Mamaja hedh foshnjen nga dritarja, por e pret gjyshi në krah

5 Nëntor 2012, 21:39Lifestyle TEMA

Një nënë në gjendje të rënduar mendore hodhi foshnjën e saj 18 muajshe nga dritarja e apartamentit të saj. Por për fat, foshnja shpëtoi mirë pasi gjyshi i saj, që po kalonte rastësisht aty poshtë, arriti të kapë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Leon të Spanjës.

Fqinjët thonë të tmerruar se gruaja e hodhi beben nga kati i dytë, në një lartësi 4 metra, pasi kishte humbur plotësisht kontrollin mbi veten.

Gazeta lokale thotë se ajo e nxori beben në dritare dhe e hodhi, por gjyshi arriti të kapte nga duart në momentin e duhur dhe njoftoi më pas policinë për të raportuar ngjarjen.

Fqinjët thonë se gruaja ka një jetë normale. Për ta ishte e çuditshme se si ajo e humbi plotësisht kontrollin.

3 komente në “Mamaja hedh foshnjen nga dritarja, por e pret gjyshi në krah”

  1. shume gjynah says:

    eshte shume i njohur fenomeni i depresionit tek nenat e reja pasi mbas lindjes niveli i hormoneve bie menjehere dhe per shume nena eshte shume e veshtire te ambjentohen.

    me vjen shume keq si per foshnjen dhe per nenen. fat i madh qe ka qelluar gjyshi…

  2. lakja says:

    edhe salen e hodhi mamaja por gjyshi nuk ishte poshte ta priste po per fat te keq shpetoi ,pati vetem nje goditje ne TRU.

  3. shqiptari says:

    t’rujt zoti o gjysh, dita 1000 tu befte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje