Nishani-KQZ-së: Zbatoni ligjin, pavarësisht situatave që do të krijohen gjatë dhe pas zgjedhjeve

31 Tetor 2012, 14:22Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar nga trupa e re e KQZ-së orientim vetëm nga Kushtetuta, e drejta dhe ligji zgjedhor, pavarësisht situatave që mund të krijohen gjatë procesit zgjedhor dhe paszgjedhor.

Gjatë një takimi të mbajtur në Presidencë me kryetaren e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe anëtarët e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, kreu i shtetit  nënvizoi se zgjedhjet u takojnë qytetarëve shqiptarë dhe nuk janë “domain” i asnjë force politike.

Gjithashtu, presidenti Nishani u ka kërkuar anëtarëve të rinj të KQZ-së të përfaqësojnë me integritet punën e këtij institucioni dhe i siguroi për mbështetjen e tij në dhënien, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e procedurave burokratike në kuadër të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme parlamentare.

Kreu i Shtetit solli në vëmendje edhe ftesën për t’u kosultuar me partitë politike parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, takime të cilat do të mbahen në fillim të javës së ardhshme.

Ai i informoi anëtarët e KQZ-së edhe për Kodin e ri të Etikës, i propozuar nga OSBE-ja, për sjelljen e partive politike gjatë fushatës së ardhshme elektorale dhe procesit zgjedhor.

Presidenti Nishani u kërkoi anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të punojnë për ngritjen sa më shpejt të një infrastrukture ligjore, administrative dhe logjistike që do të ndihmonte në mbarëvajtjen e punës së institucionit“, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Lefteri Lleshi e falenderoi presidentin Nishani për mbështetjen e ofruar ndaj institucionit, dhe e siguroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në punën e tij do të jetë i orientuar vetëm nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

12 komente në “Nishani-KQZ-së: Zbatoni ligjin, pavarësisht situatave që do të krijohen gjatë dhe pas zgjedhjeve”

  1. Naimi says:

    Cfare parashikon Presidenti kur thote “pavaresisht situatave qe do te krijohen gjate dhe pas zgjedhjeve”. Ai dicka duhet te dije !!!

    1. anti-komunisti says:

      Sigurisht Naim qe Presidenti “di dicka” kur thote ato fjale. Ja psh.: Para zgjedhjeve me 2009 Edi Rama e horrat e tije sulmuan e dezinformuan nga mengjesi deri ne darke popullaten nga qe e dinin se do te humbnin. Kur e pane se i humben zgjedhjet filloi fushata e bllokimit duke ber sherr sa me goma e sa me greva urie per te krijuar imazhin e shtetit kriminel. Kurse me zgjedhjet lokale 2011 ata sulmuan KQZ-ne duke bertitur si hamasi “vrisni Ristanin” – Ja keto di Presidenti prandaj edhe ka te drejte kur thote “kujdes” Komunistet e Mashtruesit Ramiste!!!

      Gjith te mirat

      1. Dean says:

        Ato ”gjith te mirat” futi ne prapanice,ti barbar.Por meqe ra fjala,kush t’a ka vra ristanin,ty mer malok??????
        Me ke i krahason te tjeret,me KLANIN e BARBAREVE nga veriu,qe e vetmja gjo qe din me bo ne ket jete eshte me zan pusi ???????

  2. ligjvensi says:

    Zbatoni vetem ligjin tha Bujari para kamerava, pastaj takimi vazhdoi me dyer te mbyllura.

  3. Tersi Pojanit says:

    SA me vjen keq per vendin tim,me keta numeror topi qe na hudheheqin neve qe se meritojm kete klase rakitikesh.Haram e pacin,e kane tradhetuar kete komb.Po ju shkruaj nga matan Atllantikut, nga NJU XHERSI ,kemi shum siklet dhe gjejm kohen ju shofim dhe ju degjojm .TURP TE KENI JU POLITIKAN PLERA.

  4. erion says:

    Sipas historianeve, ne fillim te shek. te I pas Krishtit, perandori romak Caligola, beri Konsull te perandorise kalin e vet.

    ne shek. 21 “perandori i shqiperise” ka bere president…..Gomarin e vet.

    Mendoni sa rruge kemi per te bere :).

    Hajt ta gezojme.

    tung.

    1. armand says:

      Gomari eshte nje kafshe fisnike.Mendo per nje çast veshtiresine e fshatarit pa tufen e gomereve rreth tij.

  5. Xen Deledashi says:

    ligjin e kujt o mustaqedhjere, te bajtaktarit apo kushtetuten ?

  6. plaku says:

    Kesaj i thone : Me ka çu nona me la gojen.

  7. VERONIKA says:

    Zbatoni ligjin pavaresisht situatave qe do te krijohen gjate zgjedhjeve dhe me pas…hem, elokuente si fraze…duhet te jete patjeter e NISHANIT–kushedi se çfare do te na thote…
    Lleshi me siguri e ka kuptuar!!!!

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    BUJARI PO TREGOHET I HAPET KESAJ RADHE,SEPSE I THA KOMISIONIT QE ZBATONI LIGJIN PAVARSISHT SITUATAVE.AI E DI QE SALIU DO MBUSHE KUTITE ME FORCE PER VEHTE DHE KOMISIONI SIPAS LIGJIT KA DETYRE TI NUMUROJE VOTAT DHE TE SHPALLE FITUSIN .D.M.TH.SALI KRIMINELIN.PASTAJ LE TE ANKOHEN KUNDERSHTARET NE GJYKATEN ZGJEDHORE SE JA U VEME MIRE ZGJEDHEN ME KEQ SE ME BASHKINE E TIRANES.KJO ESHTE AJO QE U THA MUSTAQE MIU ME DYER TE MBYLLURA.LIGJI JAM UNE THOSH LUIGJI I 14.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Po cilin ligj o president handikap, se kemi ligjin e Shqiperise dhe ligjin e salivicit.
    Caktoje cilin ligj qe komisjoni i zgjedhjeve te dije si ta filloje punen, se po te jete ligji i salivicit, mos te harxhoje kohe te numeroje votat, se ja numeron partija dhe del e jep rezultatin Sonila ne tv KLAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje