Qeveria daneze dorëzohet: Heqim dorë nga ‘taksa e yndyrës’

10 Nëntor 2012, 21:15Lifestyle TEMA

Qeveria daneze bëri të ditur se ka në plan që të heqë dorë nga taksa e ushqimeve të pasura me yndyrë.

Masa e vendosur më shumë se një vit më parë mendohej se ishte e para e kësaj natyre në botë. Madje ajo u quajt ‘taksa e yndyrës’.

Sipas BBC, autoritetet thanë se taksa kishte bërë që të rriteshin çmimet e ushqimeve dhe të viheshin në rrezik vendet e punës në Danimarkë.

Po ashtu qeveria thotë se do të anulojë edhe planet për të vendosur një taksë për sheqerin.

Ministria tha se një nga efektet e taksës së yndyrës ishte se disa danezë nisën të shkojnë në Gjermani për të marrë ushqim.

Sipas autoriteteve, 47 përqind e danezëve janë mbi peshë dhe 13 përqind janë obezë.

2 komente në “Qeveria daneze dorëzohet: Heqim dorë nga ‘taksa e yndyrës’”

  1. Artjon Hasko says:

    Se mos ne shqiptaret jemi me mire. Nga komb thatim u shnderruam per 20 vjet ne komb barkalec ?
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. Agim Turhani says:

    Ne vujm hala per gop, keta vujn per taksa yndyre!!!
    Me qe ra fjala, shih cfare gopi:
    http://fashionguests.blogspot.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje