Gjykata shpall të pafajshëm gazetarin grek, publikoi listën ‘Lagarde’

1 Nëntor 2012, 21:44Politika TEMA

Gazetari grek, Costas Vaxevanis është shpallur i pafajshëm për akuzën e cenimit të privatësisë pasi kishte publikuar emrat e 2 mijë grekëve me llogari bankare në Zvicër.

Sipas BBC, ai është akuzuar për shkelje të ligjit për të dhënat dhe mund të përballej me dy vite burg.

Por gjykatësja Malia Volika tha se gazetari ishte i pafajshëm.

Korrespondenti i BBC në Athinë thotë se vendimi i shpejtë është një turp për qeverinë greke.

Autoritetet franceze ia dorëzuan listën me këto emra autoriteteve greke dy vite më parë, por dokumentet nuk u hetuan kurrë.

Vaxevanis i tha BBC se politikanët duhet të hetohen pasi i kanë mbajtur emrat sekret.

Por zyrtarët grekë thonë se nuk ka asnjë provë se ata që janë në atë listë kanë thyer ligjin.

Vaxevanis, 46 vjeç, e publikoi listën në Hot Doc, një revistë javore që e boton vetë.

Në gjyq, gazetari tha se askush nga lista nuk është ankuar për shkelje të privatësisë.

Avokati i tij tha se ai është akuzuar pa asnjë arsye.

Disa nga emrat në listë, përfshi shumë grekë të njohur, dyshohet se kanë përdorur llogaritë në Zvicër për evazion fiskal.

Vaxevanis thotë se lista është e njëjta që ish- ministrja e Financave në Francë, Christine Lagarde u kishte thënë kolegëve grekë dy vjet më parë.

Zyrtarët grekë thonë se lista ka dalë nga një punonjës i bankës HSBC.

16 komente në “Gjykata shpall të pafajshëm gazetarin grek, publikoi listën ‘Lagarde’”

  1. eleYΘeriskepsi says:

    Lista qe botoi Kostas Vaxevanis nuk eshte lista Lagard.
    Ne kete liste ndodhen emrat e afersisht 2000 grekeve

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Makari te ishte Lista Lagard !
      Ky konkluzion del sepse ne kete liste ndodhen emrat e vetem tre politikaneve dhe shume qytetareve te thjeshte madje egzistojn levizje bankare ne shuma lekesh qesharake 1000 evro!!!dhe i perket nje periudhe 10-20 vjecare. Akoma ne kete liste jan emra edhe te njerezve qe nuk jan me ne jete sot,qe kishin nje llogari bankare ne nje banke dhe jo ne banken e perfolur HSBC te cilet ndjehen te ofenduar dhe kerkojn te padisin per publikimin pa te drejte te emrave te tyre.

      Pyetja qe lind eshte .P
      Perse nuk publikohet lista Lagard dhe perse nuk e publikojm as jashte psh nje nga gazetat qe i do shume greket BILD!!!!!!

      Lista Lagard, i perket periudhes 2008-2010 ne ate liste ndodhen politikan te cilet “kercenohen”per te zbatuar metrat qe duhen te merren . Kete e tha ne parlament figura historike Manolis Glezos ,por thuhet edhe ne shkrimin http://olympia.gr/2012/10/30/%CE%BA%CE%B9%CE%BD%CE%B4%CF%85%CE%BD%CE%B5%CF%8D%CE%BF%CF%85%CE%BD-%CE%BC%CE%B5-%CF%83%CF%8D%CE%BB%CE%BB%CE%B7%CF%88%CE%B7-%CE%AD%CE%BB%CE%BB%CE%B7%CE%BD%CE%B5%CF%82-%CF%80%CE%BF%CE%BB%CE%B9%CF%84/#more-202197 sesi SHBA ka ne dore listen e poltikaneve te korruptuar nga firma Siemens dhe firma te tjera gjermane dhe sesi kercenohen nga keta te fundit dhe akrovacin e Politikes Samara,ku si mohues i denje u be perkrahesi i politikes deshtake te nje programi ekonomik i cili eshte i destinuar te deshtoj duke perdorur vetem masa shkurtimi.
      Ne kete prizem gjykohet Kosta, pra qe publikoi nje liste qe askush nuk e di nese levizjet bankare jan kryer ne menyre te paligjshme pra mendimi eshte se duhet ta conte ne prokurori per hetim dhe jo ta publikonte sepse kjo perben shkelje te te drejtave elementare te njeriut.

      Dikush ne kete periudhe ku populli i thjeshte vuan nga masat e rrepta duhet te jete i matur kur publikon dicka sepse edhe para nje muaji nje tjeter gazetar publikoi 35 emra gjoja nga Lista Lagard me vone u vertetua e kunderta ku si pasoj u vetevra nje deputet emri i te cilit ishte paralajmeruar se eshte ne liste dhe do publikohet.
      Kam respekt per Kosten , e kam njohur personalisht nepermjet gruas se tij te pare, para se te ndaheshin.
      Persa u perket llafazaneve allban nuk ka ilac ti shpetoj.
      Ata ushqehen vetem me urrejtje dhe idiotizma dhe kan si gjithmon nje fantazi te shfrenuar.

      1. Papa Jani says:

        hahahahahahaa, jasou elefteri-bla-bla( nuku ta thome dot ymrin ), me kete alinean e fundit e ke vulosur.

      2. plaku says:

        zonjes me origjine greke,
        Meso nje proverbe shqiptare : Nuk mbulohet dielli me shoshe.

  2. Mentari says:

    Megjithese jam nje antigrek i betuar perderi sa greqia te paguaj te gjitha gjynafet qe i ka bere Kombit shqiptar por duke e shikuar se shteti grek eshte nje shteti me i korruptuar ne bote dhe nga frika se ky korrupsion apo semundje mundet te perhapet edhe ne shqiperi ,une e mbeshtes kete njeri te guzimshem qe botoi emrat e hajduteve greke se ato kane vjedhur popullin e tyre qe eshte nje krim dhe shpresoj qe edhe ne shqiperi do te dali ndonje gazetar se gazetaruse kemi sa te duash qe te ndjeki ne bankat e Europes e me gjere ato hajdutet shqiptar qe kane bere pasuri duke vjedhur pasurine e ketij populli fukara.

  3. mergimtari fv says:

    Gazetari Kosta Bahçevani çam ortodoks nga fshati Sidher i Filatit nuk i dhjet hajdutet e parave te kredive e ndihmave per Greqine , hajdutet trimerine e kan vetem ne momentin qe vjedhin se me pas dhjesin gjak me zemer te ngrire .

    1. tefta says:

      edhe une keshtu mendova kur i lexova emrin dhe fytyren e ka shqipetare

  4. zum zum says:

    mos eshte ghe dhe kosovare ,cna thua o amergimtare ,

    1. Pirro says:

      Zum zum!Mos u merzit se nuk eshte Shqiptar.Ai,me shume ngjan si jevge,Egjyptian,Palestinian(sic jane ne realitet te gjithe greket qe e kane origjinen e tyre Afrikano-Veriore)dhe nuk ka aspak tipare shqiptari…..!

  5. Nadia Shabani says:

    E po ka gjykate atje nuk ka Sashenka dhe Tom Ndreca qe ndihmojne kryeministrin.

  6. Neorealizmi says:

    Megjithese ne kohe krize e ne presion te madh, gjyqtaret funksionuan si mbrojtes te fjales se lire. Ne kete kohe lirite demokratike humbasin nje nga nje por pavaresisht korrupsionit te madh, ajo si duket i ka akoma rrenjet e forta ne Greqi. Ky fakt duhet te na ngeli ne mendje duke e krahasuar me rastet e gjyqtareve “si urdheron” shqiptare. Me gjyqesor te varur komplet nga pushteti nuk jemi vend demokratik, sado qe na pelqen ti bejme qefin vetes.

  7. Treviso says:

    Eshte shume i domosdoshem aksioni per evazionin fiskal ne Shqiperi.
    Me marrjen e ketij aksioni per ekonomine shqiptare do jete nje çlirim i ekonomise nga kthetrat qe e kan mberthyer. Do jete edhe nje shkundje e politikaneve te korruptuar.

  8. Tajari says:

    A do kete ndonjehere Shqiperia gazetare investigatore qe te guxojne te publikojne çeshtje delikate serioze e jo vetem bla, bla, bla ?!

  9. gjyshua uk says:

    NE 97 une me nje shok tim e kemi cuar dy dite ne vlore per te filmuar ai ka ditur pak shqip, dhe ishte shume trim,nuk besoj se ishe cam se ai do thoshte per origin .

  10. tourkofagos says:

    Papapapapaa , pishe piluri ma ka syne ky bahcevanis! i like him

  11. Landi- Sverige says:

    Kristina! Ajo eshte lista Lagarde. Eshte pikerisht lista e nxjerre nga CD qe Langarde ne bashkepunim me qeverine franceze e dergoj ne rruge diplomatike tek ministri i ekonomise te asj kohe, Papakonstandinu, pra ne tetor 2010 dhe e pa protokoluar. Kjo CD, perfshin emrat e 2059 qytetareve grek qe kan depozituar ne banken HSBC. Kjo CD mbasi “shetiti” per dy vjet me radhe ne zyren e Papakonstandinu, ne ate te Venizelos, e ne zyra te tjera deri tek shefi i ΣΔΟΕ Dhiotis me nje kopjo ne USB, u “zhduk” pa lene gjurme. Eshte merita e Baksevanis qe publikoj listen pa treguar asnje shume llogarie, por vetem emrat e 2059 personave. Askush nuk e di sa eshte vlera e depozituar dhe cfar levizje jane kryer ne ato llogari. Ministri i ekonomise Sturnaras ka kerkuar nga qeveria franceze dhenien e CD origjinale per te nisur kontrolli i tyre. Gjithashtu eshte pergatitur nje liste tjeter me 54000 qytetare grek qe kan depozituar jasht Greqise mbi 100 mije euro ne nje vlere prej 22 miljard euro. Nga keta rreth 15 mije, deri tani nuk kan mundur ti justifikojne te ardhurat. Pervec kesaj, ministiria e ekonomise po kontrollon 400 qytetar grek qe periudhen e krizes kan blere pasuri te patundshme me vlera teper te larta ne Londer. Kjo eshte pozitive sepse ne radhe te pare priten te futen rreth 2,4 miljard euro nga taksat ndaj kesaj katigorie dhe e dyta dhe me e rendesishmja eshte se ligji, drejtesia e demokracia funksionojne. Greqia nuk u godit nga kriza ekonomike, por nga kriza e sistemit. Ishte ai sistem politik klientelesk, koruptiv, sindikalisto-partiak, mbi-ngarkesa e administrates shteterore me votuesit partiak, etj, etj, qe solli katastrofen. Ajo u duk edhe me listen Lagarde, ku politika u tregua e pa-fuqishme te godasi korupsionin si dhe organet e kontrollit ekonomik te shtetit (ΣΔΟΕ) te varura plotesisht nga politika. Shpresojme qe baren e kesaj krize te mos e paguaj vetem shtresa e mesme dhe e varfer, por edhe shtresa e pasur qe i eshte shmangur per vite me radhe ne menyre te pamoralshme dhe kriminale detyrimeve ndaj shtetit. Shpresojme gjithashtu qe te ket nje sistem te sakte dhe bashkekohor taksash te kontrolluara ne menyre te kompjuterizuar per cdo person fizik ne Greqi, per nje funksinim te rregullt te shtetit dhe per tu minimizuar korupsioni. Ndryshe nuk mund te dilet nga kjo krize qe po shkaterron shoqerine greke ne te gjitha drejtimet. Pershendetje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje