Kur deputetes i vjedhin ushqimin brenda në parlament (FOTO)

14 Nëntor 2012, 20:37Lifestyle TEMA
Kur deputetes i vjedhin ushqimin brenda në parlament (FOTO)

Është e vështirë që të jetosh në një ambient me politikanë, sepse ekziston rreziku që të të vjedhin.

Nuk është shaka.

Kështu ka ndodhur me deputeten laburiste në Britaninë e Madhe, Liz Kendall, e cila është zemëruar kur ka parë se dikush i kishte marrë drekën e paketuar nga frigoriferi i përbashkët.

Për këtë arsye ajo ka shkruar një shënim të vogël dhe e ka ngjitur në frigorifer, duke paralajmëruar që të mos ia marrin ushqimin e paketuar, por duke thënë se edhe të tjerët duhet të kenë kujdes.

Ngjarja ndodhi në Portcullis House, ku shumica e deputetëve kanë zyrat.

Por Kendall, ministre në hije për Kujdesin dhe për të Moshuarit, u befasua kur poshtë shënimit të saj gjeti një tjetër shënim, ku thuhej: “Unë e mora dhe do e marr sërish”.

Pak më vonë, poshtë këtij shënimi u pa edhe një tjetër, ku thuhej: “Ti je një njeri shumë, shumë i sëmurë”.

Kendall mohon që të ketë shkruar shënimin e tretë.

5 komente në “Kur deputetes i vjedhin ushqimin brenda në parlament (FOTO)”

  1. lizit says:

    Kjo eshte si ajo barcaleta ku kampioni i boksit kishte lene çadren ne hyrje te restorantit dhe kishte shkruar ne te “e ka lene kampioni i boksit”. Hyn nje tip aty dhe pasi mbaron pune ne dalje sheh se kishte filluar shiu dhe i shkon mendja te marre çadren ne hyrje. Banakieri e sheh dhe i thote “mos se e ka lene kampioni i boksit” i thote ky tipi banakierit “thuaj kampionit te boksit se e ka marre kampioni i vrapit”, edhe lizit te vogel keshtu i paska bere vaki.

  2. Dean says:

    Hahahahahaaaaaaaaaaaaaaa

  3. i Cuditur says:

    Po kto si s`kon turp mer jahu qe morin gjell nga shpia. Ne Kuvend tek ne nuk ka fare frigorifer te perbashket, por restorante lluksoze te perbashketa!!!
    ej…perfundimisht kto anglezet jon vari lesht fare!!!
    Merrni Shembull nga shqiperia mer derra se do vdisni injoranta:)

  4. Gaitano says:

    kush mund te jete valle??te jete mesila..sbesoj se do ishte ankuar saimiri,arta dade sben kshu gjerash pa qene tosi ne krye,nga bamiri e kreshniku nuk dyshohet pasi ata nuk kan terhequr akoma femra te forta.nishani…jo ai do lente gjurme,jozefina ta merr dhe prap stutet me te qit prej zhelesh perjashte,ksaj o ja ka mor merkel o ndonje i l.s.i,se vec kta bejne amvisen e duhur neper qeverisje.ah moj themie thomai,we mis you….,ti per jonxhen e lopes boshe namin,jo me ti mungonte buka popullit,hahaha,dikur kishte vlere epopeja e ballit,sot shqiptaret kane vlere si skllevrit dikur qe i blenin nga cilsia e dhembeve,dhe ne na kerkon europa plotsim kriteresh,ne kemi lluksin meremi me ushqimin e nje angleze,dhe nuk shohim veten qe europa na ka braktis,apo me keq,sic kemi arruar kafshet e gjora ne kopsht zologjik pa ushqim,ashtu dhe europa na trajton ne,dhe ngaqe era e mishit per 100 vjetor do ti shpoj hundet kafsheve te gjora te pangrena,kshu duket dhe antarsimi yne,pika qe sna bie qe skuptojme se i zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe jo dulja,qe vertet ishte gjiton me njonin,po ate ne e qushim dulle me ll-e te forte jo dule apo tule

  5. trgirl says:

    haha so fun….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje