FOTO REPORTAZH/ Natyra kundër superfuqisë: Ja çfarë la pas Sandy

31 Tetor 2012, 11:33Politika TEMA
FOTO REPORTAZH/ Natyra kundër superfuqisë: Ja çfarë la pas

Pasojat shkatërruese të uraganit Sandy dolën më shumë në pah këtë mëngjes. Deri më tani llogaritet që 50 persona të kenë humbur jetën, ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Dëmet materiale janë të pallogaritshme, duke filluar që nga shkatërrimi i shtëpive, makinave, madje edhe rrugëve e urave.

Sipas një llogarie paraprake, mendohet që dëmet e shkaktuara nga Sandy të kapin shifrën e 50 miliard dollarëve.

Stuhia ndërkohë ende nuk ka marrë fund plotësisht dhe pritet që të shkaktojë sërish shira dhe reshje të rrëmbyeshme.

Nju Jorku ka qenë zona më e prekur nga Sandy, ku përveç 18 personave të vdekur, dëmet materiale kanë qenë të shumta, ndërkohë që jeta pothuajse ka ndalur plotësisht.

Edhe Nju Xhersi është goditur rëndë nga Sandy, ndërsa presidenti Obama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këto zona.

16 komente në “FOTO REPORTAZH/ Natyra kundër superfuqisë: Ja çfarë la pas Sandy”

  1. Donjet Liridoni says:

    Shpreh keqardhjen e thellë per humbjet e medha ne njerez dhe ne te gjitha aspektet e tjera materiale! Ne kete fatkeqesi jemi shpirterisht prane popullit mik amerikan dhe vellezerve e motrave shqiptare qe banojne atje, te cilet, sic thuhet kane pesuar humbje jo te vogla.
    Shpreh bindjen e plote se vitaliteti, forca dhe energjia e pashtershme e popullit amerikan, do te bejne te mundur futjen ne normalitet te jetes brenda nje kohe te shkurter dhe likujdimin e pasoja te uraganit Sandy, qe per nga fotot qe po shoh me sjellin ndermend Fukushimen ne Japoni.

    1. alb says:

      Me siguri qe tekstin e komentit e ke marre nga ndonje veper e Enverit,vetem se ke ndryshuar fjalen popull nga Rus apo Kinez ne populli amerikan.

      1. gallata says:

        Nuk te ben pershtypje asgje nga ç’thone fotot,nuk te ben pershtypje fakti qe kane vdekur mbi 50 persona e miliona te tjereve u eshte permbysur jeta , e “prekesh” nga nje reagim mese njerezor e i sinqerte !!!?-Po çfare qeniesh paskemi qene(njerez jo e jo) !!!

  2. geti says:

    gjunah…por amerika eshte nje vend i cili e ka mundesine dhe fuqine per te perballuar dicka te tille

  3. bert murati says:

    e rende shume e rende .Por edhe Amerikanet duhet te vene mend e te ndertojne me struktura me reziztente e te mos vazhdojne me shtepi kukullash se jane shpenzime te medha

  4. Jani nga Hmara says:

    Ka vjedhur amerika per dite te keqe.

  5. frediel says:

    te nisim kryesin e partis lsi te organizojn nje pastrim territori nga skrapi e mbeturinat,ilir mutmeta duhet te ngre zerin i ti ofroje bashkpunim obames per te miren e amerikes qe te mos ngelet e varur nga fatkeqsit

  6. klea says:

    mos u merzisni ashtu sic prishen ashtu ndertohen lehte paguan insurenca qe njerzit e paguajne tere jeten per nje rast te tille

    1. qeparo says:

      Insuranca qe njerezit pagujne tere jeten per nje rast te tille?! lol, po ti paguajne kompanite e sigurimit 30 miliard dollare deme do falimentonin qe te gjitha e pronaret do vrisnin veten,po jo or mike jo, demet te pasurve do ja paguaj shteti nga taksat e vjelura nga te varferit kurse ai fukara te cilin e ka prekur uragani duhet ta rris orarin e punes se tij nga 14 ne 18 ore ne dite qe te mund ta perballoje renovimin e demeve te shtepise se tij duke blere materialin nga te pasurit te cilet per shkak te rritjes se kerkeses kane rritur dhe cmimet, ky eshte realiteti qe do ndodh ne Ameriken plehre pas fatkeqesise e ajo puna e insurances qe ke cekur eshte vec iluzion

      1. Ton says:

        Jo mor qiparo, jo. Insurancat i paguajne. Shteti s’ngaterrohet fare. Insurancat fshijne bythen me 50 miliarde dollare.

  7. elinor says:

    O qeparo, po pse kaq i trashe ti mor rob Zoti?!

  8. Tajari says:

    Po Superfuqia çfare po lë pas tek kolonite si Shqiperia e Kosova, veç “burrit te shtetit” qe vret popullin e tij dhe Thaçit qe po e perdor Kosoven si barke shpetimi per mekatet e tij?

  9. hasan spacca tutto says:

    nuk paguajne asnje cent. dhe e dini pse? sepse kjo quhet forza maggiore, dmth vjen nga lart keshtu qe kane nje klauzole qe nuk paguajne ne keto raste, jo vetem po dhe kur jane te siguruara te sorollatin me vite. nese e ke shtepine te siguruar kundra zjarrit dhe te godet vetetima siguracioni thote, nuk paguaj se ka ndodhur nga fuqia madhore. in poche parole te la pigli in quel posto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje