Disa ish- të përndjekur politikë janë shoqëruar me forcë, pasi kishin vendosur që të protestonin përpara Kuvendit në kuadër të vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.
Një nga ish- të përndjekurit, Besim Valteri, tregon se ata janë shoqëruar sikur të ishin kafshë. “Na ngritën në ajër dhe as këmbët nuk na preknin në tokë. Jemi në komisariat dhe jemi rreth 20 vetë. Ka edhe femra mes nesh,” tha Valteri.
Në fillim një grup ish-të burgosurish u tubuan në oborrin e Institutit të të Përndjekurve, por policia i pengoi ata që të lëviznin prej andej, duke i shoqëruar në komisariate.
Pas disa orëve qëndrim në komisariatin numër një, ish-të përndjekurit janë lënë të lirë pas orës 15:30, pasi kishte përfunduar vizita e zonjës Clinton.
Ish-të përndjekurit paralajmëruan se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre.
http://youtu.be/7KQXd7Fmlso
ju ishit ne greve dhe nuk fituat asgje,,,prap te njejten model ju,,ndryshoni modelin se eshte pa bereqet greva juaj,,lek nuk ka,,,tan turruni emigracionit dhe ne qershor mos e tradhetoni partine tuaj dhe njeriun tuaj besnik,,pd bashke me saliun,,voten atit sado qe jua q…n ate nenat,,,plasi mrena se na merziten…
Kadavra berisha ka frike nga ju!
E rendesishme eshte qe znj. Klinton te marre vesh incidentin tuaj.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html
Ne Kosove nuk pati masa ekstreme te sigurise hillari eci e lire ne sheshin nena tereze madje e kaloje nje nate ne kosove ne hotel diamonde, Ndersa ne shqiperi masa ekstreme te siguris une mendoje me te drejte u moren keto masa ne nje vende ku shifen skena ekstreme ku njrzit i ven flaken vetes si ne boten e trete rreziku munde te jete potenciale, dhe masat jane mese te nevojshme
Saliu ka veshur antiplumbin, Hillari vjen si ne shtepine e vet, saliu ka friken e vet apo te Hillarit, se rruget i ka zbrazur fare, kur ne shqiptaret mezor presim qe te na vi ndonje mik qe te dalim ta presim.
Ish te perndjekurit kane qene dhe jane armiqte e kllases, kete saliu e di prandaj si ka bese.
Tu a kishin thy koken ketyre spiunave te sigurimit te shtetit. Bashkepuntoreve te byrose. Llumit te shoqerise.
Demokracia alla-Sali, “perqafo” Hillary’n, e zhdep ne dajak ish-te burgosurit.
Jam kunder protestes dhe falenderoj policine e shtetit qe i ka mbyllur brenda ne komisariat keto qe deshtuan me deshire duke e mbyllur greven pa sukses, mundesisht ti mbajne aty breda te arrestur derin ne oren 12:00 te darkes dhe ti leshojne ne rruge si kafshe.
RROFTE AMERIKA:poshte Sali viqidoloviq me familjen e tij hajdute.
Amerika ka bashkpuntor Sali Berishen me shtyp larvat e bunkerit dhe morrat e kuq.
car demokracie eshte kjo kush eshte ai i marre qe beson akoma se ne shqiperi ka demokraci kjo eshte nje halemokraci i nje funderrine vicidolse turpi i madh nje qeveri e degjeneruar antikombetare qe e ka qopetuar atdheun duke i falur toke e dete sa grekerve dhe serbeve meret me ca fukarenj qe regjimi i psiqikut sali i ka shfrytezuar per vota sa i ka desh trapi tani i neperkemb si te ishin topa lecke ….
qysh se erdhi edi rama u dhje demokracia
Respekt per forcat e rendit . Ju lumte !
po ca diskutoni o njerez. ku i behet von berishes per qytetaret apo per mendimin tone. ai ate qe do e ka siguruar, ne flasim kot.
Plak i ndyre demagog.
Un jo se jam me Berishen por doja te thoja dicka ne lidhje me kete.
Ah….sa mire qe ja u kane bere,sepse me nder na keni care trapin shum.
Boll me se na e shpifet seriozisht.Shkoni punoni si gjith te tjeret dembela stambolli.
NE KETE RAST E SHIKOJ TEPER KRITIKE PROTESTEN E KETYRE
TE PERNDJEKURVE. KA DITE PLOT NE QOFTESE KANE PAKENAQESI
.LE TI DALIN NESER BERISHES PERPARA TE KERKOJNE TAKIM ME TE.
CLINTON NUK ERFHI TE QAJ HALLET E TE PERNDJEKURVE
PO ME VJEN KEQ PER ATE HEROIN E RAMES QE U DOGJ
QE NUK PO I REALIZOHET DESHIRA QE DONTE TA VIZITONTE CLINTONI
MORTJA KU ESHTE FUTUR PER BUDALLENJTE.
Çar boni kshtu more legena! Ene sot boni kto gjona!
SHUME MIR JA BO POLICIOTI NGA VICIDOLI ATYNE TE PERDNJEKURVE
QI FUT MRENA .
ME DASHT HILLARI ME SHKU ME TE PERNDJEKURIT KISHTE SHKU VET ME DESHIR TE SAJ
ME FORC NUK KA SOT OOO I PERNDJEKUR KU JENA KTU HEJJJ !
JO ME DHUNE ME DESHIR BOHEN ATO GJONA OHH JU QEKA NGRIT KEQ KTUNE
O HILLARIN O SKA HIKNI MER DRUQ SHUENI FLAKEN DIKU TJETER .
Sekretarja Klinton kish ne axhent te saj edhe viziten ke Gjergj Ndreca,keto te burgosurit e paskan prish vete planin e saj.shume mire ja ka bere policia,ti mbaj brenda se aty e kane lene dyshekun.
motra
përse i shan këta të djathtit?
ti e ke thon vet moj motra se do që të majtët të jenë shërbëtor të të djathtëve!apo jo?
përse akuzon këta të djathë për shërbëtor të të majtëve?moj zëmër shumë të janë pështjellë trutë!normalisht të pështillen zorrët prej kastravecave që ha!me siguri ke filluar dhe ha kastraveca më të mëdhenj tashti!?ë motra???
para se te takohemi tek ura e mifolit bëjmë ndonjë shëtitje alpeve të tua?!të më trgosh si i ke marë mar livadhet e dlira të vëndlindjes!
TODAY CLINTON MEET THE FUTURE PRIME MINISTER OF ALBANIA MR. EDIE RAMA. LE TE BEJE PORDHE BERISHA ARVIZUSE TANI.
AK
këtë “LE TE BEJE PORDHE BERISHA ARVIZUSE TANI.”nuk dije si ta shkruje në anglisht???
ku ishte problemi?
nuk di i i thonë pordhës apo nuk arrije ta përshtatje në kuptim anglisht???
Kam vene re dy qendrime te kunderta te Berishes ne veçanti dhe gjithe politikaneve shqiptar ne pergjithesi; 1 ) kur takon te huajt i jep fytyres nje buzeqeshje dhe gjithmone bisedon si njeri normal/ 2) kur takohet me shqiptare fytyren ja mbulon nje egersi dhe vetem te ofendoje kedo qe e nuk eshte dakort me te dhe i trajton shqiptaret si plehra kushdo qofshin keta edhe mbeshtetesit e tij! Si e votojne kete njeri shqiptaret( flas per ata qe skane lidhje hajdutesh me qeverine e tij)ketu ne USA takon edhe keshilltarin e lagjes ne bashki dhe te mirepret si zot ! Pata rastin te takoj kete muaj senatorin republikan per MA Scott Brown dhe guvernatorin e MA Deval Patrick te dy me mirepriten ne menyre te shkelqyer dhe ahere mu kujtua takimi qe pata me Nanon ne 2003 kur na nxorri per bythe e perjashta nga lokali se donte qetesi dhe desh na shtypi se e parkoi xhipin ne oborrin e lokalit ! Politikaret shqiptar jane fatkeqsi e atij vendi kurse votuesit e atyre politikareve jane idiotet fatkeq te atij vendi!
O Heron po shqiptaret jane bageti or burre dhe Saliu e di shume mire kete. Po te kishin pasur respekt per veten e tyre shqipet e kishin zhdukur me kohe Saliun po pikerisht pse jane bageti Saliu i shkel me kembe dhe tallet me ta dhe shume mire jua ben se keshtu e meritojne. Ata njerez nuk kane respekt per veten e tyre, si do te kete Saliu per ta? Vetem ne vende te banuara nga dele zgjidhen njerez si Saliu, Topalli apo Meta qe ne vende te tjera do te ishin ne burg, ça te thuash me teper or burre. Jemi komb jo vetem injorant po edhe i piste e shpirtlig……
ata kane qene te perndjekur por sot jane bashkpuntore te sigurimit te dhe meqene se deshtuan me greven duan te bejne nje icidend me zonjen klinton keta duan me cdo kusht te sjellin ne pushtetpersekutoret e tyre me porosi te krye spiunit bamir topit dhe mero bazes po berisha do fitoje me 2013
14:04 – “Është i vetmi në Parlament që e kundërshtuan të gjitha këto vite për Berluskoni,” dhe është gjithashtu “një njeri i ndershëm”. Për këtë arsye, sipas liderit të Lëvizjes, 5 Stars Beppe Grillo, i cili shkruan në ditarin e tij, numri një IDV, Antonio Di Pietro, është “njeriu i duhur” në Kuirinale. “Pa atë – thotë komedian – në Parlament do të shuhet dritën vetëm zbehta ende djegur.”
“Di Pietro ka bërë gabime, shtoi ai në popullin e tij partiake veta pakëndshëm si De Gregorio dhe Scilipoti, shmanget, ndoshta për të zgjedhur pozicionet taktike marra Tab Net dhe G8, por ai vetëm ka luftuar në parlament Berlusconi,” shkruan Grillo .
“Ai e bëri atë me armë topitura, me trupën dështuar të mbajtur së bashku vetëm me kokëfortësinë e tij dhe kryeneçësinë. Ka qenë gjithmonë një izoluar, tolerohet dobët nga pdmenoellini dhe urryer nga të gjithë të tjerët. Ka ngatërruar ndonjëherë me politikën realpolitikës dhe kërkoi një pamundur të bëjë kompromis me partitë korruptuar dhe të rrezikuara. ai ka besuar shumë të afërt të tij, të cilët kanë shfrytëzuar nobodies popullaritet favorizuar në mënyrë jokritike çdo kërkesë “, thotë kreu i M5S.
Dhe, ai thekson, “ka ngritur, ndoshta me vetëdije, Piranhas dhe peshkaqenë menduar për të mbajtur jashtë dhe tani tregojnë gojën e tyre. Megjithatë, në këto vitet e gjata të luajnë në mes të PDL dhe PDminusL pa atë në Parlament të shuhet vetëm drita të zbehta ishte i fikur. Dhoma nuk do të kishin qenë ndryshe nga klasa e shurdhër dhe gri shkaktuar nga Benito Mussolini apo aktuale demokracisë morg ashpërsi Montis “.
“” I dashur President se nuk është ‘i tij synon psychodwarf dhe sulmet ndaj shërbëtorëve të Berluskonit janë vetëm flashes e dritës që meritojnë të mbahet mend në Parlamentin keq e Bashkimit të Italisë, një vend të populluar nga të dënuarit dhe të papastër piduisti, si armiq të demokracisë deklaruar Ajo mund të jetë -. shkruan Beppe Grillo – Tonino e cila ka nisur referendumin për kube e saj, por në qoftë se ne mund të votojnë kundër Casini bërthamore, Bossi Fini dhe Berluskoni borxh atë të atij që ai e mbledhur dhe nënshkrimet e nevojshme të vlefshme vetëm për këtë -. siguron komik – ne duhet të falënderojmë atë “.
“Alfano LoDo, se edhe një fëmijë do të shpallet antikushtetues, por jo Presidenti i Republikës, ai u kritikua dhe kundërshtuar nga Di Pietro vetëm në heshtje të Bersani, i Alema D’dhe me miratimin e Cicchitto dhe Gaspari. L ‘ njeri ka një temperament, nuk dëgjojnë për këdo – thotë Grillo – por kjo është i sinqertë kur ai kishte për t’u përballur me gjykimin e gjykatës e bënë këtë pa ngurrim dhe do të vijë liruar nga shumë në Parlament mund të themi të njëjtën gjë që mund të hedhin gurin e parë..? ? Asnjë “.
“Në vitin 2013, Napolitano do të shuhet – përfundon – tani për tani lajmi i vetëm i mirë është e sigurtë Shpresa ime është që presidenti i ardhshëm i Republikës është Antonio Di Pietro, i vetmi që mbahet te drejt në një Parlament .
o I
e ke përkëthy me google translator???
nuk e di mo vëlla/motër se ky lloj përkëthimi nuk vlen një lek????
për fjalë teke e tek mund të të ndihmojë,kur e di gjuhën,por për përkëthime të fjalive ose shkrimeve,më kollaj fiton llotarinë se sa të kesh në përkëthim të saktë!
ti qenke plot histori o heron,,te paska shkuar jeta duke u munduar ti puthesh bythen te medhenjve a i zi, hahahaaaaaa
Ku e shikon bythlepirjen ti mor mik! Politikanet zgjidhen te zgjidhin problemet e popullit! Nejse mendimi yt! Koqe kandarit koqe kandari mbetet!
Ish te perndjekurit politik duhet te punojne si i gjith populli, une mendoj se ishte i gjith populli shqiptar ish te perndjekur. Tani nuk dua te degjoj me ish te perndjekur politik sepse po beheni me te vertete te merzitshem per shoqerine shqiptare, per ekonomine e tregut. Meqense ishit te perndjekur, a nuk e kuptuat se demokracia eshte kapitalizem, a nuk e kuptuat se edhe ju ish te perndjekurit duhet te punoni ne demokraci? Te harrohet demshpeblimi per ish te perndjekurit sepse ish te perndjekurit ishin te gjith shqiptaret. Edhe njehere falenderoj forcat e policise qe ndaluan protesten e sotme, per 30 dite kan pas vetem fjale duke bere presione se do te vetevirten, duke treguar edhe planet b dhe letrat me bire gjoja se do te rrzikonin jeten duke mashtruar dhe duke deshtuar me greven e tyre.
Ha ha ha na kapen fluturimthi as kembet nuk na arrinin ne toke.
Bravo forcat e policise , cfar menduan keto TRIMAT E SEFKO QORRIT
qe Clinton do ti priste me tufa lulesh si hero.jte e shqiperise.
Kane bere gabim shume qe e kane marre kete vendim.
pakenaqesira , kane ne cdo vend te botes . Misioni i saj nuk
ishin protestantet , por hallin me te madh shqiperia e ka me qeveritaret.
Eshte per tu habitur qe keta te perndjekur , nuk e marrin kete guzim
te protestoj.e , por fshihen si mijjte
.gjifhesesei ky ishte nje budallallek nga ana e tyre
turppppp
Bravo!Protesta vazhdon!I treguat fytyren e vertet Berishës,para Hillarit!Duhen me shume protesta te tilla me parrullat,si kam shkruar:”Fytyra e Berishes ështe krimi politik!”Berisha qelbesira kombetare që duhet izoluar!”Ndihmoni shqiptaret te heqin stalinistin Sali!”Duhet tani publicitet me i madh nga shtypi,per kete proteste shembullore!Ne ambasaden amerikane ne Itali disa emigrant protestuan me parrulla kunder Berishës në oren 11.Parrullat ishin:”Grazzie Hillary,clironi shqiptarët nga stalinisti Berisha!Grazzie SHBA!Shqiperia duhet të largojë vjedhsin e votave dhe vrasesin e protestuesve Berisha!”Rroftë Amerika!Shqiperia nën diktatorin Sali!Ndihmoni shqiptarët etj!”Bravo lrotestuesit!Po ne Greqi,ShBA,a patì protesta qofte dhe te vogla!Emigrantet ne Itali dhane nje shembull!…Grazzie Hillary!Duhet largu qelbsina Sali!…
Ne cdo vend me demokraci ne bote eshte me se normale qe qytetaret te kene te drejten e protestes per te shprehur lirshem cdo shqetesim ne lidhje me funksionimin e demokracise ne vendet e tyre. Kjo gje, per vende me regjime te brishta ose diktatoriale sic eshte dhe vendi yne, kthehet ne domosdoshmeri. Pushteti, me viziten e Sekretares se Shtetit Klinton, perpiqet te tregoj situaten ne vend me se normale, me njerez te lumtur, me parulla gjigande mikpritese per Nr.2 te SHBA-se, me femije shkollash dhe administrate shteterore te detyruar te dalin ne trotuare per te pershendetur mikeshen me flamujt e vendit te saj. Cdo veprim tjeter, sipas pushtetit berishian, eshte armiqesor, i rrezikshem, jo-demokratik, komunist…. dhe fatkeqesisht ky mentalitet eshte rrenjosur ne nje pjese te madhe te popullsise.
Ne radhe te pare, vizita Klinton ne disa vende te Ballkanit dhe ne Afriken veriore eshte thjeshte nje vizite per interesat gjeo-strategjike te SHBA-se ne kete zone te globit. Ajo thjeshte do te shprehi disa fraza te pergjithshme mbi demokracine dhe mardheniet e shkelqyera dy-paleshe dhe do te largohet ashtu sic erdhi.
Ne radhe te dyte, si i vetmi popull i rajonit dhe ne bote si me filo-amerikan, duhet te kishim kurajon te shprehnim shqetesimet tona mbi mos-funksionimin e demokracise ne vend me protesta te qeta duke mbajtur plankarta ne duar anti-diktatoriale dha anti-berishiane. Ky ishte dhe rasti me i mire per ti treguar botes per situaten tragjike ne vend duke “detyruar” vizitoret pertej Atllantikut te jene me te kujdesshem dhe me kerkues ne mardheniet e tyre diplomatike me qeverine shqiptare per demokratizimin e vendit.
Ne radhe te trete, do te quheshim qytetare me personalitet, te respektueshem e te besueshem, me interesa te larta per nje shoqeri demokratike, te vendosur per domosdoshmerine e ndryshimit, te barabarte me interesat e popujve te tjere per zhvillim dhe jo njerez te pergjumur nga dozat e larta te “droges” se servirur nga ky pushtet i papergjegjshem per interesat e vendit dhe te popullit te tij. Ne duhet te kemi zerin tone dhe jo te ngelemi zvaraniker te nje republike bananesh.
Ne radhe te katert, pro-amerakinizmi nuk tregohet as me mbajtjen e flamujve amerikan ne dore, as me brohoritjet histerike neper rruge, as me fshehjen e realitetit nga propaganda se mos “shqetesohen” me te fuqishmit e planetit dhe mos nderpritet “ecuria” europiane e vendit, por me perpjekjet e gjithsecilit per kthimin e ketij vendi nga nje sistem diktatorial ne nje sistem demokratik te njejte me ato te botes perendimore. Kur votat do te vidhen perseri, dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe, atehere do te jete teper vone dhe nuk do te na ndihmoj askush.
Aman se e kam merak, a e takoi Klinton, Gjergj Ndrecen? Ne se jo, kam frike se do ta djege prap vehten, i shkreti.
Të nderuar të burgosur politik nje pjesë e juaja u dënuan se donit Ameriken,por amerika nuk ju ka dashur asnjëher, shikojeni të vertetën se keni shumë nevojë, se kanë luajtur me ju.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Zoti Gjergj amerika do komunistet jo te burgosurit politik akoma nuk e ke mare vesh .
didi
Ti na binte,or did:Amerika paska qene pro komunistave!S’mbeti qyp pa dhende mend me keto komente.Te mos ishte Amerika qe e shapartalloi,komunizmin do e kishe akoma kudo neper bote…
Per zotrin me emerin e verteta. Ju lutem shikojeni videon dhe ta komentojme
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Ky eshte pushteti demokratik i SALI Berishes,turpi i botes.Te njejten gje ka perdorur qeveria e viteve 90-91 me kane arrestuar ne mes te bulevardit ne durres pa asnje shkak dhe jam shoqeruar ne qelite e burgut ku me eshte komunikuar tentative arratisje dhe nuk kane kerkuar as emer e as mbiemer,nderkohe qe une banoja 50 metra nga vendi i arrestimit.Qe 22 vjet nuk ka ndryshuar asgje,kafshe ishin e kafshe mbeten,gjynah.
Romani eshte shume i mire,bile edhe komenti i gjatë i z.Merlika qe tregon talent kritik per nje veper letrare!Padyshim mund te komentoj edhe une,por Merlika i ka thene mire,perjashto nje te vertet qe ende nuk eshte zbardhur mire e qe mesiguri neser do te qartesohet.Per kete po them dy fjale qe shumkush mund te mos besoj dhe unë gjithsesi e respektoj.Merlika gabon vetem ne nje pikë,e cila mban ende varur e ne pengese Shqiperine duke vazhduar luften e klasave….Nuk eshte Enveri pergjegjesi kryesor per luften e klasave,interrnimet,burgjet,vrasjet.Eshte vetem nje person që jo rastesisht monisti tjeter,komunisti nacionalist,kryeminister 27 vjet M.Shehu e quan Jago!Jagua ne krah te Enverit qe ka pergjegjësi te rende sepse u kap edhe me krushqi mat,Alia,eshte që ne rini agjent i Beogradit i cili,pasi u eleminua Koci Xoxe me veprim te Stalinit(UDB e krijoi KGB dhe gjer ne vitet ’50 dinte gjithshka)i cili u zu me Titon.Pas eleminimit te Xoxe,UDB,aktivizoi r.Aline te cilin Krushovi e dinte kujt i sherbente dhe nuk e pranoi as ne mbledhjen e ngritjes se Murit,1961 dhe Alia kete e ka treguar,por ndryshe nga e verteta.Eshte Alia ai qe beri politiken dhe politika ishte ne plan te pare.Pra Alia me porosi nxiti luften e klasave.Hoqi fete(Enveri i kishte gjer me 1967)beri interrnimet,burgosjet dhe vrasjet gjer brenda shtepise komuniste sepse duhej kështu qe Kosova,kur te mendonte bashkim me Shqiperine a shkeputje,nga keto krime,veasje,interrnime,varferi,te shkonte te puthte Titon ose Millishevicin!Pa justifikuar Hoxhen,Ramizi me banden e Veriut,Saliun,M.Elezin etj,bandite antishqiptare,arriten te bejne sketerren duke eleminuar “te deklasuar”(gabimet e prinderve qe u bashkuan me nazifashizmin,perse t’i vuanin bijtë?)duke goditur e persekutuar kudo gjer ne eleminimin e kryeministrit M.Shehu qe per mua u vetvra nga marazi,kokshkretesia e tij,duke lene letren per Jagot.Z.Merlika qe ka bere kete analize perfekte duhet te pyes veten:”Kush ishin Jagot?”.Dhe ketu te filloje te tregoje tragjedine tone te madhe,qe natyrisht nuk i le pa pergjegjesi komunistet dhe Hoxhen qe u tregua sylesh dhe i kap rob nga Alia,ndihmuar pa dashje,me miopi,nga ish partizania e shquar dhe perparimtarja e kohes se Haki Stermillit,te cilit i dergoi edhe nje leter,Nexhmie Hoxha.Po nuk kuptuam kush eshte Alia dhe banda e tij sot ne pushtet,qeverisje dhe opizite,nuk bejmë asgje por rrotullohemi ne vorbullen e madhe qe banda ne pushtet e do per te mbijetuar!Une kam ne familje,komuniste pa pozita të larta,por me shume ish te persekutuar,te burgosur,internuar dhe kulakë.Pra,nuk kam frike te them c’kam lexuar dhe pesuar!Eshte Hrushovi që edhe pse e etiketon Hoxhen qen dhe agjent te Kines(gjë e mire sot)nuk e ben ate agjent te jugosllaveve,kur tregon se Xoxe ishte i preferuari per drejtim te Shqiperise nga Tito,si i kish deklaruar vet Tito…Gjithshka qe pesuam ishte te frenohej Kosova dhe vet Hoxha e donte Kosoven dhe kuptohet se ai e mbrojti Isuf Gervalken hapur dhe u sulmua nga serbet ashper(lexo Borba 1980-83)kurse Alia,Berisha kurre nuk i perkujtuan keta deshmore qe i vrau UDB ne Gjermani ne vitin 1980.Perse nuk i perkujtuan,z.Merlika?Perse sabotuan dhe larguan Kinen,kur ajo po’ armatoste Shqiperinë dhe lidhej me SHBA?Kush i krijoi tufezat e varferise se qumeshtit?Perse nuk u lidhen me Gjermanine,kur orjentoi Hoxha?Perse Shtraus ngriti dolli per Hoxhen ne kala te Beratit dhe dollia e tij u hodh posht?Perse arrestoheshin kosovare,kur kalonin kufirin dhe Hoxha mbronte hapur Gervallen,Zeken?A nuk drejtonte Alia?Po me pas,per freskim energjish ke pruri Alia,dhe perse Berisha i versulet eger dhe sot Enver Hoxhês?Sepse Kosova triumfoi…Kjo eshte madheshtia jone qe na ul dhimbjet prej bandes se Veriut,agjenture ne krah te Hoxhes!Megjithate kritika ndaj librit nga z.Merlika meriton pergezime,pavarsisht se mungon kjo e vertete qe neser do forcohet!Respekt edhe nese kundershtoni!
Nuk e morem veshe dhe skemi per ta mare veshe edhe per nja 100 vjete te tjera.Kjo Zonja nga USA na erdhi per te na ndimuar apo !
Ky krahasim eshte si ne kohen e neverit .
Turp per keta Police qofshin me uniforme apo civile .
Mbase dhe nga halli te shkretet kane zbatuar Ligjin e Kadafit .