Edhe pse niveli i pagesës së punonjsve të sistemit të drejtësisë nuk shkon më shumë se një mijë euro në muaj për ata që ndodhen në majë të piramidës dhe 600 euro në muaj për gjykatësit e shkallës së parë, shumica dërmuese e tyre kanë një standart jetese të papërligjur. Një nga shenjat më domethënëse: udhëtimet jashtë shtetit. Rreth 150 punonjës të drejtësisë nën vëzhgim, sistemi TIMS kurthi i ngritur për vanitetin e bluzave të zeza. Mes tyre edhe gjykatës që kanë qenë mesatarisht si turistë jashtë shtetit një javë për çdo muaj. 11 të parët përfundojnë në KLD. Fati i të tjerëve përcaktohet në fund të vitit. Flet ministri i drejtësisë Halimi, kryeinspektori Llalla dhe një hetim gazetaresk i revistës JAVA për luksin e atyre që pretendohet se duhet të japin drejtësi. Nga ta, vetëm 7 për qind e gjykatësve janë të pakënaqur nga paga, të tjerët, të lumtur që mund të jetojnë në Shqipëri me vetëm 600 euro në muaj
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Ditë të zeza për njerëzit e drejtësisë. Një numër i pacaktuar, gjykatës dhe prokurorë, mund të presin edhe jo më shumë se dy-tre muaj për të qenë të shpaguar për “mendjelehtësinë” e tyre: paratë e fituara në mënyrë të pajustifikuar dhe të shpenzuara mbi të ardhurat e tyre, do të jenë kurthi që do të dëshmojë korrupsionin e tyre, mitmarrjen. E gjitha do të ndodhë sipas një skeme fare të thjeshtë: do të kontrollohen, ndër të tjera, edhe hyrje-daljet e tyre nga Shqipëria në sistemin TIMS (një projekt që shënon gjithë lëvizjet e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar). Disa burime alternative, zyrtare dhe të rezervuara, e konfirmojnë një fakt të tillë për revistën JAVA. Madje, gati një e katërta e njerëzve të sistemit të drejtësisë, është tashmë nën verifikim për një gjë të tillë.
Perceptimi publik për korrupsionin në sistemin e drejtësisë është pothuaj në kufinj maksimalë dhe pothuaj çdo qytetar beson se dhënia e drejtësisë është një mall që blihet e shkëmbehet me para. Stili dhe standarti i jetesës së shumicës dërmuese të punonjësve të sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të rasteve i pajustifikuar në raport me të ardhurat e tyre. Ato, ndonëse variojnë nga 600 euro deri në 1000 euro në muaj, duket se mjaftojnë që punonjësit e sistemit të drejtësisë, të hyjnë në shtresën e njerëzve të pasur në Shqipëri. Jetesa dhe stili i jetesës së një gjykatësi kryesisht dhe një prokurori disi më pak, është lehtësisht e verifikueshme, qoftë dhe “me sy të lirë”. Makina, banesa, veshjet, shpenzimet dhe udhëtimet jashtë, janë vetëm disa nga treguesit që e diferencojnë këtë shtresë shoqërore nga të tjerat në Shqipëri.
Edhe në rastet kur ILKDP-ja, institucioni që është përgjegjës përpara ligjit, ka hetuar për ta, për shkak të vakumeve ligjore, përgjithësisht nuk ja ka dalë të kapë në rrjetë të korruptuarit e sistemit. Ndryshimet e fundit në ligjin për këtë institucion, kanë krijuar hapësirën e nevojshme që nëse ekziston vullneti, ligjor dhe politik, shumë nga njerëzit e sistemit, do të bien pre e grepit të vanitetit të tyre. Duke u nisur nga një e dhënë e thjeshtë: udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Ashtu siç mbart dhe një rrezik tjetër, shumë familjar për mjedisin shqiptar të helmuar nga politika: goditjet ndaj të korruptuarve në sistem mund të përdoren dhe mbi bazë politike dhe të jenë të diferencuara e me dy standarde.
ILKDP-ja, hetimi zyrtar
“Janë 150 gjykatës dhe prokurorë të cilët do të verifikohen, veç të tjerash edhe për shpenzimet e bëra për qëllime turizmi, udhëtimet jashtë vendit. Do të verifikohet përputhshmëria mes të ardhurave të tyre të deklaruara dhe shpenzimeve që kanë kryer”, thotë Adriatik Llalla, kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas zotit Llalla, ndryshimet në ligjin për funksionimin dhe organizimin e institucionit që ai drejton, i kanë dhënë më shumë hapësirë dhe mundësi ILDKP-së për të pasur më shumë instrumente kontrolli në dispozicion. “Pas dy apo tre muajsh mund të përpunohen dhe rezultatet e para të hetimit për këta punonjës të drejtësisë”, thotë Llalla për revistën Java. Rezultate të cilat, me të gjitha gjasat do të jenë befasuese. Llalla nuk pranon të paragjykojë asgjë dhe askënd përpara këtij afati, por thotë se më pas, për subjektet për të cilat do të ketë dyshime të arsyeshme se kanë fshehur pasurinë apo nuk kanë mundur të shpjegojnë shpenzimet e tyre në raport me të ardhurat, fillimisht do të komunikohet me KLD-në për masa administrative ndaj gjykatësve dhe më pas, do të vijohet edhe me kërkesë në prokurori për ndjekje penale ndaj tyre.
Deri më tani, përgjithësisht hetimet e kryera mbi pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, kanë përfunduar me “kompromis”. Ata kanë rezultuar qytetarë “me fat” që kanë përfituar me shumicë dhurata nga të afërm, kanë siguruar “borxhe” pa interes nga familjarë apo dhe që banojnë në banesa luksoze të cilat janë në emër të të tretëve. Edhe në rastet e hetimit penal, në ato pak raste që kanë mundur të kalojnë pragun e prokurorisë, hetimet janë mbyllur për shkak “të mungesës së elementëve të veprës penale” apo edhe në gjykatë. “Gjyqësori vepron si një korporatë”, denonconte plot pezm kohë më parë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, një realitet që shumëkush e sheh, shumëkush e njeh, por pakkush mundte ta ndryshonte.
Reforma në drejtësi, një togfjalësh që përmendet shumë shpesh në diskursin politik vendas, sa herë që bëhet fjalë për integrimin apo dhe thjesht dhe vetëm nevojën për të ndryshuar për së mbari sistemin e drejtësisë, ka pasur një armik të pandryshueshëm: mungesën e vullnetit politik për të bërë një reformë reale në sistem.
KLD-ja, filtri i parë
Pothuaj një vit më parë, ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu tentoi të bëjë të njëjtën gjë. Të njëjtin hetim. Me të njëjtat mjete. Me sistemin TIMS dhe nëpërmjet këtij sistemi, Spahiu kërkoi të verifikonte lëvizjet e gjykatësve ‘për turizëm’. Mbas verifikimeve që inspektorët e KLD-së bënë për këto lëvizje jashtë shtetit të gjykatësve, dolën në dritë të dhëna mjaft të rënda: ndër ta kishte gjykatës të cilët kishin lëvizur shumë shpesh jashtë shtetit, dhe madje, edhe nga ata që në ditët që rezultonin se ndodheshin jashtë Shqipërisë, kishin firmosur vendime sikur ndodheshin në sallën e gjyqit. Gjashtë të tillë, gjykatës në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Kavajë ishin rastet ekstreme që ranë në sy. Shkelja e tyre e përbashkët rezultoi të ishte fatale. Në datat që presupozohej se ndodheshin në krye të detyrës dhe të veshur me togën e zezë të gjykatësit, pra në datën që ata kishin dhënë drejtësi në emër të ligjit, sistemi TIMS vërtetonte se ata ndodheshin realisht jashtë shtetit. Duke bërë pazar, pazare apo thjesht për kënaqësi.
Në dosjen e inspektorëve të KLD-së ishin dhe pesë gjykatës të tjerë, por që nuk u bënë publikë. Më pas, me jetëgjatësinë jo më shumë se tre ditë të çudisë, këto dosje u lanë në harresë. Edhe mbas më shumë se një viti, KLD-ja nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga këto dosje. Më së paku, këto 11 gjykatës – të parët e një grupi që pritet të shumëfishohet – janë përgjegjës për falsifikim të dokumenteve shtetërore dhe shpërdorim të detyrës.
Ministri Halimi
Të martën, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, paralajmëroi se janë vënë në lëvizje një numër dosjesh për procedim disiplinor të gjyqtarëve, të cilat, sipas tij, “…flinin në KLD… që prej dy vjetësh” mbasi kishte përfunduar inspektimi për ta nga KLD-ja. Ministri Halimi refuzoi të komentojë më gjatë mbi këtë detaj për revistën JAVA, por një burim i mirëinformuar nga ministria e drejtësisë, nga drejtoria e inspektimit në këtë dikaster, pohon se: “Janë rreth 11 dosje të tilla. Janë dosje me emrat e 11 gjyqtarëve që kanë firmosur vendime në ditët që kanë qenë jashtë shtetit. Gjashtë nga to janë shpallur më parë, pesë të tjera ishin fshehur për arsye që nuk di t’i them”, thotë burimi në kushtet e anonimatit. “Jemi të vendosur që gjyqtarët, të cilët kryejnë shkelje, t’i përballin me ligjin dhe Kushtetutën”, deklaroi të martën në një aktivitet të organizuar me mbështetjen e ambasadës britanike ministri Halimi.
Burimi i rezervuar nga ministria e drejtësisë konfirmon burimet alternative të cituara nga revista. Ai pohon se ndonëse sipas ligjit, ministria nuk mund t’i hyjë thelbit të vendimeve të dhëna nga gjykatësit, në bashkëpunim me ILKDP-në, mund të verifikohen indirekt akuzat për korrupsion në sistemin e drejtësisë. “Hetimi në sistemin TIMS për hyrje-daljet e punonjësve të sistemit të drejtësisë, është një mjet i tërthortë që mund të afrojë provë për akuzën për korrupsion për shumë nga ta. Eshtë një mënyrë për të vënë gishtin në këtë plagë.
Siç është dhe kontrolli i të ardhurave dhe shpenzimeve prej tyre. Një gjykatës që shkon me furgon dhe një tjetër që lëviz me një Mercedes, prodhim i viteve të fundit, nuk janë njëlloj. Ai gjykatës që lëviz jashtë shtetit më shpesh sesa një qytetar tjetër që shkon nga Tirana në Durrës, patjetër që vetafron një indicie që nuk mund të anashkalohet”, thotë një nga inspektorët e ministrisë së drejtësisë për revistën Java pa dashur të bëjë publik emrin e tij.
Tek agjencia, tek agjencia
Revista Java gjithashtu ka kryer një hetim empirik: ka kontaktuar në katër agjenci ajrore në Tiranë dhe ka marrë në mënyrë informale një listë me 9 gjykatës të gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Ndër ta ka pasur edhe të tillë që kanë udhëtuar jashtë shtetit me një frekuencë deri në tre herë në muaj. “Destinacionet e tyre më të shpeshta kanë qenë Italia dhe Austria. Ditët e nisjes nga Rinasi kanë qenë kryesisht të premtet dhe kthimi të dielën”, dëshmon një burim i rezervuar nga një agjenci ajrore në afërsi të ish-Bllokut. “Janë nga klientët më të rregullt dhe që paguajnë gjithmonë cash”, thotë punonjësja e kësaj agjencie, në kushte anonimati.
“Kampioni” i verifikuar i nëntë gjykatësve ka pasur një qëndrim mesatar jashtë shtetit prej një jave në muaj. Dhe kështu në çdo muaj të vitit. Pjesa e pushimeve verore, leja e tyre është rreth një muaj, shpenzohet kryesisht jashtë shtetit dhe destinacionet më të preferuara janë Spanja, Franca, Dubai, Italia, por nuk mungon as Turqia e Greqia. Duke nisur me shpenzimet për biletat dhe duke konsideruar që gjykatësit kanë udhëtuar vetëm (në të gjitha rastet e verifikuara kanë qenë çift) dhe që jashtë shtetit nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë, mund të llogaritet që ata kanë konsumuar një buxhet minimal prej rreth 1500 eurosh në muaj. Por 1500 euro vetëm në rastin kur turistët me togë të zezë janë ushqyer me ajër dhe kanë fjetur me ajër mbi kokë, pra, nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë për ushqim e fjetje. Megjithatë, edhe vetëm kjo shifër, e krahasuar me rrogën e tyre të rendit nga 600 deri në 1000 euro, dëshmon se individë të tillë kanë burime të tjera të ardhurash. Qoftë dhe vetëm kjo e dhënë do të mjaftonte që të paralajmëronte ditë të zymta për gjykatës dhe prokurorë, të cilët e kanë kthyer sistemin në një marrëdhënie të deformuar: e drejta është ajo çka i paguhet paguesit më të lartë! Një marrëdhënie që e ka provuar në kurriz dhe xhep pothuaj cilido qytetar shqiptar që ka vënë këmbët në gjykata. Ka shanse të ndëshkohen gjykatësit? Shanset ekzistojnë vetëm nëse do të kuptohet realisht ajo që shpesh thuhet me hipokrizi: të korruptuarit nuk kanë parti politike, por i luten vetëm një shenjti, parave dhe vetëm nëse do të ketë vullnet të qartë politik për të luftuar korrupsionin. Kjo është një provë me peshë guri për shumicën e sotme, kjo do të jetë një gur prove për shumicën e nesërme, cilado qoftë. Sepse është verifikuar tashmë në këto 20 vjet: segmente të qenësishme të drejtësisë në Shqipëri nuk kanë qenë thjesht pushtet i katërt, por shërbyes i parë i shumicës që qeveris. Dje i të majtëve, sot i të djathtëve. Nesër? Mbetet të verifikohet!
Gjyqtarët, “Një në katër i korruptuar”
Të paktën këtë gjë e mendojnë vetë gjyqtarët për njëri-tjetrin. Një sondazh për gjyqësorin, i plotësuar nga vetë gjykatësit, jep të dhëna dramatike, për aq sa mund të jenë të sakta, për gjendjen në sistemin e drejtësisë. 45 gjykatës në një kampion prej 177 togash të zeza, e kanë shkruar me dorën e tyre një konstatim të tillë. Sondazhi i kryer nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë dhe Ambasada Britanike në Tiranë, u shtri në 14 gjykata të shkallës së parë në vend. Rreth 60 për qind e të pyeturve, e konsideruan korrupsionin në sistem thjesht si perceptim të publikut, ndërsa 18 për qind të gjykatësve, mendonin se sistemi nuk është i korruptuar apo me mungesë integriteti. Dy shifra të tjera, ato që kanë të bëjnë me moshën e gjykatësve, përgjithësisht të rinj dhe shkollimin e tyre, e bëjnë situatën edhe më të rëndë e të projektuar edhe në të ardhmen si të tillë. Drejtësi në Shqipëri japin gjykatës në moshë të re, 38 për qind e tyre janë deri në moshën 40 vjeç, dhe mbi gjysma e tyre vijnë nga shkolla e magjistraturës. Që do të thotë, se edhe të rinjtë, edhe gjykatësit më të kualifikuar në vend, janë pre e korrupsionit.
Një e treta e gjithë gjykatësve pranuan se në vendimet e tyre kanë ndërhyrë faktorë të jashtëm. Nga pushteti, deputetë, zyrtarë të pushtetit qendror e lokal, zyrtarë të presidencës e avokatë. Kjo shifër shkon në 40 për qind tek ata që kanë pranuar se u është afruar ofertë për ndikim nga persona të tjerë. E meqenëse në Shqipëri, është kthyer në rit pagesa e ryshfetit, edhe vetë gjykatësit pranuan se ata kanë paguar një të tillë. Një e treta e tyre, për ironi të fatit, kanë paguar para për shërbimin mjekësor dhe shërbime publike. Por qershia mbi tortë mbetet raporti që gjykatësit kanë me pagën e tyre. 72 për qind e tyre janë të kënaqur ta shtyjnë muajin me vetëm 600 euro rrogë dhe vetëm 7 për qind, e konsiderojnë të ulët këtë pagesë. Ka qenë një anekdotë e vjetër që tregohej gjithmonë me sukses në Tiranë për doganierin e çuditur kur mësoi se për punën që kryente, edhe paguhej në bordero. Dhe ky i gjykatësve dhe njerëzve të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, është pikërisht ky rast anekdotik. Japin drejtësi në këmbim të rrogës që marrin në bordero, por jetojnë si biznesmenë që nuk i prek kurrë kriza ekonomike. Madje edhe pa paguar taksa. Të paktën deri më tani. Ndoshta tani ka ardhur koha që edhe ata të paguajnë.
nuk e kane me te vertete. e kane hi syve per zgjedhje. njelloj si enveri uji del i kulluar nga burimi por turbullohet rruges. ka tete vjet ne qeveri dhe tani u kujtua per drejtesine dhe tjetra parashikohet beteje ne dyert e gjykatave per zgjedhje, duke i hapur ceshtje gjyqtaret jane me te varur nga pushteti dhe duhet te rrine sus.
Fustani Monikes kushton sa 20 udhtime evropiane ose 10 udhtime trans-oqeanike.
Prokuroret dhe gjyqtaret jane zyrtaret me te korruptuar ne Shqiperi. Dhe per te thene realitetin, fajin kryesor per kete gjendje e ka ne rradhe te pare Bamir Topi. Pastaj me rradhe Kreshnik Spahiu dhe sekseri i tyre Sali Shehu. Nuk ka asnje prokuror apo gjyqtar qe te jete transferuar pa paguar me pare leket. Une di nje rast qe e kam te afermin tim kur Ina Rama ka ndare me Bamir Topin 100 mije euro per emerimin ne Tirane te nje prokurori nga Fieri.
Kam frike se dhe keta, te njejten gje do te bejne… Do vjedhin ca leke e do ikin.
po kusheriri ku i gjeti leket
Faren e sistemit te kalbur e mbolli kryetari i Tribuse suaj – Sali Ram BERISHA.
Perpare se te shikosh qimen ne syren e Bamirit, shikoni traun te syri i Sales, o te c’nderuar shpellare ?
Berisha po shtrengon dhembet e tij te kalbur per te treguar se ai eshte zoti dhe ua di pislleqet/prapsite. Nese kane goje, lete behen bashke dhe ti kerkojne transparencen aktivitetit&biznesit te Liri (Sllobodanka) Berishes.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/600-hyrja-per-te-liri-berisha.html
Kam 12 vjet ne kerkim te te drejtave civile dhe mbrojtjes ligjore te familjes nepermjet kallezimeve penale ne Prokurori… me mbi 20 Prokuror dhe 40 gjyqetar jam marre ne keto procese. Nga keta 19 Prokuror te korruptuar dhe 30 gjyqetar.Per tu bindur per keto fakte klikoni ne google.com emrin tim dhe aty do gjeni faktin e vertetuar shumicen e gjyqeve e kam fituar me Prokurorine e cila nuk ushtron PrP
Popopopo vetem ato qe s’kan pagujt “taksen” te Saliu do kapen nga “furtuna”.
Esht zinxhir puna ktyre,miku,shoku,kusheriri ja gjejn fijen po hajt.
Hani nai tas hashurje se per at pun jeni.
Mire te ju a bejn juve,ju keni mcehur milijot ketyre qe do ju vusin ju brenda per hajdute,pra hajdutet po ju hetojne juve tani ha ha.
hehe ,ta priste mendja…Halimi,jo po e shef,kur duan te bejne ndonje pune e gjetka rrugen Halimi—po he pra Halimi–se halene e gojes qe ke, per te persekutuarit e hape goxha –e mbyten kte vend ,kte popull kta injorante pa te mesme qe u bene juridiksa mbas moshes 50vjeç..se mos ngelen vetem ne dosje kto Halimiiiii,si puna e atyre dr qe vidhnin gramet e bukes–hehehe atyre su beni dot gje–i keni dr e *gruas*,ste le I.i.Mete te prekesh asnje.
Sikur vetem 10 nga kta zagare te beni shembull,do zene mend te gjithe…….jo mos u thoni te marrin shembull nga ju..se aha e mori lumi kte vend.
Gjin Gjoni, Petrit Como, kampion. Nuk i iken muaj pa 100 mij euro
Problem i madh me gjet gjyqtaret qe kane vjedh?Ha ha ha ha,e kane te shkruajtur ne balle.Shihni shtepiat,makinat,ne cfare shkollash i kane femijet etj.Fatkeqsisht nga X gjyqtare qe ka Shqiperia te korruptuar dalin XXX.Jane te gjithe.
Sistemi i Drejtesise eshte sistemi me i korruptuar ne gjithe Shqiperine, pa perjashtim. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/kostandinishqiptari-qe-ndertoi-themelet.html
Sistemi i drejtesise eshte i korruptuar sepse eshte politika e korruptuar. Ajo vendos. E dini si te pergjigjen keta pasunare kur i pyet se si ka mundesi qe ti ke dhe une nuk kam? “Je i paafte”, te thone. Vetem nje gje: nese kete do ta lidhim me ish komunista, ishplepista, demokrate apo socialista, nje vere ne uje do te behet. Kriteri kryesor ne emerimin e zyrtareve te larte duhet te jete verifikimi i deklarates se pasurise. Yllin ne balle ta kete, po qe i korruptuar, demin do ta beje edhe me te madh. Fjala “drejtesi” perkthehet ne “ndershmeri” jo ne marifet e pasuri.
O ju gjyqetare
Me degjoni mua
Jam tezja nga fshati
Eh sa shume u dua.
Ato pare qe keni marre
Vetem kurr mos i harxhoni
Jepni ca ministrit
DHE do te shpetoni.
Une jam e bindur shume
Te bindur jeni dhe ju,
Burg e pushim nga puna s’ka
Vetem me u trasferu.
Nuk do rrini shume
Deri ne qershor
PO fituam zgjedhjet
Fituat dhe ju te gjore.
Keto jane perralla
Vetem per fushate
Ja u thote tezja
QE banon ne fshate.
Shume here kani folur
Vetem per tu mburrur
PO korrupsionin ,o gjyqtar
Vet e keni shtuar.
Denoni te varferit
Keshtu si jam une
Kurse pushtetareve
u bini ne gjunje.
po pse po merreni me gjyqtaret???/Shihni shtepine e Ina Rames te Liqeni, e stiluar e gjitha ne ngjyre turkeze, me luks te papare as ne katalogjet e shtrenjta boterore.Me cafre i beri, me rrogat e familjes.E bleu shtepine 250 metra katror, e paise, me sherbetore etc etc.Normal qe duhen kap gjithe po a ka bythe Ed Halimi, ta filloj vetja,nga Ina, etj etj se keshtu duan me qene ne rregull.Ed Halimi qe sa vite ka minister, studjon e tij ligjore nuk e ka mbyll kurre!!!!!!!!!!!!!!
GJIN GJONI ne Apel dhe PETRIT COMO ne shkallen e pare, jane me plehrat!
Ne se nuk behen shembull keta te dy, vari leshte ketij muhabeti…
Ju falenderoj per emrat.
Mos harrojm vejushen e Azemit.
E ndyre eshte edhe ajo por ketyre te dyve nuk u vjen as te thoi per poshtersi…
150 gjyatare jane vetem ato qe don Saliu.Shikoni majen e korrupsionit qe eshte GJYKATA E LARTE—GJYKATA E LARTE.dhe a e dini pse ??? Te gjithe vendimet shkojne per rekurs (ankimim)ne gjykaten e larte,keta pra, mafiozet me mandat 9 vjecar nuk i japin llogari kerkujt,dhe te gjitha vendimet e shkalles pare,apelit dhe urdherat e ekzekutimit i bllokojne me NENIN E FAMSHEM 479,pra i PEZULLOJNE,”meqenese ja thote ligji”,dhe a dini se sa bllokohen cdo muaj,plot 50 kerkesa (shikojini ne sistem)dhe nuk i japin llogari kujt se perse i bejne.Por kjo nuk eshte asgje,se per pezullimin e nje vendimi jane 5 gjyqtare dhe duan nga 2-3 mije euro per firmen qe japin.Pasi bejne bllokimin,e shtyjne pambarimisht kohen e shqyrtimit,ne nje kohe qe ligji i detyron qe ta bejne ME PROCEDURE TE PERSHPEJTUAR.Gjykata e larte eshte bere si nje miniere floriri,diamanti,qe prodhon para pa hesap.Kush mendon te kunderten, te prononcohet ne blog (forum) qe ti shpjegoj se si funksionon GODINA 479 (NENI479).Ose me mire pyesni keshilltaren Cuhadari,Drejtoreshen per mardhenien me publikun Ida Vodica ose ………gjyqtarin ….me emer dhe mbiemer.Por me pare pyesni keto qe ju thashe,se mund te merni ndonje prononcim,ose te falen tek Halimi qe nuk i “din” se si funksionojne.Lereni sistemin TIMS,se gjyqtaret thone jam ne sistemin TIM,pra i imi.Une them qe gjykates se larte tja veme emrin GODINA 479 QE PRODHON PARA.Si thua zonja Shpresa Becaj !!!???? Se shpejti do ti dale tymi dhe GODINES 479
me pelqeu shkrimi juaj do doja te flisja me ty me ler adresen te faleminderit
Po kur do i vij fundi kesaj qelbesire te gatuar mjeshterisht nga te paskrupulltit e korrupsionit Berishjan.?ke te therrasesh te te ndihmoj qe te pakten mos i shoh me ata te ndyre megallomane qe tallen me fatkeqesite e njerezve?i keni pare ndonjehere si kapardisen ne nje bar perballe gjykates ne Tirane?Pine e hane qente, e shpenzojne aq sa ushqehet nje pallat i tere punetoresh ne nje muaj.e qeshin gith diten duke nxjerre ato dhembe qe vetm gjak njeriu kane.qente e ndyre..
Nuk “llogaritet” humbja qe kemi pesuar ne ish pronaret nga ky sistem i korruptuar shqiptar i ashtuquajtur i drejtesise (qe perbehet nga keta pisa gjyqtar) ku humbjen tone e llogarisim ne para (qe nuk llogariten) dhe mbi te gjitha ne pronen tone qe kushtetuta e ketij vendi e cileson ne nenin 41 te saj…PRONA PRIVATE ESHTE E SHENJTE, AJO MBROHET ME LIGJ!.. Prona jone eshte bere cop cop nga ky shtet i ketyre gjyqtarve (qe vet i ka “prodhuar” me kurset 6 mujore te PLEPAVE!..
ky halimi i drejtesise,me eshte dukur ministri me kot mes gjithe ngrehines qeveritare te Sali Kafshes,,,Po nese ben kete gje,qe ti qeroj keta felliqesirat e drejtesise,sidomos ata batakcinjte e kohes se komunizmit,nga gjykatat dhe prokurorite e shqiperise,do te thote se paska qene kafshe zgjuar…
po te shikosh keta birbot ne gjykaten e apelit vlore.eshte bere nje treshe gjyqtaresh qe nisen bashke te henen nga tirana dhe kthehen te premten me camten plote,po prape te tre kombinojne gjyqet qe te pakten te jene ne cdo gjyq qe ka mundesi koruptimi dmth atje ku ka leke dhe vecanerisht konflikt me ndertuesin,do ti qe ndertuesit i jepet gjithmon e drejte.sepse ka argumenta,jep edhe 35000mije euro zotit andi.sepse lodhet dhe na vjen nga tirana.aty bashke me nje plere qe eshte edhe ne kld e me vaso hanxharin.keta e duan nje plumb jo ne koke por ne bythe qe kur te vene ne hale atje ku e kane vendin tju dhembi per gjith jeten.poshte legenat hajdut
Hajde !!! e shkaterrruat korrupsionin !
Nje furtune dhe ciklon, por jo me uje oqeani…. por me DHALLE
Gjenja e sotme e drejtesise nuik muid te lodhet m e emrin e nje ose disa personave , Me kete sistem drejtesise qe kemi kushdo qe te jete n e krye , i mire a i keq nuk ben dot gje .
Fatkeqesia eshte tek sistemi i drejtesise i cili eshte produkt i te gjitheve sepse miratohet me tre te katertat’
te
Sistemi i sotem i Drejtesise eshte ne fakt “Bunkerizimi”.sipas te cilit
a.po nuk e kape padrejtesine brenda afatit te kundershtimit ne apel 1- – 15 dite , sikur nami te jete berte nuk cenohen vendimet.
b. Po ashtu edhe po nuk kundershtove vendimin e apelit bredna muajit ne GJK,Larte
c-Kundershtimet mund te behen vetem nga palet pra nese ka luajtur korrupsini ceshtja mbetet sipas pageses
Asnje organ bredna dhe jashte dejtesisei nuk mund te fuse hundet si ne pune te gjykates ashtu edhe ne ate te prokurorise .
d Ifamshmi kontroll M,Drejtesise ne prokurori ka celsat e kashtes sepse nuk mund te kundershtoje vete veprimet e aktet e prokurorise
e.Procedurat vertete kane disa afate por keto jane frrmnale sepse kalimi i tyer nuk sjell pasoja juridike vec ne raste masave te sigyrimit apo en ankimet , Kjo im le dorte te ahpur derjetsiose te vazhdojne gjyqet me vite derisa helleqareve tui vije ne maje te hundes e te detyrohen te paguajne per te mbyllur punet.
Keshtu mund te vazhdohet me plote te tjera ndaj nuk mund as te nerret me mend se si mund ti a dale kushdo qe te jete ne krye te shtetit , ne dac Sala ne dac Edi
Me kete sistem hiq nje kurvar e vur nje tjeter se prap bordellua mbetet V.Hoti