Mazhoranca dhe opozita, kundër Ina Ramës për përgjimet

31 Tetor 2012, 11:28Politika TEMA

Mazhoranca dhe opozita në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve i kanë hequr të drejtën Prokurorisë së Përgjithshme që të autorizojnë prokurorët e rretheve të realizojnë përgjime.

“Përmbajtja e pikës që propozohet të shtohet bie në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 23, i cili bën fjalë për përgjimet që autorizon vetë gjykata dhe që prokurori është i detyruar t’i zbatojë. Kështu që do të isha e mendimit që kjo pikë të mos përfshihet fare në nenin 23, dhe neni 23 të ngelet ashtu siç është. Konkretisht, në pikën 2 të nenit 23 thuhet se ‘proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave që përcaktojnë nenet 221-226 kryhen në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë që amendamenti propozon një gjë të kundërt”, është shprehur deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

Propozimi i Felajt është mbështetur edhe nga mazhoranca.

“Ka qenë këmbëngulje e prokurorisë. Edhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Ky Kuvend ka ngritur nivelin me ligjin aktual te Prokurori i Përgjithshëm, i cili varet direkt nga Kuvendi. Ky nen duhet të bjerë dhe ta lëmë ashtu siç është në ligjin aktual. Nëse ata japin argumente të tjera, t’i sjellin ose të ndryshojmë Kodin e Procedurës Penale”, ka deklaruar  deputeti Fatos Hoxha.

Sipas gazetës “Panorama”, prokuroria kërkoi që nenit 23 t’i shtohej ky paragraf.

“Prokurori i përgjithshëm, për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”.

12 komente në “Mazhoranca dhe opozita, kundër Ina Ramës për përgjimet”

  1. 2 kokat e kucedres says:

    E shihni sa shume e do opozita/poziten? Kur vjen fjala per pergjime qe te dyja palet sduan ti dalin me shesh pislleqet. Hajde rilindje shqiptare hajde mor shoku Rama.

  2. plaku says:

    Une di qe e djathta italjane ( konkretisht partia e Berluskonit PDL) ka luftuar me vite qe ti hiqet e drejta prokurorise italjane per pergjime. Me ben shume pershtypje qe PS jone eshte ajo qe kerkoi qe te hiqen pergjimet. Nuk arrij te kuptoj dot faktin qe :
    – Rama kerkon qe te vazhdohen bisedimet me Greqine per ujrat nderkohe qe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte marreveshjne e pare.
    – PS propozon heqjen e pergjimeve. Mos valle PS ka probleme nga pergjimet e prokurorise. E majta italjane ja ka arritur deri tani qe te mos hiqet e drejta e pergjimeve nga ana e prokurorise.
    A mund te me spjegoje dikush ne forum aresyen e ketyre veprimeve te pakuptueshme te PS.
    Une jam i majte dhe do jem i majte deri sa te vdes por nga ana tjeter me duket se midis PD dhe PS po luhet ne kurriz te popullit nje loje e felliqur. Kuptohet se uroj qe une te mos kem te drejte.

    1. iliri uk says:

      Nuk ka prokurori qe vendos te pergjoje vetem gjykates mund te gjykoje ne se eshte e drejte. Imagjino prokurorin e ri partial te saliut te pergjoje opoziten per puc shteti pa vendim gjyqi plus te drejtat e njeriut. Kur nuk merr vesh mos gjyko

      1. plaku says:

        iliri uk,
        Sipas teje e majta italjane eshte budallaqe qe lufton qe kjo e drejte te MOS i hiqet prokurorit te ceshtjes. Nuk e kupton se PD dhe PS po luajne nje loje te felliqur ne kuriz te demokracise.

    2. fule says:

      Edhe une dakort me ty jam. Nqs. do investohej te nje figure e paster si krye-prokuror, nuk ka asnje problem qe ta kete vetem ky person kete te drejte.

    3. andrea says:

      ju uroj shendet. Konstatimi juaj se PS dhe PD po luajne nje loje te felliqur eshte i sakte, dhe ajo loje nuk po ndodhe vetem sot,,,,,,,por qe ne krijimin e ketyre partive. PD+PS=PPSH. Lexoni ne you tube te verteten,,,kerkojeni me titullin LETRA E HAPUR DREJTUAR. Eshte shume interesante.

    4. DU HAST RECHT says:

      UNE JAM SHPREHUR ME KOHE , QE KUR RAMA HESHT DO TE THOTE QE KA BASHKEPUNIM ME BERISHEN. . DERI NE NJE FARE MASE ESHTE I SHITUR TEK SALA.
      JANE NJESOJ SI ME NANON , ZIHU GRIHU DHE PASTAJ DARKOSU.
      I LENE VENDIN NJERI TJETRIT . NANO ME GRKUN DHE KETA ME GREKUN.
      HIKEN NANO I LE VENDIN BERISHES HIKEN BERISHA I LE VENDIN NJE TRADHETARI TJETER.
      JANE FELLIQESIRA TE PAPARA NDONJEHERE

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Flitet per cheks and balances or miq…Si u lika prokuroria te pergjoj kujt i intereson…Edhe ne SHBA duhet te kesh urdher pergjimi nga gjykatesi me fakte..Nuk mund te shkosh ne gjyq duke thene qe e pergjova filanin une pa miratimin e askujt dhe tani kerkoj ta fus ne burg…Ajo s’po pergjohet nga nje privat (si c’eshtja e “Floriri me bllok”), por shtet…Eshte nje DIFERENCE E MADHE…

  4. Treviso says:

    Vendimi i opozites me duket nje tradheti qe i ben popullit te ndershem.
    Pa pergjim telefonash nuk do kete drejtesi asnjehere. E majta Italjane eshte kacafytur me te djathten per mos me e hequr kete ligj. Po te mos ishte ky ligj ne Itali, Berluskoni do ishte bere Presidenti i Italise.
    Pa kete ligj, mafja italjane do kishte shkaterruar shtetin. Me anen e ketij ligji gjysma e partise se Berluskonit ka perfunduar ne burg. A e dini se ish ministri i Berluskonit, Skajola, i kishindh dhuruar nje shtepi rreth 200 kuadrat ne zonen muse te Romes dhe ai banonte dhe nuk e dinte se ja kishin dhuruar!
    Po ne Shqiperi qe qeveris nje qeveri plotesisht mafjoze me nje kryeminister kriminel, si mundet te parandalohet krimi i qeverise pa kete ligj. Partia socialiste ka pake mafjoze brenda. Neser kur te vijne ne pushtet, si do kontrollohen pa kete ligj?
    Partia Socialiste po perserit gabiet si ne 2009, qe sot krimineli i shqiptareve ben darsem.
    Kriminaliteti nuk zhduket asnjehere pa vendosur kete ligj. Kete ligj e ka e gjithe Bota, pamvarsisht se nuk e publikojne.
    Populli i ndershem nuk e ka problem se pse pergjohet. Ato qe e heqin apo nuk e vendosin po.

  5. altin says:

    Plaku qofsh i majte por voten ne zgjedhjet mot jepja AK-se.Rama ka shume gjasa qe ka firmosur ose aprovuar nje mareveshje paraprake per detin me greket para se te marre pushtetin.Te jesh i sigurte.Harroje PDIU te perfaqson me mire AK-te pakten te kemi dinjitet.

    1. Zigur Qarri says:

      Ke plotsisht te drejt,se perndryeshe denoncuesi i marrveshjes famkeqe per Detin me greket Myslim Pasha,do te mbeshtetej tek PS dhe jo tek levizja e re politike AK.
      Shqiptareve i ka munguar keto 20 vjet nje alternative te re dhe bindese ne politik,qe eshte monopolizuar pothuaj nga PD e PS,bashke me ekonomine e vendit.
      Mjaft më me klyshet,hijet dhe kllounet e komunizmit.
      Para AK.

    2. rinia says:

      Kush eshte shqipetar patriot duhet voten tone tja japim shqiperise , jo edvinit qe punon si urith nen dhe. Shqiperia eshte ne rrezik ajo nuk ka goje te flasi te
      te kerkoj ndihme tek populli i saj , sepse armiqte e jashtem jane versulur
      si HIJENAT . DUHET PATJETER TA NDIHMOJME SHQIPERINE ME VOTEN TONE.
      POSHT TRADHETARET E KOMBIT TONE
      BERISHA + META +RAMA = MAFIA DI FERRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje