Vendi i krimit
Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e arrestit për 19-vjeçarin Xhevit Malkaj, autori i dyshuar për vrasjen dhe djegien e çiftit Myftari, më 26 tetor në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Gjykata e Fierit ka vendosur ta lërë atë në arrest me burg, ndërsa për të atin e tij Bajram Malkaj, që rezulton bashkëpunëtor në krim, është vendosur masa detyrim paraqitje.
Ndërkohë mësohet se babë e bir, Bajram dhe Xhevit Malkaj me gjakftohtësi dhe guxim kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Enver dhe Hazbije Myftaraj duke kthyer në vëmendje shprehjen popullore “të vrasin natën e të qajnë ditën”.
Madje pas ceremonisë mortore, sipas Shqip, babë e bir kanë marrë pjesë edhe në drekën e shtruar pas varrimit të të ndjerëve.
Banorët e lagjes kanë pohuar se babë e bir kanë marrë pjese në ceremoninë mortore, por nuk kanë shkuar në përcjelljen e hirit të çiftit për në banesën e fundit.
Ata madje kanë ngrënë edhe “hallvën” sipas zakonit dhe kanë ngushëlluar familjarët e viktimave të tyre, për t’u prangosur më pas në mëngjes, pasi 19 vjeçari Xhavit Malkaj është i dyshuari kryesor i krimit makabër.
“Më thoshte se bridhja si rrugaç rrugëve e nuk punoja. Sa herë më takonte në rrugë, më thoshte këtë gjë. Ndihesha i fyer sepse ai nuk ishte familjari im dhe nuk duhej të më shante Për këtë arsye kisha vendosur t’i vrisja”, mësohet të ketë deklaruar 19-vjeçari.
Ndërkohë policia po heton në zbardhjen e ngjarjes dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm, madje sot i dyshuari do të vihet në provë nëse arrin ta mbajë i vetëm kasafortën 400 kilogramëshe.
@@@@Kirimineli te VARET NE MESE TE BALLSHIT, dhe diten e Diele qe eshte Dite Pazari…Ngushellime familjese Myftari….lol
Po vriten njerezit per nje fjale goje. Kshu si po vete puna, nuk duhet folur as ne familje. Le te izolohemi te gjithe neper dhomat tona dhe mos te flasim me askend. Te degjojme vetem mrekulline ekonomike te Saliut nepermjet Televizorit dhe te fleme gjume rehat pastaj.
edhe ketu duhet ta fusni emrin e Sales?! Me kte cektesi mendimi qe keni ju zoti Anton e paskeni menduar sh mire qe te mos dilni nga dhoma juaj.. ?
Si te mos hyje Saliu ne cdo krim? Vetem Libia e Gedafit vjet dhe Siria e Basharit sivjet ja kalojne te vrareve ne Shqiperine e salibanit Sali. Peshku qelbet nga koka dhe koka eshte Saliu…
saliu eshte fajtori kryesor shoku pasi ai djali qe ka bere krimin ka qene pa pune po te ishte ne pune ai sdo e bente krimin..nga mungesa e ekonomise vjen gjithska prandaj qeveria ka doren e lig kudo.
Te me ndjeni por sec me kujton nje njeri me emrin kastriot islami ky majmuni!
kasafortën 400 kg?!?!
tepër e vështirë!!!!
Te vrasesh nje grua,te djegesh e te shkosh ne ceremonite e mortit per te fshehur gjurmet e krimit nuk ka asnje fare lidhje me kanunin,mos bej paralelizma te tilla akrobatike Zana. Kanuni i lejon pjesemarrjen ne mort autorit qe ka marre persiper publikisht krimin e kryer per gjakmarrje sipas rregullave te caktuara,dhe kjo vetem pas lejes se dhene nga familja e te vrarit. Asnje lidhje ska kanuni me situaten konkrete,mos flisni ne tym!!
Thashë së më bëri përshtypje vetëm forma: shkuarja në mort si në codet e Kanunit. Dhe nuk thashë e nuk mendoj aspak se ka ndonjë paralelizëm në mes krimit makabër të këtij dhe gjakmarrjes së Kanunit, prandaj shkrova në fund: Mos kërkon ky ta paraqesë si gjakmarrje krimin e tij? FLM
Keta plera duhen varrur Ne Mes te Ballshit ! Mjerr ai vend se me cmostra Eshte mbushur! Normal kur tere shoqeria Eshte e eger qe Nga Berisha e tek I fundit ! Tere ajo Gjuhe e eger Ne publik Dhe niveli I shkollimit Dhe normat shower ore te shfytyruara Kesi rezultatesh do kene! Mjerr ai vend!