John McAffe, 67 vjeçari amerikan, i njohur si një pionier në fushën e mbrojtjes ndaj viruseve kompjuterike, është shpallur në kërkim për vrasje.
Mendohet se ai ka vrarë një komshiun e tij në shtetin Belize në Amerikën Qendrore.
Viktima është një biznesmen i njohur amerikan në fushën e ndërtimeve, Gregory Faull, 52 vjeç. Ai jetonte në një nga ishujt në Belize, por kishte pasur vazhdimisht përplasje me komshiun e tij, McAfee.
Policia thotë se McAfee është në arrati. Kërkimet e deritanishme për të nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Por vetë McAfee ka deklaruar për mediat se atë e kanë futur në kurth. Ai thotë se kryeministri i këtij vendi të vogël, ku ai jeton prej katër vitesh, nuk e duron dot.
Sipas McAfee, shkak është bërë edhe fakti se ai ka mohuar që të japë ryshfet për një politikan.
Në fakt disa herë ka pasur përplasje mes tij dhe policisë.
McAfee njihet për jetën e tij të shthurur prej aventurieri. Ai ka eksperimentuar vazhdimisht me drogat.
Në vitet ’90 ai e pati shitur kompaninë e tij për 100 milion dollarë.
Dy vjet më parë kompania Intel e bleu atë për plot 7 miliard dollarë.
Ai ka disa prona në disa vende në Amerikë, ndërkohë që jetonte në Belize. Ka edhe një flotë të tërë me makina të vjetra, që në total shkon në 400 mijë dollarë.
Pare duan mos u merzit…Jipi pare dhe shife ti si shkurtohet lista e akuzimeve…
Asnjehere nuk te lene rehat sa o pare te kesh …
http://fashionguests.blogspot.com