Ne kishim 15 katësh, këta do të hapin 105 katëshin (FOTO)

2 Nëntor 2012, 19:26Lifestyle TEMA
Ne kishim 15 katësh, këta do të hapin 105 katëshin (FOTO)

Disa e quajnë ‘hoteli i apokalipsit’, të tjerë ‘hoteli fantazmë’. E sigurt është se ky hotel është aq i shëmtuar sa ka marrë edhe titullin e ndërtesës më të keqe në botë.

Bëhet fjalë për hotelin 105 katësh në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pjongjang. Ndërsa ne kishim një 15 katësh si simbol të diktaturës, këta do të hapin vitin tjetër 105 katëshin.

Sipas BBC, hoteli mund të hapet vitin tjetër pasi ka 26 vite që ndërtohet.

Ndërtesa është në formën e piramidës dhe do menaxhohet nga grupi gjerman i hoteleve Kempinski.

Shefi ekzekutiv i këtij grupi tha se hoteli, i quajtur Ryugyong, do të ketë vetëm 150 dhoma në katet e sipërme për përdorim.

Në nivelet më të ulëta do hapen restorante, kafene, zyra dhe dyqane.

Hoteli nisi ndërtimin në vitin 1987.

Është godina e 47-të më e lartë në botë me një lartësi 330 metra. Por sa i përket kateve, është e pesta në botë me 105 kate.

Hoteli ishte projektuar të përfundonte në vitin 1989, në kohë për Festivalin e 13-të Botëror të Rinisë dhe Studentëve.

Por ndërtimi u ndërpre pasi vendi u zhyt në një krizë ekonomike.

Ndërtimi me hope i hotelit ka qenë një turp për drejtuesit politikë në Korenë e Veriut.

Revista Esquire thotë se është i shëmtuar edhe për standardet e ndërtimit në komunizëm.

Pas shumë ndërprerjesh, nisi puna për fasadën në vitin 2008. Atë e mori përsipër kompania egjiptiane Orascom Telecom dhe mendohet se janë harxhuar 180 milion dollarë.

Hoteli ishte planifikuar të kishte 3 mijë dhoma.

10 komente në “Ne kishim 15 katësh, këta do të hapin 105 katëshin (FOTO)”

  1. Viktor Hoti says:

    Edhe ne keshtu e kemi . Me corape te grisura e me kollaro viktor hoti

  2. akil says:

    Me duket i bukur,po cfare jane keta kapitalistet vetem shajne.

  3. arkitekt sinoni says:

    cer thu mer!
    me i pashem se tirana demokratike qenka ky kryeqiteti i kamunizmes!
    edhe hoteli qeka ufo fare..
    si ato qytetet e kanadas..ndertesa simpatike..
    rrug te pastra ….peme..

  4. USA shtet legenash says:

    Ndertesa me e shemtuar ne bote pasi qe eshte e armiqeve te Amerikes, cfare gallate, edhe ranglisten e ndertesave me inat e formulojne

  5. beni says:

    Nese ky qyteti qe eshte ne foto nuk qenka dhe aq keq.

  6. shqiptar says:

    futja pordhes shume i bukur eshte ca te keqe ka nuk krahashohet me ate 15 kateshin tone germadhe.jo me ate po ne dhe nje te tille nuk e kemi.te fotoja e dyte shokihet gjelberim rruge te pastra edhe hapesira gje qe tirana nuk e e ka sepse e kane bastarduar.

  7. beso says:

    me mire 26 vjet dhe nje ndertese te hajrit,sesa nje grope gjigante ne mes te Tiranes si ajo e Hajdin Sejdise.Forma i ngjan nje testate rakete,tamam prerje per maket djegoreje te predhave.Me xhama,me nje shtrat te gjere dhe peme e lulishte me bar;ku kemi ne nga keto?

  8. Cakalli7 says:

    qe eshte e paperfunduar po, qe paska qe ne kohe te sulltanit qe e paskan nisur edhe ska mbaruar akoma po, po per projekt eshte ske ci thua, jo si ato ushtat qe kane mbjelle arabet ne rere.

  9. free says:

    Kjo eshte shume ndertese e bukur, amerikanet dhe kapitalistet le te shikojne ato qiellgervishteset e tyre qe ta shpifin, po thuaj e kane nga cmira dhe zilija

  10. ILIRET says:

    Ou! S’ma merte mendja qe kryeqyteti i Korese te Veriut te ishte kaq i bukur. Dhe hoteli shume i bukur dhe i vecante.
    Po dhe ju Tema, ne vend te vini vetulla, nxirrni syte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje