INTERVISTA/ Ngjela: Shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur Berishën si një bastard

29 Tetor 2012, 18:59Politika TEMA

Spartak Ngjela kthehet me një libër të ri. Opozita është shndërruar në joproduktive muajt e fundit. Për të gjitha konfliktet e brendshme faji është i Berishës. Vëllimi i dytë i “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare” 

Nga Renato Kalemi, KLAN

Një vit më parë, kur solli në jetë vëllimin e parë të librit autobiografik “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare”, Spartak Ngjela bëri zhurmë. Aty ai rrëfente e përshkruante se si një djaloshi në Shqipërinë komuniste, përjetoi të dyja anët e medaljes së një jete që nuk kishin asnjë lidhje me njëra tjetrën. I biri i Kiço Ngjelës, një prej anëtarëve të lartë të Byrosë komuniste, ai mundi të njihte edhe jetën e atyre që jetonin në Bllok, por vrik pas arrestimit dhe persekutimit të babait të tij, u përball me jetën tjetër, atë të burgjeve dhe persekutimit. Para pak ditësh, Ngjela ka sjellë vëllimin e dytë të librit, ku përshkruan pikërisht vuajtjet si një ish i dënuar politik, një rrëfim i sinqertë, plot ngjarje të vështira, të cilat japin një dozë të mirë për atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. “Nuk pretendoj se kam realizuar ndonjë vepër të madhe, por të paktën mendoj se kam dhënë një dëshmi”, tha ai në prezantimin e librit.

Në këtë intervistë për Klan, avokati dhe kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, shpjegon shkurtimisht arsyet se pse vendosi të botojë një vëllim të dytë të librit. “Tani e ndjeva të arsyeshme dhe të nevojshme që ta botoja”, thotë ai, ndoshta edhe si një çlirim se duhet të fliste për atë periudhë të vështirë të jetës së tij. Por, nga ana tjetër, nuk mund të linte mënjanë edhe komentet për zhvillimet politike në vend, duke qenë se është një kritik i fortë i qeverisë, por në këtë rast edhe i opozitës. Muajt e fundit ai ka qenë disi më pak aktiv në politikë, por thotë se nuk është tërhequr. “Opozita është futur në një filozofi, e cila mua më duket joproduktive. Nëse nuk del në fushatë që tani, gjithçka ka marrë fund”, shton Ngjela. Sipas tij, është lidershipi socialist ai që po gabon, ndonëse aleanca me PS-në do të vazhdojë sipas të njëjtave kushte si më parë. Nga ana tjetër, kritikon fort ashpër kryeministrin Berisha, të cilin e quan si njeriun që nuk e dëshiron me pasion futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Berisha nuk mund të heqë dorë nga skema e tij sunduese dhe shpërbërëse për Shqipërinë; por, shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur si një bastard”. Sipas Ngjelës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë. “Berisha kurrë nuk ka për ta dashur të mirën e këtij vendi, prandaj dhe gjendemi në këtë situatë të mbushur me urrejtje dhe konflikte të brendshme”.

– Zoti Ngjela, një vit më parë ju sollët një libër të veçantë mbi diktaturën komuniste, bazuar në jetën tuaj personale dhe mënyrën si e perceptonit atë kohë nga këndvështrimi i dy “vijave paralele”. Prej pak ditësh keni sjellë vëllimin e dytë të librit: “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”. Libra të kësaj natyre, ose e quajtura “letërsi burgu”, janë botuar menjëherë pas rënies së komunizmit e në vazhdim. Pse pikërisht tani; a ka pasur diçka që ju ka nxitur për ta shkruar?

Librat nuk shkruhen si kërkesë e ndonjë porosie apo mode; librat shkruhen atëherë kur ai që e shkruan e ka përfunduar pjekjen e tij në mendjen e vet, e ka strukturuar dhe kur e ndjen se ka vlerë që të botohet. Prandaj, si rrjedhojë e kësaj që thashë më lart, mund t’ju them se, tani e ndjeva të arsyeshme dhe të nevojshme që ta botoja. Asgjë më tepër.

– Në një nga pjesët e librit të publikuara në media, ju shkruani për periudhën kur u bëtë ministër i Drejtësisë dhe aty gjetët si vartës, pikërisht persekutorin tuaj. A ju ka rastisur që të tilla skena ose situata të jenë përsëritur me të tjerë persekutorë tuajët pas viteve ’90?

Skena të tilla kanë qenë dhe janë të zakonshme për të gjithë ish të burgosurit politikë.

– Përveç periudhës së diktaturës, pra nga vitit 1957 deri në vitin 1990, në vëllimin e dytë të librit keni përfshirë edhe refleksione për periudhën 20 vjeçare të tranzicionit. Përse keni vendosur të rrëfeni edhe për këtë periudhë? Në ç’këndvështrim i keni trajtuar ngjarjet e këtyre viteve në jetën tuaj?

Historia është rrjedhë, nuk është segment i shkëputur kohor. Prandaj që, duke qenë se unë në mendimin tim e kam të analizuar çështjen se tirania shqiptare, pavarësisht nga forma, vijon të jetë prezente, sigurisht që do të më ishte dashur që të flisja edhe për këtë periudhë. Ne kemi një histori të dhimbshme, e cila kurrë nuk na ka dhënë deri tani mundësinë për të krijuar një zhvillim shoqëror real. Pikërisht, kjo është thënë në librin tim; dhe këtë do ta gjeni të analizuar gjerësisht duke e parë nga disa këndvështrime.

– Si një ish i përndjekur dhe i dënuar politik, çfarë ndjetë kur një grup prej 20 vetash që kërkonin dëmshpërblimin e viteve të burgut hynë në grevë, ndërsa dy prej tyre tentuan të vetëvriteshin, duke i vënë zjarrin vetes? Le të kujtojmë se jo të gjithë bashkëvuajtësit e tyre i kanë përkrahur…

Duhet të kujtoheni se ata ish të burgosur politikë kanë kërkuar një gjë të ligjshme: detyrimin civil që shteti iu ka borxh. Nëse e kërkuan këtë me formë të lartë vetësakrifikimi, kjo është puna e tyre. Shteti është i detyruar që të shpërblejë dëmin që ua ka njohur si detyrim. Kjo është esenca e kësaj çështje; por juve keni hyrë në spiralen banale që ka hapur Sali Berisha, një person abuzues, i korruptuar dhe aventurier komunist. Ai kurrë nuk ka për ta dashur të mirën e këtij vendi, prandaj dhe gjendemi në këtë situatë të mbushur me urrejtje dhe konflikte të brendshme.

– Muajt e fundit keni qenë disi i tërhequr nga jeta aktive politike, ndoshta edhe për faktin se vëmendja juaj ka qenë e përqendruar tek libri i ri. Cila është marrëdhënia juaj aktuale me Partinë Socialiste, me të cilën keni bashkëpunuar vitet e fundit? Jeni ende pjesë e opozitës së bashkuar?

E keni gabim. Unë nuk jam tërhequr, por opozita është futur në një filozofi, e cila mua më duket joproduktive. Duhet akt politik dhe njerëzve iu duhet dhënë shpresë për të ardhmen. Nëse nuk del në fushatë që tani, gjithçka ka marrë fund. Njerëzit duan të dëgjojnë zërin e opozitës; kurse ajo hesht. Në këtë pikë, nuk jam unë që jam tërhequr, por lidershipi socialist, i cili po gabon. Për sa i përket aleancës sime me Partinë Socialiste, ajo vazhdon ashtu siç është vendosur qëkurse është bërë. Megjithatë, mendoj se gjithçka do të ndryshojë dhe opozita do të dalë në fushëbetejë për të fituar zgjedhjet e vitit 2013.

– Dy javë më parë, Brukseli vendosi të na japë statusin e kushtëzuar të vendit kandidat, duke e lidhur “kushtëzimin” me plotësimin e tre kushteve deri në dhjetor dhe me mbajtjen e zgjedhjeve të lira në 2013-ën. Për ju është një sukses apo dështim?

Pse tregoheni të pavëmendshëm: nëse ka një njeri që nuk e dëshiron me pasion futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ai është Sali Berisha. Ja, kjo është çështja, të tjerat janë sekondare. Berisha nuk mund të heqë dorë nga skema e tij sunduese dhe shpërbërëse për Shqipërinë; por, shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur si një bastard. Të gjitha të tjerat do të jenë normale. Pa u rrëzuar qeveria Berisha, as mos ju shkojë mendja se do të ketë një qeveri shqiptare që të punojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, unë mendoj se Saliut i ka ardhur fundi; dhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

– Shqipëria e sotme, ajo e 100 viteve Shtet, a është ajo që duhej të ishte?

Kjo është një temë shumë e gjatë. Për ta ditur mendimin tim, mund të lexoni të dy volumet e botuara të librit tim me titull: Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare.

53 komente në “INTERVISTA/ Ngjela: Shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur Berishën si një bastard”

  1. POLITIKANICHICAGO says:

    O SPARTAK ME VJEN KEQ QE NGA NJE I PRESEKUTUAR JE KTHYER NE LETER HIGJENIKE PER KOMUNISTET.

    1. fule says:

      Ho me katnaret e Sales. Sa here flet Avokati qurraviteni nga inati ?

      Ore po do cliroheni menderisht edhe ju kur te qerrohet dallkauku i PD-se

    2. Beni prej legeni says:

      Byth…iChicago ta kishe vene me mire, se per politikan ta ha te gjithe ti.

  2. AL- Don says:

    Vereni re me kujdes Berishen se si flet ngadale. Duket qarte qe eshte nen efektin e plote te medikamenteve te forta mjeksore.
    Nuk di a do e hedhe kete vit?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

    1. Ben Chicago says:

      nuk ha mortja mut

    2. Alpintrimi says:

      Nuk ndyhet mortja me malok.

    3. Ben Chicago says:

      Natyrisht ti Ngjela ke nostalgji per femijerine dhe rinine tende kaluar rrugeve te bllokut ,futja juaj ne burg ishte si pasoje e luftes brenda llojit,sepse dihet qe “revolucioni ha bijte e vete”.Mendoj se je ne vendin qe te takon me gjithe djemte e tjere te bllokut.Suksese.

      1. Dean says:

        Ta kam thene edhe do t’a perserise deri sa te behem i bezdisur:Ti mo,Arbeni Qikago,edhe sikur t’a gjesh BARBARIN duke notu mbi maman tate ,ti prap se prap i lumtur ke me mbet.Je nga ajo rrace njerzish,qe sa me fort t’i pallosh,me shume te duan.Hajvan

      2. Uarda says:

        Shikoni cfare ndryshimi ne intelekt ka Ben Chicago me germa blu dhe ai tjetri me germa te zeza. Ky i dyti eshte bolle fare! E sigurte qe eshte fshatar…
        Ore me qe ra fjala dini gje ku jane Remy, Turkofagosi, Dean, Rajmondi etj.? Na mbyten keta budallenjte si ky palla qe vjedh nick name e Ben Chicago-s.

        1. Dean says:

          Ah,Uarda moj Uarda,po pse je kaq Mashkullore moj ”goce”??????
          Te foli goja para mendjes.Sikur e shikon edhe vet,DEANI asht siper teje dhe mos e moho ket fakt.Mjafton me ngrit pak koken dhe ke me pa topet e Deanit.Te kam thene un,ty nuk te ndahet shpirti nga Deani,pavarsisht se ne pamje te pare bo sikur nuk e don……lol.

          1. tirona says:

            Edhe une keshtu mendoj qe kjo eshte e dashuruar me emrin dean
            por dean nuk besoj qe ti ndizet nervi i dashurise me kete femer koti fare.
            qe eshte emri me i neveritur ne twitter.

    4. Sherif says:

      Dikur ne nje kenge italiane thuhej : parole, parole, soltanto parole. Edhe keto tuajat Jane veten fjale, fjale dhe vetem fjale nga njeres pa kulturen dhe edukate qytetare

  3. Avokat. Berisha qendron ne pushtet fale paaftesise se opozites. Edhe greva e ish te perndjekurve, ishte ne vazhden e perpjekjeve te te tjereve per largimin e Berishes, nderkohe qe Opozita flinte gjume. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/kostandinishqiptari-qe-ndertoi-themelet.html

  4. kelmendasi says:

    O Taku
    At Zef Pllumbi ka thene:Burgu eshte per tja marre mendet te burgosurit.
    Edhe ti o Taku i ke lene mendet ne burg e nuk e kupton se shumica e popullit e don Berishen.Takohemi me 2013 0 Taku aty e merr vesh popullin po e kuptove dot se mendet te kane mbete ne Burrel

    1. fule says:

      Kur lavderon si Zot ate qe nga sistemi Komunist u ushqye si Pasha per 25 vjet, dhe urren ata qe bene burg se dolen kunder asaj qe propagandode Saliu dhe Partia e tij asaj kohe, duhet te kesh nje defekt te madh. Mendor, shpirteror apo tribal, ngelet per tu diskutuar

  5. e verteta says:

    Nuk jane shqiptaret zoti Spartak, por jane politikanet e opozites te mefshte per te flakur bastardin dhe me antikombetarin qe ka pare historia e Shqiperise. Respekte per vuajtjet e tua dhe guximin per tu perballur me ate, qe sdua ti permend as emrin.

  6. ALpini says:

    Av Spartak Ngjela do mbese ne historine e librit rekordeve Gines si avokati i çeshtjeve te humbura.Ky avokat deri sot nuk ka as edhe nje gjygj te fituar nga ana e tij.
    dikush do thote qe ku eshte lidhja me artikullin,une them se ka lidhje se po flasim per te njejtin person.

    1. Bastardi Sali says:

      Nje pjese e llumit te pavertete qe druvaret e PD e njerrin nga llapa sa here qe Doktorin e tyre e trajtojne si qen rruge. Dhe Ngjela Saliut s’ja perten kurre.

      1. ALpini says:

        Bastardi Sali.
        a eshte ky Spartak Ngjela qe ju levyrte Saliut dhe vetem qe se zgjodhi minister drejtesie ne 2005 ky i doli kundershtar.te gjithe keta i rrine gati-tu Sali Berishes.mendoje se sa e gjate eshte lista e ngjelkavet te tjere qe shesin cdo gje vetem per nje oferte te Berishes.

        1. Bastardi Sali says:

          6 muaj e duroi Ngjela malokun Sali mbi krye. Curcilli e duri me shume Stalinin

  7. Pamvarësia says:

    Në lidhje me ç’far thotë z. Ngjela, unë,me shumë indinjatë theksoj se është një turp i përmasave të pa falëshme për mbarë shoqërinë shqiptare, veçanërisht për politikanët në përgjithësi dhe opozitën politike në veçanti, për inteligjencën dhe kategori të tjera të shoqërisë shqiptare, që një njeri bastard(siç e quan Avokati Ngjela), por më shumë një bandit e kriminel i rafinuar me emrin Sali Berisha, të vazdojë ende ti bëjë ZBOR një populli të tërë. Ky turp nuk mund e nuk duhet lejuar që të bëhet më tej pjesë e jetës tonë në vazhdim. Lehtësisht, atë mund e duhet ta zbresin nga kali deputetët e p.d.-së- përkrahës të Bamir Topit e të Gazmend Oketës. Fundi i Saliut dhe mercenarëve të tij është pashmangshëm.

  8. KOSTA says:

    Spartak, ju thoni: Une dhashe nje deshmi……dhe shum mire e bete por ta dish qe ate deshmi qe ti e dhe per periudhen e moshes mbas 30 vjec…..neve e dhame deshmine qekurse jemi lindur…..kur ti nuk kishe mundesi ta jepje kete deshmi sepse kur ti linde, ne oborrin e shtepise tende qendronin dy vetura te dy ministrave qe ishin prinderit e tu…….megjithate kemi nevoi edhe per deshmira te tilla nga pjestare te asaj klase perbinshash qe ne permbysem…por…..me keqardhje kuptoi ate qe ti e thua se ne jemi popull i mefshet se nuk duhet te ndodhte qe neve drejtimin e vendit tja linim ne dore njerit nga sekretaret e ppsh-s, nga me agresivet dhe me partiaket……per me teper qe ai na coi njehere ne gremin dhe ne prap e kemi ne krye, kur ai duhet te ishte o ne burg o ne azile…….Por cfar ndodhe, ne krahun tjeter qe edhe ti po i ben yzmet, eshte nje monster perverse qe nuk te binde se do te jete me i mire se ky shpellari…….per me teper qe rreth tije jeni ju te bijte e …….shekull njeriut te ri qe ndertoi partia…….E kupton Spartak se ku ndodhemi ne?…….kemi nevoi te mesojme se si duhet te veprojme….por nga cili…..sekretari i PPSHs qe kemi arritur ti njohim me shume femijte e tija se tanet……apo bijte e eterve qe permbysem…….te lutem me jep nje mendim……

  9. voica says:

    Si thua, avokat?! Shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur si një bastard?! Te mefshte? Me fal, po ke gjetur fjalen me perkedhelese per ta. Dhe nje me te rende te kishe perdorur, perseri ne gjume do ti linte. E sgurt!

  10. Bajrami says:

    Ti e quan Berishen “enverist” kur do qe ta fyesh. Ne fakt nuk ka fyrje me te madhe per çdo shqiptar me pese para mend. Por ama nuk ngurrove fare te pranoje postin e “sekretarit per marredhenie me jashte” ne partine e Berishës kur ky ta ofroi pas vitit 1997, kur Berisha kishte bere dush me gjek shqiptaresh. Madje atehere ti bere dhe nje deklarate aventureske në dem te ish-bashkevuajtesve te tu duke deklaruar: “PD e pranon faturen e demshperblimit te ish-te burgosurve politike”. Ne zgjedhjet e kaluara partia jote (a ka antare?) beri aleance me PS krahas PPSH se Reformuar ku militon dhe djali i madh i Hoxhes (a ka enverist me te madh se ai?). Edhe tani je aktualisht aleat i tyre. Qe ta urresh Berishen eshte e pranueshme dhe e kuptueshme, por te besh sikur nuk e kupton qe kreret e PS jane aleatet me besnike te Berishes qe ndajne me ate shume mekate te renda veç megakorrupsionit, kjo nuk i shkon fort nje avokati flokebardhe qe mezi pret te fitoje PS per tu bere minister Drejtesie. Sigurisht ti nuk je budalla, por shejtan-budalla, njeri pa parime morale e politike. Ish-prokuror i Hoxhes ne Vlorë ne kohen e diktatures, ish-i burgosur politik pas arrestimit, mik e bashkepunetor i monarkisteve kur mendove se mund te se mund te sillte ndonje thele ne torbe Leka Zogu, mik e bashkepunetor i Berishes se mbytur nga gjaku i tragjedise ’97, ndersa sot aleat i Rames, Ruçit, Ilir Hoxhes e kompani – te gjithe aleate sekrete te Berishes. Kush je ti ne te vertet, z. avokat i djallit?

  11. VERONIKA says:

    zt.S.Ngjela-eshte pak i hidhur titulli i kesaj interviste.
    Ju nuk kini te drejte,te akuzoni shqiptaret,sepse mua me kujtohen akoma klithmat tuaja histerike kur deklaronit:13 mij te vdekur nuk do te mjaftojne…..Ju i braktiset ata njerez…I perdoret dhe flaket ne mes te rruges..njesoj si beri ai regjim me familjen tuaj…
    E kaloni me shume sportivitet çeshtjen e GJ.Ndreces,kur ajo duhet te ishte kauza juaj,duhet te ishit djegur ju zt.AVV.qe kur gjetet ish persekutorin tuaj ne ministri–apo mos valle nuk ja vlente te rrezikonit karrigen e ministrit?????Shembulli i babait tuaj duhet tu kete mesuar,se diktaturat heret apo vone do i flakin te gjithe…
    Ju nuk jeni i persekutuar,ju gezonit te gjitha privilegjet,ai regjim ju çoi ne burg sepse krijonte armiqt e tij imagjinar,por jo se ju e kundershtuat—nuk do ta kishit bere kurre…benit be e rrufe per nenen parti,dhe kur ishit ne burg-betoheshit qe nuk ishit armiqte e partise….ehe avokat jane te tjere ata qe vajten ne burg me ndergjegjie te plote se nuk donin ate regjim….ju mund te shkruani sa te doni–por dhe une zgjedh mos te lexoj…mos akuzoni asnje,terhiquni-terhiquni Avv.jeni i vjeter-hapini rruge te rinjve–sepse dhe kur te rrezohet Berish nuk eshte se ky vend do behet me ju ne qeveri—JENI KASTA E VJETER–KA KALUAR KOHA JUAJ!

