Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka takuar liderin e opozitës, Edi Rama, për 35 minuta në hotel “Sheraton”. Takimi tejkaloi afatin kohor, ndërsa hollësitë rreth përmbajtjes së bisedës i dha në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Socialiste Edi Rama.
Rama ka falenderuar Sekretaren amerikane të Shtetit, Klinton për vizitën e saj në vendin tonë, për fjalimin fantastik në Kuvend dhe për faktin që sipas tij, gjeti kohe të dëgjonte edhe zërin e opozitës.
Duke e falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që SHBA i kanë dhënë vendit tonë, Rama ka vlerësuar së tepërmi apelin e bërë nga sekretarja Klinton për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Rames, kurrë nuk do shterojë mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA, për pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e Shqipërisë si në rastin e anëtarësimit në NATO.
Takimi me një lider të opozitës është i pazakontë në udhëtimet zyrtare të diplomatëve amerikanë. I fundit që zonja Klinton ka bërë ka qenë me liderin e opozitës në Burma, të njëjtën gjë ka bërë dhe Sekretari Bejker në vitin 1991, i cili në shenjë karshillëku ndaj qeverisë së fundit komuniste të Tiranës, takoi atëherë liderin e opozitës.
DEKLARATA E RAMES
Kjo ishte një ditë e shkëlqyer për shqiptarët kudo ku janë dhe për Shqipërinë. Ishte padyshim një ditë shumë e shënuar edhe për mua si kryetar i opozitës për privilegjin që pata, për të ndarë me Sekretaren e Shtetit, vizionin, idetë dhe besimin në të ardhmen europiane të Shqipërisë.
E falenderova me gjithë zemër si çdo shqiptar sot, zonjën Klinton për vizitën e saj kaq inkurajuese në Shqipëri dhe për fjalimin fantastik në Kuvendin e Shqipërisë. E falenderova me gjithë zemër, po ashtu, për kohën që gjeti për të dëgjuar drejtpërdrejtë edhe zërin e opozitës.
Sot jetojmë me provën e padiskutueshme që historia i dha plotësisht të drejtë Shteteve të Bashkuara në qëndrimin dhe veprimin e palëkundur në mbështetje të plotë të së drejtës së shqiptarëve për të vetëvendosur e për të jetuar tanimë të lirë në një rajon që sot ka më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë perspektivë edhe falë çlirimit të shqiptarëve e pavarësimit të Kosovës. E, prandaj, kurrë nuk do të shterojë burimi i mirënjohjes përjetë i shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, ndaj presidentëve amerikanë që u vunë në vijën e parë të betejës për pavarësimin e Kosovës, apo që nuk reshtën së mbështeturi Shqipërinë në NATO dhe drejt Bashkimit Europian, si dhe ndaj personalisht zonjës Klinton, roli i së cilës në këtë kohë shqiptare do të mbetet historik.
Por për të njëjtat arsye nuk do të mungojë kurrë mbështetja e palëkundur e shqiptarëve dhe e çdo qeverie shqiptare për çdo mision ushtarak apo paqeruajtës të Shteteve të Bashkuara në betejën natyrale të tyre për një botë të lirë dhe demokratike në mbarë globin.
Unë e garantova Sekretaren e Shtetit se në qeveri ne do vazhdojmë ta luajmë me krenari rolin që na takon, krahë për krahë me Shtetet e Bashkuara, kudo që aleancën e lirisë ta thërrasë nevoja nëpër botë. Nga ana tjetër nënvizova në bisedën me Sekretaren Klinton domosdoshmërinë që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e kësaj miqësie të madhe dhe partneriteti strategjik, edhe kur është fjala për të jetësuar këtu në vendin tonë, për të mirën e të gjithë popullit shqiptar e të gjeneratave që vijnë, vlerat dhe parimet që Shtetet e Bashkuara mishërojnë dhe promovojnë kudo në botë.
Zgjedhje të lira dhe jo procese zgjedhore të deformuara.
Institucione të pavarura e rend ligjor dhe jo autoritarizma të vjetër e pabarazi para ligjit.
Ekonomi të bazuara në lirinë e konkurrencës dhe jo në skema të korruptuara klientelash të privilegjuar.
Sot shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vota dhe tek mundësia për të vendosur të lirë me votë se kush duhet t’i qeverisë. Cenimi i besimit tek zgjedhjet dhe kjo mundësi për çdo qytetar në demokraci nuk duhet të kthehet në asnjë mënyrë në humbje të besimit të popullit shqiptar tek fuqia dhe vullneti i vet. Ne do të bëjmë çmos që besimi tek vota të fitojë mbi mosbesimin e akumuluar nga e shkuara dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim është jetike për shqiptarët.
Ja pse nënvizimi i qartë nga ana e Sekretares së Shtetit, qoftë në mesazhin publik drejtuar parlamentit, qoftë dhe në bisedën tonë të drejtpërdrejtë, për nevojën që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta asistuar popullin shqiptar në përmbushjen e kësaj nevoje jetike, është për mua dhe për opozitën shqiptare një burim i madh besimi se Shqipëria do ia dalë të ndahet qershorin e ardhshëm nga e kaluara shumë problematike e zgjedhjeve.
Ishte një kënaqësi e madhe për mua që mu dha mundësia nga ana e mikes së madhe të shqiptarëve për të folur edhe për projektin tonë për një Rilindje Shqiptare dhe për të këmbyer me të disa ide të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë, ekonomisë, shoqërisë dhe vetë rolin e Shqipërisë në rajon, po dhe në Europë.
Shumë frymëzues ishte këmbimi i mendimeve për gjeneratën e re të shqiptarëve, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ku ndava me zonjën Klinton aspiratën tonë për një sistem arsimor cilësor, demokratik dhe europian që të përgatisë qytetarët e rinj shqiptarë të Europës së Bashkuar. Duke garantuar që fantazmat e të shkuarës, të cilat aq shumë e kanë dëmtuar dhe penguar Shqipërinë, por sigurisht edhe rajonin, por edhe problemet e së tashmes të mos e kërcënojnë në asnjë formë perspektivën demokratike dhe europiane të gjeneratës së re.
Më lejoni ta mbyll me një falënderim shumë të ngrohtë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, për Ambasadorin Arvizu, të gjithë stafin e përshirë në organizmin e vizitës së Sekretares së Shtetit, të cilët u kujdesën në mënyrën më mbresëlënëse, deri në detajet më të vogla, duke na dhënë të gjithëve me këtë rast një mësim mbresëlënës të atij çka është një shtet i organizuar thuajse deri në perfeksion.
Inshalla morrim vesh se ckane qullosur ndonje gje?
Nese dyshoj per kete.
eshte rasti i dyte ne bote qe sekretarja takon kreun e opozites..eshte bere dhe ne nje vend ku ishte nje pushtet ushatrak e ku ju dha fund… eshte nje mesazh i qarte se shqiperia duhet te shkeputet nga diktati. eshte rasti i vetem ne shqiperi qe ndodh dhe jepet qartazi mesazhi i ndyshimit.nuk ishte bizhu sic thote berisha por ishte sinjal i forte ndyshimi
mesazhi eshte i qarte ne 13 rama ne pushtet.
pranohet vota vota e shqiptareve.
Shume e bukur kjo foto –
Edhe hiq dore nga greku o tope, se e ke karieren perpara …..
—Raimond—He nje dyshim realist–Megjithse ps. ishte ajo qe e coi ne kushtetuse marveshjen me greqin , duhet te jemi realist se edhe mbi opoziten presioni i greqis eshte i larte , —EDI RAMA ne lidhje me kete problem duhet te jete shume trasparent , Rinegocimi duhet te perfshije jo vetem ekspert te vendit , por edhe ekspertize nderkombetare sidomod nga Italia —-
—-Edhe pse je kandidat per qeverisje nuk do te thote se i di te gjitha e ne kete raste roli i keshilltareve eshte shume i rendesishem e shpesh me vjen neveri kur degjoj nje ish ambasador si BAHKIM ZENELI qe eshte nje nga keshilltaret e politikes se jashtme te Rames te thote se roli i grwqise eshte shume i rendesishem ne integrimin tone ne evrope , qe do te thote ti bejme asaj leshime
—–Ne shqiptaret mund te hame edhe me pak buke por jemi te ndijshem ne integritetin teritorial te vendit
Bravo Rajmond! Thenie e sakte por ky ka ngrene corben e Grekut me kohe. Kur krimi po ben kerdine perdite dhe standarted demokratike jane pertoke ky po i sugjeron Berishes te perfundoje marreveshjen e detit. Ngado te kthehesh nuk gjen dot nje shqiptar.
Kreshnik Spahiu eshte shqiptar
Jo ore jo nuk eshte Shqiptar, sepse Spahi ne Turqisht do te thote Ushtar. Ushtari, ushtar mbetet gjithe jeten sepse i sherben atij qe urdheron(Sali Berishes). Prandaj mos ha shume, sepse nuk e njeh ti fare kreshnik Spahiun, ose ben sikur nuk e njeh.
Nga do qe ktheni syte,vetem turq shikoni ahhaha mos kini frike se i rreh Taqua turqit
Sikunder thone tani se Kreshnik Spahiu eshte shqiptar, qe do te thote se te tjeret jane me pak shqiptar ose hic fare shqiptar, keshtu kane thene edhe per sali berishen ne fillimet e karieres se tij se ku, saliu pra, eshte njeriu qe do te na coje ne europe> ne fakt po na con ne grope>….
Me duket se ty dhe Rajmondit ju ka zene gripi i shpendve.Doktorr Hamdi Sulcebegu keshillonte .Kujdes kur ju ze gripi .Nuk shijoni gjellen ,vizjoni jo i qarte dhe mendja punon nene normalen.Se kuptoje sa here takohen politikanet tane me perfaqsuesit aleate u fusim nga nje nofke.Ne se ju dhimbset shqiperia ,mbasi thoni nuk gjen dote nje shqiptare,hiqni me vote Saliun dhe me pas gjykoni te tjeret.
Ky eshte diktatori me i keq. Nje artist i deshtuar eshte me i keq se nje qen i terbuar!
mesazhi per zgjedhje te lira, sundimin e ligjit dhe luften kunder korrupsionit ishte ne thelb te gjithckaje nga Clinton. Takimi me Ramen flet per nje problem qe duhet te gjeje zgjidhje e qe mund tja japi vetem opozita e nje vendi te sunduar nga te drejtat, te vjedhur nga klientelizmi e te cenuar ne te drejten per integrim
Lufta ndaj korrupsionit eshte e dobet..zgjedhjet skane qene te lira..demokracia ska qene e seshte funksionale.. nuk sundon ligji por e perdhos maliqi.. keto tha Clinton per qeverine berisha..me tej takohet me ramen duke i kerkuar ta beje shtetin shqiptar serioz neser.. i jep mbeshtetjen e SHBA=ve per gjithcka,, te jemi krenar per kete.. sekretarja takon ate qe cdokush duhet ta pranoje e votoje si te vetmen rruge ndyshmi, Ramen.. kete popullit ja theksoi vete Clinton sot. takimet e tjera pa rendesi e thjesht protokollare duhen shenuar vetem si pjese e vizitave te rangut te larte
Shume dakort.Mesazhi u dha i qarte.Me teper per Shqiptaret qe kane frike dhe qe propaganda fashiste qeveritare u ka shurdhuar veshet duke ju vrare shpresen per ndryshim.Sekretarja Clinton u dha zemer dhe u tregoi rrugen e se ardhmes.Zgjedhjet e lira dhe Demokraci Funksionale me Edi Ramen Kryeminister.Rrofte Shqiperia dhe gezuar 28 Nentorin gjithe Shqiptareve kudo qe jane.Ju dua te gjitheve ne Vlore me 28 Nentor,sidomos gjithe Komentuesve te Gazetes se nderuar Tema,qe prej kohesh kemi vuajtur Shpirterisht kete regjim,qe me ne fund po vdes i turperuar.
Gjithe ky entuziasem per hic gje. Ti vetem sa vure fteren ne zjarr se peshkun e ke akoma ne det…dhe mos prit se po t’i bie grepit edhe per nja 1 vit te pakten!
—–shume dengela per nje dore te humbur
Prap ka faj Rama,o elinor????
As me u taku s’paska te drejte se do t’a gjykojme direkt??????
takimi ishte nej thirrje per shqiptaret se saliu ska luftuar as korrupsion, ka shkel cdo ligj e slejon vullnetin e popullit te qeverise.. ajo tha se shqiptaret sduhet te votojne me pengesen e zbatimit te ligjit ndaj, takoi ramen per te thene qe kjo eshte rruga.. Urime Rames
bravo Sara, po te pelqen politika
Zgjedhjet e 2013 kan me ken si zgjedhjet parlamentare:
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html
RAMA e ka pyetur Hillarine nese i shoqi i ka zene ndonje dashore te re pas Lewinnskit…
Iku Hillary…
Vrap tek Ambasadori tani!!!
Se ai i di udhezimet per Shqipot…!
po te klani tha qe klinton takon ramen vec 15min,eh kto rrejne diten per diell dhe nuk ju ban pershtypje,se dhe intervistat e te huajve i manipulojne pa problem
O EDVIN LEJI PORDHET , SHTITJA NDONJE TJETRI QE NUK TE NJEH SE KUSH JE TI.
SA PER SHQIPETRAT ATO TE KANE ZBULUAR SHUME MIRE
BASHKEPUNIMIN TEND ME BERISH SERBO GREKUN .
PER TE BERE LLUSTRA TEK CLINTON APO NDONJE PERFAQSUES
TJETER TI DHE BERISHA JENI TE VETMIT.
AS TI AS BERISHA I YTI NUK KENI SHANCE ME TE QEVERISNI
SHQIPERINE. . TE THEM QE JENI KOMUNISTA , KJO NUK ESHTE ASPAK E VERTETE
NUK KA ADNJE KOMUNIST SA DO I POSHTER DHE I NDYRE QE TE JETE
TE BEJE KOMPROMISE ME GREKUN DHE SERBIN .
KUR GREKU SHQIPERISE NUK I JEP ASNJE SARDELE NGA TERRITORI I TIJ.
PER JU KA VETEM NJE EMER TRADHETAR TE FELLIQUR TE. KETIJ
VENDI , KUSH JANE ATA SHQIPETARE QE I BESOJNE VENDIN TONE
TE RRJEPUR NGA KATER ANET KETYRE FUNDRRINAVE ?
KETO MUND TE JENE GJITHESHKA POR VETEM POLITIKANE NUK JANE
AS NUK BEHEN KURRE.
KETO JANE VETM HAJDUTET E KETIJ VENDI .
POSHT RAMA
më në fund kemi dhe lajmin që duhet të ishte i parafundit!
tashti të presim se çdo të na tregojë rama!?!?
Takimi me ramen eshte ogur i mire per nje te ardhme premtuese, Rama sot ka marre keshillat dhe mbeshtetjen e SHBA per te nesermen kryeminister. Takimi me te esshte mesazh per berishen se seshte nevoja te diskutojme me ty por, ne e detyron protokolli ndersa per Ramen eshte e nevojshme pasi eshte e vetmja rruge ndyshimi real, rilindas
nodhtenjisho
ndoshta ti akoma je në tren o vllajo!
a ja ke idenë se çdo të thotë DEMOKRACI,votime të lira????
të garantoj unë që nuk ja ke idenë!!!
“se seshte nevoja te diskutojme me ty”këto fjalë të tuat nuk janë tjetër veçse një mentalitet diktatoriaal!
në demokraci nuk bindet votuesi me “nuk të duhet të dish ti gjërat e politikës”,”këto i dinë të mëdhenjtë” ebrroçkulla të tilla!!!
në do votën “time”,të votuesit,në demokraci nuk duhet të kesh sjellje të tilla!sjsllje të fshehta!sjelljet e tilla janë gjithnjë në të keqen e popullit votuesit!trasparenca është demokraci!mungesa e saj është diktaturë,enveriste berishjane apo ramiste,mua nuk më ha palla o ’91sh!
prandaj mos më fol për rilindësa hermetik dhe aspak trasparent si brënda partisë dhe në opozitë!
ky rilindasi dy ditë më parë dhe lejen për shitjen e teritorit shqiptar!
ndoshta 1991 është datlindja tënde,por para se të shkruash ose të jargavitesh për të preferuarin tënd mendo më parë për bythën tënde dhe të atij populli në të cilin bën pjesë!
ki parasysh se nuk jemi në ndeshje futbolli,që mbaron dhe shkojmë në shtëpi!të kënaqur a të mërzitur për fitoren a humbjen e skuadrës tonë!këtu kemi të bëjmë me fatet e shqipërisë!të tuat dhe të mijat në të njëjtën kohë!
Une besoj e sjam mendjepjerdhur si ty qe sdi cthua.. Rilindja do vije me mua e gjithe te rinjte e te rejat shqiptare pasi, ne mundemi
Sic u tha edhe ne top channel, Klinton i ka kerkuar Rames te votoje 3 ligjet qe nuk voton Rama. Pra i ka bere presion. Per te njemijten here Rama do detyrohet te terhiqet dhe te haje mbrapsht ato qe ka thene. Me vjen keq qe ky njeri deshton gjithmone.
mbase e ka takuar si kryeministrin e ardhshem….,mbase erdhi per ti dhene nje mesazh diktatorit”Takimi me një lider të opozitës është i pazakontë në udhëtimet zyrtare të diplomatëve amerikanë. I fundit që zonja Klinton ka bërë ka qenë me liderin e opozitës në Burma, të njëjtën gjë ka bërë dhe Sekretari Bejker në vitin 1991″
fusnote :
breke ne bythe nuk keni,por per saliun dhe m*t do hanit,te marre !
E shyqyr qe paska qen veshur nudisti.
Te ben qe te ndjehesh burre per momentin se te krahasonte gruja “kinez” me te huh…Mos u ndjej keq ilir ka dhe metoda te tjera..Ahh harrova, je burre burri ti, vjen nga shpellat…
“I fundit që zonja Klinton ka bërë ka qenë me liderin e opozitës në Burma, të njëjtën gjë ka bërë dhe Sekretari Bejker në vitin 1991”
Sali GADAFI,e more pergjigjen….
ESHTE NJE NDER SHUME I MADH QE I BEHET TE GJITHE LIDERVE TANE .
PROBLEMI QENDRON SE SHQIPETARET JANE KOKE SHKEMBA.
KETO NUK JANE TE BRUMOSUR ME IDETE E DEMOKRACISE BOTERORE.
SHPRESOJ MOS TE KETE RENE FJALET NE VESH TE SHURDHER.
Takimi i Edvin rames me zonjen Klinton ishte nje takim i qarjeve te Edvinit si ortodoks krishtjan qe pse shqiptaret Myslimane nuk e votojne ate per tu bere edhe ai Kryeminister i shtetit shqiptar dhe vetem per kete u ankua se ne shqiperi nuk ka Demokraci,nuk ka drejtesi ,nuk ka levizje te lire te socialisteve si mbrenda ashtu edhe jashte shqiperise,Berisha na vjedh votat e tone dhi ai eshte hajdut kurse une dhe socialistet jemi te ndrshem,Berisha nuk e lejon PS te vjedhi por po pergjon dit per dit telefonat e tyre dhe pse grevat e urise se Opoziten nuk kane progres dhe mbeshtetje ne popullin Mysliman shqiptar etj.Zonja klinton mbasi e degjoj mire i tha Edvinit keto fjale; te kuptoj shum mire per gjendjen e deshperuar qe ti ke sepse per nga pervoja qe kam me burrin tim Billin qe edhe ai u demaskuau shum per Imoralitet edhe pse ai nuk ishte ne kete proporcion qe jeni ju i martuar 5 here dhe me ndarje duke rrahur grate ne cdo vend kurse Billiim nuk i rrihte grate por ato i shkonin vet atij sepse e admironin kurse ty te urrenin etj.e fundit.Edhe ti o djali i papandreut ke shum shanse qe te vish ne kyre te ketij shteti por vetem me nje kusht qe ti dhe ato ortodoksit e tjere qe te qendrojne afer si larot per te kapur ndonje thele te distancosh veten tende nga urrejtja qe ke per kete komb duke e sabotuar integrimin e tij ne BE dhe te heqesh dore nga patriotizmi grek qe ti ke.Dhe mbasi te kesh krye keto detyra une do te bej fushate ne zgjedhjet e 2013 qe ju te beheni Kryekari i qeverise shqiptare.bye bye now
Mentari.Te keshilloj te besh gati Valixhet.
O mentar shpellari ore truthari do te heqin edhe breket !!!
ik o psikopat,ik o semure mendor…
Mentar,si paske pire ato te shkreta sot. Sa here te kam thene mos u ul ne kompjuter pa pire ilacet,na turperove komplet mor djale!
E di qe ke me gjithemend mënt ti, Mentcaro.
E ke ngatarru pak ate punen me muslimane e ortodokse, por me teper duhet te punosh pak me shqipen nga ana gjuhesore. Tung!
O Mentar, zonja Clinton foli edhe per bashkejetese fetare. Dhe vertet qe deri me sot nuk kemi patur probleme. Po ja qe dalin ca si puna jote dhe vete ndezin zjarrin e vete i hedhin edhe benzine. Mos ngaterro politiken me besimin. Apo keshtu te kane mesuar mesuesit e tu shpirterore qe kushedi se nga i ke, se t’i kishe shqiptare nuk do flisje keshtu.
Meso te besh ndarjet e duhura mes kombit, besimit dhe politikes.
Po c’flas edhe une?! Ku merr vesh ti nga keto.
Bravo Mentari! Shume shkrim i qelluar. Pasi i demaskuam ortodhjaket nga shkrimet e tyre neper forume se cfare antishqiptaresh, progrekesh e proserbesh jane elektorati atdhedashes shqiptar nuk duhet te lejoje me asnjehere qe keta komuniste dhe urrejtes te shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise (gjysmes se kombit shqiptar) te vijne ne pushtet ne Shqiperi.
Go on… Edi rama e ardhmja jeni ju eshte PS mesazhi ishte i qarte per te gjithe shqiptaret me plakun nuk mund te ecet me.E dhimbshme kjo per ca kriminel dhe hajdut qe e sakatuan kete vend dhe percare sa nuk gjen fjale.
e cuditeshme se si foli vetem per zgjedhjet nja 10 minuta,me ke e kishte valle me Ramen apo Birishen,kush eshte ky hajdut i vogel….kush valle….me siguri Rama,ai eshte problemi,ai ishte i pari qe perhapi vjedhjen e zgjedhjeve qe ne 96…po po Rama duhet te jete !!!
mos u merzit
Ky takim eshte fundi i Sali Kriminelit,prandaj shqiptaret duhet te falenderojne Hillary Klinton per kete ndihme te pacmuar.
LAJM I FUNDIT/ Bigfoot Yeti i kapur nga kamerat. Hilari kthehet ne USA me nje lajm sensacional Yeti ekziston vertet ai esht ne Shqiperi.
Edi Rama Kryeminister i ardhshem …mesazhi i vetem,ju te PD masturbohuni me Sali bollekun,hani bar hani…
Bravo Mero djali…duke bere paralelizma te tilla kuptojme situaten ku jemi…mbushe nje Editorial me vizitat e ketij rangu nga 1991 – 2012 per te qene me te qarte ne ate cka do ndodhe…Berisha nuk eshte gje tjeter vecse nje UJK i shartuar me LIS. Bravo per kurajon patriotike dhe per kete sherbim qe po i ben ketij mileti pa gjak, por kije parasysh se ke hyre ne histori si atdhetar. Ohh kam harruar Fahro ka nisur nje liber, “Baze permes Kasandrave” kurse fevzo ka nisur librin e diktatorit te fundit “Sali Berisha” skane faj duan te ruajne pasurine se e ndjene se dheu po i rreshqet nen kembe…suksese e te lumte pena…
…MIRE SE VJEN KRYEMINISTER I ARDHSHEM…LERI PAS ZAGARET.SHIKO PERPARA…KUFOMA SALI MORI FUND.
ishalla asht nentori bajrama viti i ri qe hajdutin e takojne past rahmet
Si do ta komentoje saliu kete takim???????????????????????????
Aman vella, Qarkun e Fierit e zgjidhe? Se e ka merak Hillari
Mendoj se shume shpejt Berisha do te dal ne konference shtypi dh do te thote, e degjuat Znj. KLINTON ajo foli per bashkepunim ate qe neve kemi vite qe po ja kerkojme opozites. Ky eshte Berisha. Berishes po i kujtoj vetem nje detaj te fjales se Znj.Klinton ne Parlament. Ajo tha: shume njerez me pyesin se si une mund te punoj me Presidentin Obama, pasi neve kemi qene kundershtar. Kjo Berish vlen per te qe ti nuk di te bashkepunosh me asnjeri. I vetmi bashkepunim me ty eshte korrupsioni, mos zbatimi i ligjit, uzurpimi i institucioneve, dhe vjedhja e zgjedhjeve. Per sa me siper Berisha eshte mjeshter.
U zhduk Saliu,nuk i dolen planet qe ta cfrytezonte per kapital politik dhe sulme kunder opozites viziten e Hillaty Klinton.Shqiptar falenderojeni z.Klinton qe e futi ne vrim te miut Sali Llapaqenin.
E falenderojme shume.Jazhtezakonisht shume.Sot ju dha goditja e fundit SRB-it te ulur kembkryq ne Tirane.edhe njeher eperserit thirrjen.Ju dua te gjitheve ne Vlore me 28 Nentor.
PASH ENDERR SIKUR KLINTON DOGJI TERE LISTAT E BUKES.Kur u zgjova pashe gruan qe me tha se furxhiu nuk na jep me buke se nuk kemi paguar dy muajt e pare.
Takimi i znj. Klinton me Ramen eshte nje shenje e mire
per te gjithe socialistet. Eshte nje vleresim per Ramen.
2013 do sjelle ndryshimin!!!!!
Mua mu duk sikur ja futen Rames moj vajze, ma tha mentari, fituam me tha, shoqja Kllinton eshte me ne, keshtu me tha se ai mentari di edhe angllisht.
Ishlla i ka dorzu rames licensen e kryministrit te ardhsem .
vallaj jom n’merak .Po Ramiu vet tregoj gjo !
Sot nuk ka gjym deri sa te morim vesh cfar ajo i dha atij .
pa pa pa pa pa cer emocioni solli hillari yyyyyy t’lumt ai go.p Demokracia e botes thanx vallaj .
Zonja Klinton dha mesazhin e perkrahjes per opoziten dhe te liderit te saj Rama.
Te mos perseriten vjedhjet e shemtuara e te denueshme te 2009 apo 2011.
Vota e shqipatereve duhet et shkoje atje ku duhet.
Eh.. MENTAR.. O QYQAR..! O “MENTAR” PA MEND. Ti sikur ke ardhur
nga shpellat e Avganistanit, dhe gjithçka e sheh ekstremisht, Talebanisht. “Votuesit muslimane” nuk i japin voten “Ortodoksit” Uh..
ku eshte pika qe s’te bjen..!
Krejt bukur me Presidentin e “Handikape” u takue dhe e falenderoi me nje medale te “Flamurit”. Pastaj pritja e kryetares se Parlametit
Jozofina qe i shpetoje si thone shkodranet:”gadi te theje arrcin e qafes” “duke hiedhur floket” andej kendej si nje zoje e zeze mrrude.
Takimi me Berishen nuk dihet se cfare i tha zoj. Klinton per te arrestuarit “Burgosjet e te perndjekurve politike” me siguri i ka thene te njejtat si e ka tradite se ata jane “kriminel”!
Biseda ne parlament e ndigjuat vete se Klinton e tha se ata udheheqes qe nuk jane ne gjendje te perballojne problemet duhej te IKIN! Arrestimet u bene si ne kohen e TITOS kur i arrestonin shqipetaret nje jave para se te vinte Titoje ne qytet dhe nje jave pas ikjes se Kryetarit. Si sistemin staliniste.
Raporti popull-politike eshte me kembe ne ajer imagjino me Ameriken.
Tek ne dy partite e ‘medha’ nuk perfaqesojne as 15 perqind te popullit shqipetar atehere ne emer te cilit populli flasin keta hajdute ordinere qe kerkojne ti mbushin mendjen Ameriqise se pa ta populli nuk mer dot fryme?Parlament me 50 shqipetare,deputete jo me teper se 2 here’lista e emrave me pasurite ne bankat e Europes.
Shkrimet me siper i kane qelluar te gjitha dhe nuk me duket se duhet te shtoj por takimi me Edi Ramen dhe zoj. Klinton eshte nje gje e kurajueshme per “Shqiperine” dhe partine socialiste dhe shqipetaret ne pergjithesi ne opozite te pakenqur me ket rregjim “satanike” qe drejton Berisha me Jozefinen. Te ven me kuptue dhe nje here Ilir Meten qe te mendohet mire para se te vijne ne pushtet Edi Rama me AKZ Berisha do te shkoje ne SEWER. Nuk eshte per te pushuar shqiptaret por duhet me shume pune vullnetare si “deputetet” tregetaret, bujqit, punetoret, sindikatat mos te lejne per diten e fundit , mos mendoni se do e bejne punen tuaj te tjere!
mbas 100 vjetesh shqiptaret do i udheheq nje shqiptare ,pra djali i tyre ,edi shiko te varfrit se jane shume ,skane pune ,skane buke te hane
Takimi me Ramen,mesazh i madh per Shqiptaret!Po Meta,kryekokmadhi nuk e takoi?O Met…per ty foli,si kryemafjoz dhe vrases me Berishen!Te gjitha keshillat bien mbi shkerdhaten tone te skraparit,Meta!Me Berishen duhet te shkoje ne varrin politik,kur te behen zgjedhjet!Rama,duhet te kuptoje mbeshtetjen e madhe dhe te sulmoje ashpër ne pikat qe ajo la porosi dhe jo te beje kompromise me Meten,si do Kastriot Islami,Blushi a Nano që u vetvra nga miopia politike dhe keshilltaret idjote qe kishte!
O mentar-…je i njejti lapangjoz, kelmenti, keli, preshi hijena e shpellave.
Dhe tani qe je duke ngordhur nuk lodhesh se lehuri!
Klysh i saliserbit
Une jam i majte dhe me vjen keq por me duket se ne po bejme gabimin tju biem para kohe trumpetave te fitores. Me vjen keq por nuk me pelqen shume ky delir i politikaneve ( perfshi dhe Ramen ) per fjalimin diplomatik te Klintonit. Me vjen keq por me kujtohen reagimet e popullit dhe sidomos politikaneve tane komuniste kur vinte per vizite ndonje zyrtar i larte kinez. More miq Klintoni do QETESI ne shqiperi dhe STATUKUO ne Ballkan.
Me lejoni tju kujtoj se Klintoni ne fjalimin e saj ne parlament tha :
“Vetëm ju dhe vetëm ju mund ju u përgjigjeni pyetjeve nëse Shqipëria do të vazhdojë qeverisjen e mirë dhe të vazhdojnë që fitojnë mirëbesimin e popullit dhe të lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit dhe të mbështetni reformat?
Shif me vemendje pjesen : ” nëse Shqipëria do të vazhdojë qeverisjen e mirë dhe të vazhdojnë që fitojnë mirëbesimin e popullit….”
Pra sic e shef mos tju biem trumpetave te fitores !! Klintoni do qetesi ne Shqiperi dhe statukuo ne Ballkan dhe nuk i nxihet bytha per te varferit ne Shqiperi. Vetem populli shqiptar do ta nxjerri vehten nga balta dhe jo Klintoni ose ndonje politikan tjeter i huaj.
Mos gaboj eshte takimi i dyte qe bejne bashke …
Pasi Hillari i ka dorezuar Rames ne 2001 titullin Kryebashkiaku me i mire ne Bote …
Si Kryebashkiaku mè i mirè z.Edd Rama èshtè shpallur nè vitin 2004 nga
Revista “TAIME” dhe jo nè 2001.MGJT PèRSHèNDETJE.
Ed Rama,
mire te thote nje person siper – hiq dore nga greket e poshter – sidomos nga grekja hajdute detrash Bakojanis – Ja ku e ke Shefen E Madhe, mos u bej Trap si Dulla i III-te.
Takime me kryetarin e opozites ka nje kuptim te veçante. Duhet kuptuar nenteksti amerikan i ketij takimi dhe jo çfare eshte folur. Me kete gjest amerika i thote shqiptareve (se kane tru) se ajo mbeshtet procese demokratike dhe jo persona. Eshte ne dore te shqiptareve te kunderveprojne. Organizimi i zgjedhjeve te lira eshte çelesi i vetem per ti dhene nje shqelm bythes Sali Qenit. Kryetari i opozites duhet te mendoje edhe se si te organizohet mundesia qe emigrantet te votojne. Persa kam kuptuar une eshte nje lume votash kunder neodiktaturave te Sali Qenit. Se do te kishin mundesi emigrantet do ta derdhnin kete QEN qe i merr ne xhiro per nje pashaporte. Se do te isha une Kryetar i opozites do te beja diçka (jo se keta njerz votojne kunder Saliut) qe edhe emigrantet te shprehen. Nuk besoj se do te ishte veshtire te kishte qendra votimi ne Athine, Selanik, Rome, Milano, Torino etj. Veshtersia eshte ne numerimin e votave pasi Sala eshte nje kriminel dhe permbys rezultatin. Per kete duhet te perfshihen edhe emigrantet (qe nuk kane interesa ne shqiperi) dhe shoqata e forca politike greke e italiane qe te vezhgojne procesin e zgjedhjeve
Jetoj jashte Shqiperise dhe dua te jap voten time. Por nese vota ne Shqiperi vidhet, aq me teper rrezikohet vota e hedhur ne perfaqesite diplomatike. Te gjithe perfaqesusit e ambasadave shqiptare ne bote jane njerez te Saliut. Kush me siguron se edhe nese votoj vota ime shkon per opoziten? Bile nese votoj dhe vota ime vidhet nga Saliu eshte me keq sa te mos votoj fare. Nuk e di si te veproj. Megjithate detyra si shqiptare ma do te votoj. Duhet te pyes ne ambasade ketu nese do votohet.
Z baze. komentet per takimin e ZJ Klinton me Raman jane te shumta dhe kjo me ben te them se shqiptaret ashtu si edhe SHBA jane te inreresuar per nje lidership te ri pra po prsein nje rrotacion politik aq te domozdoshem per ne .dhe besoj se nuk ka asnje dyshim qe partneri kryesore i joni do te jene SHBA kjo eshte nje mbeshtetje qe shqiptaret duhet ta kene vath ne vesh pra te ecin ne nje linje me DASH . kjo tregon se opozita do jete nje partnere e vertete e duhur per vendin dhe aleatet.duhet vota jone te mos adresohet me gabim ajo duhet te jete nje vote qartazi popullore kunder berishes . nuk mundet q ai qe krijoje probleme kaq madhore per vendin per hire te nje pushteti te vjedhur te vazhdoje te qeverise dhe ta coje vendin ne lindje atje ku qeme per 60 vjet dshiora dhe aspiratat e kombit jane drejt pererndimit drjet SHBA aleatit historik te shqiperise
jam e do te jem perkrahese e z rama,per mendimin tim personal eshte nje njeri i pregatitur,punetor dhe me sa kam ndegjuar nga disa miq te tij dhe kusherinj te mit eshte shum i drejte,dhe korekt.nje problem i madh eshte ne shqiperi, po thuaj se te gjithe deputetet e politikanet jane perfshire ne afera te vogla ose te medha koruptive nuk ka njeri me duar te pastra,e kisha kete dhe per bashkim zenelin,ps po pregatitet per te mare pushtetin,mir ben mendoi qe duhet te fitoi.kuadrot qe do zgjidhen duhen te jene njerez te besuar per popullin,ketu ndegjova qe b.zeneli eshte i zgjedhur ne ps per politiken e jasheme.po e nis ne lidhie me greqine,i them zenelit(NUK KAM RESPEKT PER TE)ne nuk duhet ti lepijme mbrapanicen greqise,duhet ti tregoim ku e ka vendin,qeveria e sales beri pazarin per detin,shiti shqiperin per te fituar sala kariken.po greqia pamvaresisht qe eshte e falimentuar ajo perseri mundohet te na uli ne.b,zenelit i drejtoem me nje pyetie,keni punuar si ne gjermani kur ishit perfaqsus i shqiperise ne bon .po te keni punuar si ne bon ja keni bere mu…n fare,shkuam ne bon,goca ne muajin e 9 te shtatzanise,7 ore ruge nga vendi ku ne jetonim ishim te detyruar per dekumentat e bebit,.te ambasada ishte vetem roja,na fut ne nje dhome prisni ketu,prit nje ore,2,3,4,dmth qe ne oren 9 te mengjezit ora 1 e mbasdites,pyesim ate puntorin ku jane keta,na tha me ze te ulet,mos me nxirni mua,po te gjithe me ambasadorin ne krye bejne pune private,eeeeeeeeeeeee thame ne ,po sekretare nuk ka,e ajo pastron neper shtepia,cfareeeee po per ndonje vule e ve dhe une,u ngritem te iknim se ishte muaj fillim dhjetori ftohte dhe ngrice ,kur hop vjen nje grua me biciklete,thot e cfar duan keta keta,sot eshte e premte mbyllen ne 12,u nxeh buri im i thote cfar po thua moj pise ne kemi 6 ore ketu,mir cfar doni ,i kerkojme dekumentin,thot seshte ambasadori ku eshte e pyesim,ne mbledhie te rendesishme thote.e hengrem,por genjeshtra i ka kemet e shkurtera se me roba pune dhe i hypur ne nje biciklete te vjedhur vjen ambasadori perfaqesuesi i shqiperise i lodhur i raskapitur sic duket kishte hapur ndonje kanal,disa here shkuam dhe smbaruam pune.kaq bukur e ka perfaqesuar vedin b,zeneli me kompani.
Jam shume i gezuar nga vizita e Zonjes Clinton. Mesazhi i saje eshte shume i qart: “Do jemi me ju dhe per 100 vjet te tjera..”.Pra zoti eshte me ne.Ne si komb kemi nxjer patriot te medhenj,por , kane qene me te shumte ata qe u kane sherbyer armiqeve tane.Dhe sot jemi te percare. Te ndare per 100 Vjetor.
Po a ka zot te merret me Djallin qe kemi ne krye? Ai ndjehet i sigurte me miqte qe ka. Sic ndjehen dhe miqte e tija me te. Kush e porosiste ate qe te mos firmosej Rambujeja? Kush e urdheronte qe ti dergonte nafte kasapit-Milloshevic? etj etj. Jo Edi Rama por dhe nje me “Trim” se permbys ate : A nuk qe ai qe e kercenoi opoziten se po te ngriheshin perseri do t’ua bente me keq se per 21-Janari. Ku e gjene ai kete force? ….
Vetem miqte e vertete te kombit ton mund t’na shpetojne.Ata qe shpetuan Kosoven.
Le te mbetet kjo dita e sotme jo vetem shprese por fillimi i realizimit te endres se vertete demokratike, per mbare popullin tone.
Per EDIN, me EDIN !
Per nje Shqiperi demokratike dhe europiane.
JO Berishes dhe Familjes – klanit te tij kusar, levantin, tribal, injorant, zuzar, vrases dhe te degjeneruar.
Me EDIN hapet nje faqe e re ne historine e Shqiperise.
mos e ha te gjite o vlonjat len i çik per me vone.edhe une them me EDIN me EDIN mund te hapet nje faqe e “re”ajo e rikthimit te zhurmusve hihihihi.
Po gjeneralin Imamin nuk e takoi???
Erdhi verioria e amerikes ti jape leksion demokracie moçalorit jugor Rama
Rama sa ishte kryebashkiak festoi vetëm natën e bardhë jo 28 nëntorin
Bashkia e Tiranë reagoi dje lidhur me deklaratat e kreut të PS, Edi Rama sipas të cilit PS do të bëjë festë paralele për 100-vjetorin, duke e festuar atë vetëm në qytetin e Vlorës. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Bashkia Tiranë, cilëson si frymë jo patriotike qëndrimet e Edi Ramës për 100-vjetorin kundër kremtimit të kësaj ngjarjeje historike në Tiranë, kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Përmes këtij njoftimi, Bashkia ka kujtuar se në 11 vite që Rama drejtoi Bashkinë Tiranë nuk organizoi asnjëherë asnjë ceremoni festive përveç natës së bardhë. Duke theksuar se do të merren të gjitha masat që këtë vit 28 Nëntori të festohet me gjithë madhështinë që mbart, Bashkia Tiranë ftoi Ramën të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve pozitive larg gjuhës së konfliktit dhe përçarjes. “Për fat të keq, për 11 vjet në Bashkinë e Tiranës u festua shpesh nata e bardhë por nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm më 28 nëntor. Sot është koha e bashkimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit pa dallim, Vlorë apo Tiranë, Tropojë apo Sarandë. Të gjithë do të kremtojmë me krenari kombëtare këtë festë madhështore. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që këtë vit ta festojë 28 Nëntorin me gjithë madhështinë që mbart kjo datë në historinë tonë. Me këtë rast ftojmë edhe z. Rama të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve pozitive larg gjuhës së konfliktit dhe përçarjes.” thuhet në njoftimin për shtyp. Me këtë rast, Bashkia Tiranë fton të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në të gjitha qytetet dhe trojet shqiptare të bashkohen në Tiranë për të festuar këtë 100-vjetor së bashku. “Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për frymën aspak patriotike që përcjellin deklaratat e fundit të kryetarit të PS, z Edi Rama, njëkohësisht ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, në këtë vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Vlora është qyteti i pavarësisë dhe Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Prandaj të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë do t’a festojnë këtë 100-vjetor sëbashku pavarësisht nëse jetojnë në Tirane a Vlorë, Prishtinë a Shkup, Podgoricë, Athinë apo kudo tjetër.” thuhet në njoftimin për shtyp.
vizita e zonjes klinton ne Shqiperi une e konsideroj nje priviligj qe i ben qeverija amerikane qeverise Shqipetare,eshte nje dore qe i jep gjithe klases politike Shqipetare, eshte nje respekt i hapur per popullin Shqipetar. .I gjithe tehu i diskutimit te saj ne parlament eshte tek pergjegjesia e qeverisjes dhe ndershmeria e saj si dhe ti lihet ne dore popullit te zgjedhe qeverisjen e tij>
keto mesazhe duhet ti nguliten ne tru gjith politikes SHQIPETARE QE TE VERTETOJE VLERAT MORALE NE QEVERISJE . te harrohen vlerat AMORALE dhe njerzit me tendenca negative . perzgjedhja e kandidateve me te denje per te qeverisur , te largohen njehere dhe pergjithmone njerezit me baze KORRUPSIONIIN DHE AMORALITETIN<
klasa politike ne keto zgjrdhje duhet te largoje nga skena plitike te gjithe ata qe jane me precedence criminale dhe kane ardhur ne pushtet si rezultat i pazareve te pista politike ose si rezultat i expozimit te muskujve te tyre qe i kane rritur duke futur duarte ne pasurine e popullit apo te combit shqipetar qe jame i bindur qe disa prej tyre qe sot drejtojne apo mbushin sallen e parlamentit kane lyere duarete me gjak dhe sot nen forcen e karrikes hiqen si <> <<>> ky eshte ne turp qe po e perjetojme dhe po e vuajme te gjithe kudo qe jemi.
populli le te zgjedhi ke tedoje ne qeverisjen e tij por partite politike duhet te dine ke te zgjedhin nuk ka vend me ne qeverisje per hajdutet, matrapazet,musketjeret,drogaxhinjte,dhe te korruptuaret, filtrohuni nga kjo shtrese qe po i sakrifikon prespektiven atij populli dhe atij vendi.klasa politike duhet te jete e distancuare totalisht nga krimi i cili ka bere ate qe e gjithe klasa politike pa dallime ka humbur reputacionin dhe besimin ne popull qe ky mosbesim dhe mungese te respektit ne nje te ardhme do shenderrohet ne urrejtje e cila do sjelle protesta masive ,dhune dhe konflikte sic i kemi perjetuare ne dekadat e shkuara.
Shpresojme pak shprese se do kete njerez qe do u pergjigjen standarteve te kohes moderne dhe do dine ti japin atij vendi integrimin e duhur dhe te bashkjetoje me hapin e europes se integruare. uroj qe te kete progres ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. zoti e bekofte shqiperine dhe Shqipetaret duke bere nje terapi per te hequr njehere dhe pergjithmon <> qe grryen cdo dite e me shume shoqerine tone dhe vendin tone me te bukur dhe te dashur ne bote. ju kujtoj nje thenje te bukur nga nje profesor im im i nderuare qe sot jeton ne USA: < < koha eshte e maskarenjve, por SHqiperija eshte e SHQIPETAREVE.. Le te te mendojme te gjithe per shqiperine dhe shqipetaret,
Me thene te drejten edhe mua mu be qejfi qe Edi Rama u begenis nga sekretarja e shtetit.ishte nje takim qe ishte jasht protokollit mbasi protokolli i SHBA percakton se cdo vizite qeveritare ka ne axhende vetem qeverite dhe shtetin.
rasti sot me beri te mendoj se takimi do shfrytezohet si arritje per Edi Ramen.ketu do jemi dhe do shofim se si deputetet socialiste do votojne te gjithe ligjet qe mendonin se do bllokonin integrimin.pra nqs keto do votohen del si[pas rregullit qe ajo ka shkuar me ja pickuar pak veshin ku mbante vethin.
se fundi ju nga zyra e shtypit te edi rames nuk duhej te na e ilustronit takimin me foto mbasi ne e besojme se takimi u be,gjithashtu per takimin me Obamen mbeten ne medyshje se nuk dhate asgje te ilustruar pervec se u takuan ke salloni diten e fundit si sot qe prap se prap i fundit……….
Anglishtja e berishes, gallate.
Me kujtohet kur erdha ne vitin 96 ketu ne angli, sdishim anglisht fillum tu msu ndonji llaf dhe na u dukte vetja sikur msum anglisht tani. dhe me e bukura kur shkonim tek punonjesa sociale per hallet tona, fillonin pa pushu me fol anglisht pra, por ene angleska na merrte vesh dhe ne e merrshim vesh, tani mbas kaq kohesh e kuptojme qe ata qe kane pune me te huaj sido qe te folin te huajt i kuptojne dhe kur flasin me te huajt qe sdine gjuhen, flasin edhe ata copa copa si te huajt qe ti kuptojne me mire.
Keshtu mu duk mua sot dialogu i berrishes me zonjen klinton, filloi dhe zonja me fol pak si nga ana jone knej siper shkodres.
Pjesen me te madhe te vizites H. Klinton e shpenzoi me Edi Ramen, dhe kjo eshte nje shenje qe perendimi mbeshtet Edi Ramen, si i vetmi vizionar dhe njeriu punetor qe do ta beje kete popull ti therrasi mendjes e te filloje te punoje e ta shkundi nga dembelizmi.
Keto cerrat e Saliu qe bejne gam gam ketu, vazhdoni ju me Salen, vazhdoni me vrasesin, se nuk beni gje tjeter vecse pengoni zhvillimin e ketij vendi te gjore qe ka rene ne duart e krimineleve, terroristeve dhe talibaneve, apo ceceneve.
Edhe nje gje tjeter: Duhet shkrire sa me shpejt AKZ, keshtu te shpetojme nga hordhite muxhahedinase te Spahinjve