Propozimi i PS-së, ndalohen reklamat politike

29 Tetor 2012, 17:51Politika TEMA
Propozimi i PS-së, ndalohen reklamat politike

Pas fushatës denoncuese për shpërdorimin e parave te buxhetit të ministrive për reklama propaganduese ne media dhe kompani preferenciale, opozita propozon të ndaloje me ligj reklamat politike që mbështeten me fonde publike.

Amendimi i relatorit socialist të projektligjit për mediat audiovizive, Alfred Dalipi, u pranua edhe nga demokratët dhe grupi teknik i punës, raporton Vizion Plus. Komisioni parlamentar ka miratuar me kompromis kapitullin e parë të përkufizimeve në draftin për mediat audiovizive.

Në variantin përfundimtar të projektit është korrigjuar edhe nocioni ‘persona me aftësi të kufizuar’, pas shqetësimit të ngritur në Vizion Plus nga shoqatat e të drejtave të njeriut dhe shoqata e të verbërve. Diskutimi për hartimin e ligjit të plotë për mediat ka nisur 6 vite më parë dhe është miratuar ne parim vetëm javën e kaluar. Ndërsa shqyrtimi i plotë i tij do të kërkoje kohe, pasi është tejet voluminoz.

4 komente në “Propozimi i PS-së, ndalohen reklamat politike”

  1. Gerond says:

    Nuk e pranon berisha kete propozim per shume arsye madhore!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. Artan Mborja says:

      Sakte Gerond.
      Sala ka ngrit gjithe ate makine propagande, qarkullon miliarda pare me te, keshtuqe nuk i leverdis.

  2. Mentari says:

    Po ore Enverist do te bejme censuren e babait tuaj apo te tuajen qe bere ne ate konferencen e Funderinave.Po pse demokraci quan ti heqjen e reklamave e te shypit? ore po nga Cili Zulu fis te Rumanise ka ardhur ky mendje dhjeri,ky njeri pa njohuri elementare te jetes e te demokracise? zot na ruaj ,edhe kerkon te hyj ne politike e te behet Kryemut(kryeminister) edhe kerkon qe te mos flasi asnjerri,Nuki e kuptoj kulturen (nuk eshte kulture) e ketij zampi Rumun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje