Ra nga qielli, por e ka zënë halli këtu në tokë (FOTO)

2 Nëntor 2012, 19:49Lifestyle TEMA
Ra nga qielli, por e ka zënë halli këtu në tokë (FOTO)

Muajin e shkuar, Felix Baumgartner mahniti botën kur u hodh me parashutë nga 39 kilometra lartësi.

Por tani Felix guximtari është në hall, pasi është në qendër të vëmendjes për shkak të një gjyqi. Ai akuzohet nga një shofer kamioni grek se e ka goditur me grushte.

Avokatët e austriakut pritet që të dalin përpara gjyqit të martën për ta mbrojtur atë ndaj akuzave për një sherr të dhunshëm në pikun e trafikut në qytetin e tij, Salzburg.

Avokatët e tij thonë se ai veproi në vetëmbrojtje.

Por prokuroria thotë se Baumgartner, 43 vjeç, ishte dëshmitar i një zënke mes një shoferi veture dhe një shoferi kamioni. Ai doli nga makina dhe u bë palë me shoferin e veturës. Aty shpërtheu një sherr dhe zoti Baumgartner e goditi shoferin e kamionit, një shtetas grek, me grushte në fytyrë.

Avokatët thonë se ishte shoferi grek që e goditi me shqelm i pari.

Në shkallën e parë Baumgartner është dënuar me 1500 euro gjobë. Por tani ai pritet që t’i drejtohet apelit.

4 komente në “Ra nga qielli, por e ka zënë halli këtu në tokë (FOTO)”

  1. Dhimo Gjika says:

    I madh i pa arritshem! I falet ndonje gjynah i tille, pas gjithe kesaj aventure:
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/felix-baumgartner-breaking-sound-barrier.html

  2. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Edhe “Zoti” nuk qenka pa mekate… ?

  3. likja says:

    te besoj. ne na ka zene halli 22 vite me kete shoferin sali qe na hedh nga nje gremin ne tjetren dhe nuk po shofim drite.

  4. Petrela says:

    Une mendoj qe ketij duhet ti jepet nje shperblim meqe paska rrahur nje grek dhe jo ti marrin para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje