Njihuni me këtë vogëlush, duart e të cilit imitojnë njëra- tjetrën.
Britaniku Ethan Burn ka një sindromë të rrallë, që bën që secila lëvizje e dorës të pasqyrohet ekzaktësisht nga tjetra.
Kur ai kap një objekt me një dorë, dora e tjetër e imiton ekzaktësisht të njëjtën lëvizje.
Ai mund të mbajë dy stilolapsa në duar dhe mund të shkruajë me të duart njëkohësisht.
Por duket se një sindromë e tillë ka qenë edhe fat për vogëlushin.
Ndërsa prindërit e tij po e kontrollonin pranë mjekëve, për të zbuluar se përse ai ka duart që lëvizin njësoj, u zbulua se ai kishte një tumor mbi syrin e majtë.
Mjekët arritën t’ia heqin plotësisht tumorin, duke i shpëtuar jetën. Por të mos ishte për duart e tij magjike, sëmundja do i ishte zbuluar shumë vonë dhe kjo do ishte fatale.
Tani vogëlushi është shumë mirë, edhe pse ka humbur pak shikimin tek syri i majtë.
Me fat! Ju befte dita njemije!