  12. Horri i Bulevardit says:

    Avokat i ceshtjeve te humbura thote Alpini, si duket avokat i ceshtjeve te fituara eshte ai tullaci qe mbron klientet e vet qe nuk marrin pjese neper gjyqe, se postieri nuk e gjen ne vendin e punes te akuzuarin dhe si pasoje, per mungese te klientit te akuzuar, avokati me kok te rruar i fiton te gjitha ceshtjet.

  13. vz gjirokastriti says:

    Eshte bastard,ti koke thare
    njezet vjet,dite per dite
    Ngjele ziu,koqe kandare
    ti ke qene,ne fund ne bishte

    Po te pysje,nje fshatare?
    pas nje viti,per Saline
    do degjoje,fjalen gomar
    fjalen tjeter,pa besine

    Pershendetje nga nje i burgosur politik i Spacit

  14. elinor says:

    Po jo shqiptaret o Z. Ngjela, jo shqiptaret! Opozita eshte e mefshte ose, e thene me shkoqur, te gjithe ata qe i puthin prapanicen Rames cdo dite qe nga mjesi e deri ne darke. Se nuk po flas per krahun tjeter se ata dihet – nje pjese perkrahin saliun prej interesave dhe pjesa tjeter jane thjeshte hajvane!
    Keshtu qe, te lutem, mos lejo qe te te marre edhe ty rrjedha e atyre qe fajesojne popullin per pasjen e saliut ne pushtet. Populli nuk ka faj asnjehere; jane liderat ata qe zgjedhin te jene burra apo burracake. Historia mban mend burrat, kurse burracaket harrohen. Prandaj edhe kujtojme shume burra te vertete qe e donin kete komb dhe nuk iu dhimbs asgje per te – atyre qe u fshehen poshte fustanit te grave nuk u ka ngele gje ne kujtesen e ketij populli!
    Nuk mund te gjykojme popullin per nje periudhe relativisht kaq te shkurter sic eshte kjo e ketyre viteve te tranzicionit. Kjo s’eshte vecse 1 sekonde ne jetegjatesine e ketij kombi, pavaresisht se secilit nga ne mund t’i duket si plot dy dekada te jetes sone te shkuara kot.

    1. trust-no1 says:

      Pershendetje Elinor! Mos ma ke pare gje Wert-in dhe ca te tjere si puna e tij tip G99 se ka ca kohe qe sikur spo i dalin me krah krietarit. Te jene te zene me fushaten neper fshatra thua???

    2. homeri says:

      —-Elinor–Miaullin ne cdo koment si macet kunder opozites dhe Edi Rames —Po nxirre o burri dheut kush duhet sipas teje ta drejtoi opoziten—villni vrer sikur paguheni nga pd.

    3. Dean says:

      Noro?!,Opozita perfaqeson vetem 1 Fragment te elektoratit dhe JO gjith popullin trim,sypatrembur,inteligjent,te pamposhtur,krenar…..etj., Shqiptar.
      Kaq gjo te thjeshte,a mundesh me e KUPTU,or trim???????????????????????

  15. ATILA says:

    Berisha qendron ne pushtet jo nga vullneti i popullit por me ane te forces se pushtetit, dhunes policore, korruptimit financiar e shpirteror te nje grupi qytetaresh qe pasurohen nen hijen e tij e me ne fund me vjedhjen e votes dhe deformimin e rezultatit te zgjedhjeve. Por me e rendesishmja eshte mefshtesia dhe ndjenja e ulet e qytetarise qe karakterizon njeriun e sotem shqiptar.Qytetaria kalitet me mosbindje ndaj keqqeverisjes, luftes ndaj korrupsionit,demonstratave dhe mbushjes se rrugeve me qytetare te bindur se duan nje qeverisje te drejte e demokratike.Kjo karakatine poskomuniste,kjo katastofe politike,kjo pjelle e kriminalizuar fashistoide qe i ka hapur aq plage Shqiperise duhet shkallmuar me rrenje nga froni qe si takon.Kjo pjelle monstruoze e tranzicionut duhet hedhur ne ne ferrin e historise njerezore per tju mos degjuar me as emri.

  16. bbb says:

    Sa here flet Ngjela, tifozet e Sales nervozohen

  17. Skela says:

    Avokat Ngjela! Sinqerisht kam respekt per kurajon tuaj qytetare dhe aktivitetin tuaj publicistik. Ndershmerisht mendoj qe ju nuk jeni njeriu qe keni te drejten morale te bertisni e beni thirje kunder te marrit Berisha qe po perdhunon nje popull te tere. E drejta morale ka nje qendrim dhe ajo qendron ne binaret e standarteve morale qe bota e qyteteruar i ka vene ne shekuj. Kjo e drejte eshte bile me e larte se edhe e drejta ne demokraci. Kurse e drejta ne politike eshte dicka krejt ndryshe. Ti mund te thuash nje argument sot dhe neser e dredh. Me fakte ti ke folur vetem si politikan sepse e ke dredhur pikerisht me temen qe po diskutojme. Je ti qe i hodhe Saliut gomerdaren e shpetimit duke sabotuar aq ndyrazi komisionin hetimor te ngjarjeve te vitit 1997 ku humben jeten te pakten 4000 shqiptare. Je ti qe nje vit me vone e quajte Saliun “Trim” pas ngjarjeve te vitit 1998. Saliu ka qene i marre qe kur ka lindur dhe marrite e tij ne i kemi pare qe kur u cfaq publikisht ne vitin 1991. Ti tani po na tregon se sa i marre eshte Saliu! Kjo nuk shkon fare.Ke bere dhe liber. Shume mire por mos harro eshte liber politikani jo liber virtuoz me pasterti morale.

  18. kapo says:

    Avokat shqiptaret jane ne fyt me berishen po puna eshte se kane zgjedhur dhe indiferentizmin se dhe ti personalisht nuk afron asgje pervecse deshires mbarepopullore per te rrezuar kelyshin e kuq te vicidolit. jane pak te lodhur dhe shqiptaret nga genjeshtrat avokat.jemi dhe ne njerezit pak te zgjuar po jemi dhe pa fat

  19. e verteta says:

    Keta tipa jane aventurjere te rrezikshem.Nuk do te kishin kundershtim qe flaka ti vihej Shqiperise me te vetmin qellim qe te realizohej hakmarrja e tyre e te siguronin nje karrige,qofte edhe mbi nje pirg me 13.000 kofoma.E c’mund te prese nje popull nga karjeriste te tille?Etja per karjere dhe hakmarrja ia ka erresuar arsyen gjer ne ate mase sa te mos kuptojne gjene me elementare:Perderisa populli nuk i mbeshtet do te thote se veprimtarija dhe qendrimet e tyre jane kunder interesave te ketij populli…

  20. Plaku nga VLORA says:

    Qe te gjithe te merzitur
    Bashke me shpirtin e nxire
    Qe te tere jemi betuar
    Mot do heqim SALINE……

    Pa me thoni more djema
    DO gjejme dot nje burre te rralle?…
    Se dhe ne keto 20 vite
    Burrat e mire e lane vatane…
    Ketu kur erdhi TURKU fendi
    Ndaj i ben gomaret vendi
    Kam frike se vitet shkojne
    Dhe prape keto PORDHE do degjojme….

    Burrat e mire e lane vatan…

  21. zapata says:

    po mire se shkruan (ben chikago) po ky (dean,) ca ka qe mer kot si pushka e jevgut?

  22. Tori USA says:

    … e megjithate Skela edhe pse pajtohem me ty dhe i dim bemat e gjenerates se kuqe ku hyn edhe Spartaku, prap them se ajo qe thot ketu sot mer vlera per faktin qe Populli duhet te gjeje menyren te heq qafe Saliun dhe jo me vot po me plumb, duke mos pritur qe dikush ta drejtoj per kete mbasi edhe ai dikush eshte jo me pak kriminel se Berisha. Dhe kete Spartaku e thot me menyren e tije. Vetem nje atentat kamikaz per ti hequr koken Saliut e shpeton Shqiperine, llafet jane vec pordhe…

  23. Bardhyl says:

    Bardhyl
    Shume problematik e i mprehte behet problemi kur dikush jep nje mendim sic e mendon ai vete. Aq me teper kur flet e jep mendim avokat Ngjela, i cili minimumi ka vertetuar se ka mendim te pamvarur. E rendesishme eshte thelbi i asaj c’ka tjetri thote. Me siguri qe me perjashtim te ndonje te mbeturi, pothuaj se shumica jane dakort qe Berishes po i troket ora e fundit. Por kur ky sahat do te na miresevij? E, ja ketu une mendoj se avokati ka te drejte. Opozita eshte pjese e popullit, ashtu sic eshte edhe maxhoranca. Ne se e presim shpetimin nga opozita, aq me keq nga nje njeri, nuk kemi gje ne vije. 100 vjet me pare nje gjerman i mencur me emrin Zeime thoshte se “Nje komb qe mund dhe duhet te shpetohet nga nje njeri i vetem nuk meriton meshire”. Nje tjeter mendje e mencur thoshte :” Ne castet e veshtira popullin mund ta shpetoje vetem heroizmi, por vetem teresia e virtyteve te vogla te perditeshme percaktojne madheshtine e tij”. Ne kete kuptim mendoj se avokati ka te drejte kur thote se “shqiptarët po tregohen të mefshtë për ta flakur si një bastard”. Pra, fjala eshte per Berishen. Edhe opozita ashtu si edhe maxhoranca do rriten bashke e brenda popullit, bashke me ne. Nuk thone kot se “Nje popull meriton qeverine qe ka”. Nga kejo pikpamje une personalisht i jap te drejte avokatit. Ne jemi te mefshet per ta flakur kete bastard qe i dhame vote, ne ende vazhdojme e duartrokasim nje paterice (gjoja opozitar), nje kepushe te temerrshme si I.Meta qe ka kurajon e jep mend se si duhet te futemi ne Europe, ne jemi te vegjel sepse nuk kemi e nuk tregojme virtute te vogla e te perditeshme, ne ende nuk e kuptojme se keta bastarde nuk flaket me inat kafenesh e lloqesh. As me arme e as me revolucion. Me Evolucion. E ja ketu, ngecim. Evolucioni eshte se pari kulture, edukate, dinjitet, barazi, humanizem…, eshte vote. Ta shohim! Po vjen sfida e rradhes. Te shohim se si do te largojme kete uzurpator, kete Xhejms Bond te tasit te groshit qe nuk ka shume llafe. Ne flasim, e ai vepron, ne shajme njeri tjetrin e ai na mallkon, ne psheretijme e ai ferkon barkun. Do te vjedhe sa do ti haje krahu i tij, qe fillon nga Serbija e mbaron ne Greqi. E ne do te vazhdojme te fjalosim si llapaqene, pa na vajtur ne mendje se te me vetmen gje qe kemi fituar deri tani, voten, zemerekun e demokracise, ai fshin … Kemi rene ne dore “ustai”, mjere ne ne se nuk qetesojme e freskojme mendjen e pasionet.
    Sa i takon te kaluares te avokatit, me te cilen merren disa zoterinj, eshte per te ardhur keq, per te vene kujen. Sidoqofte, avokat Ngjela ka kaluar 20 vjet burgjeve politike, e nuk eshte dorezuar. Ai eshte nje mendje kthjellet e teper krenar. Ai eshte nje intelektual, 10 % te te cilit te kishim edhe ne, sot do te ishim nje komb pararendes e fatlum. Jeta e tij e veprimtaria e tij eshte pergjegjesi vetem e tij. Ne na duhet rezultati, jehona. E jehona e aktivitetit te tij eshte krejt shembullore, frymezuese dhe teper e vyer. Ateher kur te tjere i benin poezi e i matnin rritmin e zemres, kur “dridhej foshnja ne bark te nenes”, aq me teper nga pozicioni i tij familjar, ai doli hapur kunder E. Hoxhes e doktrines te tij uzurpatore. Cdo sterhollim qe bejme, duke interpretuar fare keq jeten e tij, tregojne primitivitet, egoizem e mungese te llahtarshme njerezilliku. Te pakten keshtu mendoj une.

  24. h says:

    O shqitare o tru thare , 95 % e komentatoreve ja u ka shkerdhyer trute Sala disa e quajne PS ( PPSH ),Disa thone ti spartak ke lindur ne bllok , e ku di une sec pallavra thone .PS eshte pjesa me e ndershme e popullit shqiptar eshte me luajale dhe me inteligjente .Enver Hoxha kishte dy vija dy sigurime ,ne ministrine e brendeshme ishin njerezit me te ndershem qe benin detyren me korrektesi .Ndersa Hoxha vete ne sigurimin e tij kishte mbledhur njerezit me kriminela ,kriminelat mbajten kriminelin 40 vjet dhe drejtohej nga Sulo Gradeci .Kadri Asbiu e kishte frike Sulon se e dinte se funksiononin dy sigureime paralele .Dua te dal ne nje pike dhe Sala yne i dashur punon me dy vija dhe sic e ka mesuar baca Enver ka mbledhur te gjithe kriminelat dhe mbajne kriminelin Sali .Vazhduesja e PPSH eshte PD . Hajvani tjeter thot pse ke lindur ne bllok , jo po do te lindte ne shpelle si Sala jot . PS prandaj nuk e rrezon dot Sal QENIN se kriminelin mund ta rrezojne vetem kriminelat.

  25. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk dua te polemizoj me av. Ngjelen pasi mendoj se ai eshte njeri i lire e zgjedhjen e temave dhe problemet qe do te trajtoje i perkasin vetem atij. Dua te ve ne dukje se av. Ngjela per historite e tija dhe te familjes se tije perben nje thesar te cmuar per popullin tone.
    Si njeri qe ka punuar ne nivelet e larta ne PD sigurisht qe di shume per fondet financiare e zeza te PD!!!
    Dua te di se sa ishte shifra ne euro qe Europarlamentarja znj. Doris Pack merrte nga Sali Berisha !!!
    Eshte kollaj te akuzohet nje popull por edhe intelektualet duhet te thone ato cfare dine !!!
    Gjithashtu nuk eshte mire qe keto gjera te mesohen nga ne vetem nga mediat e huaja !!!

  26. Tori USA says:

    Moj Veronika, per ideal te partise qe paskam gabuar dhe shume bile ne mos vleresimin si duhet te mendimeve te tua. Po ketu ama paske folur bash si burrat e kuvendit ( te zamanit jo te sotmit). Nderime…

  27. real says:

    Veni re te kuptoni se sa mend kane disa nga ata qe pretendojne te japin mend neper keto komente.Shihni nje far Zef Stanku,i cili i quan ANALIZA(madje me shkroja te medha)cdo pese fjale a pes rrjeshta qe arrine te sajoi…

  28. Denko77 says:

    Sa dy lekesha ka mbledh Taku dhe sa here ka kap sapunin aq te mira i qofshin! Kur flet ky pazarxhi dhe bythaxhi qe kerkonte te behej Minister Drejtesie dhe pas refuzimit filloi te hidhte vickla. I ka marre 100 milion leket si i perndjekur??? Ketu dallon dhe burri nga bythaxhiu.

  29. shqiptari says:

    Disa Dikatore Bota e tere mendon ,qe dike me varje si Sadam Hyseini,nje te vrare si Kadafi,dhe dike tjeter me Helmim…
    Duroni se vera nuk e ze Dikatoret ne shqiperi.Cilido qofte,nje dite kembet nga dielli..Bota mendon per Interesat e veta,dhe keta Dikatore i kane kaluar ditet dhe vitet qe ju duheshin Botes.
    Rradha …

  30. arti says:

    Nuk te ben Rama minister po te marre pushtetin,ka plot burra te zgjuar rreth vehtes per kete pune,nese je i pa afte te mbrosh nje ceshtje te thjeshte gjyqi,si mund te drejtosh mjnistrine e drejtesise,prandaj struku aty ku ke qene dhe mos dil nje here ne 6 muaj dhe te thuash te rrezojme Berishen,shko fli Taku,gjume te embel.
    usa

  31. Dardan says:

    Mire zotni Ngjela, drejte flet, Une dua te luftoj por kush me udheheq? A thua njerzit organizohen vetvetiu neper revolta popullore kunder fashizmit gjakatar? Edhe ne se ne ngrihemi ju prape do na trajtoni si ne 97. Ne vend te fusnit ne burg Berishen, e muaret ate nga balta ku e rrezuam ne, e shkundet, e vute perpara vehtes si interlokutor dhe ja ku eshte perseri. Nuk jane “shqiptaret” qe tregohen te mefshte por jeni ju dhe gjithe politikanet e tjere te pazote dhe frikacake, Keni frike se mos u quajne rrevolucionare dhe merreni me llafe boshe dhe fjalime tmerresisht patetike.

    1. skela says:

      Shume e sakte Dardan!
      Te pershendes.

    2. shqiperia says:

      Nuk jam aspak dakort me konkluzionin e nxjerre nga Z.Njgjela.
      Ne asnje vend te botes nuk lihet populli vetem , por populli organizohet
      nga opozita .Opzita ne cdo vend demokratik, shfrytezon pakenaqesite, deshtimet
      dhe mashtrimet qeveritare. Kur qeveria vjedh opzita nuk duhet te heshti.
      Ne qoftese opozita nuk luan kete Rol , atehere nuk quhet vend demokratik.
      Vetem ne shqiperi ndodh qe populli pret te heqi qeverine me vota .
      Nje qeveri kaq korrupte sa kjo e jona hiqet vetem me protesta, me zgjedhje
      te parakoheshme, por populli nuk njeh akoma ligjet e demokracise, ky popull jeton
      akoma ne kohen e Enverit.
      PROTESTAT I ORGANIZON OPOZITA .
      CFAR PRISNI NGA KY POPULL ? ???????

  32. vlora nderi i kombit says:

    je vertet fjale e lire dhe pikante, por popullin e tradhetoi Fatos nanua me malajn dhe meten e islamin qe pas 97 nuk punuan me perkushtim si shperblim i revoltes qe i solli ne pushtet por shikonin interesat e tyre.sot deputetet jane bere si prostituta qe per “integrim”shesin edhe dinjitetin dhe mbajne ne krye te shtetit qesharaket si saliu me nishanin ,te dy handikapatus per skrapus.Ky eshte vendi ku komentues si nje fare e ndyre si ben çikago me probleme mentale qe ri i fshehur si krimbi ne mutin e berishes (e dime kush eshte)provokon erepasehre edhe per pek dite. Atje ku nuk hyne truri do hyje druri.

  33. real says:

    Tori USA,
    do ta pesoke mire atje ku qenke strehuar ne Amerike,o shoku shok.Kojton se je larg dhe s’te ven re kush?E ke gabim,je ne vendin ku thirrje te tilla per plumb e kamikatze i gjuane me teper se kudo tjeter.Per tipa terroriste si puna juaj,s’ka rendesi se c’ndodh ne Shqipri ne rast te akti te atille qe ju sygjeroni(…).Per ju rendesi ka qe te hakmerreni ndaj demokracise qe jua shembi folene ne ate regjim barbar.Madje ka shum mundesi qe ju mund te jeni nje vegel e shitur ne qarqet e huaja armiqsore ndaj vendit tone,te cilat pikrisht ate pretendojne:vllavrasje ndermjet shqipetareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje