqedonia dhe po ghithmone bejme hapa mbas
O zum zum ik boji hyzmetin asaj te shkrete sum , se nuk dini gje tjeter ju jevgjitet e ballkanit perveçse pederastise , pabesise dhe hajdutllekut. Ik punohu oj xixellonje…
Zum zum kom mor na 10 kile kryp me ta kryp at kaptinen tate qe e bosh mer hajdar te tille hajvonesh ma kjo toke si puna jote por ka per tju ardh dita sa ta mori AK ne kena me ju a gjet adresen juve b.. lepirsave te grekut e do ju a rrethojm shpine si SS e Hitlerit kundershtarve te vet masanej futuni anej ka keni dale ore bastard
NE VLORE, NE VLORE, NE VLORE
Eshte thirrja, per 100 vjetor…
Kush te kunderten ben,
S’eshte gje tjeter, vec tradhetor…
Prandaj Kreshnik mos e ndaj popullin ne tre pjese. SRB-i ben thirrje per ne Tirane. Patriotet e vertete dhe bashkia e Vlores, po kerkon ta bej festen aty ku Ismail Qemali, Is Boletini dhe Luigj Gurakuqi mblodhen shqiptaret 100 vjet me pare. Ti Kreshnik, perse ndjell percarje…?
Do te pendohesh, kur te prekesh deshtimin, qe do te te kushtoje shume……
Bravo Landi zverige,ke bere jo nje koment,por nje editorjal te perkryer…
dole moj camoke hajrie ,shko ha burek qe te ka bere xheja
Kjo mendja e Kreshnikut eshte si e asaj nuses qe la dasmen dhe u nis te prese perrall per zjarr.
Nese nuk eshte cmendur eshte prekur nga semundja e Sali udbashit.
Cfare do te bashkoje ne Morine? Tufen e qaqes! Po eshte aq burre le te bashkoje Mitrovicen me Kosoven dhe pastaj Kosoven me Shqiperine me ata tifozet e tij kosovare.
Mallkuar qofshin tradhetaret!
Rrofte shqiptaria!
Ne Morine do niset Kreshniku me shume shqipetare nga gjitha trojet dhe destinacioni eshte Vlora. Qkeni qe e shani Kreshnikun? Skeni kurajo ti kunderviheni Berishes e shani Aleancen kuq e zi. Sa per mua ai po ben nje pune te mire per vetedijesimin e shqipetareve per atdhedashuri dhe patriotizem. Gje qe e kane te gjitha vendet e botes, vetem ne kemi mbetur mbrapa duke u friguar se mos u mbetet hatri fqinjeve greke e serbe.Motoja e kreshnikeve eshte shume e qarte. Kush me don ,e dua.Kush me respekton, e respektoj.Kush me ndihmon,i ndihmoj, por edhe kush me urren edhe do ta urrejm. Kam frike se nuk do arrij te jem me kohe aty me kuq e zi-te.
un jam pro AK . eshte e vetmja parti qe ka dal kundra shovinizmit grek dhe atij serbo sllav – shpresoj qe kta te marrin ne dore fatin e vendit tone dhe nqs edhe kta jan si te tjeret atehere NUKES ON ALBANIA !
shoinizmi grek qe mbajne ne ghirin e tyre 1 milion shqiptare ,dhe nga keta ushqeen dhe 1 milon shqiptare te tjere ,mendoni te punonin greket tek ne ,nuk do i mbanim as dy dite ,sepse jemi popull qe skenaqemi kure ,dhe jo mirkprites ,ahjriu plaku do i kishin thikat gati ,kur diet qe ne greqi punojne dhe jetojne camer shume ,te cilet jane pershtatur jetes greke dhe jane te lumtur
Edhe un jam pro AK .Sepse qeverit ne Kosov dhe ne SHqiperi sduan ta prishin me Serbin apo edhe me Grekun te mos flasim per 007…pra duhet te tregojme forcen kundra qeverive te zgjedhura nga SHqiptaret…Duhet bashkimi i forcave dhe lirin e levizjes te mallrave te krijuara nga SHqiptaret pra prishjen e monopoleve te krijuara e lirin e veprimit ne mes trojeve SHqiptare…per kete kjo fest te shendrohet ne amanetin e qellimin e te pareve tan…Ne Morine do niset AK shume SHqipetare nga gjitha trojet dhe destinacioni eshte Vlora….
Rrofte SHqiptaria!