Vret veten njeriu që ngjante me një tigër (FOTO)

14 Nëntor 2012, 14:00Lifestyle TEMA
Vret veten njeriu që ngjante me një tigër (FOTO)

Amerikani Dennis Avner, 54 vjeç, ka vrarë veten. Ai kishte hyrë në librat e rekordeve si njeriu që bëri shumë ndërhyrje radikale në trup për të ngjarë me një tigër.

Veterani i marinës amerikane u gjet i vdekur në banesën e tij më 5 nëntor.

Ai kishte kaluar shumë vite duke u përpjekur që të dukej si tigër.

Ai kishte bërë një operacion për ndarjen e buzës së sipërme, kishte ndërhyrë për të zgjatur veshët, kishte mollëza silikoni, kishte modifikuar ballin, madje kishte edhe bisht mekanik. Dhëmbët i kishte ndryshuar si të një tigri dhe trupin e kishte të mbushur me tatuazhe dhe pirsing.

Me prejardhje nga indianët e amerikës, Avner thoshte se ishte frymëzuar pas një bisede me një kapo fisi, që e kishte udhëzuar të ndiqte rrugën e tigrave.

Ata që e njihnin thonë se ishte një njeri shumë i mirë. Por kohët e fundit kishte pasur shumë probleme mendore.

9 komente në “Vret veten njeriu që ngjante me një tigër (FOTO)”

  1. dritani says:

    I paska ngjare tigrit edhe nga mendja pervec te tjerave.

  2. neti says:

    ishalla ne fundin e xhehnemit

  3. Nikiu says:

    Një avdall më pak…

  4. Fred says:

    Macja ime spo permbahet dot nga lotet…

  5. Ben Chicago says:

    ne te saliut ishalla

  6. shhhhh says:

    paske shpetu mor vlla, se tru s’paske pas

  7. nila vl says:

    Kohet e fundit kishte pasur sh probleme mendore?! Po pse me para, kur beri ato nderhyrje kirurgjikale, ishte mire nga mente e kokes? Tani gjeti vertet paqen qe kerkonte…

  8. OMG says:

    Paska qen tiger femer nga gjoksi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje