Partia Socialiste ka kërkuar dje ndjekje penale për drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shtetit, referuar deklaratës së dy ditëve më parë të Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimeve Sekrete, Saimir Kodra, i cili pohoi se për hir të punës SHISH shkel dhe ligjin.
“Nëse do të ecim me filozofinë se mund të shkelim ligjin sa herë të duam për përgjimet dhe komunikimet elektronike se kjo është në të mirë të punës, atëherë besoj se ka indicie të mjaftueshme për të filluar një çështje penale sepse shkelja e përgjimeve të komunikimeve elektronike nuk mund të bëhet për shkak të gabimeve teknike. Nëse është deklaruar, dhe është deklaruar nga inspektori i përgjithshëm i kryeministrit, nuk është deklaruar nga njeri dosido. Kemi indicie të mjaftueshme për të nisur një çështje penale sepse janë përgjuar privatësia e njerëzve duke tejkaluar autoritetin e institucioneve”, ka deklaruar në emër të selisë rozë deputeti Gazmir Bizhga.
Ky qëndrim u mbajt në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Sa eshte shtuar numri i palacove te berishes!?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html
ca dmth indicie???
Mos u trembni nga ai Saimir maqedonasi se nje kokerr b.le eshte. Profesionalisht nga njerezit me te paafte.. Ka vegjetuar ne ushtri, me pas gjeti nderhyrje ke Sali Ari dhe u fut atje ku eshte. Nje mase amorfe
po pse keni degjuar ndonje nga keta te klanit berisha qe te njohin e te zbatojne ligjin. nuk e di por keto gjera kane filluar mos te bejne me lajm. jane gjera qe dihen e priten. do zoti na sheh dhe i keput qafen ketyre me kryetarin ne krye se po qe per ligje e per shtigje do e marrin dhe 2013 dhe 2017 me ato marifetet qe dine keta dhe sa te jene gjalle keta si heq njeri nga pushteti. po qe se opozita vazhdon lojen qe ne jemi demokrate te medhej e ne zbatojme ligjin e te fillojne te maten me berishen se kush eshte me i zoti me zbatu ligjin, berisha gjithmone ka per tia fut me gjithe instrumentat te ligjshem e te paligjshem duke i ndryshuar rregullat si tia kete qefi, para e mbas loje, duke i cuar ne gjykatat e tija dhe opozita opozite gjithe jeten do ngelet. e pastaj populli ose do e braktisi kete vend pergjithmone ose ata qe do jetojne ketu mjere se s’kane pare asgje deri tani. ngrihuni burra opozitare se nuk ka me me flet.
Ore ç’eshte ky idiot i pagdhendur qe deklaron qe per hir te “punes” shkel edhe ligjin? Mbi ligjin nuk mund te qendroje askush. Tashi e dime qe edhe e shkelin, po pse te behen amatore dhe ta deklarojne haptas? Cfare idioti kembe e krye, uroj ta denojne!
Ketyre te Ps nuk u hyn ma ne pune Shaqiri e duan tacojne ne gjygj.Ata te Ps ishin deri para 3 muajsh tashti i hellin si limonat e shtryllur
Une se o te kisha gje ne dore do ta shkrija si institucion. Nuk sherben fare, i sherben vetem padroneve dhe jo taksapaguesit. Jane njerz te paafte, qe gjithemone jane ne sherbim te politikes dhe gjithe historia e sherbimeve sekrete shqiptare eshte se nuk bejne asgje vetem keq. Cfare bejne 1000 nenpunes! Ata vetem rrisin borxhin publik dhe jane ne sherbim te partise. Te njejten gje do te beja me ushtrine e cila nuk e ka justifikuar vetvehten. Hyrja ne NATO eshte nje gje kot ajo te krijon shpenzime dhe jo perfitime. Kombi e shteti shqiptar nuk ka mundesi ekonomike as per sherbime sekrete dhe as per ushtri e keni pare se ne nuk mbrohemi as nga vetvehtja e jo me nga nje sulm ushtarak. 70% e shqiptareve jane ne kufijte e varferise ekstreme te cilet nuk kane çfare te mbrojne dhe as kane sekrete.
Mendoj se ne nje shtet ku pushtetet jane grumbulluar ne doren e Kryeministrit( ose persidentit para 1997) e vetmja shprese per kundershtaret e tij eshte opozita dhe avokati i Popullit. Ky vampir Berisha i ka mberthyer gjithe pushtetet dhe jo vetem, por u ka dhene edhe te drejta e tagra disa institucioneve(Shish, ShiU,,Gardes,ShkB, SHkb burgjeve,Tatimeve, etj) qe te perndjekin politikisht, fizikisht dhe ekonomikisht gjithe kundershtaret e tij. Perfundimisht, ky perbindesh politik e ka mberthyer gjithe jeten e shoqerise shqiptare ne gryke.
Nuk do te jete e larget dita qe Titanikun e tij do t’a braktisin shume sahan lepires qe nuk do te gjejne me vend nen hijen Berishes, por ajo mos qofte si periudha pas Gedaf-it ne Libi.