Radio BBC World Service njoftoi se raporti paraprak i vëzhguesve të ODIHR-it rreth zgjedhjeve në Ukrainë, i publikuar sot, kishte shumë kritika për to, megjithëse ditën e votimit (të dielën) nuk u shënuan incidente dhe, në përgjithësi, mbizotëroi një klimë pozitive. Falë kësaj klime në ditën e zgjedhjeve, qeveria ukrainase kishte shpresuar për një raport më pozitiv nga vëzhguesit e ODIHR-it, njofton BBC. Por raporti i ODIHR-it, pasi vë në dukje klimën pozitive në ditën e votimit, rreshton një seri kritikash rreth përdorimit të administratës shtetërore, mjeteve qeveritare dhe mediave publike nga qeveria gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu raporti kritikon qeverinë për mungesën e transparencës në hartimin e listave zgjedhore dhe për parregullsitë në procesin e numërimit.
Këto kritika ndaj zgjedhjeve në Ukrainë na kujtojnë kritikat e raporteve të ODIHR-it ndaj dy zgjedhjeve të fundit në Shqipëri. Sidoqoftë, në rastin shqiptar, raportet përfundimtare nuk dolën me përfundimin se rezultati përfundimtar ishte i deformuar. Ndërsa në rastin e Ukrainës, sipas BBC, gjasat janë të mëdha që raporti përfundimtar i ODIHR-it të dalë me përfundimin se partia në pushtet e ka përdorur këtë të fundit për të siguruar avantazhin që është konstatuar deri më tani nga exit poll-et. Një raport i tillë do të ishte një goditje e fortë për shpresat e integrimit të Ukrainës në BE.
E.Zaloshnja
Kemi te bejme me dy regjime totalitare.Me dy regjime qe nuk mund te mbijetojne pa vjedhur zgjedhjet. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/kostandinishqiptari-qe-ndertoi-themelet.html
1-Nje gjysem dallimi eshte se ne jemi shqiptare e ata sllave. Them gjysem, se ne kemi 1-shin tone kollovar tek ata,ose pro-sllav.
2-Dallim i plote eshte se Ai i Ukraines nuk pyet fare per OSBE,Europe e SHBA, kurse Ky i Shqiperise s’le by…..ç pa lepire vetem per nja dy gisht karte ne gjithe raportin e OSBE ose ODIHR,ne favor te perfundimit te zgjedhjeve : mjafton mos perseriten!
Po,po dyll dyll,me keto raporto qe ben ODIHR,OSBE, etj,as nuk e ca bythen njeri,As Sala nuk e gerrici,as ky ukrainsi.Keto vezhgimet jane bere me duket per te bere pak turizem vezhguesit,se per asgje nuk vlejne.
Nje gje kane te perbashket, anojne te dyja qeverite nga sllavizmi rus.
Zaloshnja ia fut kot kur shkruan per raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR, ”..ne rastin e Ukrainës, sipas BBC, gjasat janë të mëdha që raporti përfundimtar i OHDIR-it të dalë me përfundimin se partia në pushtet e ka përdorur këtë të fundit par të siguruar avantazhin” Kush e di qe tani se si do te jete raporti perfundimtar ??? As vete ODIHR, aq me pak BBC dhe Zaloshnja. Shume gjera do te varen nga numerimi i votave.
o gent-tan-hoxha, po dite anglisht, degjo vete radion BBC, dhe do e marresh vesh me mire kete pune. s’ia fut kot BBC or gent-tan-hoxha…
Hej, degjues, mos e kalo muhabetin tek Tan Hoxha aka NOTARI, per te nuk kam pike respekti. Te lutem lexoje mire komentin tim: raportin perfundimtar nuk ka se si ta dije njeri pasi varet edhe si do te shkoje numerimi. Anglishten e di fare mire, dhe kam kontrolluar edhe radion edhe faqen ne internet te BBC http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-20120888
ANALiZE : 1. – Nuk besoj se ne Ukaraine ka nje institucion me vete KQZ !!! Ne kete menyre shenja e barazimit me Shqiperine e krim Berishes dhe OSBE nuk ekziston !!!
2. – Nuk me duket e drejte qe ODIHR ben nje parelelizem mes Shqiperise dhe Ukraines pasi populli Shqiptare e rrezoi ne 1997 krim Berishen gjate Prenveres Shqiptare !!!
3. – Ishin trupat ushtarake ne misionin pelikan qe e risodhen ne Shqiperi krim Berishen me forcen e autoblindave te tyre …
4. – Eshte OSBE qe e vuri ne karrigen e Kryeministrit Shqiptare krim Berishen ! Per ne Krim Berisha ka vdekur ne 1997 !!!
5. Zgjedhjet ne Shqiperi i ben OSBE dhe krim Berisha!!! Populli ketu nuk llogaritet fare. Ne kete menyre me e drejte do ishte te thuhej nga ODIHR : Zgjedhjet ne Ukraine ishin te njejta me ato qe ne organizojme ne Shqiperi !!!