Dhe gjykata e shpall…"idiote"

7 Nëntor 2012, 12:29Lifestyle TEMA

Një gjykatë në Cleveland të SHBA-së ka dhënë një vendim të veçantë për një 32-vjeçare, e cila ka ecur me makinën e saj në trotuar. Sipas vendimit të gjykatës, Shena Hardin është shpallur “idiote”.

Sipas vendimit të gjykatës, ajo duhet të qendrojë për dy ditë me radhë në një rrugë të populluar, me një mbishkrim të dukshëm se është idiote.

32-vjeçarja është dënuar pasi në përpjekje për të parakaluar një autobus me fëmijë, ka hipur në trotuar. “Vetëm një idiot ecën nëpër trotuar për të shmangur autobusin e shkollës”, thuhet në vendimin e gjykatës. Asaj i është marrë leja e qarkullimit për 30 ditë dhe do të duhet gjithashtu që të paguajë një gjobë prej 250 dollarësh.

3 komente në “Dhe gjykata e shpall…”idiote””

  1. elio says:

    Jam plotesish dakord me kete lloj denimi. Do ishte mire qe edhe Saliun ta shpallnin kriminel e hajdut e ta nxirrnin tek sheshi skenderbej me nje karton rreth qafes….

  2. kalimtari says:

    ketu tek ne do shpalleshin IDIOTE me shume se gjysma e sho
    fereve.

    1. arsen says:

      Ne vend te targes tu vihej kartela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje