Inspektori i Përgjithshëm i SHISH, Saimir Kodra, gjatë një diskutimi në seminarin e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për llogaridhënien e shërbimeve sekrete si dhe mungesën e një ligji të saktë mbi mbikëqyrjen e agjencive të shërbimeve sekrete, ka deklaruar se SHISH për hir të punës shkel edhe ligjin.
“SHISH mund të ketë tejkaluar ligjin, por kjo ka ndodhur vetëm për shkak të punës së tij”, ka deklaruar ai.
Më tej ai ka vijuar duke shtuar se: “Në një shërbim të tillë mund të ndodhë edhe kjo, prandaj institucionet duhen kontrolluar dhe mbikëqyrur. Mund të ndodhë që të shkelin ligjin, kjo edhe nga dëshira për të bërë punën, jo aq shumë nga dëshira e vullneti për të ndihmuar një person apo krah politik. Unë personalisht mendoj se kjo është e kapërcyer në Shqipëri, por për të parandaluar mundësinë e kapërcimit të hapësirave që ka lejuar ligji, është patjetër e dmosdoshme rritja e nivelit të kontrollit dhe sidomos e mbikëqyrjes parlamentare”.
Ndërkohë siç shkruhet edhe në “Shqip”, kjo deklaratë e Kodrës ka hasur në reagimin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, i cili ka thënë se për këtë duhet bërë një mbikëqyrje që të mos ketë abuzime.
“Nuk jam dakord me një deklaratë të tillë se mundet që të shkelet ligji dhe kjo për hir të punës. Kjo është pika që ne duhet të ngremë antenat e të japim alarmin, pasi mund të lindin abuzimet. Në petkun e sigurisë kombëtare, apo tani për faktin se jemi anëtarë të NATO-s, lindin hapësira për korrupsionin dhe përgjime të paligjshme. Ish shefi i SHIU-t u akuzua nga media për konflikt interesi. Ai nuk u ndëshkua, por u ngrit në detyrë tjetër. ILDKP-ja ende nuk ka ndërhyrë deri më tani. Duhet të vendosen mekanizmat e kontrollit, ndryshe do të kemi abuzime me çështjet e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Gjoni.
22 vjet kush i ka penguar gangsteret politike per te bere nje ligj te sakte per sherbimin inteligjent ne Shqiperi???????Pergjegjesia eshte, ne menyre te barabarte ,e te dy kraheve te politikes.
Ne hapesiren e ligjit aktual,zbatimi i tij duhet kerkuar per hir te ligjit e jo te ,,,,anetaresise ne Nato,e bla bla.Gjoni me duket i ka thene mendjes se tij,pirdhu.Moszbatimi i ketij ligji nuk le jashte pergjegjesise edhe Opoziten e cila duhet te jete (mbi bazen e perfaqesimit publik) roje e tij dhe denoncuese e shkeljeve.Nga lajmi nuk merret vesh asnje denoncim,shkurt si gjithmone,,,,”shijne e nuk bluajne”
Nga Visho Ajazi Lika do presim edhe mrekulli te reja ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
po nromale, ne Shqiperi shkelet ligji per te mire, jo per te keq.. nga halli e kane, ngaqe jane shume te shqetesuar per te bere detyren, shkelin edhe ligjin here pas here, vetem per te miren e ketij populli.. vetem e vetem per te miren e ketij populli (dele)…
Naivitet apo cfar………
O Nastradin ke ndryshu emer asi.e bla bla.Gjoni,Gjini etje.