Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për Qytetin Studenti, konstaton parregullsi dhe keqpërdorime që shkojnë afërsisht në 3 milionë dollarë abuzime, por ka çuar për ndjekje penale Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë dhe jo drejtorin Bujar Brovina, që ka urdhëruar veprimet. Kjo me sa duket për shkak të lidhjeve klienteliste të kreut të KLSH me drejtorin e qytetit Studenti.
KLSH ka gjetur parregullsi në subjektin Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a. Tiranë dhe për këtë arsye ka bërë një kallëzim penal për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë dhe dy anëtarë të tij.
Shkak është bërë niveli i ulët i arkëtimeve dhe shkelje të tjera që janë bërë në dhënien e objekteve me qira, të cilat kanë shkaktuar një dëm të përllogaritur në shumën prej 3 milionë dollarësh.
Sipas raportit të KLSH-së, konstatohet se niveli i ulët i arkëtimeve vjen si pasojë e administrimit të bujtinave, ku rezulton që ndër vite janë shfrytëzuar për strehimin e studentëve dhjetëra dhoma më pak, si dhe dhënia me qira nuk është bërë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Në bazë të shkeljeve, KLSH ka rekomanduar 35 masave organizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.
Ja shkeljet sipas KLSH
1. Shoqëria nuk ka arkëtuar “detyrimet debitore” të cilat për vitet 2010-2011 rezultojnë në vlerën 102,619,770 lekë dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj “furnitorëve e kreditorëve” gjendja e së cilës në fund të viteve 2010-2011 është përkatësisht 20,422,38 lekë dhe 25,794,021 lekë;
2. Në administrimin e Bujtinave, në përfundim të vitit akademik 2009-2010, nga 2071 dhoma për strehim janë përdorur për studentët 2002 dhoma, ose 69 dhoma më pak, ndërsa në vitin akademik 2010-2011, nga 2061 dhoma për strehim u përdorën për studentët 2003 dhoma, ose 58 dhoma më pak, duke shkaktuar të ardhura të munguara për shoqërinë në vlerën 19,768,000 lekë.
3. Në vitet 2010-2011, kjo Shoqëri është ndëshkuar me dëmshpërblime nga gjykata, përkatësisht në vlerat 3, 202,382 lekë dhe 4,445,973 lekë, kryesisht si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave drejtuese e vartëse të shoqërisë;
4. Shpërndarja e “të ardhurave nga qiratë”, nuk është bërë konform VKM nr. 1712, datë 24.12.2008 “Për dhënien me qira ose Enfiteozë të Pasurive të Ndërmarrjeve, Shoqërive dhe Institucioneve Shtetërore”, pasi Shoqëria nuk ka derdhur në buxhet vlerën prej 12,082,566 lekë llogaritur deri më 11/8/2011, për shkak të gjendjes së dobët financiare. Gjithashtu, Shoqëria ka një gjendje të lartë të “lëndëve të para” në fund të vitit 2011 në vlerën 16,486,483 lekë, e cila është e pa justifikuar me objektin e veprimtarisë dhe krijon risk për shoqërinë;
5. Jo të gjithë objektet që janë regjistruar në “zërin troje”, janë regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesave të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar; nga Shoqëria ende nuk është përgatitur një dokument, ku të përshkruhen organizimi dhe procedurat kontabël, të nevojshme për kuptimin e sistemit të trajtimit të informacionit kontabël dhe të kryerjes së auditimit. Po ashtu, nuk janë llogaritur provizione për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra “Të drejta dhe detyrime për zhdëmtime” në shumën 4,658,054 lekë, arkëtimi i të cilave është i pa mundur. Edhe pse është shoqëri aksionere, që realizon të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve dhe nga akomodimi i studentëve, ajo nuk ka aplikuar fatura tatimore për shërbimet që kryen.
6. Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë nuk ka miratuar rregulloren e brendshme për vitet 2010 e 2011, nuk ka hartuar programin vjetor për veprimtarinë e tij dhe nuk ka raportuar në METE, në cilësinë e përfaqësuesit të pronës shtetërore.
7. Në prokurimet e fondeve, Autoriteti Kontraktor nuk ka marrë masa për trajnimin e punonjësve në fushën e prokurimeve publike dhe nuk ka dokumentuar kryerjen e analizave të kostos së mallrave dhe shërbimeve që do të prokurohen, etj. ;
8. Në zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditimi i mëparshëm i KLSH, strukturat drejtuese të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a. Tiranë nuk kanë analizuar me përgjegjshmëri shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara nga KLSH-ja dhe auditimi i brendshëm dhe nuk kanë zbatuar rekomandimet për dhënien e masave disiplinore dhe administrative ndaj personave përgjegjës.
Nga vlerësimi i dokumentacionit të dhënies me qira të objekteve: “Ambient pranë godinës 12” dhe “Ambient pranë godinës 13”, ka rezultuar se ai nuk është bërë konform përcaktimit të pikës 1, kreut II, të VKM-së nr. 529, datë 08.06.2011 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, gjë për të cilën KLSH ka arritur në përfundimin se ndodhet në kushtet e konsumimit të figurës së veprës penale, neni 248 “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj për këtë ka depozituar kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të “Trajtimit të Studentëve Nr.1 Sh.a” , Tiranë dhe 2 anëtarë të këtij Këshilli.
Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar një sërë masash, duke filluar nga shqyrtimi dhe bërja e propozimeve për përshtatjen e statutit të Shoqërisë, me qëllim përafrimin e dispozitave të statutit me përcaktimet e ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.
KLSH ka rekomanduar 35 masave organizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.
KLSH ka kërkuar llogaritjen e provizioneve për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra “Të drejta dhe detyrime për zhdëmtime” në shumën 4,658,054 lekë, saktësimin e aktiveve financiare afatshkurtra në shumën 5,904,123 lekë, dhe llogaritjen e provizioneve për këto shuma, pasi arkëtimi i tyre është i pa mundur.
Ka kërkuar po ashtu shqyrtimin me preokupacion dhe përgjegjshmëri për t’i dhënë rrugëzgjidhje detyrimeve debitore, detyrimeve ndaj furnitorëve e kreditorëve dhe veçanërisht derdhjen në Buxhetin e Shtetit të të ardhurave të krijuara nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve në shumat e përmendura me sipër.
Mbi bazën e vlerësimit të gjetjeve të mësipërme dhe shkallës së përgjegjësisë të secilit punonjës, KLSH ka propozuar dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës dhe 2 anëtarë të tij, si dhe i ka rekomanduar Prefektit të Qarkut Tiranë dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për arkitekten, në cilësinë e përfaqësueses së Prefekturës së Qarkut Tiranë.
KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a., fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për juristen e Shoqërisë, si dhe “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për Drejtoren e Departamentit Ekonomik, ndërsa i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të marrë masat respektive administrative apo disiplinore për 7 punonjës, anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Shoqërisë.
Skandal eshte ne Shqiperi. Paraja lume aty .Ju lumte atyre qe jane ne pushtet i q..temen , e kane kalaur Aemriken me ato leke qe bejne aty
Salibaca me 4mije hajdute
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Po si me u konstatoka shperdorim 3 milion dhe nuk u merka mase ndaj Drejtorit.
Ja cfare shteti i qelbur do ti bashkohet Evropes, nuk preket dot as nje drejtor konviktesh i Partise se Druvarve.
Te betohem ke te drejte, ashtu eshte. Sa here qe shkoj shoh gjera te çuditshme, llogarit sa kane filluar disa te bejne rrugen e kundert, bejne leke ne Shqiperi keshtu dhe vijne blejne shpia jashte. Njoh njerin qe ka blere shpi tani qe deri ne 2005 flinte neper tarraca neper shtepia turqish (per te mos paguar qera) dhe kur fitoi Saliu ne 2005 u kthye ne Shqiperi. Ne 2010 ky u rikthye tani si personel ambasade dhe pa kaluar dy vjet bleu shpi ( rreth 250 000 euro) natyrisht me leket e vjedhur ne Shqiperi. Lodhen çunat tu shit miell me koke ne torbe edhe s’kane bo kaq leke or burre. Keta s’lodhen fare per ti fitu keto leke kupton, nje firme dhe iku aq e ka ajo pune. Na rrofte diaspora neve.
Drejtori i qytetit studenti,Bujar Brovina,super hajdut dhe injorant,nen drejtori,Ad Tufina,sahatci qe u bo nendrejtor nga Bamir Topi,pa shkolle,idiot dhe gaztor i Bamirit,sigurisht tani ka mare ndonje diplome-,keto e rropen qytetin studenti nga paret.E vetmja merite qe u bene drejtuesa,eshte se ishin militante te Pd-se.
Pse nuk interesohet Redaksia e Temes, per te pare qe ne krah te Godines 13, Deputetja e PD, Lajla Pernaska po nderton nje super lokal 300 m2, mu ne zemer te Qytetit Studenti, ne mes te lulishtes dhe pemeve te larta dekorative qe i ka prere.
pse nuk hyn prokuroria apo drejtuesit jane miq te qeveritareve,Ne q.studenti u kerdisen se vjedhuri zyrtaret e te gjitha niveleve,shikoni se jane bere pronare aty edhe maloket e veriut ,nuk ju sos BATHORJA.
Me sa di une nga info t brendshme ate sloganin te fotoja e lajmit e kane vendos nje grup te rinjsh t majt. Emri i grupit: RiSK!
poo kam degjuar dhe un kete RiSK, do bejne shume gjate fushates keta… emrin gjate me sa di e kane “Rinia Socialiste Kunderpergjigjet”
Çfare maskarade, denohen kryetarja dhe anetaret e keshillit mbikqyres se nuk ruajten lopen dhe nuk denohet ai qe e vodhi qe dihet me emer e mbiemer, Bujar Brovina&Co. Ke faj Cane ke faj!
Nuk besoj se ato 60-70 dhoma rrijne ndonjehere bosh ne QS me gjithe ate fluks kerkesash, ato jepen me qira mujore per ish-studente apo njerez pa lidhje me QS-ne, dhe ato pare shkojne ne xhepat e administratorit te godines dhe drejtorit te QS-se. 60 dhoma X 10,000 leke/muaj X 12 muaj = 7,200,000 Lek/vit ose 50,000 Euro.
Kaq vetem nga dhomat, por sa nga qirate e ambienteve studentore per bare, menca internet caffee, nga kontratat e rikonstruksionit, ndertimit, gjelberimit, furnizimit etj?
Sheh rrushi rrushin dhe piqet,thote populli.Kur vjedh agai,pse te mos vjedhe ustai.Te dy njesoj jane.Kur vjedhin Berisha,Basha,Mediu,Fullani etj.pse te mos vjedhin drejtoret,qe jane ne poste me te ulta.Te gjithe ja kane marre doren vjedhjes ,ajo ka hyre ne cdo shtepi.Qe ne bankat e shkolles femija mesohet se si te vjedhe.Dhe te gjithe vjedhin sipas mundesise.Sa me i larte te jete posti aq me e madhe behet vjedhja.Vjedhjet bashkejetojne me korrupsionin.Kur ndonje vjedhes pa perkrahje perfundon ne gjyq per t’u gjykuar,ai detyrojet qe te paguaje prokuroret dhe gjyqtaret per te dale i pafajshem.Kjo eshte Shqiperia jone e dashur ,ku cdo gje vidhet dhe blehet ,sipas shembullit te qeveritareve.Se kur do te marre fund kjo katraure,nuk dihet.Te gjithe tregojne me gisht ujkun,por asnjeri nuk merr ciften per ta vrare.Duke vjedhur ujku behet me i shendetshem dhe i fuqishem pastaj nuk do te mjaftoje me ciftja per ta vrare,por duhet ndonje rakete me mbushje berthamore.Vetem ajo mund ta shpetoje popullin nga kjo gjendje.
Ky Brovina sigurisht qe nuk eshte me i madhi dhe me i famshmi i hajduteve dhe abuzuesve me postin dhe detyren! Por cfare e ben te “vecante” kete tip eshte fakti se,nese ka surrat ne kete bote ku lexohet fare qarte babezia dhe makuteria per te vjedhur,eshte surrati i ketij surrogato-ordineri!!!!…
Kur degjoj se jan vjedh miljona euro, me gnjethet mishi, se mua qe kam hall me bejn pune edhe 5000 paund, kurse aty flitet se jane vjedhur tre miljon euro dhe se rrun njeri b..n.
ORE BUJAR BROVINEN E NJEH GJİTH TIRANA PER HALABAK
DHE PER HAJDUT! E NISÌ ME COKOLLATA HILAL DHE
PO E BITIS ME KAMPUSE!
INJORANT TIPIK DHE I PANGOPUR!
KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a., fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për juristen e Shoqërisë, si dhe “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për Drejtoren e Departamentit Ekonomik, ndërsa i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të marrë masat respektive administrative apo disiplinore për 7 punonjës, anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Shoqërisë. KLSH ka ndërmarrë dhe ka përcaktuar 35 masa organizative…I lumte KLSH, por a do t’i pergjigjen te tjeret punes dhe transparences se saj? Kjo eshte ceshtja!
Bujar Brovina i ka mirepritur masat e dhena nga KLSH-ja, madja ka thene se Kontrolli i Larte i Shtetit duhet te ishte me i thelle ne auditimin e tij per te nxjerre me mire te vertetat e konstauara… Mos valle e paragjykojme kete Drejtor te Trajtimit te Studenteve